Respekt për
shtetin e parë perendimor shqiptar.
Opinion
Besi Bekteshi
Për numrin e
popullsisë, dhe për vetëm 100 vjet pavarësi, tanimë që po afrohet pikërisht
dita e madhe e 100 Vjetorit të Pavarësisë, ne jemi populli që kemi definuar dhe
kemi ngritur histori më me shumë tradhëtarë në Europë. Padyshim që nuk na nderon kjo gjë. Nuk është vetëm problem i historianografisë
komuniste kjo, patjetër që është faji i saj, por ka shumë përgjegjësi edhe
vonesa në shtetin unitar dhe ngrehinën shtet, që ne e kemi të fundit për kohën
në Ballkan.
Padyshim që sjellja
e eshtrave të Mbretit Zog I-rë në Shqipëri, është një moment i shkëlqyer jo
vetëm në historinë tonë, dhe vendosjen e saj në rrafshin e duhur, por edhe një
ndreqe të fajeve të mëdha në drejtim të modelit paqtues të shpirtit të kombit,
dhe shqiptarëve në përgjithësi. Nuk mund
të jetë ditë e ndarjes respekti ndaj Mbretit Zog, por ditë bashkimi, edhe pse
në dekada e dekada, ka mjaft hije, ka mjaft ngërçe, dhe thyerje zemrash, që të
bëjnë të ulurish për fatin e keq në të cilin ka udhëtuar një popull i dalë i
fundit në perëndim, edhe pse është një model klasik i etnogjenezës
europiane. Prehja në vëndin e tij, është
një respekt për shtetin e parë padyshim properendimor që Ahmet Zogu në fund të
fundit ngriti. Sot e kësaj dite, çdo
kush që tenton të mësojë për historinë e Mbretërisë Shqiptare, ka në kërkim
mijra e mijra faqe interneti për kostumografinë e asaj kohe, monedhat,
filatelinë, postkardat dhe elementët shtetërues që në fillim Shteti Shqiptar
dhe pastaj Mbretëria e Shqipërisë, kanë lënë në kohë. Janë më të
rëndësishme ato për vlerën dhe sasinë që kanë, se sa pastaj shtatë
dekadat që vijnë. Mund të diskutohet
mjaft dhe mund të polemizohet shumë mbi regjimin apo edhe politikat e Zogut,
por ka disa fakte që askush nuk i diskuton qënësisht dhe nuk mund ti hedhë
poshtë. Askush nuk mund të hedhë poshtë
bërjen e vëndit laik dhe me kushtetutë. Përkundrazi,edhe regjimi diktatorial
edhe pse mohonte dhe demulonte....ruajti një model të tillë të shtetit. Askush nuk mund të mohojë formimin e bankës
Kombëtare Shqiptare dhe lekut shqiptar. Askush nuk mund të mohojë dhe vazhdoj të them mund të kritikojë,
por nuk mund të mohojë.... krijimin e ngrehinës së shtetit shqiptar si model
perendimor edhe pse kishim dalë nga një prapambetje e jashtëzakonshme. Po,
kishin dalë shumë e shumë pas fqinjëve tanë në ballkan, të cilët kishin fituar
shumë më përpara pavarësinë nga Otomanët dhe po ashtu shumë më përpara kishin
fituar edhe autonominë. Ne jo...sepse filluam vonë bashkimin e interesave
patriotike dhe anti otomane. Askush nuk
mund të mohojë shtetin e parë modernë që edhe pse me shumë probleme kishte
shtyp... të ...pothuaj lirë dhe pluralizëm edhe pse të kontrolluar. Njerzit e
dalë nga viti e madh 1920....këtë kanë kërkuar.... edhe pse ishte e vështirë të
realizohej. Askush nuk mund të mohojë
njohjen ndërkombëtare si të Mbretërisë, por edhe në fillim Shtetit Shqiptar të mbas
1920-tës. Askush nuk mund të mohojë se
industria e parë, koncepti i parë urban në qytetet si Tirana, Shkodra, Durrësi,
Vlora, Korça, Elbsani... etj... ishin me
shtetin e parë modern shqiptar. Askush nuk mund të mohojë se shteti i saj
kohe “kontrolloi teritorin e e
tij”...askush.... nuk mund të mohojë rolin e xhandarmërisë dhe rendit publik.
edhe pse kryegritjet nuk kishin fund.
Askush nuk mund të mohojë
tregtinë dhe zhvillimin bujqësor. i cili njohu ritme. Askush nuk mund të
mohojë Arsimin Kombëtar në këtë kohë, dhe do të ishte gabim të mohoje edhe atë
të diktaturës, duke i larguar delirin iudeologjik. Mund të shtoj se kanë qënë më me bazement se
sot, dhe padyshim më me respekt se sa sot.
Askush nuk mund të mohojë administratën si qëndrore dhe lokale, që edhe
pse në fillimet e saj, kishin shumë përgjegjësi edhe pse njerzit ishin akoma të
pa arsimuar dhe ngritur profesionalisht.
Askush nuk mund të mohojë ceremonialin e Mbretërisë dhe përpara saj
shtetit shqiptar...askush. As
kostumografinë, dhe as stemat dhe flamujt e shumtë që krijonin idenë e shtetit
unitar dhe sidomos modern shqiptar. E
normalisht pjesën më të madhe të meritave për pothuaj 20-të vite e ka Ahmet
Zogu I. Janë mijra e mijra faqe e dokumenta, mijra dëshmi dhe relacione, foto
dhe filmate si te ne dhe në shumë kanceleri të botës të qytetëruar që e
vërtetojnë dhe këto mund të vihen përballë kujdo personi që mohon.
Ka edhe të tjera
plot që nuk mohohen dot, dhe nuk ka se si të mohohen, edhe pse ka shumë e shumë
vërejtje për tu bërë. Por për këtë gjë është opinioni publik dhe
historianografia. Një diçka është për tu
thënë. Mbreti Zog, nuk mund të vazhdonte të ishte në ekzil edhe i vdekur pafundësisht.
Do të ishte një faj. Si ai dhe
kundërshtarët e tij, dhe sidomos vitet 2012-të duhet të jenë bashkë, sepse
Shqipëria është pjesë tashmë e perëndimit dhe Ahmet Zogu, nuk mund të mohohet.....
se nuk e la vëndin e tij në lindje. Ai
edhe lidhjen e tij martesore e bëri me një zonjë të lartë dhe besnike të
Shqipërisë, por ajo ishte nga bota e
qytetëruar dhe me lidhjet me të mira
perendimore. Kultura politike
perendimore i do edhe kundërshtarët bashkë. Vetëm jo perendimorët, vazhdojnë me
tradhëtarë dhe armiq. Figurave të tilla të mëdha të kombit dhe sidomos shtetit
shqiptar, ju duhet dhënë dimensioni i
duhur dhe padyshim ndër figurat e ndërtimit të shtetit të parë modern dhe
perendimor shqiptar, ose më mirë figura qëndrore e madhe është Ahmet Zogu. Mllefet dhe urrejtja, nuk bëjnë asgjë, por
zgjasin agoninë historike dhe politike të vëndit.
Pikërisht atë agoni
që kemi sot. Atë agoni që na bën të dukemi si idiotë në sy të Europës dhe
SHBA-ve. Atë model prej të pangdhëndurish, që nuk kuptojnë se kombi është më i
rëndësishëm se sa partia, dhe se është më i rëndësishëm shteti i shqiptarëve,
se sa grupimi i politikucëve sa do qoftë ai në numër. “Nuk kuptojnë e thashë me pudor” por ato nuk
duan, sepse janë të vegjël. Gjithsesi
unë nuk i akuzoj si tradhëtarë, nuk akuzoj, sepse e di se nuk janë. Por shtetin
e parë perendimor dhe njeriun që e ngriti....duhet ta respektojmë.
Kjo na fut në
rradhën e popujve Europianë, që i kanë figurat e tyre kombëtare bashkë, dhe i
respektojnë po bashkë, edhe pse politikisht kanë qënë të ndryshëm. Ky moment do
të na bënte e edhe të barabartë me pikërisht popujt e qytetëruar të Bashkimit
Europian që aspirojnë, por që nuk dimë mirë ti nderojmë dhe sidomos
respektojmë.
Nessun commento:
Posta un commento