Shkodra

Shkodra
Shkodra Town

martedì 2 ottobre 2012

Artefakte te panjohura te princ Wied-it ne arkivin e Shkodres



Princ Wied-i, ka dekoruar si sovran i shqiptarëve deri ne vitin
1919.


                                          Artefakte që dalin për herë të parë në shtyp
 Dossier

Besi Bekteshi
Pergjegjesi Arkivit Shkoder

Pa diskutim tentativa e fuqive europiane në atë që mund të konsiderohet marrëveshje e para luftës së parë botërore për ta bërë Shqipërinë me një sovran, është një nga më thelbësoret për të kuptuar se ky model ishte atëhere më i pështatshmi për popullin e vogël ballkanik. Ishin pothuaj të gjithë fqinjët armiqësorë dhe interesat e fuqive tepër të kundështuara me njëra tjetrën. Por ky nuk është qëllimi i shkrimit. Qëllimi është që me rastin e këtij 100 vjetori, disa të vërteta historike me anën e dokumentave dhe reperteve të ardhura në kohë të dalin ashtu sikundër janë.  Në disa shkrime në fakt, për aktivitetin e tij, pra princ Wied-it, është thënë ose është deduktuar se mbas largimit....asgjë ose pothuaj asgjë nuk ka ndodhur, si në një dorëzim total të tij. Në fakt nuk është krejt e vërtetë, sëpaku deri në vitin 1921 kur fuqitë e mëdha, kanceleritë dhe kombet, kanë njohur qeverinë e Tiranës zyrtarisht. Këtu nuk kemi të bëjmë me pavarësinë......por me shtetin shqiptar, që nuk është i barabartë normalisht si jetë dhe veprimtari, me pikërisht 100 vite pavarësi. Dakort, por princ Wied-i ka dekoruar edhe në vitin 1919-të njerzit besnik dhe të devotshëm të tij. Pikërisht ato njerëz, që i kanë shërbyer dhe kanë gëzuar besimin e tij të madh dhe të përhershëm.  Ai deri në këtë kohë, dhe patjetër edhe më vonë, e ka konsideruar veten si sovran i Shqipërisë ose më saktë “Wir Wilhelm Furst von Albanien” dhe pikërisht me këtë definicion, ka dekoruar një nga njerzit e devotshëm të tij shkodranin Kol Kraja ose Nikolaus Kraja. Ky person ka një aktivitet vërtet të mbushur me veprimtari të qartë, por mbase është rasti një herë tjetër për tu trajtuar.  Po, dhe i është dhuruar set-i princëror ose po të donim ta quajmë mbretëror që Wied-i, ju dhuronte zyrtarëve të tij të lartë në vitin 1914. Ai në këtë vit, ka krijuar medaljen e parë të një shteti modern shqiptar që është quajtur “Urdhëri Mbretëror i Shqiponjës së Zezë” në tre kategori e artë, argjentë dhe bronztë dhe është i datës 26 mars 1914.  Patjetër në sy bie shqiponja dhe sidomos “Besë e Bashkim” dhe anën tjetër një W si dhe kurora princërore. Ka të ngjarë që të jetë dekorata më e rrallë mbretërore në të gjithë Europën, dhe kjo është shumë e rëndësishme. Po, sepse u prodhuan pak, koha ishte shumë e shkurtë dhe normalisht që....!  Gjithashtu tregohet se në vitin 1915-të dhe sidomos në 5 shtator doli nga përdorimi.  Dakort, por nuk është krejt kështu e vërtetë.  Pse?
Po sepse në Arkivin e  Muzeut të Shkodrës, është set-i i dhuruar nga Wied-i Kol Krajës që është një nga artefaktet më të rralla, jo vetëm në këtë arkiv, por edhe në Shqipëri, të kësaj periudhe dhe të këtij momenti. Ky set princëror është diçka e rrallë sinjikative e atyre pothuaj gjashtë muajve që Shqipëria kishte një Mbret Europian .  Çfarë ka në fakt?
Ka shishen e bojës, penën dhe vulën, prerësen e fletëve të gjitha në argjend dhe....dhe medaljen shoqëruese të “Urdhërit Shqiponjat e Zeza - ritter”. Po, është medalja e bronzit  që e vërteton këtë urdhër të lartë për Krajën. Ajo është akoma edhe më e rrallë se vetë udhëri...!!  Është pikërisht medalja e bronzit V. Wied, që ka kurorën princërore, një W dhe nga pas kokën e pikërisht princ Wied-it. Ajo nuk është rreth si urdhëri, por elips. Kjo medalje është akorduar në 7/3/1914, por i është dhënë Kol Krajës në Woldenbring me 6 prill të vitit 1919. Ky tani është edhe momenti historik për tu thënë dhe deklaruar. Unë po botoj për herë të parë set-in dhe letrën shoqëruese me firmën e Wied-it dhe patjatër medaljen sëbashku me foton e Kol Krajës.
Në letrën mbretërore me vulë të thatë që shoqëron edhe set-in e dhuruar Kol Krajës thuhet: Unë Wilhelm Wied, princ i Shqipërisë, i jap mësuesit të nderuar Kol Krajës  gjatë kohës që qëndron në Waldenbring, dekoratën e urdhërit të lartë “Shqiponjat e Zeza” në kllapa Ritter. I jepet ky lavdërim, në shenjë ndershmërie dhe i vërtetohet me medaljen e bronzit V.Wied 7-3-1914, për punën e tij të palodhur e të kujdeshme me firmën tonë e të mirën e principatës. Pastaj vjen data dhe firma e Wied-it.
Vula  e thatë, është ajo e shënjestruara në medaljet në fjalë. Në fakt, nuk dihet në se princit i ka munguar medalja e 1914-tës, ajo që është urdhër, por në fakt në vitin 1919-të ka dekoruar Kol Krajën me këtë urdhër të lartë, duke e vërtetuar me medaljen e bronzit si shoqëruese. Normalisht mund që urdhëri të jetë aty ku duhet, apo në pronësi të dikujt tjetër, por medalja përkatëse, letra shoqëruese e saj, set-i princëror apo mbretëror i Wied-it, të viteve 1914 në kohën e tentativës së parë për një mbret të Shqipërisë, janë në arkivin e muzeut të Shkodrës. Kjo vërteton se princi apo sovrani i Shqipërisë deri në atë kohë, me vula dhe firma, akoma e ndjente dhe firmoste si një princ i shqiptarëve...sepse në fund të fundit kështu e kishin pagëzuar dhe pranuar, një pjesë e rëndësishme e kancelarive të botës.  Dokumenti i firmosur nga ai në prill të vitit 1919-të, e vërteton se ai vazhdonte të mbante shpresë, dhe më tepër se shpresë, kishte një ide se ai ishte normalisht dhe aspak i larguar zyrtarisht si sovrani i Shqipërisë. Besoj se fundi i këtij besimi ishte viti 1921, kur më në fund edhe për arsyen e ekzistencës së princ Wied-it si akoma politikisht dhe juridikisht një pengesë zyrtare, filloi edhe njëhja e shtetit sovran shqiptar. Në këtë rast, normalisht që mbaroi edhe shpresa e vakët apo e tharë e një princi, që duhet të ishte mbret i shqiptarëve dhe që pak e kuptuan dhe pak kuptoi, por që gjithsesi, ishte një gjak blu i Europës që po të kishte vazhduar, historia mund edhe të kishte ndryshuar....po mbase....shumë do të kishte qënë e ndryshme.