Koment
Besi
Bekteshi

Janë
të ndryshme si kala e si pozicion, si përdorim edhe si ndërtim, formë dhe disi
funksion, por kanë një të përbashkët të madhe si problematikë të dy kalatë
emblematike.
Te
të dy këto kala, kanë legjenda për pasuri të mëdha si në ar dhe argjend, por
dhe para të mëdha të përdorura nga ushtritë e kohës. Të dy këto kala, kanë
gërmime klandestine, të cilat kanë si qëllim gjetjen e monedhave dhe të sendeve
me vlerë. Të dy kalatë, ose kanë njerëz brënda ose afër si banorë, dhe janë
këto banorë që nganjëherë janë më tepër dëmtues se të ardhurit. Në Drisht, ka
dëmtime nga njerzit dhe inisiativat e pushteteve, kurse në Vig, ka dëmtime nga
vizitorët dhe Gjadri, ose lumi që kalon aty pari. Janë shëmbulli i pyetjes, se
si duhet bërë që në kushtet e sotme të ruhen sa është e mundur të bëhet kjo gjë
për këto monumente të mrekullueshëm.
Në
Drisht, vetëm unë, kam gjetur katër gërmime të freskëta, dhe disa të vjetra që
datojnë që në vitet 70-të dhe mbas viteve 1990-të e deri me sot. Janë njerzit
aty, rreth 10-të familje në një varfëri të tejskajshme që shpesh herë bëjnë
dëme, duke shoqëruar dhe njerëz të cilët paguajnë, por pastaj bëjnë dëmtime.
Kurse në Vig, dëmtojnë “turistët” e gërmimeve, dhe të gjetjes së pasurive të
nëntokës, dhe nganjëhere dhe aty “ndihmojnë në eksplorim” edhe fshatarët. Kanë të përbashkëta në këto pika Drishti dhe
Vigu, edhe se janë kala të ndryshme. Në Drisht është investimi antiarkeologji
krejtësisht pa logjikë, dhe me sa di unë, dhe jashtë ligjeve, i bërë për një
“pedonale dhe muze” atje, që ka varrosur disa mijra metra katror sit
arkeologjik, dhe në pikërisht zonën e “citadelës” urbane të Drishtit, ose një
pjese shumë të rëndësishme në të cilën nëntoka është tejet e pasur. Kurse në
Vig, lumi ka pothuaj përpirë të gjithë murin
e anës lindore. Kanë probleme të mëdha të dy ndërtimet e jashtëzakonshme,
dhe me një bukuri të zonës ku janë, që të lë pa fjalë.
Janë
legjendat e formuara dhe nga njerzit aty, që bëjnë një të keqe të madhe. Në
Drisht, legjenda thotë se arka e pagave të ushtarëve turq dhe trofetë gjatë një
lufte është mbyllur dikur, dhe tani shumëkush kërkon ta gjejë. Po ashtu vijon,
dhe një legjendë për një pasuri të të parëve në kohën e Zetës e cila
“vërtetohet” nga disa “specialistë” që është aty. Po ashtu dikush që “merr erë”
nga këto punë, por që nuk ka kurrfarë liçense e që vjen për të bërë “lajm”, dhe
pastaj prish ndonjë punë. Së fundmi është hapur dhe zbuluar një “santuar” tepër
interesant, në një nga oborret pas shtëpisë dhe klubit të një fshatari aty. Po
kështu dhe në Vig, është legjenda e pareve të “Konstandinit” të cilat janë
dikur të lëna në brëndësinë e kalasë ushtarake dhe pikërisht në këtë kala ka
“histori pleqsh” që janë bllokuar diku rrogat e të gjithë legjionarëve të
Kastrumit të cilat nuk u gjetën kurrë. Sot dikush “historian”, i kërkon këto legjenda
dhe deri me dedektor si në Drisht dhe në Vig.
Gjithsesi askush nuk mund ti ruaj këto dy kala të jashtëzakonshme si për
nga historia dhe pozicioni dhe vjetërsia, në qoftëse komunitetet nuk janë të
interesuar. Rruga deri në Vig është e keqe mbas komunës, dhe kjo e ka
“mbrojtur” kalanë e Vigut vetëm nga turistët e mirë , por jo nga “turistët e
arit”, të cilët pastaj kanë bërë nja katër grupa të çuditëshme në Vig dhe
kalanë e stilit fushor roman. Kurse në Drisht, përveç fajit që kanë banorët aty
të cilët “joshin dedektorët” dhe ju tregojnë dhe rrugët, por ka dhe diçka akoma
më keq, sepse me anën e pedonales dhe medemek Muzeut, kanë shkatërruar dhe
mbuluar arkeologjinë e sotme, e kërkimit historik me një fjalë.
Deri
disa “varre” të një varri në “dukje” masiv mgati nekropol në Drisht për arsye
vdekjesh nga epidemitë, po i ngacmojnë se mos vallë gjejnë ndonjë gjë!? E këto
tani janë të pa merituara për një moment kaq të dobët si financiar dhe ekonomik
për një grupim dhjetë familjesh që nuk kanë pranuar të lëvizin nga Drishti.
Vigu
dhe Drishti janë emblema e luajtjes jo
mirë edhe nga vëndorët me monumentet e kulturës (Drishti dhe Vigu, janë
monumente që në vitin 1948-të) dhe mos respektit dhe nga komuniteti për
pasurinë e madhe që kanë. Kjo është e përbashkëta e tyre dhe asgjë
tjetër. Në këtë pikë, ajo e përbashkët, duhet ndryshuar dhe padyshim duhen marrë masa që të dalë sa më mirë dhe më
shpejt jashtë kësaj demence kolektive në fshatrat dhe fshatarët që kanë pasuri
si puna e të dyjave kala të jashtëzakonshme në Shqipëri. Padyshim që janë një
pasuri e shtetit shqiptar, por komunat aty, duhet të luajnë rolin që ju
takon,përveç alarmit dhe ndonjë vizite, apo dhe konservimi që mund të kryejë
DRKK-ja bie fjala. Identifikimi i
kërkuesve të “thesarit”, gjobitja dhe alarmi, që duhet të kemi për banorët që
tundohen dhe bëjnë veprime vërtetë për tu kritikuar dhe futja e bashkëpunimit
të ngushtë me policinë është parësore. Kjo mund ti shërbejë sadopak konservimit dhe
ruajtjes së kalave kaq të ndryshme si modele, por me halle të përbashkëta.
Nessun commento:
Posta un commento