Me që tani mund edhe të flasësh për
nacionalizëm!!
koment
Besi Bekteshi
Në fund të fundit,
ka ardhur dita që jo thjesht të rivendikojmë teritore, por të flasim për troje
dhe sipërfaqe të cilat banohen edhe sot nga shqiptarë etnikë. Nuk është
problemi se janë shtuar emocione kombëtare si për 100 Vjetor, edhe nga parti të
tipit “nacionalist” si në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe nga krijimi i momentit
dorëlëshues me sa duket nga jashtë për shqiptarët. Se sa “dorëlëshues” janë ato
jashtë për një nacionalizëm të ashpër, këtë do ta vërtetojmë, por në qoftëse ne
fillojmë edhe politikisht të artikullojmë nacionalizëm, kjo do të thotë se
“politika kërkon rrugë të reja jetese dhe hapsira të reja, me që të vjetrat
janë mbyllur”. Nuk është moderne kjo por....!?
Normalisht këtë gjë do të bëjë edhe politika shqiptare. Në fillim e bën
Partia Socialiste me “paktin detar” me Greqinë, dhe padyshim që zoti Berisha
lejon kushtetuesen ta hedhë poshtë, pastaj janë parti të sapokrijuara që bëjnë
kombëtarin dhe pastaj është edhe vetë Berisha që përmënd Prevezën dhe
Podgoricën.
Duke ndarë disi
politikën nga diplomacia unë kam mendimin se akoma nuk kemi bashkim strategjik
kombëtar dhe projekt të tillë të qartë, dhe normalisht edhe sikur të kemi, kemi
vështirësi për implementim, sepse vuajmë nga shtetërimi gjysëm fisnor dhe
gjysëm sundimtar në përgjithësi. Kemi
defiçenca të mëdha shtetëruese dhe krerët ngado, kudo dhe kurdo, në të gjithë
trevat shqiptare, janë kryetar sundues të partive që ngjajnë me fisin....familjen
e madhe. Po, edhe kur ndonjëri i familjes është maskara, po ta denoncosh, është
njësoj sikur ta shash me nënë dhe motër ...kryetarin e fisit!! Gjithsesi... ky
është problem tjetër.
Kur themi Shqipëri
e madhe, më e qartë hartografikisht, është Shqipëria e katër vilajeteve. Historianë
kryesisht sllavë e dinë qartë këtë gjë!! Pra Shqipëria e fundit dhe kryesisht në kohën
e Lidhjes së Prizrenit. Është
absolutisht një Shqipëri e banuar nga shqiptarë, dhe nga një identitet shqiptar,
e patjetër është albanologu Hahn i cili sëbashku me Scekeli-n e kanë kaluar në
këmbë.
Flitet shqip, ka
tre besime në sipërfaqen e vilajeteve, dhe ka plot qytete të mëdha shqiptare të
banuar nga Shqiptarët, që nuk bëjnë asgjë tjetër por krijojnë bindjen në
historianografinë e botës së qytetëruar se në fakt “shqiptarët janë shumë”....!
Është pikërisht kongresi i Berlinit që ka bërë
padrejtësinë më të madhe në historinë e
shtetformimit shqiptar te një komb i vjetër në ballkan. Vilajeti i Shkodrës si
më i vogli ne sipërfaqe, por jo në pasuri dhe qytete, ishte me këto qëndra të
mëdha. Nga veriu në jugë Vilajeti i Shkodrës kishte këto qëndra të mëdha urbane
duke filluar nga Podgorica dhe nuk duhet harruar se banohej nga shumica
shqiptare në ato vite, dhe kryeqytet i Malit të Zi... ishte Cetinja, ishte
Tivari dhe Ulqini, Lezha, Kruja, Durrësi, Tirana dhe Kavaja. Vilajeti i Shkupit ose Kosovës, ishte me
qëndrat urbane të mëdha si Prizreni dhe Shkupi, Peja, Mitrovica, Prishtina,
Gjilan, Vranjë, Bujanovc, Preshevë, Tetovë, Dibër, por edhe Beran, Novi Pazar,
Nish, Leskovc etj. Kurse Vilajeti i Manastirit ishte me Prilepin, Kërçovë,
Kostur, Follorinë, Ohër, Korçë dhe deri
në Elbasan. Vilajeti i Janinës kishte qëndra si Konica, Arta, Korfuzi,
Gjirokastër, Berati, Vlora dhe patjetër edhe Preveza e famshme. Ka edhe qëndra
të tjera urbane, por që në atë kohë nuk ishin me shumë banorë. Padiskutim që në
të gjithë këto qëndra urbane, përqindja dërmuese e popullsisë ishte shqiptare
dhe në ato vënde kur kishte popullsi tjetër...etnike normalisht që ajo përbënte
një pakicë.....shumë pakicë. Ky është
problem i ezauruar tashmë historikisht dhe i vërtetuar edhe në kanceleritë e
mëdha të huaja të Europës. Por....por në fakt, e keqa ishte njëhsimi administrativ
i katër vilajeteve me shqiptarizmën.... dhe tendencën për të kapur troje
shqiptare kur perandoria po shëmbej. Arnautlluk-u dhe shqiptarët, tashmë ishin
modele të nxjerrjes jashtë nga teritoret dhe kush të rrinte do të asimilohej. Ky është problemi i madh i joni dhe normalisht
historia pastaj ka bërë të sajën, duke sjellë gjithmonë në kujtesë edhe
vërtetësinë e pikërisht kësaj ndarjeje teritoriale të vilajeteve që në fund të
fundit është banuar dhe është folur shqiptarisht. Sot ka ndryshuar shumë pak,
pak fare në veri dhe akoma më pak në lindje dhe disi në jugë. Shumë pak ose
aspak.
A është oportune të
flasësh, a është e drejtë. Mbase akoma nuk është opurtune, por gjithmonë është
e drejtë. A ka njerëz që nuk duan bashkim kombëtar? Mbase, edhe mund të ketë,
por nuk mund të përjashtohet si projekt dhe si një moment klasik i kombit në
teritorin e tij etnik.
A duhet të flasim
ne në bazë të lejeve të politikës? Unë mendoj se nuk kemi nevojë për leje
politike se sa për respekt për njëri tjetrin, dhe për miqtë ndërkombëtarë
sponsorizues të integrimeve tona.
A është gabim të ëndërrosh
një bashkim kombëtar? Nuk është gabim, por është keq vetëm të ëndërrosh dhe
mirë të projektosh. A kemi unitet
kombëtar në teritorin e katër ish vilajeteve? Më shumë kemi se sa nuk kemi, por
na mungon frymëzimi për shtet të konsoliduar të shqiptarëve në teritoret e
pranuara ndërkombëtarisht që është padyshim Republika e Shqipërisë dhe tashmë
edhe Kosova. A ka rivalitet midis shqiptarëve? Pa dyshim ka, por në fund të
fundit historia e një kombi është edhe e tillë. Albanologu
Johann Georg Von Hahn ose sipas Eqrem bej Vlorës “me i madhi mirbënjës i gjuhës
sonë” thotë: Me që shqiptarët nuk janë sllavë dhe nuk lidhen ngushtë me ndonjë
nga popujt e tjerë që njohim, me që burimet fare të pakta që kemi nuk flasin për ndonjë shtegtim tjetër përveç atij
sllav, i cili ishte aq i madh sa të krijonte një popull të madh, duhet pranuar
se shqiptarët e sotëm, janë banorët e hershëm parasllavë të atij vëndi. Tezat e
albanologut të madh u bënë “autoktonia më e madhe e demostruar në këtë kohë në
Europë” dhe është pikërisht ky person që gjeti rrënjët e gjuhës tonë, dhe
shpjegoi duke rritur ndjenjën kombëtare origjinën e shqiptarëve. Normalisht në
këtë kohë nxorri edhe me të tjerë më vonë.... kokë, dhe vërtetim modeli i
shqiptarëve si origjinarë ilirë dhe fqinj të helenëve dhe romakëve, por edhe
origjinarë të një gjuhë të lashtë dhe të lirë pellazge e cila ju bën nder.
Të
tjerët janë më vonë....shumë më vonë.
Në
këtë mënyrë pse të mos krijojmë idenë e kthimit të historisë në vëndin e saj të
krijimit? Normalisht në kushtet dhe kontekstin e BE-së dhe integrimit në botën
e qytetëruar.
Nessun commento:
Posta un commento