Shkodra

Shkodra
Shkodra Town

giovedì 9 febbraio 2012

Kush ishin forcat shumbëkombëshe të pushtimit në Shkodër, të vitit 1913?
Të parët në Shkodër, kanë hyrë marinsat e forcave shumëkombëshe.


Dossier-koment
Besi Bekteshi*
Situata e pushtimit të Shkodrës dhe sulmet e Malit të Zi i ndihmuar nga Serbia, kishte bërë që diplomacia botërore të lëvizte fort në drejtim të lëshimit të qytetit të masakruar, që po rezistonte me shpirt në dhëmbë.  Normalisht që janë thënë shumë e shumë detaje, të arritjes deri në këtë pikë, janë treguar shumë e shumë veprime, si luftimi dhe diplomacie, dhe po ashtu dhe ndërthurrje interesash të fuqive të mëdha, por patjetër që është interesante të dihet se kush janë ushtarakisht dhe numerikisht, forcat shumëkombëshe që pushtuan Shkodrën, ose ato që e larguan fuqinë malazeze nga qyteti. Pikërisht ato forca të cilat morën në dorëzim qytetin edhe nga garnizoni i mbetur turk.
Futja e forcave ushtarake shumëkombëshe në Shkodër, është një “pushtim me marinsa”. Po, Shkodra është pushtuar, apo çliruar, si në rastin fatlum mund të konsiderohet, nga forca jo tokësore. Nëpërmjet teritorit të saj të lakmuar, të rrethuar nga tre anë më ujë, Shkodra është bërë një qytet kryesor i kohës së atëhershme, të një prove me pushtim teritorial nga fuqitë e mëdha, por edhe ato të interesuara, me anën e anijeve dhe forcave të marinës
Me 9 maj të vitit 1913, zbarkuan dhe u dislokuan për pak ditë në Shkodër, forcat navale dhe ato ishin 1000 marinsa që ndaheshin me britanikët 250 marinarë, austro-hungareze 300 marinarë, italianë 200 marinarë, francezë 150 marinarë dhe gjermanë 100 marinarë. Kurse president i Komisionit Ndërkombëtar për të qeverisur Shkodrën u vendos  nën Admirali Burney dhe anëtarët e tjerë ishin, austrohungarezi kundradmirali Njegovan, italiani Patris si admiral, po ashtu dhe francezi Commodore, kapiteni gjerman von Klitzing dhe komandanti i korvetës austriaku Welsersheim.
Futja e plotë e kësaj force përfundoi në 14 maj të 1913, dhe mbasi kanë hyrë rreth 750 forca, deri në fund kanë ardhur pra edhe 250 forca të tjera me anijet austriake “Scutari” dhe nga anijet italiane “Jolanda” dhe “Mafalda”, pikërisht në pontilin dhe doganën e Shkodrës. Në momentin e dytë, kur është bërë paraqitja e forcës së përbashkët dhe ngritja e flamurëve, nga komandati turk Bekir, forcat kanë marrë në dorëzim rregullisht qytetin, dhe kalanë, por edhe institucionet e tjera. Më vonë trupave rrethuese dhe pushtuese malazeze, ju është çuar vetëm mesazhi zyrtar nga forcat shumëkombëshe dhe në mënyrë të menjëhershme me të marrë këtë “mesazh”,  ato kanë lënë përfundimisht qytetin dhe rrethinat e afërta. Grupi austriak, ka zënë vënd ditën e parë në konventin e jezuitëve, por me to kanë qënë dhe “xhaketat blu” të gjermanëve. Por shumë pak ditë më pas, pothuaj të gjithë marinsat janë dislokuar te ish gazermat turke. Një nga veprimet e para ka qënë ngritja e menjëhershme,  e pesë flamujve të ushtrive të fuqive të mëdha. Veprimet e tjera të marinsave, sepse kështu duhet të quhen realisht ishin “lëshimi i një njoftimi banorëve të qytetit, duke ju krijuar bindjen e mbarimit të luftës, qëllimit të ardhjes së forcave të marinës dhe qeverisjes tashmë të qytetit nga ato”. Në po atë ditë, mbas orës 2 në pas ditë, është hequr edhe bllokimi detar internacional që fillonte në Tivar, dhe ishte patjetër deri në Shkodër. Që nga 15 maji qyteti i madh i Shqipërisë që numëronte në atë kohë rreth 34 mijë banorë sipas një dokumenti, por nga disa të dhëna të ushtrisë austriake jo më tepër se 26 mijë, po qeverisesh nga Admiraliati që kishte fuqinë legjistative dhe ekzekutive. Normalisht u instaluan entet arsimorë dhe financiarë, më mënyrë të rrufeshme. Qyteti i Shkodrës, u nda në pesë rajone dhe secili komandohej apo qeverisej, nga një komandant i pesë fuqive. U caktuan trupat ushtarake të policisë dhe rojeve, por edhe të zjarrfiksave dhe të gjitha këto u arritën vetëm brënda tre ditësh. Kapiteni gjerman von Klitzing u emërua në mënyrë kaluese si guvernator i qytetit.
Ky ishte “pushtimi” nga marinsat dhe forcat detare në Shkodër, por mbas tyre, erdhën pak nga pak, edhe forcat tokësore duke vendosur përfundimisht edhe komandën dhe qeverisjen e plotë të Shkodrës. Britanikët ishin më të shpejtët dhe erdhën me 8 qershor, me anën e kryqëzorit të madh HMS Black Prince me 339 ushtarakë në bord dhe kishin brënda edhe pjesë nga batalioni West-Yorkshire, regjiment të fanterisë, pjesë prej 42 ushtarakësh nga Malta me nën kolonelin e famshëm Phillips. Gjermanët sollën majorin Paul Shcneider nga Kiel dhe 115 njerëz . Kanë ardhur nme anën e “SMS Breslau” dhe po ashtu italianët me 25 qershor në bord të “Marghera” dy kompani te regjimentit 24 të fanterisë, por dhe një ploton i artilerisë, shtatë plotone të pushkatarëve që bënin 437 njerëz sëbashku, erdhën dhe 40 ushtarakë të tjerë të komanduar nga nënkolonel Vigliani. Austrio-Hungarezët erdhën me 509 njerëz, të cilët kishin kaskat e tyre origjinale dhe komandohesin nga koloneli Ottmar Kailer. Kurse francezët, erdhën me piroskafin “Le Balcan” me 204 forca të garnizonit “Hyeres” si regjimenti kolonial me në komandë kapitenin Coulas dhe më francezët i gjithë dislokimi ushtarak dhe modifikim i i tij me anën e forcave të reja që ishin kryesisht tokësore kishte mbaruar.
Mbas komandës së sir Cecil Burney si admiral, komanda ju kalua, dhe më vonë edhe si Guvernator i qytetit të Shkodrës, njeriut që e njihte më mirë dhe kishte edhe besimin e përgjithshëm të fuqive të mëdha, kolonel Phillips, i cili më vonë është bërë gjeneral brigate.
Nga dokumentat e shumta të trupave të pushtimit dhe kohës në vitet 1912-19 në Arkivin e Shkodrës, ka përveç të dhënave dhe foto të cilat tregojnë pikërisht forcën shumëkombëshe e cila është dislokuar në qytetin më të madh të Shqipërisë.

* Historian, Përgjegjësi i Arkivit të Muzeut Historik Shkodër
        besibekteshi-info.blogspot.com


Nessun commento:

Posta un commento