Nga
Ciriako i Ankonës, te grabitja e muzeut të Bushatllinjve dhe deri te matrapazët
e sotëm të trashëgimisë!
Koment
Besi Bekteshi
Në shfletimin e revistave dikur, por të
lidhura me kujdes në Muzeun Historik të Shkodrës, me shumë fat lexova një
shkrim të studiuesit Hasan Ulqini që në vitin 1979. Ishte një moment i rëndësishëm për sot dhe
shkrimi i Ulqinit kishte për titull “ Objekte të Arkeologjisë Shqiptare nëpër
Muzeumet e Huaja”. Moralisht dhe objektivisht, isha shumë i interesuar për një
fakt të njohur, por jo të vlersuar dhe në qytetin më të madh, por tradicional
dhe të pasur me trashëgimi që është Shkodra. Në fakt, zoti Ulqini në parathënie
kishte vendosur dy grabitje të rëndësishme që i kanë bërë të huajt vëndit tonë
dhe këto dy grabitje njëra është në Vlorë, dhe tjetra në Shkodër. Muzeu Arkeologjik i Vlorës, i ndërtuar nga misioni
francez i mrekullueshëm me Leon Rej për 15-të vite rradhazi, është marrë i
gjithi në vitin 1939-të dhe fashistët e konsideruan një thesar të tyrin. Por
kryesorja për mua ishte dhe fakti i raprezaljes në vitin 1913-të në kalanë
Rozafat të Shkodrës, e pikërisht të muzeut të pasur të Bushatllinjve, në
banesën e tyre në oborrin e kapitenerisë së sotme. Një muze i pasur, tepër
interesant, i cili në këtë vit duhej kërkuar sëpaku si histori me që ishte
rasti i 100 vjetorit të pikërisht betejës së madhe dhe rrethimit që mbajti
Shqipërinë jo të shpërndarë me gjithshka dhe në të mirë dhe të keq, formoi këto
28.000 km katror që kemi sot. Malazezët vodhën dhe grabitën muzeun si vjedhja
më e madhe e kohës, por dhe e shekullit 20-të në teritore shqiptare, dhe për më
tepër, një muze të mirë rregulluar dhe me mbi 1000 artefakte të ruajtura dhe
pronë e familjes së madhe shkodrane, si sunduese e qytetit për gati një
shekull. Nuk është bërë asnjë lëvizje normale në kohët e sotme, por dhe më
përpara në këtë drejtim dhe dihet qartë se diku mburren me artefaktet e
Bushatllinjve dhe të kalasë së Shkodrës.
Megjithatë, nga zoti Ulqini është gjithashtu e
qartë dhe historia e marrësit të veprave
dhe njeriut të parë si arkeolog të trevave shqiptare në trashëgimi.
Është pikërisht historia e Ciriako de Picikoli në shekullin e XV-të, i cili ka
bërë dy udhëtime si njeri i letrave dhe padyshim dhe arkeolog që zbulohet nga i
madhi Ugolini. Ai konsiderohet Ciriako i Ankonës, sepse prej andej ishte dhe
Ugolini thotë se ai zbuloi Butrintin, por problemi është se normalisht ishte
dhe njeriu i parë që artefakte të kësaj toke, i mori për në vëndin e tij. Mbase
duhet falenderuar se i lartësoi, mbase duhet përmëndur si njeriu i parë që largoi
nga kjo tokë, por mbase historia kështu
është, dhe ai është pikërisht njeriu i parë i aventurës me artefakte dhe
arkeologji nga ky vënd. Si Ugolini, dhe
pikërisht Ciriako i Ankonës, janë bërë si vjedhës të monumenteve në kohën e
socializmit, përgjithësisht historianografia e tillë biografinë e tyre e
trajton në dy plane dhe ai kryesori është arkeologjia dhe kërkimi i tillë.
Akuzohen por nuk është krejt e vërtetë kjo. Në vitin 1999-të Instituti Italian
i Kulturës në Tiranë, botoi librin e Ugolinit “Butrinti”ku në faqen 108 jepet
një reliev me portretin e Ciriak-ut, por në profil. Tashmë arkeologu i parë i
monumenteve të Shqipërisë, apo misionari i Papës dhe Gjenovës, si dhe
këshilltari i Mehmet pushtuesit, nuk mund jetë më i panjohur për publikun. Dhe këtu
meritën e ka përsëri Luixhi Ugolini, të cilit nuk do ti njohim vetëm meritën e
zbulimit të Butrintit, por edhe “zbulimin” e Çiriako de Piçikolit të Ankonës.
Po, dhe punës sëmadhe si zbulues i arkeologjisë në këtë vënd.
Gjithsesi në këtë kohë, shumë artefakte kaluan
në perëndim, dhe në fakt ato ishin në momente kritike nën sundimin e osmanëve,
por dhe pa asnjë kontroll të kësaj natyre në trevat shqiptare. Por ky është
momenti i parë arkeologjik i vërtetë me Ciriak-un e Ankonës. Ai i lidhur me
Osmanllinjtë, kishte mandatin e Padishahut të lëviste lirshëm dhe sëpaku kjo
duhet të lejonte pastaj dhe kërkimet dhe kishte tepër rëndësi puna e tij dhe
për të mbajtur lidhjet midis dërguesve të tij nga Italia, dhe Portës së Lartë.
Ai ishte një arkeolog, dhe padyshim tregtar dhe zbulues, dhe për këtë sot duhet
nderuar.
Por çfarë veprash të mëdha janë jashtë dhe për
këto zoti Ulqini që në fillim bën jehonën e viteve të fundit të diktaturës. Ai
përmënd “Sarkofagun e Durrësit” që ndohet në muzeun arkeologjik në Stamboll. Ai
është zbuluar në vitin 1909-të dhe i
përket shekullit të dytë të kohës së re. E famshmja “Dama Antike” e gjetur në
Gur të Zi në Shkodër e cila ndodhet në Luvër dhe është një nga artefaktet më të
rëndësishëm tonat jashtë normalisht, të tjetërsura dhe marra nga kjo tokë. Tipizimi
i saj, veshja, është një nga trashëgimitë më të qarta tonat në perëndim. Një
figurë bronzi që ndodhet në muzeun Britanik. Është zbuluar në Kosovë dhe është
çuar nga arkeologu Artur Evans, i cili
ka eksploruar të gjithë veriun shqiptar. Pastaj Stela e Parmenikrit e cila
ndodhet në Vienë, në muzeun e historik të artit. Është zbuluar dha marrë në
Apoloni. Është jashtë dhe “Kokë gruaje në mermer” edhe kjo në Vienë, dhe është
zbuluar dhe marrë në Durrës. Në fund janë “dy relieve gladiatorësh” që ndodhen në muzeun arkeologjik të Beogradit,
dhe kanë qënë të vendosura nga pushtesit turq në portën e madhe të kalasë së
Durrësit. U grabitën nga serbët në vitin 1913-të.
Duhet ndarë problemi i dikurshëm me problemin
e madh të sotëm. Për kohën e Ciriako-s së Ankonës, nuk kishte një shtet dhe një
model qeverisës shqiptar. Nuk kemi të bëjmë me grabitje të vërtetë, dhe është një
gjë e mirë zbulimet e tij dhe normalisht dhe artefakte që ai mund të ketë çuar
në vëndin e tij, sepse shikohej qartë se osmanllinjtë nuk kishin ndonjë interes
të madh për arkeologjinë dhe trashëgiminë e tokave që vinin nën sundim. Por
mbas viteve 1912-të, dhe sidomos nga viti 1913-të, ka filluar me forcë “vjedhja
dhe marrja me dhunë e artefakte shqiptare”. Vitet 1913-1919 -të janë të
mbushura me akte grabitjesh së thesarit kombëtar të trashëgimisë tonë. Ishte
kohë e vështirë dhe mbase historianografia socialiste e ka trajtuar në mënyrë
bajate dhe jo të nderhme, por një pjesë e artefakteve u vodhën nga oficerë
austriakë, por dhe italianë dhe një pjesë u mor nga studiues dhe kërkues të
pikërisht kësaj natyre studimore dhe dorëzuan shumë prej tyre (për fat) në
muzetët botës,e kryesisht Itali, Francë dhe shumë në Austri,
por dhe Londër. Vazhdimi i grabitjes është dhe gjatë shtatë
viteve të para të qeverisjeve mbas 1920-tës. Në atë kohë, mendohet se janë
larguar nga ky vënd mbi 12.000 artefakte, dhe shumica e varreve të rëndësishëm të
dyshuar dhe të vjetër, u kërkuan për të marrë dhe repertet. Po ashtu kapitele,
orendi, pllaka me mbishkrime, dhe shumë e shumë të tjera si qeramikë, monedha
dhe medalje të shumta. Mbas vitit 1927-të, janë dënuar për matrapaz,
shkatërrues dhe vjedhës varresh dhe vëndesh historike, rreth 100 persona në
Shqipëri.
Në kohë të Mbretërisë u ndal vrulli, por
italianët bënë punën e tyre kudo si për mirë dhe për keq. Gjithsesi kontrolli
sërish ishte i dobët për të kapur vandalët dhe matrapazët. Mendohet se fill mbas vitit 1945-së,
jugosllavët morën në Shkodër jo vetëm mall dhe varfëruan tregtarët, por dhe
artefakte, piktura dhe kapitele, por dhe veshje të vjetra, armë dhe stoli, e
shumë e shumë të tjera që kalojnë mbi 1000
njësi të tilla kudo që patën akses. Rusët ishin më të kujdeshëm, por dhe
ato bënë “ punën e tyre në këtë drejtim” dhe ekspeditat e tyre dhe pse
nganjëherë me shqiptarë, në shumë raste kërkimet bëheshin vetëm nga rusët dhe
përfitimet po ashtu.
Mbas tyre arkeologjia u vendos në baza ruajtje
dhe sidomos vitet 1960-të, janë rilevimi i madh hartografik dhe me fotografi të
historinografisë dhe arkeologjisë tonë kombëtare. Në këtë kohë filloi vërtetë
dhe krijimi i sit-eve tona, dhe tepër të elaburuara pastaj në kohë dhe filloi
dhe prodhimi i arkeologëve dhe njerzve të lartë tonët në këtë drejtim dhe
sidomos të trashëgimisë sonë kulturore.
Vitet 1990-të dhe më pas, janë fatkeqësia e
madhe e jona në këtë drejtim. Nuk mbeti grykë pusi, pikturë dhe qilim, rafte të
vjetër, kapitele të vogla dhe sende të vjetra pa shkuar në fillim në Greqi dhe
pastaj dhe Itali. Nuk u trajtua aspak rëndësia e kësaj teme dhe unë nuk kam pse
përsëris gjatë ato gjëra, që i kam shkruar disa dhjetra herë.
Problemin po e kthej edhe një herë te Muzeu i
Bushatllinjve në kalanë e Shkodrës, si një veçori e madhe muzeale e jona e
kohës, duke qënë se nuk kishte me sa di unë një të barabartë si tipizim, jo
vetëm në qytetet e mëdha tonat, po as në Mal të Zi, dhe po ashtu në Janinë dhe
Shkup. Ka qënë muzeu i armëve dhe historisë së dinastinë së madhe shkodrane, i
mirë përgatitur dhe mushur plot me reperte. Ai është tashmë si trashëgimi
kulturore në vëndin fqinj, dhe pikërisht me sa dihet dhe thuhet në Cetinjë, dhe
vënde të tjetra të vëndit të vogël, pikërisht komshi me ne. Sot vazhdojnë
matrapazët e artefakteve dhe reperteve që gjinden në tokën shqiptare. Në fakt,
janë për tu dënuar, dhe sot bredhin lirshëm me terrakota dhe stoli apo dhe të
tjera artefakte të rëndësishëm dhe është fat i madh kur takojnë ndonjë individ
të mirë ditur, por dhe të kujdeshëm për trashëgiminë. Por në të shumtën e
rasteve “malli” shkon te trafikanët dhe historia këtu mbyllet në dëm të
trashëgimisë tonë. Kësaj katastrofe historike dhe në trashëgimi shumë shpejt i
duhet dhënë fund. Tashmë pritshmëria është modeli i ri i mentalitetit në
qeverisjen e re.
Nessun commento:
Posta un commento