Shkodra

Shkodra Town
domenica 15 luglio 2012
Albanian Escape historia e amerikaneve 1943
mercoledì 11 luglio 2012
Agjente dhe aktore ne luften e dyte boterore ne Shqiperi
Dy aktorët agjentë të SOE dhe OSS, gjatë luftës
së dytë botërore në Shqipëri.
Dossier-koment
Besi Bekteshi

Njerzit
e SOE-së në Shqipëri kanë pasur privacione të mëdha, dhe jo vetëm që kanë dhënë
jetën, por pothuaj kanë qënë vetëm dhe midis grupve rivale të komunistave,
ballistave dhe nacionalistave përballë gjermanëve. SOE, nuk arriti kurrë të
bindë sipas dokumentave të dala kohët e fundit asnjëherë fraksionet shqiptare
për bashkim të plotë, dhe kështu lufta sipas tyre ishte edhe kundër gjermanëve
dhe me njëri tjetrin....pothuaj si në Jugosllavi. Mbështetja e SOE ishte
dukshëm në anën të komunistëve dhe delagacioni - misioni i tyre, ishte deri në prishjen e plotë me shtetin e
Hoxhës, më i shumtë te forcat komuniste.
Aktori
ka shkruar disi në kujtimet e tij dhe vështirësitë e mëdha atje. Ai ka
përshkruar tribalizmin si njerzor dhe ushtarak në organizim, dhe u sëmur rëndë
nga malarja dhe tifoja. Ky njeri më vonë
i artit, ka mundur ti afrohet edhe Enver Hoxhës dhe shtabit të tij, por edhe të
operojë në shumë vënde të ndryshme si një agjent i SOE-së britanike. Te “Topat e Navarones” ku luan me G.Peck, A.
Quin, I.Papas, Queyle ka luajtur pikërisht Queyle.
Normalisht
që historia e aktorit amerikan Sterling Hayden është më e vogël dhe aktiviteti
i tij në Shqipëri më i pakët, sepse ai operoi më tepër në Jugosllavi. Aktori
amerikan Sterling Hayden ka lindur në 26 mars në Nju Xhersi të Amerikës.
Ai
ka vdekur në 1986-të pikërisht me 23 mars nga kanceri në prostatë në Kaliforni.
Ka qënë i gjatë 196 cm dhe ka marrë titullin “Burri më i bukur i filmave” nga Paramount.
Ka kryer shkollën e Uasoki School Dekster dhe ka takuar produktorin Grifit te
Paramountit dhe mbasi ndodhi Perl Harbur vendosi të futet në COI dhe pastaj OSS
me pseudonimin John Hamilton me të cilin është njohur edhe në Shqipëri, prandaj
nuk është bërë lidhja e tij si aktor i madh me emrin Hayden. Ai ka bërë shumë aksione sekrete në Shqipëri
dhe një është edhe ndihma për të shpëtuar inferimieret amerikane në bashkëpunim
me britanikët. Ka qënë në bashkëveprim me komunistët shqiptarë dhe sidomos me
atë jugosllavë, të cilët e kanë çuar deri te shtabi i Titos. Hayden është bërë
një amirator i komunistëve dhe sidomos atyre jugosllavë, aq sa më vonë në
Hollivud i dolën edhe fjalë për qënien e tij anëtar i partisë komuniste.
Gjithsesi Sterling sqaron shumë mirë se kush ishin komunistët shqiptarë,
vështirësitë e mëdha, në aksionet e OSS ose CIA-s në ditët e sotme dhe po ashtu
edhe të ndarjes së madhe të forcave nacionaliste dhe komuniste në Shqipëri. Ai
ka botuar dy libra të sukseshëm dhe ka luajtur në dhjetra filma të Hollivudit,
por normalisht jo me famën e kolegut britanik Queyle, por me famën e një
gjigandi të bukur të Hollivudit.
Gjithsesi
deri tani te ne, nuk i është dhënë fama
e duhur si njerëz të agjenturave britanike dhe amerikane me veprim në luftën e
dytë botërore në Shqipëri. Njerzve që janë lidhur dhe biseduar deri në shtabet
e përgjithshme ushtrive partizane dhe
shqiptarëve në përgjithësi, por dhe njerzve që kanë bërë aksionet e zbulimit
dhe sabotimit të ushtrive pushtuese gjermane. Të dy janë dekoruar edhe për
shërbimet e tyre të lavdishme gjatë luftës, dhe për artin e tyre të madh. Aq më
pak në Shqipëri, që as i kanë përmëndur, dhe as i kanë respektuar sëpaku duke
ditur se mbas luftës u bënë aktorë të njohur. Kjo harresë dhe mungesë është në
vazhdën e shumë e shumë të tjerave që në një farë mënyrë na lidhin me
perëndimin dhe sidomos me anglo-amerikanët.
venerdì 6 luglio 2012
Historia e 13 infermiereve amerikane ne Shqiperi 1943
Historia e pa trajtuar, në nëntor 1943 e infermiereve amerikane në Shqipëri.
Koment-dossier
Besi
Bekteshi
Në
të gjitha historitë që e lidhin edhe luftën e një populli, por edhe të
aktivitetit partizan dhe antifashist me britanikët dhe amerikanët, një nga më
interesantet dhe më prekëset është ajo e “13 infermiereve amerikane të ulura jo
në destinacion, por në teritorin shqiptar të pushtuar nga gjermanët”. Është një histori që fillon me 8 nëntor 1943,
por e 9-të javëve dhe 800 km të bëra nga grupi i amerikaneve, të raskapitjes
dhe ndjekjes, të zbulimit britanik dhe bombardimit gjerman, por dhe ndihmës së
partizanëve dhe shqiptarëve për ti shpëtuar këtë infermiere. Kjo histori e
botuar në 1999-tën nga Agnes Jensen Mangerich, ka një
model të jashtëzakoshëm të përshkrimit të fakteve, por që te ne nuk ka bërë
ndonjë zhurmë kaq të madhe për të riparë, dhe më mirë të themi vërtetuar, disa
fakte që cilat historia e komunizmit dhe diktaturës, nuk ka dashur ti
thotë. Infermiera Agnes sëbashku me 12
koleget, janë detyruar të ulen në Shqipëri si nga pamundësia dhe furtuna dhe
ndjekja e avioneve gjermanë. Por tanimë fillon historia e zbarkimit në
teritorin e pushtuar nga gjermanët në Shqipëri si të 13 infermiereve dhe
shoqëruesëve të tyre, dhe normalisht
është edhe monitorimi dhe shqetësimi i madh i Presidentit Roosevelt, për jetën
e këtyre infermiereve tepër në rrezik.
Ato janë mitraluar nga avionët gjermanë në kërkim, të cilët kanë bombarduar
posaçërisht për to. Po ashtu edhe tentativat për një “urë ajrore shpëtimi”, e
cila është kuptuar nga gjermanët dhe nuk ka mundur të kryhet. Infermieret kanë qënë në një kohë të ftohët
dhe me shumë pak ushqim, dhe në kushtet e jashtëzakonshme të luftës, duke
kaluar maleve për të shpëtuar dhe të ndihmuar nga shqiptarët dhe partizanët.
Libri i Agnes, që tregon historinë e famshme dhe jo shumë të njohur për
shqiptarët dhe që infermieria Anges e ka
shkruar në mënyrë respektuese për shqiptarët, është një histori aventure dhe
heroizmi të përbashkët që ka pasur një fund të mirë me largimin nga Shqipëria
të infermiereve. Bujaria e shqiptarëve
për të shpëtuar amerikanët nga ndjekja e pushtuesve është një diçka tepër
sinjikative në librin e Agnes. Trajtimi i vështirësisë në ndjekje nga
gjermanët, një vënd në kaos lufte dhe kulture të pa njohur, e bëjnë këtë libër
një model që tregon në fakt edhe Shqipërinë në sytë e të huajve. Nuk është
vetëm një pjesë e aventurës dhe heroizmit të gruas amerikane, por edhe të një
miqësie me njerzit e vëndit që ndihmojnë vazhdimisht. Kurrajo e amerikaneve është
në libër, mbas asaj të shqiptarëve për të ndihmuar dhe po ashtu për ti ballë
luftës në përgjithësi. Libri është një teatër lufte shumë pak i trajtuar nga
historianografia jo vetëm e jona. Po, i mungon edhe botës një diçka e tillë.
Nuk e kanë pasur mëndjen të huajt të një aventurë heroike e tillë, dhe
diktatura në Shqipëri nuk e ka përmëndur duke e fshehur nga të gjithë. Tashmë libri
është në anglisht i gjithi në rrjete sociale, por vëmëndja e jonë nuk ka qënë
aspak në këtë drejtim, për të pasur edhe një aspekt tjetër lidhjeje dhe
respekti jo vetëm me SHBA-të, por edhe
me britanikët që me forcat e tyre të inteligjencës u bënë shkak që infermieret
të kalonin më në fund në zonën e tyre të sigurtë.
Normalisht që britanikët kishin lidhjet më të forta si me patizanët,
ballistët dhe legalistët në Shqipëri. Misionet e tyre ishin në të gjitha pikat
e rezistencës shqiptare dhe veprimtaria e tyre ishte fondamentale për shpëtimin
e amerikaneve, të cilat po vuanin në malet e Shqipërisë.
Nuk kanë dashur ta bëjnë të ditur këtë histori, nuk i kanë
dhënë vlerësim, nuk e kanë bërë të bujshme dhe për një diçka të tillë ka
shërbyer edhe “lufta e ftohtë”, por tani kjo histori është një diçka e
mrekullueshme të dihet dhe do të ishte skenari më i bukur për një film.
“Ikja nga Shqipëria” e infermiereve është një histori e
patreguar, por e mrekullueshme, e cila i ka shoqet e rralla për nga drame dhe
pjesmarrja në të. Kjo histori në ditët e sotme i duhet shtuar shumë e shumë
historive të cilat përbëjnë të vërtetën e luftës së dytë botërore. Pra, duhet
vendosur në vëndin e saj të merituar edhe nga ne. Ja vlen të rishikojmë
historinë, por është akoma më e rëndësishme të zbulojmë atë histori që nuk
është dhënë fare, nuk është përmëndur respektivisht dhe drejtësisht. Historia e
mësipërme është një nga të tillat, dhe e kalon për nga drame dhe rëndësia shumë
e shumë ndonjë histori, që “na e kanë treguar përditë” dhe që ndoshta nuk ka
ndodhur kurrë.
Iscriviti a:
Post (Atom)