Dy aktorët agjentë të SOE dhe OSS, gjatë luftës
së dytë botërore në Shqipëri.
Dossier-koment
Besi Bekteshi
E fshehur për shumë
kohë, e bërë tabu përsa i përket anglo-amerikanëve për tu përmëndur, historia
jo vetëm nuk është thënë, por as konsideruar. Vjen një ditë dhe habitesh se si
një aktor i famshëm si Anthony Quayle ose sir Anthony Quayle ka qënë një major
në shërbim të të famshmes SOE, ose Special
Operations Exekutive si forca e spiunazhit dhe zbulimit britanik në Luftën e
Dytë Botërore, por.......në Shqipëri. E jo vetëm Quayle, që ka luajtur filmin
kolosal “Topat e Navarones”, por edhe Sterling Hayden si një nga trupat më të
bukur të Hollivudit, ka qënë një anëtar i OSS-së ose pararendëses së CIA-s amerikane
si agjent në Shqipëri, por me pseudonimin John Hamilton. Anthony Quayle ka
lindur në 7 shtator të vitit 1913 në Ainsdel Sefton në Britani dhe ka luajtur
në shumë filma me luftë dhe spiunazh duke fituar duartrokitjet e kritikës dhe
publikut. Mirëpo për këtë, nuk është për
tu habitur shumë sepse ai ka shërbyer si agjent në Shqipëri gjatë luftës së
dytë botërore dhe ka pasur gradën major. Me veprimet e tij në retrovijën
gjermane dhe marrëdhëniet e rezistencës dhe partizanëve shqiptarë, ai ju ka
shërbyer në mënyrë të shkëlqyer aleatëve në sforcot e tyre në luftën kundër
gjermanëve. Filmat e tij më të njohur të
linjës së luftës janë “Beteja e Riva del Plata” 1956, “Topat e Navarones” 1961
si ide për në Shqipëri, por regjizura e konsideroi të përshtashme të modelohej
ngjarja në Greqi, “Operacioni Crosbow” i vitit 1965, 21 orë në Munih 1976, dhe
ne kohë fitoi reputacionin e një prej aktorëve më të kualifikuar të shekullit
20-të. Ai që i ri ka ndjekur shkollat më
të mira dhe formimin në Rojal Akademi për artin dramatik në Londër. Nga 1948-56
ka qënë drejtori i Memorial Shechespeare Teatre dhe ka vazhduar të luajë filma
si “Lorencin e Arabisë” 1962, “Rënia e
Perandorisë Romane” në 1964, “Ana e një
mijë ditëve” me një oscar “nomination” në 1969. ka luajtur shumë role në
miniseri dhe në vitin 1985-së ka marrë titullin “Sir” dhe është shpallur
kavalier i Britanisë së Madhe për pikërisht punën e madhe të bërë. Vdiq nga
kanceri në vitin 1989-të ne 20 tetor. Quayle ishte pjesë e nënseksionit të
forcave SOE ose Special Operations Exekutive, me qëndër në Kairo që kishte një
bazë të avancuar në Bari e dizenjuar si emër “Forca 266” mbas vitit 1943 për të
ndjekur operacionet në Shqipëri. Në fakt është Julain Amery në Beograd, që
filloi ndërtimin e seksionit D, e pastaj Fanny Hasluck formoi një nukël për në
Shqipëri. Aty janë përpunuar për të ditur si zakonet dhe momentin e
klimatizimit sidomos në zonat rurale dhe fiseve, por dhe grupeve të ndryshme në
Shqipëri. Misionet dhe njerzit e SOE-së kanë pësuar vdekje dhe kanë pasur shumë
peripeci në Shqipëri dhe pikërisht në kohën e Quayle që thotë në kujtimet e tij
“se ishte jo e përshtashme për të të përgjonte gjermanët”. Kanë vdekur dy
misione të mëdha të SOE-së me rrëzimin e dy avioneve Halifaks në Shqipëri.
Koleneli Nicols Artur vdiq nga kangrena mbas një eksplozioni dhe një pjesë e së
vërtetës është në filmat e Quayle-s.
Hill vdiq në një aksion kundër armikut, Roberts vdiq në ndjekje mbasi
ishte kapur nga armiqtë, dhe mbasi arriti të arratisej dhe ky detaj ka dalë në
filmat e majorit të SOE-së britanike aktorit Quayle. Brigadieri Devis është kapur
nga gjermanët në Shqipëri në janar të vitit 1944, sëbashku me Jim Ceshire, por
edhe me kapitenin Traifon, por edhe me ushtarin Smith. Një nga humbjet më të
mëdha të ishte vrasja nga një bombardim i gjermanëve i Philip Leik vetëm
gjashtë javë mbasi ishte zbarkuar në Shqipëri. Ky është momenti kur ka punuar
edhe Anthony Queyle.
Njerzit
e SOE-së në Shqipëri kanë pasur privacione të mëdha, dhe jo vetëm që kanë dhënë
jetën, por pothuaj kanë qënë vetëm dhe midis grupve rivale të komunistave,
ballistave dhe nacionalistave përballë gjermanëve. SOE, nuk arriti kurrë të
bindë sipas dokumentave të dala kohët e fundit asnjëherë fraksionet shqiptare
për bashkim të plotë, dhe kështu lufta sipas tyre ishte edhe kundër gjermanëve
dhe me njëri tjetrin....pothuaj si në Jugosllavi. Mbështetja e SOE ishte
dukshëm në anën të komunistëve dhe delagacioni - misioni i tyre, ishte deri në prishjen e plotë me shtetin e
Hoxhës, më i shumtë te forcat komuniste.
Aktori
ka shkruar disi në kujtimet e tij dhe vështirësitë e mëdha atje. Ai ka
përshkruar tribalizmin si njerzor dhe ushtarak në organizim, dhe u sëmur rëndë
nga malarja dhe tifoja. Ky njeri më vonë
i artit, ka mundur ti afrohet edhe Enver Hoxhës dhe shtabit të tij, por edhe të
operojë në shumë vënde të ndryshme si një agjent i SOE-së britanike. Te “Topat e Navarones” ku luan me G.Peck, A.
Quin, I.Papas, Queyle ka luajtur pikërisht Queyle.
Normalisht
që historia e aktorit amerikan Sterling Hayden është më e vogël dhe aktiviteti
i tij në Shqipëri më i pakët, sepse ai operoi më tepër në Jugosllavi. Aktori
amerikan Sterling Hayden ka lindur në 26 mars në Nju Xhersi të Amerikës.
Ai
ka vdekur në 1986-të pikërisht me 23 mars nga kanceri në prostatë në Kaliforni.
Ka qënë i gjatë 196 cm dhe ka marrë titullin “Burri më i bukur i filmave” nga Paramount.
Ka kryer shkollën e Uasoki School Dekster dhe ka takuar produktorin Grifit te
Paramountit dhe mbasi ndodhi Perl Harbur vendosi të futet në COI dhe pastaj OSS
me pseudonimin John Hamilton me të cilin është njohur edhe në Shqipëri, prandaj
nuk është bërë lidhja e tij si aktor i madh me emrin Hayden. Ai ka bërë shumë aksione sekrete në Shqipëri
dhe një është edhe ndihma për të shpëtuar inferimieret amerikane në bashkëpunim
me britanikët. Ka qënë në bashkëveprim me komunistët shqiptarë dhe sidomos me
atë jugosllavë, të cilët e kanë çuar deri te shtabi i Titos. Hayden është bërë
një amirator i komunistëve dhe sidomos atyre jugosllavë, aq sa më vonë në
Hollivud i dolën edhe fjalë për qënien e tij anëtar i partisë komuniste.
Gjithsesi Sterling sqaron shumë mirë se kush ishin komunistët shqiptarë,
vështirësitë e mëdha, në aksionet e OSS ose CIA-s në ditët e sotme dhe po ashtu
edhe të ndarjes së madhe të forcave nacionaliste dhe komuniste në Shqipëri. Ai
ka botuar dy libra të sukseshëm dhe ka luajtur në dhjetra filma të Hollivudit,
por normalisht jo me famën e kolegut britanik Queyle, por me famën e një
gjigandi të bukur të Hollivudit.
Gjithsesi
deri tani te ne, nuk i është dhënë fama
e duhur si njerëz të agjenturave britanike dhe amerikane me veprim në luftën e
dytë botërore në Shqipëri. Njerzve që janë lidhur dhe biseduar deri në shtabet
e përgjithshme ushtrive partizane dhe
shqiptarëve në përgjithësi, por dhe njerzve që kanë bërë aksionet e zbulimit
dhe sabotimit të ushtrive pushtuese gjermane. Të dy janë dekoruar edhe për
shërbimet e tyre të lavdishme gjatë luftës, dhe për artin e tyre të madh. Aq më
pak në Shqipëri, që as i kanë përmëndur, dhe as i kanë respektuar sëpaku duke
ditur se mbas luftës u bënë aktorë të njohur. Kjo harresë dhe mungesë është në
vazhdën e shumë e shumë të tjerave që në një farë mënyrë na lidhin me
perëndimin dhe sidomos me anglo-amerikanët.
Nessun commento:
Posta un commento