Lordi
Robert Cecil dhe britanikët, në futjen e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.
Koment
Besi Bekteshi
Në këtë 100 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, është e domosdoshme ti jepet nderi i duhur edhe njerzve që kanë bërë të mundur futjen e Shqipërisë në vitin 1920 në “Lidhjen e Kombeve”. Një pranim i tillë, një veprim kaq i domosdoshëm i dha fund edhe shumë tentativa të reja për aneksime dhe sajim teritoresh në dëm të shqiptarëve, dhe pikërisht teritorit tashmë të njohur si i tillë. Ishte një moment i jashtëzakonshëm, por në fakt përveç presidentit Willson i cili në fakt denoncoi interesa aneksimi tresh dhe veprimi në hije dhe të njëanshëm, ishin Britanikët si gjithmonë që lobonin fort tashmë për pikërisht atë gjë që i duhej Shqipërisë mbas Kongresit të Lushnjes dhe formimit të qeverisë së parë normale shqiptare. Kishin kaluar 8-të vite lufte dhe pushtimesh, por dhe mos qeverisjeje që nga 28 Nëntori i vitit 1912 dhe ku ishte shpallur zyrtarisht dhe definitivisht Pavarësisa e Shqipërisë. Dakort, por nuk kishte shtet dhe nuk kishte njohje ndërkombëtare, dhe kjo nuk mund të ishte e lejueshme dhe e pranueshme më për shqiptarët dhe miqtë e tyre. Nuk ka dyshim se momentet e tilla të mëdha i qartëson shqiptaromadhi Herbert, dhe padyshim në prazantimin e tij të sotëm edhe Robert Elsie, por edhe Herman Bernstein ambasadori amerikan në Shqipëri 1930-33. Italianët kishin Vlorën e pushtuar dhe Shkodra rrezikonte serish në veri, por në përgjithësi vëndi ishte në rrezik dhe vetëm diplomacia e madhe dhe e fortë e njerzve me kopetencë të jashtëzakonshme, me kredenciale të larta në kancelaritë e botës mund të luanin në favor të vëndit dhe patjetër janë individë që e kanë bërë këtë me forcë dhe me dinjitet për atë pjesë që kanë mundur të arrijnë.
Në
gjuhën e sotme lord Cecil, mund të quhet një “reporter” pranë komisionit në
Lidhjen e Kombëve, por ai në fakt ishte një model lobingu i fuqishëm për
Shqipërinë dhe kjo vërtetohet edhe nga njerzit që punonin intesivisht për
pikërisht këtë pjesë të madhe të historisë së shtetit shqiptar. Ai shte shefi i
Nënkomisionit dhe këtu qëndron edhe e gjithë historia e futjes së Shqipërisë në
Lidhjen e Kombeve. Cecil ishte viskont i Chelwood që ka lindur në Londër në 14
shtator të vitit 1864 dhe ka vdekur në 24 nëntor të vitit 1958. Ai ka marrë çmimin Nobel për Paqe në vitin
1937-të dhe njihet si një nga njerzit më me autoritet në këtë drejtim të botë.
Një
nga momentet e mëdha ishte kur mbas largimit të përfaqësuesve të Greqisë dhe
Jugosllavisë nga audienca në nënkomision është futur përfaqësia e Shqipërisë me
në krye Nolin. Aty u paraqit një
ekspoze njohëse dhe mbi idenë e ndërtimit të shetit shqiptar, që në fakt
rezultoi mjaft e mirë. Një nga kyresoret ishte dhe objektivi i një Kushtetute
Shqiptare.
Në
raportin e tij lordi Cecil e konsideronte “piktoreske” fjalën e përfaqësuesit
serb Spalajkovic mbi Shqipërinë i cili e konsideroi vëndin e shqiptarëve si një
“ një shtet të zhdukur nga lufta” dhe modeli dhe elukuenca e një lordi
bënë edhe ndryshimin. Ai iu kundërvu me pasion
qëndrimeve të disa anëtarëve të Komisionit të Pranimeve, të cilët ngritën si
argumenta kundër pranimit të Shqipërisë, gjendjen delikate në të cilën ndodhej
vendi, pikërisht mospërcaktimin ende nga Fuqitë ndërluftuese të statusit të
tij, duke paralajmëruar madje se marrja e një vendimi të menjëhershëm nga ana e
Asamblesë, rrezikonte të shkonte ndesh me vullnetin e Fuqive; se nuk ishte e
mundur të pranohej një shtet i panjohur de jure, me kufij të papërcaktuar e me
disa pjesë të territorit të pushtuara nga Fuqitë e huaja.....
Lordi Cecli ju tregoi të gjithëve se
“Shqipëria nuk e kishte humbur asnjë herë pozitën e saj si shtet” dhe në fakt u
bë mbrojtësi më i madh edhe në kundërshtim të disa përfaqësuesve të tjerë në
komisionin e pestë. Në një shkrim të studiueses Margarita Gega dhe nga disa të
dhëna të qarta del se Lordi Cesil, foli për forcën dhe natyrën e zjarrtë të
patriotizmit të shqiptarëve dhe theksoi se ndjenja kombëtare në Shqipëri ishte
po aq e gjallë sa në Francë, në Zvicër apo në çfarëdo vendi tjetër, se
shqiptarët dëshëronin aq shumë dhe kishin dashur gjithmonë të kishin një
ekzistencë kombëtare dhe për t'a fituar atë kishin luftuar kaq e kaq herë. Në
emër të parimit të kombësisë dhe të lirisë kombëtare, ai i bëri thirrje
Asamblesë të zbatonte drejtësinë dhe të drejtën për popullin shqiptar.
Në fund mbas fjalimit të jashtëzakonshëm
të Lordit Cecil, oratorët që morën fjalën u bashkuan me propozimin e tij dhe i
dhanë votën pranimit të kërkesës Shqipërisë, duke shprehur edhe dëshirën që
Shqipëria të ishte një element paqeje dhe stabiliteti në Gadishullin Ballkanik.
Kështu, kërkesa për anëtarësim e Shqipërisë u pranua me 35 vota, pa asnjë
kundërshtim.
Kjo ishte një nga fitoret më të madhe të
kombit dhe shtetit shqiptar, për të cilën duhet të vijë në vitin 1920 edhe “100
Vjetori i Pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e
Kombeve” eveniment fantastik që në fund të fundit, e bëri me letra të rregullta në botë shtetin e
shqiptarëve, aq shumë i luftuar dhe u gjakosur deri atëhere.
Gjithsesi nga britanikët ishin
bashkëpunëtorë dhe ato që në fakt lobuan dhe inkurajuan politikanët në botë dhe
që fillojnë me Aubrey Herbert si kreu i tyre në komitetitn e posaçëm, pastaj
Lamington, Harry Barnes, John Clifford, C.W Cunnington, M.E Durham, Walter
Guinnes, Samuel Hoare, Cuthber James, Evan MacRury, Henry W. Nevinson, W.
Ormsby-Gore, Geroge Paget, Jc Paget, Geroge F. Phillips, Robert H. Whitehead
etj.
Të bie në sy se aty nuk është vetëm
Herbert si shqipfolësi i qartë dhe proshqiptari i madh dhe mik i Isa Boletinit, por edhe e madhja
Durham, dhe patjetër edhe majori Paget që të gjithë si njerëz që njohin sidomos
Shkodrën, patriotizmin e shqiptarëve dhe malësitë e veriut, por edhe jugun. Aty
është edhe gjenerali Phillips si një nga njerzit e mirë ditur të interesave
shqiptare dhe ish Guvernator i Shkodrës.
Ky moment i 100 vjetorit është i
rëndësishëm edhe për këtë aftësi të madhe të këtyre njerzve të ciulët njohën
shumë mirë edhe vitin 1912 dhe sakrificat e përgjithëshme për shpalljen e
Pavrësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor.
Nessun commento:
Posta un commento