Zyrtari
“taksaxhi” përpara, dhe pas 90-të vitesh .
Dossier
Besi Bekteshi
Në jetën e shkurtë të shtetit shqiptar, është
padyshim interesante të dihet se si është sjellë nëpunësi, polici, zyrtari dhe
sidomos njerzit e shtetit që duhet të mblidhnin taksa. Jemi në fakt përpara
90-të vitesh, e pikërisht në vitin 1922, kur disa qarkore vërtetojnë se
nëpunësit silleshin me njerzit në mënyrë abuzive, të jashtëligjëshme dhe
përfituese.
Ankesat e mëdha të njerzve mbi mënyrën e
sjelljes, dhe të veprimit zyrtar të disa nëpunësve të shtetit, e kanë shqetësuar shumë qeverinë e asaj
kohe. Reagimi më i ashpër është ai i
Ministrit të Brëndëshëm Ahmed Zogu, i
cili me datën 7/51922 shpërndan një qarkore ku thuhet: Nga ankimet që po bëhen,
merret vesh se xhandarë, ushtarë, tagrambledhës dhe nëpunës të tjerë janë “tue
hangër në kurriz të popullit pa pague gjësendi”. Ai vërteton se nëpunësit e
tillë, po sillen shumë keq me popullin.
Pastaj qarkorja vazhdon se “ shteti shqiptar
fuqinë e tij e merr për së drejti prej popullit dhe më shumë te pjesa punuese,
prandaj çdo veprim që do të damtoj katundarin moralisht dhe materialisht,
shifet si një delikt i pamohueshëm”.
Është krejt e qartë se abuzimi sidomos me
taksidarët të shoqëruar nga xhandarë, që po silleshin keq me njerzit në
përgjithësi, por sidomos në fshat, kishte bërë bujë. Pastaj jepet porosia-urdhër që Prefektët dhe
Nënprefektët, komandaët e gjandërmëve, të veprojnë duke ruajtur sigurinë dhe
nderin e njerzve. Të behen hetime, dhe aktet të dërgohen në gjykatë thuhet në
qarkore. Por duhet lajmëruar edhe Ministria e Brëndëshme menjëherë sipas po
kësaj qarkoreje. Biles ai shton se kur bëhet ankim, nuk ka nevojë të “bëhet
shkresë” por të kalohet menjëherë në proçes-verbal, dhe të kalohet në gjykatë.
Pra urdhëri hiqte edhe mënyrën e mbetjes së problemit në “kalenda” dhe vonesat
burrokratike, për të mbrojtur nëpunësit dhe oficerët e shtetit. Urdhërohen vartësit
që të mblidhen kryepleqtë për të pyetur në përballje me ankesat e njerzve, kudo
që ndodhin. Gjithashtu në qarkoren e datës 6/4.1922, Kryeministri Xhafer Ypi, e
thekson këtë problem dhe thotë: Një pjesë e nëpunësve janë tue u sjellë shumë
ligsht e ashpër me popullin. Kjo
shkakton ftohtësinë e gjithsecillit ndaj qeverisë kombëtare. Jepet porosia për
sjelljen njerzore ndaj popullit, dhe të ndëshkohen fajtorët, dhe kjo shkresë
është përpara shkresës së Ministrit të Brëndëshëm. Nga kjo kohë e deri në daljen e urdhërit të
MB-së, nga A. Zogu janë vërtetuar sërish shkelje të mëdha sidomos të
taksidarëve që po thyenin jo vetëm etikën, por po silleshin si “grabitës” dhe
shkelës së ligjit në mënyrë të dukshme. Por edhe Ministri i Arsimit Rexhep
Mitrovica, me shkresën e datës 31/5/1922 sqaron se janë vendosur edhe
Inspektorët e Arsimit të kontrollojnë nëpunësit civilë në përkrahje të
xhandarmëve dhe kontroll të tyre “ që të mos bëjnë shpërdorime tue mos marrë
nëpër këmbë popullin e katundeve”. Për më tepër shtohet se “janë tue vjedhë,
tue hangër rryshfet, tue u sjellë ashpërsisht, me nji fjalë qi punojnë kundra
ligjeve dhe njerzisë”! Shihet e qartë gjithashtu se raporti ti dërgohet
drejtpërsëdrejti Ministrisë së Brëndëshme.
Pra, ju kërkohet inspektorëve të arsimit të
cilët me sa duket ishin njerzit më të shkolluar dhe më të rregullt me ligjin,
të bënin dhe kontrollin e nëpunësit civil, sepse ishte parë qartë dhe mirë
abuzimi në sjelljen dhe zbatimin e ligjit, përpara njerzve.
Kjo shkresë vjen mbas vëndimit të qeverisë dhe
në zbatim të Ministrisë së Brëndëshme që
A. Zogu bën në shkresën e datës 23/5/1922, e që kërkon ndihmën e “Inspektorëve
të Arsimit” të cilët mund të kontrollonin edhe oficerët dhe komandantët e gjendarmëve.
Ato duhet të kontrolloheshin në se merrnin rryshfet, dhe silleshin ashpër me
njerzit.
Problemi kishte shkuar keq, dhe tashmë qeveria
po merrte masat për të vënë kontrollin mbi sidomos njerzit me pushtet, dhe
biles edhe ato të forcës së armatosur policore ose xhandarëve.
Kjo ishte situata, dhe kjo situatë del nga
fletoret dhe qarkoret e shtetit. Me të vërtetë që letrat janë jo shumë të
“kopsituara” në shkrimin e tyre burrokratik, si bie fjala sot. Por ato janë
shumë të sinqerta, shumë të drejtpërdrejta, dhe nuk ka dyshim që shikohet se
parësore është “mbrojtja e shtetit dhe figurës së shtetarit” përballë
njerzve. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër në
atë kohë të vështirë, kur shteti nuk ishte as ligje të stabilizuara dhe kur
trashëgimia ishte tepër “dallkauke” dhe orientale, sidomos në mënyrën për të
qënë një “zot” i njerzve kur ke veshje shtetërore dhe të nëpunësisë së shtetit.
A ngjan me sot?
Normalisht nuk duhet të ngjajë, sepse ligjet
dhe format sëpaku janë krejt ndryshe. Por mentaliteti është shumë i ngjashëm me
atë kohë. Patjetër që transparenca është më e madhe, por edhe metodat janë më
të stërholluara. Abuzimi nuk është vërtetësisht një provë force, por forca e abuzimit,
ka mbetur pothuaj ajo.
Sidomos në ato sektorë ku vilen taskat, ku
bëhet puna e financës dhe rregullit fiskal ligjor. Normalisht që edhe sot
pikërisht këtu ka problem.
Qarkoret e vitit 1922, ose të përpara 90-të
viteve, janë shumë të sinqerta, shumë të përkujdesura për raportin që duhet të
kishte shteti me shtetasit e tij. Po, edhe me raportin që duhet të kishin
nëpunësit dhe administrata, por sidomos taksidarët dhe oficerët apo policë –
gjendarmët, me njerzit. Këto letra, tregojnë se serioziteti dhe preokupacioni
ishin të lartë. Padyshim që 90-të vite janë pak. Janë pak, për ato që ecin
shpejt në qytetërim, por janë shumë, për ato që thonë....kemi ecur shpejt në
qytetërim.
Nessun commento:
Posta un commento