Shkodra

Shkodra
Shkodra Town

martedì 8 gennaio 2013

Gjenocidi komunist ndaj familjes se don Marin Shkurtit



Gjenocidi religjonar, politik, ekonomik, familjar i familjes së don Marin Shkurtit.

Koment-Dossier
Dokumenta për herë të parë.
Nga Besi Bekteshi
Një nga dyzet martirët e kishës katolike shqiptare të bërë nga Papa Gjon Pali II, është edhe don Marin Shkurti, nga Samrishi i Shkodrës, i shuguruar nga imzot Çoba në katedralen e Shkodrës. Krimi diktatorial komunist, dhe i kthyer në një gjenocid, ka në ekzekutimin e tij dhe njerzve të tij, por edhe burgosjen e familjarëve të tij si burra dhe gra, një përmasë që as legjendat nuk mund ta përshkruajnë dhe thonë. Duke jetuar një kohë tjetër, duke u sjellë me kohën me një padronancë absurde, dhe të pamëshirshme në pjesën historike, duke bërë indiferentin ndaj krimit edhe në pikpamjet politike, historike, religjonare, ekonomike, po mbikalojmë me turp atë pjesë 45-së vjeçare të një gjenocidi masiv në Shqipëri. Duke i lejuar vetes shfletimin e një proçes-verbali origjinal të datës 11-3-1969, ku një Kryetar Gjygji dhe një Prokurori që i dërgojnë Komitetit të Partisë së Shkodrës, unë po tentoj të paraqes edhe gjenocidin e shumanshëm ndaj një familje të vetme, e cila rezistonte si për të mbrojtur fenë, tokën, pronën dhe për më tepër qënësinë e tyre si familje normale. Është fjala e gjygjit të organizuar në Dajç, në vatrën e kulturës (në fakt ishte kisha e dikurshme) në datat 4-5 të muajit mars 1969, ku partia dhe organet e saj të represionit kishin mbledhur fshatarë nga Samrishi, Dajç, Shirq, Mushan, Darragjat, por edhe nga Oblika, Muriqan, Belaj, Velipjë, etj. Po, në dokument thuhet se ishin 700 njerëz dhe nuk i nxinte salla. I transportonin me automjete katundarët për të marrë pjesë, shumicës për tju shtënë frikën, dhe një pakicë, për dëshmitarë dhe akuzues ndaj një familjeje. Normalisht familjes Shkurti, dhe në rradhë të parë ish priftit Marin, pastaj  Ndrek, Jak, Gaspër, Lazër, Prena, Leze, Liza dhe Ruke Shkurti. Të duket sikur është familja e Romanovëve e pushkatuar nga Lenin e gjitha....!!?
Janë pushkatuar Marin dhe Ndrekë Shkurti dhe dënuar me vite të gjata burgimi absoltisht të gjihë të tjerët si burra dhe gra. Don Marin Shkurtin e arratisur,  e dorëzuan me tradhëti ato që mund ti jepnin strehim në Jugosllavi dhe akuza për tradhëti i mori të gjithë familjen, kurse Ndreka kishte më shumë...... edhe agjitacion dhe propogandë. Pastaj relacioni është i mbushur me gjenocidin e gjygjit masakër familjare, për familjen Shkurti që fillonte me akuzën e sabotimit të kolektivizimit në fillim, origjinën e pasur të familjes, luftën kundër kolektivizimit edhe nga brënda, parrullat e ndryshme “ në koperativë nuk jetohet”...ky pushtet duhet të rrëzohet....arratisjen..... dhe normalisht që pa ardhur Marini, akuzat binin mbi Ndrekën. Biles në relacion thuhet se “me luftën kundër fesë, familja humbi dhe kalanë e fundit” sepse ishte një familje prifti. Akuzohen se kanë dalë në mbrojtje të fesë, priftërinjve, se i konsideronin priftërinjtë patriotë dhe shqiptarë të mirë. Relacioni del qartë se mbas kthimit në shtëpi në vitin 67-të, kur u mbyllën kishat..Marini...prishi çdo gjë.... dhe nuk u fut as në koperativë. Të gjithë të akuzuarit janë tashmë sipas realacionit, të lidhur me Marinin, sepse kanë po të njëjtën ideologji, mentalitet.....!! Por relacioni tregon edhe dobësimin në saj të kushteve revolucionare...të pozitave të familjes... e cila në grup, po bënte përgatitje për arratisje, duke rregulluar një varkë brënda shtëpisë. Si don Marini, edhe të tjerët, akuzohen se kanë nxjerrë ngatërrresa në koperativë. Biles thuhet se ato nxorrën varkën dhe u arratisën të gjithë në Jugosllavi...14 nëntor....me fëmijët e tyre....organeve të UDB-së ju dhanë çdo informatë....me karakter ushtarak...ekonomik....politik që dinin....!! Po dhe pastaj....jugosllavët i kthyen......!!  Nuk mund të bëhet më makabër krimi se sa kaq, nga njëra anë e kufirit, dhe nga ana tjetër e saj.   
Por relacioni vazhdon, se gjatë gjykimit të pandehurit nuk janë treguar të penduar, kanë thënë se janë detyruar të iknin nga trajtimi ....por kanë tentuar të zvogëlojnë rrezikshmërinë shoqërore të gjithsecilit...sidomos të Marinit...!! Imagjinoni këta të rrezikshëm dhe sigurimin që i persekutonte çdo ditë....në relacion....i ....butë...!! Pastaj relacioni tregon se në gjygj nga dëshmitarë janë demaskuar si familja por sidomos Ndreka dhe Marini. Biles thuhet se Ndreka nuk ka pranuar asgjë, por ka thënë se “ato shpifin për ambicja personale”....!! Por relacioni thotë gjithashtu se nga gjygji “u vërtetua se nuk ishin dëshmitarët që shpifnin, por i akuzuari bënte dredhi për të mashtuar gjygjin”. Ndrekë Shkurti, për të cilin ishte paracaktuar dënimi...donte të mashtronte ...gjygjin....çfarë apoteoze dhe çfarë relacioni!!  Po, dhe relacioni thotë se ishin dëshmitarët që plotësuan me dëshmitë e tyre më tepër figurat e Marin dhe Ndrekë Shkurtit, dhe familjes së tyre deri te gratë ku thuhet se.....ato ishin në dijeni të plotë të krimeve dhe të tradhëtisë....!! Marin Shkurti u akuzua nga disa dëshmitarë, se i mësonte fëmijët me frymë fetare, organizonte festa fetare dhe ceremoni, duke ju larguar frymën revolucionare dhe u bë pengesë serioze e direktivave të partisë në fshat. Kanë qënë kundër shkurtimit të kopshteve, kundër punës në koperativë, kundër mbledhjes në një grazhd të bagëtive, duke bërë propogandë kundër....thotë relacioni. Biles relacioni pa specifikuar kush .....thotë se...diskutantët kërkuan dënimet më të ashpra për të gjithë, kurse për Marinin dhe Ndrekën ...dënimin kapital...!!
Në fund relacioni që gjygji i bënte partisë thotë se duke u parë të gjitha këto, Marin dhe Ndrekë Shkurti u gjëndën fajtor dhe u dënuan me “dënimin kapital”, kurse të tjerët me dënime të ndryshme.
Kështu familja, nga ky gjygj, nga kjo farsë politike dhe ideologjike, u masakrua duke pasur dy të ekzekutuar dhe të gjithë të burgosur dhe dënuar nga regjimi i cili kur donte të jepte mësime të forta, nuk ndalej para akuzave. Po, familjen e Samrishit, e akuzuan për tradhëti ndaj atdheut, për agjitacion dhe propogandë, për një familje anti pushtetit dhe partisë, kundra praktikave të kohës, kundra kooperativës dhe pronës së përbashkët.  Ishte dhe një prift i ri në këtë familje të cilin familjarët nuk e mohuan, nuk u përkulën si burrat dhe gratë, dhe kjo del qartë në relacionin që organet e diktaturës i bënin partisë.  Por shikohet qartë se dënimi ishte gjenocid, duhej të përkulte si familjen dhe religjonin, besimin, si pronën dhe ndjenjën e saj, por kërkonte edhe futjen me dhunë të ideologjisë së re. Ishte një nga gjygjet më masakrues që bëhej në vitin 1969-të, sepse po shikohej se duhej më dhunë dhe forcë në Shkodër dhe rrethinat e  saj, ku sidomos në aspektin religjonar do të bëhej si nga viti 1945-së dhe deri në fund të diktaturës, krimi më i madh në Shqipëri. Por jo vetëm në religjon....jo aspak...në çdo drejtim që mund të njihte logjika njerzore, dhe që nuk pranonte i ashtuquajturi komunizëm shqiptar. Ishte krejtësisht një gjenocid në besim, në politikë, ekonomi dhe në qoftëse do të kishte unitet familjar...edhe familjar.... dhe me detyrim në gjygje ku merrnin pjesë njerëz të detyruar, ku midis tyre kishte të friksuar, gënjyer, mashtruar, si dhe të inkriminuar.
E në fakt shoqëria jonë nuk është se ka bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme për të studiuar këtë gjenocid....për ta parë atë në aspektin historik dhe politik. Pastaj, as që mund të pretendosh se e ka konsumuar ligjërisht dhe parimisht për të dalë në fajtorët dhe organizatorët që pothuaj gjithmonë thonë....ashtu ishte koha...regjimi...dhe disa që jetojnë sot kanë besim tjetër, model tjetër, jetë tjetër të cilën ju a fali....demokracia.


Nessun commento:

Posta un commento