Opinion
Besi
Bekteshi
Që
në fillim të shkrimit, më duhet të definoj për një diçka të rëndësishme si
modeli më i madh kulturor dhe art në vete, si trashëgimia e fotografisë
shqiptare. Një trashëgimi, që na nxjerr pothuaj të parët në Ballkan, dhe shumë
afër botës. Padyshim një nga kryeveprat tona kulturore.
Në
fakt “fototekë” si definicion, është vëndi që konservohen për qëllim studimi
dhe dokumentimi arkivi fotografik.
Dikujt i duhet ta lexojë mirë, por dhe perceptojmë mirë këtë gjë. Që nga
viti i famshëm 1970-të, kur Gegë Marubi, në shtrëngim apo me dëshirë, i dhuron
shtetit shqiptar pasurinë familjare të tij, ka zanafillën shtetërore fototeka
jonë “Marubi”. Po e përsëris, modelin shtetëror dhe kombëtar, sepse dëshira
private mund të kenë qënë më përpara. Kemi ardhur në vitet 2014-të, dhe tashmë
ky emër, ky definicion, nuk mund të mjaftojë. Madhësia e inventarit, famës,
krijimtarisë, punës dhe sidomos trashëgimisë, i kalon shumë përmasat e një
fototeke. Jam i bindur se dikush në Shkodër, mund edhe të mos jetë dakort, por
kjo nuk është në fakt, mënyra për të penguar një diçka më të madhe, dhe të
meritueshme për fotografinë shqiptare. Biografinë dhe historinë e saj,
vjetërsinë dhe krenarinë morale të shqiptarëve për një art, që e kanë pothuaj
baraz me ato që e kanë shpikur. Dakort?!
Idea
mbizotëruese sot në Ministrinë e Kulturës, është shumë e sinqertë,
bashkëkohore, e rëndësishme për trashëgiminë e fotografisë, dhe artit të tillë
në Shqipëri. Me mjediset e reja, propozimi dhe momenti projektues, është për
Muzeun Kombëtar të Fotografisë.
Për
dikë që kujton se muzeu është diçka pa rëndësi, mund të definoj se kush është
një muze, dhe çfarë kuptojmë me një muze dhe nuk është fjala të shikosh në
fjalore që ju ka ikur koha. Muzeum, është “një mjedis ose kompleks mjedisesh i
përshtatur për përmbledhje dhe ekspozimin për publik, të veprave të artit,
objekteve të rralla dhe rëndësishme historike, kulturore, shkencore, por dhe i
destinuar për të përmbledhur kuadro, galeri, pinakotekë etj etj!?
Nuk
dyshohet se një Muze fotografie, ka shumë e shumë mjedise, kurse një Fototekë
ka destinacion shumë të vogël në krahësim dhe këtë besoj e kuptojnë pa dashur
të fyej askënd, edhe njerzit jo kaq shumë të “elaboruar” në këtë fushë. Duke
pasur fatin të punoj në Muzeun Historik të Shkodrës, kam nderin të di dhe
historikun e ndarjes së Fototekës nga ky muze, faktet gjithashtu dhe
madhësinë e çështjes. Kam dhe fatin, të
jem krijues dhe realizues i një pinakoteke të rëndësishme në Shkodër.
Ministria
e Kulturës, ka një sens të mirë kësaj rradhe për këtë fakt, dhe kërkon realisht
të çojë disa shkallë më lart pikërisht këtë trashëgimi kulturore të lindur dhe
zmadhuar në Shkodër, dhe pastaj të përhapur në të gjithë Shqipërinë.
Por
shikoj, se ka pengesa edhe nga momente administrimi qoftë dhe në Shkodër, por
dhe te ide konservatore në kuptimin “jo ruajtës” por jo bashkëkohor dhe miqësor
që nuk e duan këtë rritje në madhësi të pikërisht kësaj fototeke, e cila tashmë
për mua ka mbaruar rolin e saj si madhësi reale e kësaj trashëgimie. Poblemi
është te modeli, dhe unë për të mos u larguar nga vëndi i ardhjes së fotografit
të parë dhe gjigand italo-shkodran, që është Pietro Marubi, mund të propozoj
dhe në ngjashmëri pikërisht modelin fiorentin të “Museo Nazionale Alinari
della Fotografia” dhe që është nga më të rëndësishmit si formim në Europë. Është pikërisht afërsi me ne, sepse aty ishin
“Vëllezërit Alinari” si te ne “Dinastia Marubi” dhe qartësisht në 2006-tën ky
muze kombëtar në Firence, u bë akoma më i madh si rëndësi. Mund të shikohet qartësisht në http://www.mnaf.it/.
Ka fondacionin “Alinari”, (ne kemi sëpaku 20-të vite që nuk
kemi bërë në Shkodër “fondacionin Marubi”) dhe ka një kompleks të respektueshëm
ekspozicioni permanent dhe galeri, jo permanent dhe didaktik dhe për jo shikuesit etj etj. Niset si bazë të “Fratelli Alinari”, dhe
pastaj zgjerohet e zgjerohet, me kryevepra të larta italiane në fotografi. Por,
dhe në botë. Ka lidhje të gjithanëshme me institute të tillë preztigjozë në
botë, dhe ka sëpaku gjashtë manifestime paraqitëse dedikuar fotografisë.
Hapsira e vazhdueshme-permanente i është dedikuar historisë (e theksoj) dhe
teknikës të fotografisë. Ekspozohet materiale fotografike orgjinale të epokës,
teknike të ndryshme, por në mënyrë të qartë autorët më të mëdhej të
fotografisë. Perkosi apo rrugëtimi muzeor është i ndarë në shtatë seksione si
një rrugë historike (e theksoj) e shikueshme dhe lexueshme ,e referenca të
mjueshtrave të lartë. Pastaj ka seksrionit didaktik mësimor për shkollarët,
shtimjin e interesit dhe punët e mjeshtrave. Pastaj dhe muzeu për “non vedenti”
me modelin “Braille” që në Shkodër është aplikuar disi në muzen e Rozafatit.
Bashkëpunimi është me shumë institucione si kombëtare italiane dhe në botë, dhe
ekspozicionet e historisë së fotografisë dhe të mjeshteave të saj, janë
absolutisht të mirë rregulluara. Ky muze, është një bazë historike e
aktivitetit të vëllezërve Alinari, një nga më të rëndësishmet firma të
fotografisë italiane, e lindur në Firence, dhe e njohur në botë, dhe që ka si
detyrë të jetë dëshmitare e historisë së fotografisë dhe pastaj dhe një vënd
për të zbuluar, njohur dhe thelluar përthyerjet estetike të ndryshme si teknikë
të fotografisë thuhet në sit. Është muze Kombëtar, pra Kombëtar!
Perkorsi-guida,
paraqitës në muze është i ndarë kështu: A- Hyrja dhe bookshop, B-Hapsira Mostre
Temporanee dhe pastaj, 1- origjinat e fotografisë, 2-koha e artë e fotografisë,
3-eventet avangardiste,4- imazhe transparente, 5-fotografia e ruajtur dhe
albumet fotografikë 6-hap pas hapi aparatet fotografikë nga 1839-ta dhe deri në
vitet 2000-jë 7- rreth fotografisë. Salla të mrekullueshme që tregojnë
historinë e vërtetë dhe autorët e lartë.
Kanë
paraqitur jo vetëm fotografinë Alinari, sigurisht, por lartësinë italiane të
fotografisë. Ky muze, është absolutisht një institucion që përbën një siguri
prezantimi dhe modeli të jashtëzakonshëm në Itali dhe në botë. Patjetër që në
brëndësi funksionon dhe fototeka, sepse vetëm arkivin online të shikosh mbetesh
pa frymë, nga autorët dhe veprat e artit në fotografi. Po ashtu bookshop-in,
dhe veprat në të që nga librat, imazhet dhe objektet. Pastaj gjen restaurimin,
katalogimin, digitalizimin, analizën e pronësisë dhe asikuracionet. Gjithashka
që bën serioziosht në Muze Kombëtar, dhe që nuk e bën një Fototekë qoftë dhe
kombëtare. Dikush që nuk është me ide të qarta rreth kësaj i gjen të gjitha
këto në http://www.alinari.it/.
Mirëpo
një demencë e çuditëshme, pikërisht kësaj inisiative të madhe të Ministrisë së
Kulturës, dhe ideve akoma më lart saj, nuk do ti shikojë rezultatin, dhe luhet
me jo kombëtare por rajonale, jo nuk duhet të jenë autorët e tjerë (askush nuk
do të marrë pronësinë dhe fotot apo lastrat dhe negativët, por autorët e tjerë
duhen përmëndur në historinë e fotografisë), jo nuk ka nevojë për një muze të
tillë, por për vetëm një sallë etj etj.
Tashmë
kjo demencë duhet kapërcyer, dhe kaluar në fazën e rëndësishme të projektimit
të këtij muzeu, që duhet të përmbledhë brënda tij edhe fototekën Marubi.
Sorrollatjet ( i konsideroj të tilla kur nuk propozojnë, por mohojnë dhe
negativizojnë çdo gjë) nuk vlejnë më. Duhet ndërtuar Muzeu Kombëtar “Marubi” i
Fotografisë. Po, në vëndin ku fotografia ka lindur nga ardhja e italianit të
madh Pietro Marubi, i shkodranizuar dhe pranuar nga familja Kodheli për të
lindur pastaj dinastinë Marubi në Shkodër, dhe Shqipëri. Po, ky art dhe dinasti
fotografike në Shqipëri, ka bërë dhe historinë e duhur dhe për këtë, duhet një
Muze Kombëtar. Tani kushtet janë, me ndërtesën e re.
Nessun commento:
Posta un commento