Vlerësimi i lartë i kombit shqiptar nga perendimorët, një motiv krenarie për 100 vjetorin e Pavarësisë.
Opinon-koment
Besi Bekteshi
Në një foto të vjetër në Arkivin e Muzeut të Shkodrës, duket Edith Durham në krye të disa luftëtarëve malësorë dhe shkodranë, të cilët janë në pozicione. Normalisht pastaj një dorë e kujdesëshme ka shkruar edhe disa vlerësime të saj për racën dhe kombin tonë. Por unë sot, po ndalem te një nga thëniet lapidare të saj në vitin 1905-së e cila po realizohet sot. Në librin e titullar “The burden of the balkans” shqiptaromadhja thotë: "I assure you they are Bismarcks — veritable Bismarcks. Some day they will demand, and Europe will have to give them what they ask!"- Unë ju siguroj se ato..shqiptarët...janë Bismarks-Bismarkët e vertetë. Një ditë, ato do të kërkojnë, dhe Europa do të duhet t’ju jap atë që kanë nevojë....! Por ajo vazhdon: Ato mbajnë fjalën e dhënë, dhe munden të jenë përgjithnjë të ndershëm...!! Në fakt, nuk është fjala në se janë gjermanët përpara nesh, se kjo është e ditur si pellazgë dhe ilirë që jemi, por se jemi popull perendimor dhe në natyrë për të qënë gjithmonë të tillë. Në të vërtetë kemi treguar se kemi mbajtur fjalën në lidhje me perëndimin, dhe perëndimi e ka vërtetuar sot këtë gjë duke na dhënë atë ç’ka duhet të na jepnin. Sigurisht një Shqipëri në NATO dhe afër BE-së, dhe pavarësia e Kosovës e vërtetojnë edhe profecinë emblematike të zonjës britanike dhe shqiptare njëkohësisht. Por David Herbert Croly, i cili ka qënë një lider intelektual, editorialist, filozof politikan dhe bashkëthemelues i revistës “The New Republic” thotë për shqiptarët në volumin nr 5 të vitit 1915-të kështu: Shqiptarët janë populli më i vjetër i ballkanit, dhe kanë qënë në sundim të maleve të tyre prej kohësh së kujtuara. Ato rrjedhin nga pellazgët e vjetër dhe gjuha e tyre është çelësi, për emrat e zotave, dhe heronjve të Homerit. Asnjë racë tjetër nuk mund të ketë pretendim të vlejtëshëm për teritorin në zotërim të shqiptarëve....!! Më qartë dhe më thellë se sa kaq, nuk mund të vlerësohen raca dhe populli jonë në vitin 1915-të.
Në vitin 1919-të “ New York Times” shkruante: Është tashmë mirë e konsoliduar se shqiptarët janë direkt pasardhësit e të parëve arjanë, që ishin të prezantuar në epokën historike nga tributë ilire, maqedonase dhe epiriote. Saktësisht kjo në New York Times - current history: the European war, Volume 17-të, dhe tregon se si në atë kohë kjo testate e rëndësishme e botës bënte një politikë proshqiptare kur vëndi vuante, dhe ishte në formim shtetëror. Asnjë dyshim se testata donte që shqiptarët të vendoseshin në rradhën e popujve elitarë të botës. Por testata tjetër e madhe “ The Indipendent” në vitin 1913-të, kur Shqipëria sidomos në Shkodër ishte në rrezik të madh shkruante: Në periudhën antike, Albania-Shqipëria e veriut ishte e njohur si Iliria, kurse jugu si Epiri. Ja një eksperiment i rrallë për tu testuar – formimi i shteti i përbërë nga një popull që ka mbetur primitiv, me një antikitet të pa ndërprerë në zëmër të Europës për 3000-jë vite....! Kjo e botuar në “The Independent”, Volume 75 dhe si original në "University of Michigan". Normalisht që ishte e kuptueshme qartë se çfarë po kërkohej nga perëndimi për të bërë dhe kuptuar .... për shqiptarët. Akoma më shumë “North American Review” ka qënë revista e parë letrare në SHBA, e themeluar në Boston në vitin 1815-të nga gazetari Nathan Hale ku në vitin 1929-të shkruhej: Historianët kanë vërtetuar në përgjithësi se shqiptarët janë grupi racor më i vjetër i ballkanit, një grup banorësh përpara helenëve në gadishull....nga momenti që rrënjët e kësaj gjuhe – shqiptare, gjinden më përpara në antikitet, mund të vlersohet nga fakti se janë prova që emrat e hyjnive greke dhe disa fjalë në greqisht, kanë ardhur nga gjuha shqip...!! E gjitha kjo në “The North American review”, Volumi 227 dhe autorë Jared Sparks, Edward Everett, James Russell Lowell, Henry Cabot Lodge të edituara nga “University of Northern Iowa”, 1929. Patjetër që kishte edhe në këtë kohë një ngritje të madhe të vëmëndjes sidomos në SHBA, për shqiptarët dhe racën e tyre të vjetër, por dhe të një gjuhe të rëndësishme. Për të mos e lënë vetëm perëndimin në vlersime mund të theksoj se edhe Aristoteli thotë në antikitet se: Thonë se Ilirët, të quajtur Taulantë, bëjnë verë nga mjalti....dhe shpjegon se si kryhej ky veprim.
Njeriu i albanologjisë dhe fotografive të jashtëzakonshme për Shqipëtarët ose Maksimilian Lambertz shkruan se: Historia e vërtetë e njerzimit do të shkruhet vetëm kur shqiptarët do të merrin pjesë...!! Kjo është në “Albanien erzählt: ein Einblick in die albanische Literatur. Übersetzt und herausgegeben. Literatur der Volksdemokratien, 7” (Berlin: Volk und Welt 1956)
I njohuri Charles Woods thotë në librin e tij “Turqia dhe fqinjët e saj” kështu: Shqiptari është një burrë me devocion deri në vdekje. Kur është marrë në shërbim, ai jo vetëm që është një punëtor i sigurtë, por edhe një mik besnik dhe i sinqertë në të gjitha, por dhe mbrojtës i dobishëm në vështirësitë eventuale që dalin....!
Në vitin 1888 Edgar. L.Wakeman mbas shumë kërkimeve thotë këtë për gjuhën e shqiptarëve – Gjuha e shqiptarëve është gjuha e ilirëve antikë, por edhe shumicës së maqedonasve dhe ndoshta e grekëve shumë më tepër se sa kufijtë e sotëm....!! Këtë gjë e ka deklaruar në "The current", Issues 238-252 botuar në Journal, magazine : Chicago, lll. : Edgar L. Wakeman, 1883-1888.
Në “Les pays balkaniques (1915)” gjenerali Gustave Niox me editor Delagrave, Paris, i publikuar për herë të parë në vitin 1883 në “Géographie militaire” shkruan ndër të tjera se...shqiptarët thuhet se janë një nga racat më të bukra dhe kurajoze...!
Kurse Eugene Pittard thotë për kurrajon e shqiptarëve se...kjo është një nga virtutet parësore si për burrat dhe për gratë. Gratë suljote ishin shqiptare të vërteta. Do të mbeten në histori për shëmbullin e tyre dhe askush nuk mund të jetë si ato...!!
Në librin The Balkan Wars, 1912-1913 me autorin Jacob Gould Schurman, ky i fundit shkruan: Edhe pse fuqitë e mëdha ju kanë dhënë një gurvernant, princin gjerman Wilhelm Vid, aty nuk ka një shtet të organizuar. Shqiptarët janë një nga racat më antike të Europës në mos me antikja….por ato nuk kanë pasur kurrë një shtet të tyrin…!
E sërish Eugene Pittard thekson se...shqiptarët janë pasuesit më autentikë të ilirëve antikë. Ato zënë një hapsirë ku para ardhësit e tyre, kanë ditur të mbrojnë me një heroizëm pa asnjë krahësim. Kujtohen vështirësitë ushtarake që janë detyruar të përballojnë romanët kur donin të pushtonin Ilirinë. Është e njohur që shqiptarët nuk kanë qënë kur të thyer në gadishullin ballkanik nga otomanët. Historia e Skënderbeut nuk është harruar..!!
E sërish Eugene Pittard thekson se...shqiptarët janë pasuesit më autentikë të ilirëve antikë. Ato zënë një hapsirë ku para ardhësit e tyre, kanë ditur të mbrojnë me një heroizëm pa asnjë krahësim. Kujtohen vështirësitë ushtarake që janë detyruar të përballojnë romanët kur donin të pushtonin Ilirinë. Është e njohur që shqiptarët nuk kanë qënë kur të thyer në gadishullin ballkanik nga otomanët. Historia e Skënderbeut nuk është harruar..!!
Ka edhe shumë e shumë të tjerë që kanë ngritur koshiencën kombëtare tonën, i kanë dhënë të drejtë racës dhe gjuhës, apo historisë tonë, dhe kjo është për këtë 100 vjetor të pavarësisë një diçka që duhet etiketuar me një respekt të madh.
Gjithsesi të huajt e ndryshëm kanë dalluar se në historinë tragjike, por edhe fatlume të një populli i cili ka pasur vështirësi të mëdha, bën pjesë kurrajoja, trimëria dhe trashëgimia e madhe kulturore dhe gjuhësore.
Kjo është edhe ndihma më e madhe që i kanë dhënë individë të tillë të spikatur, pikërisht shqiptarëve në kohën kur vendoseshin fatet e Shqipërisë, të krijimit të shtetit shqiptar. Të tillë të huaj duhet të nderohen absolutisht njësoj si rilindasit tonë, luftëtarët e lirisë dhe pavarësisë.
Kjo është edhe ajo që mund të bëjmë ne, duke i vendosur edhe një sasi të madhe të njerzve të perëndimit, të historinëve dhe albanaologëve që njohën dhe vlerësusan lart historinë dhe shqiptarin, si racën me antike në Ballkan dhe Europë. Pikërisht asaj Europe të cilës sot, ne duam ti bashkohemi politikisht dhe ekonomikisht.
besibekteshi@gmail.com
Historian, pergjegjesi i Arkivit te Muzeut Shkoder
Nessun commento:
Posta un commento