Një shtatore për Idromenon,
ose arkitektin dhe urbanistin rilindas shqiptar.
Koment
Besi Bekteshi
Vjet me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë,
Këshilli Bashkiak i Shkodrës me unanimitet majtas - djathtas nderoi me “Qytetar
Nderi” njeriun e madh të pikturës, fotografisë, arkitekturës, kinemasë dhe
urbanistikës shqiptare Kol Idromeno. Ishte diçka e madhe për mua, dhe qëndrova
në sallë jo vetëm për nderimin e dy figurave të huaja ish guvernatorë të
Shkodrës, por dhe për këtë figurë madhore të “Rilindjes Shqiptare”. Normalisht
që Idromeno është një “Rilindas i madh”, dhe ne kemi pasur dhe mund të kemi
respekt për rilindas të jashtëzakonshëm nga të cilët Shkodra ka shumë, por në
përgjithësi i kemi rradhitur ato nga shkrimet, kultura dhe arti, por kryesisht dhe politika. Ka ardhur dita të shkojë gjuha
aty ku dhëmb pikërisht dhëmballa. Ishte një shëmbull i madh ajo shtatore e mirë
konceptuar e “teto Ollgës” në Tushemisht e padyshim që ne njohim filmin me teto Ollgën
pastaj Tushemishtin, por në Shkodër ka një gjigandomani njerzish dhe vëndesh,
që kanë histori me shqiptarë dhe të huaj, dhe normalisht me njerëz të shumtë të
artit të madh Shkodran. Ka pasur në
Shkodër dhe ka një shkollë ndërtimi me emrin “Kol Idromeno” dhe shoqatë piktorësh dhe rrugë, por nuk ka një
respekt të qartë mbi veprën e tij të madhe dhe padyshim unë sëpaku dhe duhet të
ketë shumë si unë që e duan një shtatore për mjeshtrin e madh të ardhur me
origjinë nga ishulli Hidro, por si familje të rëndësishme të Pargosit, dhe
shqiptarët arbëresh të Greqisë pikërisht në Shkodër, si i jati i Nikoll
Idromenos. Martesa e tij në një familje të vjetër katolike të Saraçve dhe e qytetare shkodrane ka sjellë në dritë
dhe talentin e jashtëzakonshëm të tij. Ai ka lindur në 15 gusht të 1860-tës,
dhe me talentin e tij nuk kishte vetëm ato që thashë më sipër, por ishte dhe
muzikant dhe krijues këngës, skenograf, por është njohur shumë si piktor. Unë
kam “Dy Rrugët” në Pinakotekën e jashtëzakonshme të Muzeut të Shkodrës, e cila
është kryevepra e jetës me vetitë dhe veset e shoqërisë shqiptare në fund të
viteve 1800, por Idromeno ka qënë një fotograf i shkëlqyer. Shumë postcard-a që tregojnë
Fushë-Qelën, Xhaminë e Plumbit, Rozafatin, Liqenin e Shkodrës, qytetin e madh
shqiptar të Shkodrës të prodhuara nga Austriakët dhe Italianët janë pikërisht
të Idromenos, dhe me anën e tyre të huajt njihnin Shqipërinë. Këtë lavdi, në
fakt duhet ta ketë pikërisht Idromeno dhe jo kush tjetër, sepse ai ka qënë dhe
përdoruesi i mënyra të para moderne të fotografimit dhe elaborimit artistik të
tyre në Shkodër dhe Shqipëri. Për talentin e tij në fotografi, flet konsulli
austriak por sidomos dhe Rose Wilder Lane ose gazetarja e madhe
amerikane si një shetitëse në veri dhe Shkodër. Një pjesë e këtyere postcard-ave
për faj edhe të atyre që i kanë prodhuar, nuk ju është vënë autori i fotos. Mësimet dhe
talenti i tij ishin dhënë dhe zbuluar nga Pietro Marubi, por talenti i tij ishin
krejtësisht i veçantë dhe stërkalonin për nga madhësia dhe përhapja, çdo gjë të
deri atëhershme. Ishte dhe patriot, sepse u aktivizua shumë fuqishëm dhe pse i
ri me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Në vitin 1884 ai hapi mjeshtrinë e tij
dhe e quajti “Dritëshkronja e Kolës”, Piktura, portreti dhe temat e mëdha në
pikturë, por edhe ato me porosi nga kleri ishin veprat e mëdha të tij dhe janë
edhe sot e kësaj dite. Foto të shumta të tij kanë shfaqet artistike në Shkodër
dhe teknikat e tij të fotografimit ishin akoma më të arritura se të mjeshtrit
të tij Marubi. Normalisht është një fond në Fototekën Marubi për Idromenon, dhe
padyshim i duhet një model tjetër paraqitjeje dhe ekspozimi , por kjo mbase i
përket një të adhme jo shumë të largët.
Por unë do të flas dhe trumbetoj më
tepër arritjen e tij qytetare dhe moderne për Shqipërinë që ishte akitektura
dhe urbanistika. Kol Idromeno është njeriu që ka mbi 62 ndërtime në një kohë që
kalon 20 vitet dhe që bëjnë kalimin nga stili i ndërtimeve otomane dhe
orientale në Shkodër, në modelin që në Shkodër i thonë “venecian” por që ishte
model e shekullit të 19-të kudo në botën që kishte afërsi kulturore me
perëndimin e zhvilluar dhe botën e modelit italo-austriako-gjerman!! Sidomos në
ballkan, duke filluar nga Greqia dhe pastaj edhe në Kroaci, Mal të Zi dhe
Serbi. Normalisht më vonë kjo gjë në Shqipëri, por në saj të tij dhe zgjimit të
Shkodrës nga gjumi otoman dhe dalja sidomos mbas 1913-tës nga orientimi turk,
vjen dhe ky moment, që ndryshoi urbanistikën e qytetit të parë në Shqipëri me
vendosjen “e ndërtimeve drejt, me rrugë në mes, me izolate, me dyqane poshtë,
me fasada të mrekullueshme, me grila të bukura, me ornamentin e përshtatur” me
figura të ndryshme jo të përdorura deri atëhere. Padyshim që fillimet ishin në
lagjet katolike dhe “Piacë - Gjuhadol” dhe gjatë bombardimeve të qytetit në
vitin 1913-të, sidomos mbas marrjes së guvernatoriatit nga Philips i madhi Idromeno, krijon të parat të
vërteta fasada në rresht dhe të modelit konceptualisht urban, duke marrë leje
te guvernatori. Ka një histori të bukur midis tij, një anëtari të pasur të
Këshillit Bashkiak që e kishte rekomanduar, dhe qytetarëve shkodranë që do të
ndërtonin. Ishte problemi që duhej kaluar pikërisht në urbanen e re, në modelin
e “drejtvizimit” sikundër thotë vetë ai “ të dugajeve” dhe po ashtu të
vazhdimit në mënyrë të tillë. Mirëpo nuk kanë qënë asnjëherë dakort për të renë
një dorë individësh të mësuar me çardakun e madh dhe kopshtin. Ka edhe sot tipa
që medemek janë modernë dhe medemek janë të kulturuar në Shkodër, por nuk bëjnë asgjë, nuk prodhojnë asgjë dhe
vetëm përrallosin për të prishur punë. Biles edhe sikur ti përshëndesësh dhe ti
përmëndësh, ti respektosh, ato janë akoma më të këqinj. Nejse, nuk ishin dakort,
dhe njeriu i rëndësishëm dhe tregtar në Këshillin Bashkiak i mbledh, dhe dalin
përballë Idromenos, i cili shpjegon anën urbane dhe fasadat, por dhe dyqanet
duke ju treguar dobinë dhe krijimin në atë zonë të rrugës së drejtë deri në
fund. Kishte përgatitur dhe një bocet, në një vizatim të përkryer në karbon.
Pronarët tregtarë e shikojnë, dy prej tyre me mbimra të mëdhenj në Shkodër
pranojnë, por tre thonë jo. Në këtë rast guvernaori Philips që admironte
fotografinë dhe pikturën e Idromenos ( i ka bërë një foto në kala e botuar nga
unë në Scutaren 7) ju drejtohet atyre me pak a shumë këto fjalë: Miqë e mi, nuk
e di se sa jeni të interesuar të bashkoheni me modelin tonë të jetesës, por në
qoftëse doni që të jetoni më mirë, të bëni bisnes më mirë, të pasuroheni më
shumë, dëgjoheni këtë njeri kaq të talentuar!! Kjo ka qënë një nga betejat e
para urbane të fituara nga Idromeno dhe pastaj ka vazhuar sidomos edhe mbas
Fushë Qelës, te Kafja e Madhe, rruga e Piacës dhe kthesa etj etj. Më tepër hov
ka pasur mbas 1920-tës, por ka edhe një histori me një guvernator tjetër që
ishte ai de Fourtu, për të sistemuar mjedise të brëndëshem dhe të jashtëme, për
të bërë fasada të mëdha dhe jashtëzakonshme dhe shumë shtëpi panikësh të
Shkodrës, duke u bërë një njeri që nomalisht solli në Shkodër dhe për herë të
parë në Shqipëri, banesën “alla frënga”. Po dhe vilën e Shirokës ai e ka bërë,
por dhe shumë e shumë të tjera, dhe nuk është problemi si vetëm koncept dhe realizim
i mirë arkitekturor, por kryesisht ai urban, si orientim, ndërtim, dhe krijim
të rrugëve midis ndërtimeve që i ngjajnë botës perendimore. Dakort, atë që nuk
bëjmë ne sot. Je bie fjala të krahësojmë rrugën sot e gjitha këmbësore nga
“Truma e Dugajve të Reja” dhe afër Bashkisë së Shkodrës dhe sidomos “Piacën”
dhe ndërtimet idiote nga Radio Shkodra dhe deri në sheshin e Parrucës sot. Për
këtë është i madh Idromeno, dhe njerzit që kanë rënë dakort për të bërë këtë
gjë. Sot nuk bien dakort, dhe pse ka ligje dhe rregulla urbane dhe të ndërtimit
dhe arkitekurës. Nuk duan tja dijnë për diçka të tillë, dhe janë turpi i sotëm,
sepse nuk i vijnë as në majë të gishtave mjeshtrit të madh shkodan, dhe njerzve
që i besuan atij idenë. E për më tepër vazhdojnë urbanistikisht dhe
arkitekturisht, keq e mos më keq në Shkodër. Po për fat të keq, ashtu
vazhdojnë. Kam pështypjen se po të ishte “Idromeno gjallë sot, nuk do të merrte
një tender”! Mbase dhe as ndonjë ndërtim dhe projekt ide në arkitekturë. Nuk do
ta kishin dëgjuar, sepse urbanistikën e kanë si biçim gjysëm angari. Jam i
bindur se zoti Luka respekton urbanistikën dhe momentin qytetar shkodran, por
kërkesat dhe ndërtuesit, por edhe elementët investues në Shkodër janë “mos o
zot”!! Nuk ka dhe arkitektë të tillë përveç zotit Zef Çuni si profesionist që
ka disa dhjetra ndërtime të vazhdimësisë “Idromeniane” në Shkodër. Po, dhe i ka
edhe ai si në rradhë në vazhdim të rrugës së Piacës e sipër, dhe në vënde të
tjera. Por është për të ardhur keq se është “një zë i vetmuar në shkretëtirë”.
I vetmuar si arkitekturë dhe si koncept kundërshtues, për transformimin e
Shkodrës për keq në ndërtime paçavure dhe jashtë qytetares shkodrane të
trashëguar. Jo vetëm në stilin “Idromenian”, por dhe atë trashëgimi orientale
shumë të bukur të shtëpisë me çardak, nga të cilat kanë mbetur shumë, shumë
pak. Nuk ka më, dhe nuk mirëmbajnë më, dhe nuk arrijnë të mbrojnë më edhe ato
që janë në këmbë. Bashkia ka bërë disa gjëra të mira, sepse ka bërë një rrugë
të bukur në Gjuhadoll dhe ka regulluar fasadat me një fond donacion, ka bërë
disa pedonale, por ndërtimet në përgjithësi janë një kaos urbanistik dhe
arkitetekturë groteske në përçmin dhe përkthim aspak koherent të trashëgimisë
dha modernes në arkitekturë. Vetëm për atë që ka mundur të bëjë Idromeno dhe
qytetarët shkodranë dikur në urbanistikë dhe akitekurë, i duhet ndërtuar një
përmendore në “Piacë” mjeshtrit të madh. Po, me shpjegimet e qarta se çfarë ka
bërë ky njeri. I duhet Shkodrës që të harxhoj dy lek, ose disa bisnesmenëve (
që marrin vesh nga kjo punë) të fusin dorën në xhep dhe të ndërtojnë një
statujë me mjeshtrin e madh shkodran Kolë Idromeno. Për më qartë edhe si
ekzagjerim si “Leonardo Da Vinçin “ shqiptar. I duhet qytetit dhe një artist i
madh, urbanist, arkitekt, piktor, fortograf i madh i pa përsëritshëm. Do të
ketë sigurisht në Shkodër ndonjë zë “kundrapedal”, sepse e ka si zakon Shkodra
të tillë, po kush dreqin po i pyet më të tillë idiotë që kanë një zanat, atë të
pa punit dhe llapazanit. Kurse Idromeno duhet të lartësohet në një shtatore të
bukur në Shkodër. Është një detyrë që duhet mbaruar tani, sepse e kam të qartë
se njerzit do ta kuptojnë pse vlen të lartësojmë kësaj rradhe një arkitekt dhe
urbanist, përveç se piktor dhe fotograf. Normalisht që e kuptojnë.
Nessun commento:
Posta un commento