Kisha e Vaut të Dejës, ose
simboli i shkatërrimit të Monumenteve të Kulturës.
Koment
Besi
Bekteshi

Përse u shkatrrue ky monument i vetëm në Shqipni! Por më 15.08.1969, Prokuroria e Shkodrës e mbyll çështjen.
Nuk është rasti i vetëm për sa i përket prishjeve dhe
denoncimeve dhe unë mund të vazhdoj të citoj shkrimet që nxjerrin në dritë faktet
dhe në njërin thuhet: Strazimiri rreshton edhe precedentët e tjerë në rrethin e
Shkodrës e gjetkë, të shkatërrimit të monumenteve të kulturës. “Shkatërrimi i
kishës së Shën Mërisë në Vaun e Dejës është rasti i gjashtë i shkatërrimit të
monumenteve në rrethin e Shkodrës. Para
disa vjetëve janë hedhur në erë dy monumente të rëndësishme, bezisteni dhe
hamami në breg të Bunës, dëmtuar monumenti i kulturës, pronë e Musa Dulja etj. Shkatërrimi
i bezistenit dhe hamamit, u bënë me paramendim natën, me qëllim që të viheshin
para faktit të kryer. Edhe këto raste i kemi denoncuar në Prokurorinë e rrethit
të Shkodrës, por çështjet u pushuan.
Po, në Shkodër, janë prishur në atë kohë
disa monumente kulture me aprovimin e pikërisht instituciove përkatëse.
Bexhisteni dhe i gjithë pazari i Shkodrës, është një nga humbjet kolosale
kulturore dhe e fundit është Xhamia e Parrucës. Aleksandër Meksi, ose njeriu që
ka qënë dhe ka përjetuar mirë situatën e viteve 1967-70-të thotë në një
intervistë kështu: Duhet të ketë qenë viti 1971, kur Gani Strazimiri, drejtori,
i prezantoi Enver Hoxhës rreth 100 diapozitivë të monumenteve të kulturës në
gjithë Shqipërinë. Kur mbërriti te rrënojat e Kishës së Shën Mërisë në Vaun e
Dejës, drejtori i tha se ajo tashmë ishte kthyer në gërmadha dhe duket përmendi
edhe emrat e autorëve. Duhet të ketë përmendur emrat e autorëve, sepse këtë e
nxjerr logjika, pasi përgjigja e Enver Hoxhës ishte: “Sa keq që këtë dëmtim e
kanë bërë njerëzit tanë”. Pra Enveri e dinte se cilët e bënë dhe këtë do ja
ketë thënë drejtori Strazimiri, që pas takimit ua rrëfeu të gjithëve. Pra kur
vetë kreu absolut i shtetit mori në mbrojtje shkatërruesit, kjo do të thotë se
vlera e trashëgimisë kulturore shqiptare ishte në një tjetër plan, vënë
përballë luftës kundër fesë.
Gjithsesi mbetet që kjo kishë u hodh në
erë dhe është shëmbulli më tipik i absurdit ekstrem të shkatërrimit të
monumenteve të kulturës. Kisha e shekullit XIII e përcaktuar mirë dhe e
arkitekturës romano-gotike ka rrënojat e saj të vogla të cilat i fotografova dhe
që kanë mbetur nga shkatërrimi, nga marrja për digën dhe ndoshta ndonjë banesë,
dhe besohet se aty duhet të ketë qënë dhe varri i princit të Danjës Lek
Zaharisë. Mbytet nga Drini herë herë, por alteri i vogël është aty.
Çfarë ndyshon sot?
Sot ka ndryshuar motivi i shkatërrimit.
Në fund të fundit, pjesa e madhe e monumenteve të kulturës në diktaturë u
ruajt. I mirëmbajtën dhe shkatërrimi i kishave ndër të cilat ajo e Lek Zaharisë,
është ndoshta humbja më e madhe dhe vinte si pasojë e idiotizmit kriminal diktatorial
kundra religjonit se sa kundra kulturës. Sot në fakt, është makabriteti
“kapitalist”. Sa e sa monumente kulture
si shtëpi janë shëmbur për të ndërtuar monstra betoni. Vetëm në Shkodër janë
mbi 10-të syresh dhe sa e sa në Shqipëri, janë lënë të degradojnë dhe pastaj të
shëmben për të ndërtuar betone të lartë mbi 10-të kate! Sa zona të ruajtuara
ose të ashtuqajtura të mbrojtura janë dëmtuar rëndë? Mbi rrënoja dhe site
arkeologjike 2500 vjeçarë janë hedhur beton. Me shtesa absurde dhe leje të gabuara?
Në qoftëse në diktaturë ishte një idiot që jepte urdhur për dinamit, deri sot
ka pasur maskarenj që rrënonin dhe pastaj paguanin për të marrë leje të këqia.
Sa vënde arkeologjike janë vënë nën betone jo vetëm në Shkodër dhe Durrës, por
dhe Lezhë dhe kudo në Shqipëri?! Janë dhënë leje dhe ka qënë vetëm IMK-ja dikur,
që ka transformuar statusin e Monumentit të Kulturës për shumë syresh, për të hapur
rrugën e ndërtimeve absurde. Kanë bërë më tepër krime nga 90-të deri sot, shumë
më tepër se sa në kohën e Enverit. Disa prej këtyre krimeve janë bërë dhe me letra
të firmosura. Unë uroj që sot kjo gjë që ka ndryshuar të përfundojë dhe të
fitojë liria e të qënit një shtet i qytetëruar. Ministria e Kulturës dhe
Instituti i Monumenteve të Kulturës janë shumë ndryshe, por dhe me ide tepër të
mira se sa dje.
Kisha e Vaut të Dejës është simboli i
prishjes së një Monumeti Kulture. Ajo në fakt, do një projekt të mirë studiuar,
dhe duhet bërë një simbol i tillë. Pikërisht ajo kishë, që është në
dhjetëmijëlekësh, duhet të ketë ditën e saj, për të bërë dhe sensibilizimin,
kurdo që një monument ose trashëgimi e tillë rrënohet, transformohet apo
dëmtohet.
Ajo është simboli, dhe ky simbol duhet
ngritur në një trajtë të mundëshme që lejon dhe ligji. Ka bazamentin e saj, ka
artefakte të ruajtura të mureve të vjetër, dhe ka dhe mundësinë e sotme të
dëshirës së mirë në Ministrinë e Kulturës. Do të ishte vërtetë një mrekulli, në
qoftëse në këto bazamente ngrihet një tempull i cili tregon jo vetëm se kush ka
qënë atje, por dhe si është historia, dhe për më tepër se është dhe “simboli i trajtimit
të egër dhe pa shpirt të monumenteve të rralla të kulturës tonë kombëtare”. Një
diçka e tillë sigurisht që duhet.
Nessun commento:
Posta un commento