Tentativa e zyrtarizmit te Himnit
dhe shqiponjës, në qershor të 1922.
Koment Dossier
Besi
Bekteshi
Pergjegjesi i Arkivit te Muzeut Shkoder
Në
100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, normalisht që është e qartë se
simbolet tona kombëtare të kenë edhe datat, por edhe historinë e tyre të
arritjes deri në 2012-tën. Në fakt ne sot kemi Himnin tonë, flamurin dhe
shqiponjën, të cilat kanë arritur deri tani duke kaluar kohë, regjime, dhe
tentativa për të zyrtarizuar formën dhe përmbajtjen e tyre. Një prej këtyre
tentativave zyrtare, është qershori i vitit tashmë të largët 1922. Në disa
qarkore të këtij viti dhe patjetër më shumë në qershor, janë bërë zyrtarisht si
nga Kryeministri Ypi dhe Ministri Brëndëshëm Zogu. veprimet për të pasur një
himn të ri dhe padyshim edhe një shqiponjë të qartë dhe të saktë. me që në asnjë
vulë dhe flamur kjo e fundit nuk ishte njësoj.
Për
më tepër, kjo ishte në vazhdën e krijimit të shtetit të vërtetë të përfaqësuar
edhe në botë me simbolet e tij. Për himnin në fakt, nuk jepet asnjë shpjegim
pse duhet të bëhej një i ri, por dihej se nuk kishte një dokument zyrtar, që të
vërtetonte dhe pikërisht zyrtarizonte atë himn ekzistues me tekst të Asdrenit
dhe muzikën e huaj. Ishte pikërisht kjo, që kishte luajtur situatën në favor të
një himni të ri, krahas disi mos darkotësisë për tekstin në përgjithësi, dhe
për këtë hapet një “tender” i ri, ku kërkohet si teksti dhe muzika e re.
Vendimi dhe qarkorja e firmosur nga A. Zogu është e datës 20 qershor 1922, dhe
aty thuhet se: Këshilli Ministror me propozim të MB-së ka vendosur të bëjë një
Himn Kombëtar zyrtar, midis vjershëtorëve dhe muzikantëve. Për këtë, u caktua
një shifër prej 4000 franga ar, prej të cilave 1000 për vjershëtorin, dhe 3000
për muzikantin që do të fitonte. Për këtë autorizohej Ministria e Arsimit si
zbatim, në vazhdë të këtij tenderi po të shprehemi përafërsisht si në ditët e
sotme. Në fakt, historikisht është bërë edhe një himn i cili me disa të dhëna
sidomos nga studiuesja Valbona Karakaçi ka pasur edhe dy autorë si Koliqi dhe
Flloqi, por çështja ka mbetur kaq, jo më tepër, dhe nuk ka ndonjë dokument si
për të dhe për himnin e 1908-tës të vërtetojë zyrtarizmin real të tij. Në fund
të fundit, janë vitet mbas 1990-tës që kanë bërë edhe zyrtaren për Himnin Kombëtar. Po e kanë çuar në lartësinë e
ligjit dhe Kushtetutës së Shqipërisë
Por
po në vitin 1922, është bërë dhe është arritur pothuaj krejtësisht edhe forma
shqiponjës dy krenare në vula dhe stemën, por edhe flamurin kombëtar. Ka
filluar që në qershor problemi në qeverinë e kohës, por në një dokument që
sëbashku me të parin për himnin, ndodhet në Arkivin e Muzeut Shkodër e që mban
datën 9 korrik 1922, me firmë të Xhafer
Ypit, drejtuar Ministrisë së Brëndëshme thuhet se: Tue kenë se forma e shkabës
së Flamurit Kombëtar dhe ajo e vulave nuk ngjajnë njena tjetrës......Këshilli Ministruer
me propozim të legatës Shqiptare të Londonit....!
E
në shkresë, sqarohet se janë katër forma shqiponje dhe është përzgjedhur njëra
prej tyre e cila është shpërndarë të gjitha prefekturave dhe institucioneve në
letër kalk për tu përdorur. Është pikërisht kjo shqiponjë, e cila i afrohet
tepër asaj të sotmes, megjithse ka pak, shumë pak, dallime jo kaq esenciale. Po
kështu edhe Ministri i Brëndëshëm A. Zogu, jep urdhër Prefekturave për zbatim
të menjëhershëm të vulave dhe dokumentave të shtetit me këtë formë shqiponje
tashmë të aprovuar nga Shteti Shqiptar. Në arkivin e Shkodrës, ndodhet dy prej
letrave kalk të përdorura për të vendosur shqiponjën e rregullt, dhe u prodhuan
edhe vulat dhe flamujt e ri me pikërisht këtë formë të shqiponjës së rregullt,
dhe të aprovuar si formë zyrtarisht.
Interesantja
në këto dy veprime të qeverisë së asaj kohe, është se po mendohej për simbolet
edhe pse “Himni Kombëtar” i tekstit të Asdrenit nuk po zyrtarizohej si i tillë
nga kjo qeveri megjithse ka vazhduar me dekada edhe pse shteti shqiptar vazhdoi
me regjime dhe pushtime, sërish një zyrtarizim nuk u pa në kohë. Po kështu, ka
pasur ndryshime dhe veprime edhe me shqiponjën dhe flamurin, por këtu hyn akoma
në punë regjimi komunist që vendosi edhe yllin, i cili mori fund në fillim
vitet 90-të. Tentativa për simbole zyrtare, edhe pse me peripeci, gjithsesi
duhet respektuar edhe në 90-të vite më përpara nga shteti i asaj kohe, sidomos
për faktin për të pasur një shtet me simbole të rregullta, dhe me përcaktime
ligjore të cilat duhet të bënin shtetin shqiptar të tillë.
Tashmë
mbas 90-të vitesh ne jemi mësuar pak as shumë të gjithë, por në fund të fundit
si Himni Kombëtar dhe shqiponja kanë pasur edhe ato peripecitë dhe modelin në
kohë që historikisht nuk mund të mohohet.
Nessun commento:
Posta un commento