Princ Wied-i, ka dekoruar si sovran i
shqiptarëve deri ne vitin
1919.
Artefakte që dalin për herë të parë në shtyp
Dossier
Besi Bekteshi
Pergjegjesi Arkivit Shkoder
Pa diskutim tentativa e fuqive europiane në
atë që mund të konsiderohet marrëveshje e para luftës së parë botërore për ta
bërë Shqipërinë me një sovran, është një nga më thelbësoret për të kuptuar se
ky model ishte atëhere më i pështatshmi për popullin e vogël ballkanik. Ishin
pothuaj të gjithë fqinjët armiqësorë dhe interesat e fuqive tepër të
kundështuara me njëra tjetrën. Por ky nuk është qëllimi i shkrimit. Qëllimi
është që me rastin e këtij 100 vjetori, disa të vërteta historike me anën e
dokumentave dhe reperteve të ardhura në kohë të dalin ashtu sikundër janë. Në disa shkrime në fakt, për aktivitetin e
tij, pra princ Wied-it, është thënë ose është deduktuar se mbas
largimit....asgjë ose pothuaj asgjë nuk ka ndodhur, si në një dorëzim total të
tij. Në fakt nuk është krejt e vërtetë, sëpaku deri në vitin 1921 kur fuqitë e
mëdha, kanceleritë dhe kombet, kanë njohur qeverinë e Tiranës zyrtarisht. Këtu
nuk kemi të bëjmë me pavarësinë......por me shtetin shqiptar, që nuk është i
barabartë normalisht si jetë dhe veprimtari, me pikërisht 100 vite pavarësi.
Dakort, por princ Wied-i ka dekoruar edhe në vitin 1919-të njerzit besnik dhe
të devotshëm të tij. Pikërisht ato njerëz, që i kanë shërbyer dhe kanë gëzuar
besimin e tij të madh dhe të përhershëm.
Ai deri në këtë kohë, dhe patjetër edhe më vonë, e ka konsideruar veten si
sovran i Shqipërisë ose më saktë “Wir Wilhelm Furst von Albanien” dhe pikërisht
me këtë definicion, ka dekoruar një nga njerzit e devotshëm të tij shkodranin
Kol Kraja ose Nikolaus Kraja. Ky person ka një aktivitet vërtet të mbushur me
veprimtari të qartë, por mbase është rasti një herë tjetër për tu trajtuar. Po, dhe i është dhuruar set-i princëror ose po
të donim ta quajmë mbretëror që Wied-i, ju dhuronte zyrtarëve të tij të lartë
në vitin 1914. Ai në këtë vit, ka krijuar medaljen e parë të një shteti modern
shqiptar që është quajtur “Urdhëri Mbretëror i Shqiponjës së Zezë” në tre
kategori e artë, argjentë dhe bronztë dhe është i datës 26 mars 1914. Patjetër në sy bie shqiponja dhe sidomos
“Besë e Bashkim” dhe anën tjetër një W si dhe kurora princërore. Ka të ngjarë
që të jetë dekorata më e rrallë mbretërore në të gjithë Europën, dhe kjo është
shumë e rëndësishme. Po, sepse u prodhuan pak, koha ishte shumë e shkurtë dhe
normalisht që....! Gjithashtu tregohet
se në vitin 1915-të dhe sidomos në 5 shtator doli nga përdorimi. Dakort, por nuk është krejt kështu e
vërtetë. Pse?
Po sepse në Arkivin e Muzeut të Shkodrës, është set-i i dhuruar nga
Wied-i Kol Krajës që është një nga artefaktet më të rralla, jo vetëm në këtë
arkiv, por edhe në Shqipëri, të kësaj periudhe dhe të këtij momenti. Ky set
princëror është diçka e rrallë sinjikative e atyre pothuaj gjashtë muajve që
Shqipëria kishte një Mbret Europian . Çfarë ka në fakt?
Ka shishen e bojës, penën dhe vulën, prerësen
e fletëve të gjitha në argjend dhe....dhe medaljen shoqëruese të “Urdhërit
Shqiponjat e Zeza - ritter”. Po, është medalja e bronzit që e vërteton këtë urdhër të lartë për Krajën.
Ajo është akoma edhe më e rrallë se vetë udhëri...!! Është pikërisht medalja e bronzit V. Wied, që
ka kurorën princërore, një W dhe nga pas kokën e pikërisht princ Wied-it. Ajo
nuk është rreth si urdhëri, por elips. Kjo medalje është akorduar në 7/3/1914,
por i është dhënë Kol Krajës në Woldenbring me 6 prill të vitit 1919. Ky tani
është edhe momenti historik për tu thënë dhe deklaruar. Unë po botoj për herë
të parë set-in dhe letrën shoqëruese me firmën e Wied-it dhe patjatër medaljen
sëbashku me foton e Kol Krajës.
Në letrën mbretërore me vulë të thatë që
shoqëron edhe set-in e dhuruar Kol Krajës thuhet: Unë Wilhelm Wied, princ i
Shqipërisë, i jap mësuesit të nderuar Kol Krajës gjatë kohës që qëndron në Waldenbring,
dekoratën e urdhërit të lartë “Shqiponjat e Zeza” në kllapa Ritter. I jepet ky
lavdërim, në shenjë ndershmërie dhe i vërtetohet me medaljen e bronzit V.Wied
7-3-1914, për punën e tij të palodhur e të kujdeshme me firmën tonë e të mirën
e principatës. Pastaj vjen data dhe firma e Wied-it.
Vula e
thatë, është ajo e shënjestruara në medaljet në fjalë. Në fakt, nuk dihet në se
princit i ka munguar medalja e 1914-tës, ajo që është urdhër, por në fakt në
vitin 1919-të ka dekoruar Kol Krajën me këtë urdhër të lartë, duke e vërtetuar
me medaljen e bronzit si shoqëruese. Normalisht mund që urdhëri të jetë aty ku
duhet, apo në pronësi të dikujt tjetër, por medalja përkatëse, letra shoqëruese
e saj, set-i princëror apo mbretëror i Wied-it, të viteve 1914 në kohën e
tentativës së parë për një mbret të Shqipërisë, janë në arkivin e muzeut të
Shkodrës. Kjo vërteton se princi apo sovrani i Shqipërisë deri në atë kohë, me
vula dhe firma, akoma e ndjente dhe firmoste si një princ i shqiptarëve...sepse
në fund të fundit kështu e kishin pagëzuar dhe pranuar, një pjesë e rëndësishme
e kancelarive të botës. Dokumenti i
firmosur nga ai në prill të vitit 1919-të, e vërteton se ai vazhdonte të mbante
shpresë, dhe më tepër se shpresë, kishte një ide se ai ishte normalisht dhe
aspak i larguar zyrtarisht si sovrani i Shqipërisë. Besoj se fundi i këtij
besimi ishte viti 1921, kur më në fund edhe për arsyen e ekzistencës së princ
Wied-it si akoma politikisht dhe juridikisht një pengesë zyrtare, filloi edhe
njëhja e shtetit sovran shqiptar. Në këtë rast, normalisht që mbaroi edhe
shpresa e vakët apo e tharë e një princi, që duhet të ishte mbret i shqiptarëve
dhe që pak e kuptuan dhe pak kuptoi, por që gjithsesi, ishte një gjak blu i
Europës që po të kishte vazhduar, historia mund edhe të kishte ndryshuar....po mbase....shumë
do të kishte qënë e ndryshme.
Nessun commento:
Posta un commento