Tashmë
origjinalet e autorit shkodran janë pjesë e publikut
Dossier
Besi Bekteshi
Kush janë dramat dhe pjesët
e para të vendosura në skenë, të
aprovuara ligjërisht, të konceptuara si të tilla dhe të dala nga një shoqëri
zyrtare në Shqipëri? Në shumë referenca dhe shkrime autorë janë munduar të
kalojnë në pasazh një pjesë veprash dhe autorësh. Por padyshim janë pjesët e të madhit Kol
Gurakuqi, ose njeriut i cili edhe në bashkëpunimin e njeriut tjetër të madh të
patriotizmit dhe letrave Hil Mosi, ka sjellë në artin shqiptar, si një veçori e
madhe kulturore e qytetit të Shkodrës. E kam fjalën te dorëshkrimet në
origjinal të Kol Gurakuqit. Pra një autor dhe aktor i viteve 1919-të, nga dera e nderuar e Gurakuqve në Shkodër, të
cilat janë padyshim dhe pjesët autentike që shërbejnë për të kuptuar se kush
janë pikërisht pjesët e tilla teatrore të vendosura zyrtarisht dhe ligjërisht
të parat në Shqipëri. Tentativa në Shkodër ka pasur prej kohe edhe më përpara,
por ishin jashtëzakonisht të dobëta dhe realisht modele religjonare të klerit
kaltolik në qytetin më të madh shqiptar të atyre kohëve. Unë po flas për vitin
1919-të, kur ishte sapo formuar shoqëria “Vllaznia” e Logarecit dhe Nivicës dhe
praninë e madhe të Mosit, dhe ku pjesa kulturore e saj kishte Kol Gurakuqin si
një njeri telent, të dramatizimit dhe luajtjes si aktor në pikërisht
aktivitetet e shoqërisë së famshme. Një pjesë e publikut, ka shumë vështirësi të kuptojë sot, por një
nga kryeveprat ishte aktivizimi i fëmrës së parë dhe pikërisht Roza Shoshit, në
të parën femër në rolin e femrës në Shqipëri. Në Arkivin e Muzeut të Shkodrës,
repertet e orgjinalit dërëshkrim të Gurakuqit, janë prej kohësh, por sot janë
domen i publikut të gjërë, të cilit i zbulohen me rëndësinë e tyre të
jashtëzakonshme. E para për të cilën kam shkruar dhe unë është “Erminia e
Vorfën” e konsideruar “Dramë dashurije” nga Kol Gurakuqi, dhe ka tre akte dhe 1
tablo. Padyshim, është në vitin 1919-të, dhe verën e këtij viti është vënë në
skenë rregullisht nga trupa e shoqërisë. Kol Gurakuqi, është tërhequr si motiv
nga një film, dhe pastaj ka bërë (përshtatur) dramën dhe normalisht rolin e
qartë të femrës së parë shqiptare ose Roza Shoshit, dhe kur ndërkohë ishte
tërhequr sipas autorit të studimeve Prendushi pikërisht në kushtet e fanatizmit
Tusha Brahimi, në rolin e Magdalenës të cillën e luajti vetë Kol Gurakuqi.
Ishte tentativa e madhe e “Vllaznisë” së patriotit të madh Mosi, që duhej dhe
po kalonte në këtë drejtim. Por tashmë, është për publikun dhe idili me një
pamje titulluar “Shqypnija” e cila është
vënë rregullisht dhe ligjërisht në skenë në 3 prill 1919-të. Po kështu, kjo
pjesë është në origjinal me shkrimin e Gurakuqit në Arkivin e Muzeut të
Shkodrës, dhe përbëjnë artefaktet e para të pjesëve teatrore që janë themeli i
teatrit dhe dramave të para shqiptare të vëna në skenë dhe me spektator, firma
dhe vula, bileta, dhe deri leje nga Bashkia e Shkodrës dhe guvernatori i kohës.
Kjo është dhe kryesorja e rëndësishme për pjesët e para teatrore në Shqipëri. Ndërsa
“ Erminia e Vorfën” është shfaqur në 10 gusht 1919-të, dhe ka pasur polemika të
mëdha në qytet. Por padyshim, ka qënë guximi qytetar i madh i asaj kohe. Pastaj është tragjedia me pesë pamje
“Vjollca”, e pashfaqur, është gjithashtu një dorëshkrim origjinal i të parit
dramaturg që Shqipëria njeh, si një person që ka shkruar dhe vendosur në skenë
rregullisht prodhimet e tija në dramë dhe komedi. Është po ashtu dhe një inskenim
si përrallë dhe padyshim komedi titulluar“Nastradini”, por deri më sot, nuk ka
kurrfarë sigurie se është shfaqur rregullisht një komedi e tillë dhe guximtare
në kohën e saj.Padyshim më vonë janë bërë përpjekje të tilla. Interesante është
se në Arkivin e Muzeut, është dhe një dorëshkrim origjinal dhe me shkrimin
autentik të Gurakuqit që nuk ka fletët e para, dhe nuk mund ti dihet titulli
dhe mendohet se ështrë diçka midis Kristo Flloqit dhe Gurakuqit, duke qënë se
personazhet janë nga jugu. Mund të jetë edhe se Gurakuqi, ka dashur ta
riprodhojë. Gjithsesi, nuk ka për një diçka të tillë, as postera, dhe nuk ka të
dhëna se është vendosur në skenën e Shkodrës një diçka e tillë si dy vepra të
tjera të Flloqit më pas. Mbas 1919-tës, Shkodra ishte një kryevepër drame dhe
komedie, por edhe akteve gjimnastikore të shumta, por që gjithsesi kishin edhe
dorën dhe mendjen e Gurakuqit në shumë e shumë vendosje në skenë të veprave të
mëdha teatrore. Nuk është në arkiv, por dihet si komedi dhe pjesa e Kol
Gurakuqit e titulluar “A thue me do xhanëm”. Gurakuqi mbas viteve 1921, ka
shetitur si një “kryesekretar gjykate” dhe ka lëvizur nga Shkodra për në
Pogradec, Korçë, Tiranë, Elbasan, sërish në Korçë, sërish në Elbasan, dhe Tiranë në vitin 1943. Ai doli në pension në Tiranë mbas çlirimit,
dhe vdiq në vitin 1962. Babai i tij Kin Gurakuqi, ishte djalë xhaxhai me Pjetër
Gurakuqin, ose babai i Luigj Gurakuqit. Padyshim të rëndësishme janë dhe vëniet
në skenë të komedive të Molierit “Kopraci” dhe
po ashtu përshtatja “Mjek me përdhuni”. Ishin aktor të jashtëzakonshëm
të kohës si ai dhe vetë Mosi, dhe kujdeseshin për dokorin dhe rekuizitën si dhe
efektet e tjera skenike dhe pikërisht për të tilla gjëra, edhe pjesët teatrore
ishin të parat në Shqipëri dhe që lartësonin qytetin e Shkodrës. Ishte qyteti
që jo vetëm vinte në skenë, por dhe prodhonte drama dhe komedi për herë të parë
në Shqipërinë e mbas pushtimit shumëshekullor, dhe këto tentativa ishin
ligjore. Ai ka luajtur në “Shërbëtori i dy zotnijve”, e pështatur dhe e
përkthyer nga Mosi, dhe shumë pjesë të tjera.
Vitet e para të “Vllaznisë”
ishin dhe ato kryesoret në aktivitetin e Gurakuqit, dhe më vonë nga lëvizjet ai
u shkëput, por në fakt dorëshkrimet e tij, dhe aktiviteti i shumtë në dy tre
vitet e para, ishin dhe gjurma më e lartë e artit dhe dramë apo dhe komedisë
shkodrane dhe shqiptare. Ky është dhe modeli që duhet vendosur qartë në rendin
e gjërave. Ka pikërisht kjo gjë rëndësi, se “kush ishin të parët” që vendosnin
në skenë dhe prodhonin apo shkruanin për të vendosur pikërisht në skenë”.
E fundit e origjinaleve të
dramaturgut dhe një nga aktorëve të parë shqiptarë si Kol Gurakuqi, është shkrimi,
mënyra e të shkruarit me një gjuhë jashtëzakonisht të pastër dhe kulturuar, me
dijeni artistike dhe pastërti liunguistike, që edhe sot është për tu pasur
zili. Nxjerrja jo vetëm për publikun dhe për studim i këtyre materialeve
thelbësore të dramave dhe pjesëve teatrore të para zyrtare shqiptare, është një
moment për të bërë dhe bilançin e vërtetë të ecurisë së këtij arti në Shqipëri.
Edhe në këtë rast, si shumë e shumë raste të tjerë të artit, tregtisë dhe
kulturës në përgjithësi, dhe teatri apo drama dhe komedia janë një fillim
krenar i Shqipërisë në qytetin e Shkodrës. Në Arkivin e Muzeut të Shkodrës,
janë pikërisht këto dokumenta dhe artefakte të jashtëzakonshëm, që bëjnë
diferencën me vëndet e tjera, dhe që mbushin me krenari qytetin e madh të
veriut dhe publikun e gjërë.
Nessun commento:
Posta un commento