Shteti i vërtetë shqiptar
ka lindur në Lushnje, por respektin, sot e percepton politika.
Çasti në foto, i pari dhe
i fundit i këtij lloj parlamentarizmi idealist kombëtar.
Opinion
Besi Bekteshi
Parlamentarizmi
shqiptar foton më të lavdishme ka atë të Marubit mbas Kongresit të Lushnjës.
Aty janë absolutisht idealist të çështjes kombëtare. Janë patriotët e lartë, që
pastaj regjimi komunist shumicën i denigroi. I denigroi, por ato janë aty si
idealistë dhe që kanë bërë demokracinë e parë shqiptare. Në qoftëse kujton dikush se si tregohet në
filmin patjetër të bukur si intepretim “Koncert
në vitin 1936” problemi i Kongresit të Lushnjës, mund të kuptojë qartë se si
akademizmi, kinematografia, ideologjia dhe partia, e trajtonin pikërisht
Kongresin e Lushnjës. Aty, ato që kanë lindur mbas viteve të 1990-tës kur
shfaqet filmi, marrin vesh se “Ahmed Zogu” ka qënë një kundërshtar i
Kongresit.....!! Nejse, kështu e kemi të
“gatshme dhe të shpjegueshme” historinë në saj të Enver Hoxhës, por jo vetëm
atij. Janë dhjetra e dhjetra historianë të Universiteteve që nga Tirana dhe
Shkodra dikur në diktaturë, por edhe më vonë në çdo shkollë të mesme apo
fillore, që çdo gjë të shtetit shqiptar e lejonin përpara Enverit dhe Kongresit
të Përmetit, vetëm te Ismail Qemali dhe shumë pak figurat e tjera...por pastaj....!! Nuk dua të shkoj më larg se sa kaq, por më
duhet të them se “Kongresi i Lushnjës” ose bashkimi i vërtetë i Shqiptarëve,
për të bërë shtetin e tyre dhe krijimi i Tiranës si Kryeqytet, kur Shkodra
ishte akoma për faqe të zezë, administrim ndërkombëtar dhe nën sulm nga serbët,
kur Vlora ishte domen italian, kur Durrësi ishte me qeverinë e Esadit dhe
kërcënimi teritorial grek nuk kishte mbaruar qëndron shumë lart, tepër lart,
dhe duhet të jetë krenaria jonë kombëtare.
Nuk është bërë një keqdashje për Kongresin e Lushnjës vetëm për shkak të
Ahmed Zogut, apo njeriut më të rëndësishëm aty...jo!! Aty në fakt ishte edhe
Sulejman Delvina, Iljaz Vrioni, Abdi Toptani, Ndoc Çoba, Aqif Pashë Elbasani, Luigj Bumçi, Mehmet Konica dhe
Dr. Turtulli, Hoxhë Kadria, Sotir Peci, Ali Riza Kolonja, Eshref Frashëri, Idhomene
Kosturi që ishte në fakt dhe qeveria, por edhe shumë të tjerë. Cilin prej tyre
nuk e denigroi Enver Hoxha dhe akademizmi i tij politik dhe ideologjik. Po pra,
historianografia e trajtuar si e tillë në Shqipëri, dhe që ka sot e kësaj dite
qindra tituj doktorë dhe profesorë që
kanë denigruar një nga ngjarjet më madhore të Shqipërisë moderne dhe shtetit të
vërtetë shqiptar. Këto doktorë dhe profesorë kanë emrat e tyre në librat e
historisë (pa Kongresin e Lushnjes) dhe
njëri prej tyre sot mban fjalime pro Kongresit...!!? Me këtë gjë, Enver Hoxha dhe servilët e tij të
poshtër, të historianografisë që ndonjëri edhe sot nxjerr “bajga nga goja” nuk
kanë denigruar Kongresin e Lushnjës vetëm për Zogun...jo!! E kanë denigruar,
sepse nuk donin që shtetit shqiptar të formohej në këtë kohë dhe këtë formë. E
para, jo në këtë kohë, por mbas vitit
1944-tër, dhe jo në këtë formë, sepse ishte një formë e qartë dhe e mirë
demokracie, dhe përpara shumë vëndeve në ballkan. Po, ajo që nuk përmëndin as
historianët levendë të komunizmit dhe ato levëndë të demokracisë së sotme, por
që janë të indoktrinuar, është se forma kushtetuese e parimeve të Kongresit të
Lushnjës, është akoma më moderne se sa ajo që kemi sot dhe nuk kishte në
Ballkan më moderne se sa kaq. Ajo që duhet thënë
është edhe kjo: me datën 31 janar u
vendos Tirana si Kryeqytet, dhe padyshim qeveria e dalë nga ky vëndim
është absolutisht më e përgjegjëshmja jo vetëm deri atëhere, por edhe sot.
Enver Hoxha nuk donte kurrsesi një fillim demokracie të tillë, dhe për këtë
vrau dhe denigroi pothuaj të gjithë pjesmarrësit në këtë qeveri, dhe në këtë
asamble. Po absolutisht, dhe ky ishte një moment që duhet ti bënte politikanët
shqiptarë të mbas vitit 1991, që të
bënin rehabilitimin dhe nderimin e Kongresit të Lushnjës që bëri edhe diçka
tjetër, sepse i hoqi edhe mundësitë Esad Pashës, të vazhdonte ambicjet absurde
të zotërimit të Shqipërisë nga individi i tij. Kongresi i Lushnjës pastaj nga
të gjitha analet e fuqive të mëdha është respektuar....absolutisht po. U
detyruan...! Enveri.....jo! Në mbledhjen e pestë që u mbajt më 31 janar
pasdite, kongresi zgjodhi antarët e Senatit, dhe u vendos që delegatët të mos
shpërndaheshin derisa qeveria të merrte në dorë frenat e shtetit. Pas kësaj
mbledhje, atë pasdreke të 31 janarit të vitit 1920-të, kongresi u dha fund
punimeve të tija.
Shqipëria ishte në kaos dhe sidomos në
një shpërbërje politike dhe religjonare kishte turkoman dhe grekoman, por kishte
italianofilë dhe serbofilë dhe kjo është më se e vërtetë, kishte përkrahës së
Esadit dhe religjonet në ndasi kishin një handikap të madh. Korça ishte
franceze, Shkodra e modelit austriak, por në sulm serb dhe jugu në dorë të
italianëve si model dhe veprim. Administrata ishte një shërbëtore interesash të
dobëta dhe aspak kombëtare. Nga frika qeveria e Durrësit (nga frika e Zogut)
dorëzoi arkivat e saj në shkurt të 1920-tës dhe kështu modeli filloi të
unifikohej. Dhe....me 6 mars ndodh ajo që unë vazhdoj të përsëris dhe që është
ndihma e amerikanëve, pra me 6 mars 1920-të, SHBA-të dhe qeveria e saj, bën një notë proteste Fuqive të Mëdha, që tashmë e dinin se fuqia më e madhe është
Amerika me këtë përmbajtje: Presidenti amerikan Uillson, ripohon se nuk është e
mundur të aprovojë asnjë plan që i jep Jugosllavisë shpërblime toksore nga
krahinat e Shqipërisë në Veri....!!
Ngjarja më e madhe e Qeverisë së
Lushnjës mbas Kongresit ishte dhe përfundimi i administrimit ndëraleat i
qytetit më të madh dhe të rëndësishëm të Shqipërisë që ishte Shkodra pikerisht me datën
11 mars, kur gjenerali de Fortue u tërhoq, dhe kur kancelaritë tashmë ishin
bindur për teritoret e plota sëbashku me Shkodrën.... të Shqipërisë. Serbët në
fakt, tentojnë Taraboshin, por Ahmed Zogu vjen dhe shpall se “shteti shqiptar
ka shti në dorë qytetin e Shkodrës” por edhe administratën e saj në mesin e
marsit, duke qënë vetë ai Prefekti i saj. Shkodranët armatosen, nxjerrin valutë dhe
po ashtu krijojnë pushtetin e tyre në zyrën e Briotit, apo inxhinierit francez
të urës së Bunës. Futja e Shkodrës në administrimin e qeverisë së Lushnjës,
është edhe krijimi i vërtetë i shtetit teritorial shqiptar në të vërtetë. Kurse 27 marsi është fillimi i jetës së
vërtetë parlamentare në Shqipërinë moderne, dhe të një demokracie të vërtetë të
aplikuar. Në këtë rast, ka foto të
shumta ku shihen njerzit që më vonë kanë qënë kundërshtarë të fortë e që ishin bashkë dhe
si shëmbull është Zogu sëbashku me shumë e shumë të tjerë. Falenderohet populli nga asambleja,
presidenti Willson, urohet që Italia të bëhet stimuluese për mirë e shtetit
shqiptar, dhe tregohet ndjenjë e qartë e
vazhdimit të punës për krijimin e më vazhdueshëm të shtetit dhe demokracisë,
shtetit në funksionin pluralist dhe me zgjedhje. Më vonë Esad Pasha, sërish
tenton, por shtypet nga lëvizjet e Zogut dhe teritori fillon të kontrollohet
nga qeveria e krijuar në Lushnje, por që tashmë ka Tiranën si Kryeqytet. Shteti është i varfër dhe i vogël, por është
i stimuluar dhe me qënësi dhe seriozitet të madh, bën punën e palodhur që duhej
bërë.
Me datën 21 janar dhe si ditë e mërkurë
në orën 10-të paradite, është e vërtetë që është hapur mbledhja, por në të nuk
kanë marrë pjesë një pjesë e përfaqësuesve të Shqipërisë dhe jo vetëm ato të
Shkodrës dhe Lezhës, sikundër thuhet. Por duhej bërë hapja, dhe u bë në shtëpinë
e Kaso Fugës.U mblodh një komision i posaçëm prej 5-së vetash që u krijua prej Irfan Bej Ohri, Qazim Kokoshi, Kostaq
Kotta, Fasli Frashëri dhe Adem Peqini. Por u vendos që takimi të pushojë punët
deri në ardhjen e delegatëve. E këtë gjë sot duhet të kenë parasysh ato që me
të drejtë duan të respektojnë datën dhe orët e krijimit të shtetit të parë
modern shqiptar. Po, në se është apo jo datë vendimarrëse apo jo!
U
deshën 22 vite demokraci që Kongresi i Lushnjes dhe sidomos qeveria e dalë prej
saj, që asambleja apo parlamenti i parë, që senati dhe format e qartë
demokratike të ndara tashmë nga e kaluara orientale...të respektohet qartë dhe
haptas. Është një fat i madh, por besoj se në Shqipëri kur vijnë në pushtet
njerzit e ndryshëm, dhe që pak kanë kuptuar nga historia sëpaku e këtyre 100
viteve të fundit, janë me mos repekt për
Lushnjën dhe merren vetëm me Vlorën, pastaj kur kuptojnë respektojnë Vlorën,
por kuptojnë se shteti i parë ka dalë në Lushnje, dhe patjetër ky është edhe
veprimi që bota e njihte më qartë dhe më mirë, por edhe shqiptarët, arrinin të kuptonin më
qartë.
Tani
për mua nuk ka shumë rëndësi në se duhet 21 janari të jetë festë kombëtare dhe
që përkon me fillimin e takimit të delegatëve në Lushnje. Në fakt nuk i takon
marrjes së vendime të rëndësishme, kjo datë. Po...por çfarë ka për të ndodhur? Ka për të ndodhur se socialistët kur të
dëgjojnë datën 21 janar, do të bëjnë “conection” me 21 janarin e kaluar, ku disa
sulmuan ashpër kryeministrinë dhe disa u vranë përpara saj. E në saj të këtij
dualiteti absurd, do të ulet edhe figura e “Kongresit të Lushnjës”, që është
absolutisht nga veprat më të larta dhe të ndershme në historinë e shtetit dhe
kombit shqiptar. Pa Kongresin e Lushnjës, nuk do të kishin as shtetin dhe as
qeverinë, as pushtet më vonë dhe sidomos as teritoret e sotme. Po, as ato nuk
do të kishim, prandaj respektin e duhur, duke larguar në periferi si
politikanët që e kanë denigurar dikur, dhe po ashtu edhe historianët e
politizuar, por edhe njerzit që duan ta përdorin për kontradikta elektorale.
Ajo
që ka rëndësi është se: Kongresi i Lushnjës, krijoi Senatin, që u quajt më vonë
Këshilli Kombëtar, dhe ishte organ legjistativ, por ai kishte vetëm 37 anëtarë.
Afirmohen më forcë parimet e parlamentarizmit
si emërimi dhe shkarkimi i qeverisë nga Senati dhe kontrolli parlamentar,
ndaj pikërisht qeverisë. Ishte kohë e shkurtë që zgjati deri në zgjedhje, por
akti më i rëndësishëm ishte aprovimi i Statutit të Lushnjës, që ishte edhe
ligji kushtetues. Mjafton të shikosh foton e Marubit, që i ka bërë parlamentit
të parë normal shqiptar mbas Kongresit të Lushnjës, dhe kupton që nga veshja
dhe emrat, se sa serioz dhe i plotësuar ka qënë parlamenti atëhere me ato
burra. Mjafton ta shikosh foton, dhe kupton se duhen respektuar dhe shumë
biles. Sëpaku të fillojnë të respektojnë pa politikë brënda, kësaj rradhe. Po, por nuk besoj!!
Megjithatë
në foton e Marubit, janë bashkë, të majtë dhe të djathtë, të pasur dhe jo të
pasur, myslimanë të krishterë dhe katolikë e bektashinj, veriorë dhe jugorë, të
gjithë për parlamentarizmin e vërtetë. Po ishin....por që nga ajo ditë e deri
tani, kanë rrjedhur shumë e shumë ujra
armiqësie dhe mosmarrëveshjes, gjaku dhe egërsie mes njëri tjetrit, dhe ky çast
në foto ka mbetur i fundit kaq i lavdishëm. Po i pari dhe i fundit. Ajo foto
është e lavdishme, sepse është e papërsëritshme jo si kohë dhe
moment...thjesht, por si idealizëm kombëtar. Po, është një çast i vetëm deri tani....i vetëm.
Nessun commento:
Posta un commento