Marubi, nuk është një Opinion!
Koment
Besi Bekteshi
Padyshim që një nga trashëgimitë e mëdha të
modelit perendimor që ka vëndi ynë, ose më mirë trashëgimia më e madhe
perendimore dhe e kohëve të progresit teknik dhe artit pamor, është fototeka
Marubi.

Po kthehem te “Marubi nuk është një opinion”!
Në fakt drejtorin e Marubit si dhe
drejtoreshën dikur, besoj se e kam intervistuar (drejtorin e sotëm) për herë të
parë unë, në një televizion lokal të Shkodrës. Padyshim është një djalë i mirë.
Te Klan dhe te Opinion i Fevziut, sigurisht që në këtë kohë është marrë aty për
të treguar se “ e ka seriozisht me Marubin”. Unë besoj se po, por nga
seriozisht në realisht, është një rrugë tepër e gjatë.
Duke filluar nga historia italianit,
piaçentinit Pietro Marubi. Më kujtohen disa shkrime të miat për pikërisht këtë
temë, dhe bisedat, apo dhe shkrimet e zotit Vrioni një nga personat që njeh,
studion mirë histori të tilla, dhe sidomos të një personi që respekton dhe trajton
historikisht historinë e fotografisë te ne.
Por historia e Pietro Marubit si një italian, që solli efektivisht
“europën teknologjike” në artin e fotografisë, duhet thënë dhe përmëndur pa lehtësinë
e sipërfaqsores dhe gjithmonë në sqarim, dhe jo vendosje akoma në më dyshim të
historisë. Në shumë raste të një reçense dhe të një editimi historik, e mira
është të gjesh dhe përdorësh fakte, apo dhe referenca. Fototeka Marubi, akoma
nuk ka një histori të aprovuar dhe të zbuluar të origjinës piaçentine të Pietro
Marubit. Të thënat me “unë besoj dhe unë mendoj” i takojnë një publiçisti dhe
një opinionisti, dhe jo institucionit të Fototekës Marubi. Unë mendoj, se duhet
hulumtuar në Piacenza më tepër. Ishte apo nuk ishte me “100-të garibaldinët”
Marubi!? Çfarë roli kishte në atentatin e Kryetarit të Bashkisë, dhe ishte
akuzuar dhe ndjekur vetëm nga austriakët?
Dakort, iku nga mundësia për
arrestim, por ku shkoi në fillim, në Stamboll, në Greqi si bie fjala në Korfuz,
pastaj në Vlorë për të kërkuar vënd qëndrim, dhe mbrojtje nga autoritetet? Si është puna me sugjerimin e njeriut që në
Vlorë në atë kohë luante rolin e konsullit dhe i thoshte se “në Shkodër ka
katolikë” dhe kuptohet do të ishte më mirë. Ishte e vërtetë vetëm kjo, apo në
fakt Shkodra kishte mundësi të mëdha dhe të aftësive të tija si piktor dhe
arkitekt dhe pastaj si fotograf? Kush e
mori në mbrojtje në Shkodër? Kush e konsideroi dhe e pranoi për të bërë punë në
kishën orthodokse të qytetit? A ka ndërhyrë në atë kohë “konsullata italiane
dhe si qëndruan austriakët me figurën e tij qoftë dhe më vonë” ? Çfarë qëndrimi
mbajti valiu i qytetit të Shkodrës në këtë moment, dhe kush ndërhyri për të
paqtuar disi qëndrimin e tij. Në diktaturë, nuk kanë dashur ta luajnë shumë
këtë temë të një njeriu që na bën krenar ne shqiptarët për artin e fotografisë.
Nuk donin, dhe pse kishin dëshirë të quanin garibaldin dhe garibaldinët një
model i mirë politikisht. Kush ishte ajo gruaje shumë më e vjetër se Pietro
Marubi, që konsiderohet gruaja e tij, dhe që i është gjetur vetëm një pjesë e
vogël e fytyrës? Ishte gruaja e kurorëzuar!? Dhe vetëm kur të jetë vërtetuar
atëhere dhe thuhet kjo gjë. Çfarë roli kishte te një 21 vjeçar garibaldin një 40-të vjeçare e quajtur
Marjeta? Dakort Pietro Marubi ishte një talent i jashtëzakonshëm, por në fakt
deri në moshën 18-të vjeç si ka mundur të lëvrojë të gjitha e sidomos
arkitekturën, pikturën, skulpturën dhe pastaj fotografinë me kaq shumë
vërtetim. Më pas unë mendoj, por kjo nuk është një diçka që thuhet “besoj dhe
mendoj” por që vërtetoj se kështu është dhe ka fakte. Ku ishin zbatimet e tij
në arkitekturë dhe pikturë? Si ishte qëndrimi i tij politik për lëvizjet në
Shqipëri? Në Shkodër e kam fjalën për të
rastet, sepse pikërisht këtu është dhe kulmi i aktivitetit të tij të madh. Mos i ka bërë ndonjë konsulli apo konsulleshe
ndonjë pikturë dhe mos ka rregulluar ndonjë ndërtesë të ndonjë prelati të madh
dhe njeriu të rëndësishëm të kohës? Në vëndin e tij e konsiderojnë shumë për
fotot e martesës në familjen Mbretërore të Malit të Zi dhe normalisht që po dhe
për arsye të fotove, a ishte fotograf i oborit aty, dhe tashmë italianët si e
trajtonin një ish garibaldin? A
bashkëpunonte me ndonjë revistë apo gazetë italiane (sigurisht që po) dhe si
ishin marrëdhëniet ndërkohë? A është përndjekur më nga austriakët në Shkodër, i
madhi i fotografisë shqiptare, dhe kush e ka mbrojtur në qoftëse dihet se po? Çfarë
teknikash ka ndjekur ndërkohë mjeshtri i madh? Kur akoma ka dyshime të mëdha se
“është apo nuk është Hamz Kazazi në foton që konsiderohet e para” si mund të
shpallet një më përpara, pa sistemuar historikisht një diçka që prej vitesh
është gabim? Për të bërë histori, duhet
të ketë një model të tillë të plotësuar dhe jo refraktar dhe nuk është vetëm
problem i fototekës Marubi, por kërkon një angazhim të madh sidomos për vitet
në vazhdim, për të bërë dhe historinë e plotë, të qartë dhe vërtetë të njeriut
të madh të fotografisë shqiptare. Ju duhet treguar historikisht dhe praktikisht
dinastia si shqiptarëve dhe botës realisht dhe qartësisht.
Padyshim se Pjetër, Kel dhe Gegë Marubi, janë
njerzit e lartë të dinastisë, duke mos përjashtuar vëllain e Kodhelve të vdekur
herët. Po ti shtojmë aktivitetin e Kol Idromenos si një dishepull i “multi profesionit” si
pikërisht mjeshtri Pietro, atëhere as me “unë besoj dhe as mua më duket” duhet
shkuar drejt kompletimit të historisë së madhe të dinastisë Marubi. Të secilit
në mënyrë të qartë dhe të përbashkët, në një vëllim të mirë kopsitur dhe jo nga
modeli i “provincializmit shkodran”, dhe me konceptin e largimit jashtë të të
tjerëve nëpër botë dhe Shqipëri, por duke respektuar të gjithë, dhe shpallur
vetvetiu një konkurs kombëtar.
Kurse teknikisht! Gega është i madhi i punës së qartë
profesionale, (ishte profesionalizuar në Francë) kurse babai i tij Keli, një
aktivist politik dhe pse jo biografik dhe artistik i fotografisë. Tashmë nuk
mund të lejohet që foto dhe grup fotosh, të kenë editime me kohët si datim “nga
viti 1980-1900” dhe për më tepër, nuk lejohet më që përafrimi të jetë vetëm
krahësimor, dhe jo në fund të fundit, profesional teknik shkencor, në fund të
fundit me teknikat e reja. Patjetër duhet fondi i qartë buxhetor, por në kohën
e sotme, teknikat janë të mëdha, dhe nuk ka nevojë të bëhen pazare si dikur nga
fillimet e viteve 90-të, për publikimet dhe sistemet e përdorimit të pasurisë tonë
fotografike nga qoftë dhe francezët.
E fundit për të cilën duhet të them se “nuk
është një opinion” është se një mënyrë e mirë dhe e qartë është jo vetëm ajo
punë e mirë që është bërë dhe po bëhet në Fototekën Marubi, por dhe krijimi i
fundit dhe modern të fotografisë “Marubiane”
dhe fillimi i plotë i restaurimit të fotove të rëndësisë së veçantë.
Dakort, mund të jenë dhjetra mijra, por ato duhet të shkëlqejnë dhe të jenë
plotësisht të rregulluara dhe të botuara në mënyrë të tillë. Të dalin pa asnjë gabim kohe dhe mirëmbajtje
të tilla foto. Padyshim në fototekën Marubi, dhe me një staf të shtuar shumë të
aftë për të bërë pikërisht e profesionalisht këtë gjë. Këtu duhet të fillojë dhe botimi i qartë dhe
i tipologjisë “marubiane” e cila ka sa të duash punë. Albumet e tillë , janë
vërtetë një cilësi, kurse puna me albume të mbledhjes së fotove dhe editimit të
tyre tashmë ka përfunduar kohën dhe nuk
vlejnë më.
Marubi nuk është një opinion, dhe nuk duhet të
jetë. Fototeka Marubi është në Shkodër, i takon Shkodrës, është diçka shkodrane,
por duhet të jetë kombëtare kur në fakt fotot dhe postkardat e dinastisë janë
dhe ndërkombëtare. Mentaliteti “opinion”
dhe sidomos refraktar provincial, nuk i bën mirë kësaj pasurie të madhe
shkodrane në Shqipëri. Marubi sigurisht
nuk është një opinion, por një qartësi e madhe kombëtare shqiptare.