Ku, dhe kush ishin femrat e para shqiptare,
që luajtën në teatër !?
Koment
Besi Bekteshi
Në shumë nga pikëpyetjet e ditëve të sotme,
nga shumë drama të mëdha të femrës shqiptare pikërisht sot, nga një tragjedi e
ditëve të sotme ku burri qëllon dhe vret gruan, më vjen imazhi i
jashtëzakonshëm i femrës së parë të vërtetë të emancipuar në Shqipëri. Shëmbullit
unikal të guximit qytetar. Kush mund të ishte ajo, dhe ku mund të ishte një
femër e tillë. E para, vërtetësisht mund të ishte në një qytet, ku kishte
shfaqe reale publike e dyta, duhet të ishte një vënd ku kishte relacione të
larta si letrare, politike dhe mundësisht diplomatike, e ky ishte vetëm qyteti
i madh, më i madh i Shqipërisë ose Shkodra e viteve 1910-1930.
Po pra, unë po flas në një kohë “boom-i”
artistik në qytetin liberal dhe konservator njëkohësisht që ishte Shkodra. Që nga viti 1911-të dhe sidomos në vitin
1912-të, Kol Idromeno, sajon një salon ku mund të projektoheshin diapozitiva të
“kalueshëm” me shpjetësi në një klub të organizuar i cili u mbyll më vonë.
Ishin shfaqet e para të filmit, dhe në vitin 1912-të, Idromeno që është dhe “lindësi”
i filmit në Shqipëri, kinemasë së parë dhe xhirimeve të para, bën një kontratë
për shfaqe filmi, kontratë qiraje nga një austriak, dhe shfaq tashmë
rregullisht në zonën katolike të Shkodrës ose shtëpinë e tij filmat e parë në
Shqipëri. Ishin momentet e para të filmit, dhe padyshim aty ka pasur dhe gra që
shikonin , por mbas viteve 1913, mbas ardhjes së Internacionalit, Shkodra u bë
qyteti më i lirë dhe diplamatik, por edhe kulturor jo vetëm në tokat shqiptare,
por dhe rajon, sepse konsullatat e shumta dhe të huajt e shumtë në qarkullim,
impononin dhe modernizmin real të kohës dhe shkëmbimet e litaraturës fillimet e
sportit dhe teatrit të parë real. Kjo gjë prej kohe në Shkodër, sidomos mbas
viteve 1860-të. Pra ishte vëndi fertil
dhe mundësisht me talent sidomos në lagjet Gjuhadol dhe Sarreq, brënda
zejtarëve dhe zanatlinjve, për të filluar dhe rrugën e madhe të artit dhe
sidomos teatrit. Aty ishte tendenca për të marrë pjesë gjërësisht dhe femra e
emancipuar. Ajo femër, e cila tashmë mësonte edhe gjuhë të huaja, i kishte ikur,
ose tentonte të ikte otomanizmit dhe kishte marrë rrugën perendimore të
civilizimit. Nga 1914-ta dhe deri në vitin 1919-të, as që bëhej fjalë se një
fëmër të mund të dilte në skenë. Jo, në asnjë mënyrë dhe në Shkodrën moderne.
As në lagjet Gjuhadol dhe Sarreq, por në vitin 1919-të, ndodh një diçka e madhe
për Shkodrën dhe Shqipërinë. Duke pasur
Arkivin e Muzeut në dispozicion dhe me ndihmën e një miku të Arkivit dhe
pikërisht zotit Gjon Stefa i cili pasuroi arkivin me postera të tjerë të kohës,
arrij të rikonceptoj dhe dëshmoj qartë, se kush ishin dhe femrat e para
shqiptare, që çanë orientalizmin dhe prambetjen e madhe, duke luajtur krahas
burrave në shfaqe të hapura në Shkodër. Është pra viti 1919-të dhe nga Kol Gurakuqi i frymëzuar nga
një shfaqe kinematografike të pikërisht Idromenos, vihet në skenë një “dramë
dashtnore” e shoqërisë “Vëllazënija” e quajtur “Erminja e Vorfën”. Ishte
madhështore kjo gjë dhe luajtën në “dramën dashtnore” ose dramën e dashurisë
Kol Mjeda, Lin Deda, Kel Feta, Junuz Buliqi, Ali Borshi, Omer Ruzhdi dhe
Muhamed Reçi. Dakort, por në rolin e Erminjes luajti dhe një femër, jo në të
gjitha shfaqet dhe pa ju nxjerrë emri në afishe në vitin 1919-të, por luajti
ama një fëmër. Po ashtu në një natë shfaqeje luajti sërish një femër, në rolin
e pikërisht femrës ose të Madalenës së shoqes së Viktor Paolit. Kishte dhe
shoqërim orkestral drame, dhe dirigjent ishte Luigj Kakariqi. Sot akoma nuk
dihet mirë kush ishte ajo femër, (normaloisht që të interesuarit e dinin) ajo
grua, vajzë apo e shoqa e kujt ishte apo ishte një beqareshë. Por gjithsesi
deri në atë kohë dhe pak më vonë, rolet e femrave luheshin nga meshkujt të
veshur pikërisht si femër në teatër. Bëri bujë se spektatorët ( të ftuarit) e
kuptuan se tashmë femra ishte qartësisht femër, dhe biles disa thanë jashtë në
qytet sepse u bë si barcoletë se ajo ishte një nga Italia, apo nga Beogradi,
por këto ishin vetëm gojët që nuk mbyllen në Shkodër.
Gjithsesi vimë në vitet 1921 dhe 1922 në
Shkodër, dhe tashmë janë vite guximi për teatrot dhe shoqëritë, e padyshim
kulmi është shfaqa gjimnastikore “Katër Caqet Temelore” e gjitha nga femra.
Imagjinoni femrat që jo vetëm luajnë, por bëjnë ushtrime gjimnastikore në vitin
1922!! Zyrtarisht kjo gjë. Por akoma më
shumë drama “E Tradhtuemja”. Në lojën e gjimnastikës, kanë luajtur femrat,
vajzat e para në Shqipëri dhe emrat janë dhënë kështu: Adelajdja e K. Muzhanit,
Kjara e Ejell Koliqit, Karitina e Ejell Koliqit, Margerita e Sh. Koliqit,
Kristina e Zef Gjonej, Pina e Zef Gjonej, Nikolina e Kel Kodhelit, Domenika
Tedeskini, Gizela Tedeskini, Viktorja e Z. Jakut, Roza e Z. Çurçisë, Adelajdja
e F. Loros, Marta e Mati Logorecit, Nusha e Shuk Gjokës, Despina e Joakin
Kokosheviç, Nineja e Tom Naraçit. Shikohet qartë dhe mirë, se nga kush familje
ishin dhe se kush ishte dhe do të vazhdonte si trashëgimi artistike dhe kulturore
në Shkodër.
Por kryevepër ishte drama “ E Tradhëtuemja”. Ishte
një dramë me pesë akte e luajtur me vetëm femra në Shkodër. Posteri kishte shtylla anash me fytyra gruaje,
dhe normalisht të gjithë po merrnin vesh se aty luhesh pjesa kryesore dhe e
përgjithshme nga pikërisht femrat. Në dramën e jashtëzakonshme “E Tradhëtuemja”
luanin. Markeza e Sh. Justit nga Tina e Gjon Ashikut, Ema nga Angjelina e Mark
Temalit, Marija nga Lezina e Pashko Cefës, Elvira nga Adelajdja e Pjetër Lekës,
Lena nga Kristina e Zef Gjonej, një shërbëtore nga Katrina e Ndrekë Çefës, një
rojtare burgu nga Ida e Kel Kodhelit dhe një zonjë, e luajtur nga Metilda e Kol
Kakarriqit.
Zyrtarisht, me dokumenta, me lojë reale, në
shfaqe të drejtpërdrejtë. Me fytyrë të zbuluar e tekst të jashtëzakonshëm,
ishin fermrat e para të guximshme, familjaret e para të njerzve të lartë të
kulturës dhe artit në Shkodër, që po bënin edhe gruan, por kryesisht vajzën nxënëse
që po nderonte Shkodrën. Në fund, të
gjitha bashkë, luanin një valle patriotike e titulluar “Rrnoftë
Ishte diçka që nuk mund të përsëritej, dhe që
tregon në mënyrë të jashtëzakonshme nivelin e madh të qytetarisë shkodrane, dhe
të lagjeve kulturore të saj.
Ishte tendenca për modernizëm, qytetërim
europian dhe patriotizëm njëkohësisht. Ato janë vajzat dhe gratë e para të
çmontimit të mentalitetit oriental, dhe ishin vajza të njerzve të
jashtëzakonshëm të kulturës shkodrane. Unë po i bëj një homazh të vogël,
pikërisht këtij brezi, që luajti rolin e madh të shkëputjes së parë nga mbyllja
mbas “kafazeve dhe penxhereve” të femrës shkodrane dhe shqiptare dhe dalja e
barabartë me burrin në publik. Ishin vërtetë femrat e para të teatrit dhe
pjesëve të para artistike dhe kulturore në Shqipëri.
Ishin vërtetë hapa të mëdhenj në këtë drejtim.
Po dhe ishin pikërisht në Shkodër. Nuk janë përmëndur shumë dhe nuk janë
njohur, sepse pak ëpshtë kujdesur që ato të përmënden realisht. Por emrat e
tyre kanë mbetur në një poster të jashtëzakonshëm të nëntë dekadave më parë.
www.besibekteshi-info.blogspot.com
Nessun commento:
Posta un commento