Kur bashkia funksiononte si një model
administrimi perendimor në vitin 1916.
Besi Bekteshi
Nga dokumentacionet më të jashtëzakonshme të
funksionit administrativ dhe të pushtetit vëndor në kushtet e një pushtimi dhe
komande ushtarake, është viti 1916, kur austriakët dhe gjenerali Trollman
kishin arganizuar në Shkodër. Ishte i vetmi qytet në Shqipërinë e 28 mije km
katrorë që kishte kushte rendi, administrimi vëndor, spitali, ndihme sociale,
punësimi në shërbime, shkollimi, ndriçimi, zyrash ankimi etj etj. Mu kujtua e
gjithë kjo praktikë e dosjeve të vjetra të Bashkisë, ose dosja (D1) e cila ka
pastaj dhe elementë të veprimtarisë në këto vite të jashtëzakonshme vërtetë
pushtimi, por të një përpjekjeje dhe nga qytetarët shkodranë, për të shkuar
drejt perëndimit. Dje në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, ka ndodhur një çudi e
madhe “politike”, sepse këshilltarë nga anët e ndryshme politike (disa), hedhin
firma kundër një këshilltari për më tepër punëdhënës i madh në Shkodër, dhe
pastaj nuk i dalin zot ballas firmave të
vendosura sipas zbulimit të mediave. Për turp, dhe për një “demokraci çalamane
në Shkodër” e gjitha kjo. E kur po bisedonim me kolegët, ju paraqita Bashkinë e
Shkodrës në vitin 1916-të, me Kryetar Musa Juka dhe Nënkryetar Luigj Gurakuqin,
por dhe me anëtarë qytetarë të rëndësishëm të Shkodrës, arritëm në konkluzion,
se atëhere ka pasur burra.
Këtu e kam fjalën. Dy fotot e jashtëzakonshme
të Arkivit të Muzeut Shkodër, paraqesin vitin e jashtëzakonshëm fushë beteje,
dhe me austriakët si pushtues, por dhe vendimin e parisë së qytetit për të bërë
punën e administrimit të bashkisë. Një foto është në oborrin e vjetër dhe
tjetra në korpskomandën e Trollmanit. Ku është interesantja dhe për sot? E para
njerzit e bashkisë dhe këshillit bashkiak në Shkodër. Po ishin Musa Juka, Luigj
Gurakuqi, Ndrekë Vogli, Basri Asllani,
Serafin Mazreku, Tahir Dizdari, Januz Buliqi, Zef Meshkalla, Kel Çollaku, Sandër
Saraçi, Gjon Çoba, Fahri Rashiti, Pashko Haxhija, Elez Sokoli, Maliq Bekteshi,
Pjetër Kakarriqi, Shaqir Gjylbegu, Halil Kraja, Mehmet Bushati, Daniel Gjorgji,
Tahir Mandija, Ali Ulqini, Kel Çollaku, Tut Koçobashi, Sait Bilali etj etj.
Vetë zgjedhjet dhe organizimi ishin një moment gjysëm demokratik sepse vërtetë
ishte pushtim, por përfaqësuesit sipas lagjeve ishin me një përfaqësim
demokratik për kohën si zgjedhje lokale. Nuk kishte asnjë arsye religjonare dhe
pse në fakt, përfaqësuesit ishin në tre religjonet. Por kleri nuk është pasur
si referencë në këtë rast, dhe kjo është e shprehur dhe në komandën austriake
të kohës. Një pjesë e madhe, kishin shkollim jashtë dhe shkollim të qartë,
kurse të tjerët ishin pjesë e një backgroundi...që austriakët, e kishin të
sigurtë. Ishte një pushtim dhe luftë botërore dhe Shqipëria një vënd i shkelur,
por Shkodra ishte akoma nën rivendikimin sllav dhe kryesisht serb tashmë.
Austriakët ishin pushtues, por dhe garantues që ushtrinë serbe të mos guxonin
të afroheshin, ose të guxonin por të përballeshin. Ato kishin një lloj
përkrahje në popull dhe disi më pak në “aristokracinë vëndese” por kishin
vendosur rend dhe rregull.
Por nga ana tjetër, kush ishte realisht
interesante përveç rrogave të tilla si bie fjala Juka merrte 500-të korona dhe
Gurakuqi 350-të të tilla? Interesante
ishte sistemi i shërbimeve të Bashkisë. E para qyteti ndriçohej dhe me ndezje
vajguri dhe një motorr. Ishte e gjithë qëndra dhe disa rrugë kryesore si
zgjatim që ndriçoheshin. Kishte shërbim postar të mirë organizuar, dhe mirë të
paguar. Kishte një njësi komunale për pastrim kanalesh dhe rregullim rrugësh.
Kishte shërbim sanitar dhe higjenizues që pononte në çdo lagje të qytetit të
madh. Tirana ishte afër 8000 banorë në atë kohë, dhe Shkodra rreth 32 mijë
banorë. Këto shërbime ishin falas, sepse qyteti nuk kishte shumë taksa përveç
doganës që e kontrollonin austriakët dhe tregut por dhe pazarit, kështu që
korpskomanda paguante për shërbimet pikërisht bashkinë e cila realizonte me
përpikmëri ato. Ka dhe dokumenta pagesash dhe të faturave të tilla. Pastaj
shkollimi dhe spitali i parë normal, por dhe shkolla teknike e madhe që ishin
një mrekulli e austriakëve dhe padyshim të Bashkisë së Shkodrës. Duke i shtuar
edhe rreth 11 shkolla fillore dhe një e arsimit më të lartë në qytet, mund të
them se Shkodra ishte kryeqyteti i Shqipërisë në atë kohë. Bashkia e Shkodrës
shërbimin funeral e bënte falas, dhe taksa e rrugëve ishte minimale, kurse
ndihma sociale ishte për familjet e varfëra dhe gjysmën e nxirrte Bashkia,
kurse gjysmën komanda e austriakëve. Janë drejtuar rrugët në 1916-tën, dhe pse
ishte luftë, dhe janë disa segmente në Shkodër, që morën formën e duhur dhe u
mbollën shumë pemë të bukura që janë edhe sot në gjatësi përveç ekzistuesve. U
riparuan dy xhami dhe një kishë, sepse ishin dëmtuar shumë dhe koronat i nxorri
me ndihmën e austriakëve Bashkia e Shkodrës. Sasia e të vobektëve ishte e
madhe, dhe Bashkia krijoi fondin e punës komunitare për pastrim rrugës dhe
gjelbërim, por dhe hapje kanalesh dhe rrugësh të reja. Zakoni i peshkut të
vogël që falet u mbajt në formë dhe përmbajtje, dhe u ngritën dy azile pleqsh
kryesisht të njerzve që kishin mbetur vetëm nga 1913-ta për ti ushqyer dhe për
të pasur një strehë. U rregullua tregu i madh i Shkodrës, dhe ishte vëndi i
zbatimit të taksës. Taksambledhësit e Bashkisë kishin uniformat e para dhe
mjetin e identifikimit, por dhe mjetet
bllokimit të tregtarëve abuzues dhe Bashkia kishte vendosur për kohën
çmime tavan. Çmimet kontrolloheshin në mëngjez, dhe po të gjëndej ndonjë tregtar
me shitje mbi tavanin sekuestrohej dhe dënohej me tre ditë burg dhe 20 korona
gjobë. Qarkullimi me armë u ndalua, dhe
Bashkia nuk kishte në pushtetin e saj polici, por komanda kishte një
xhandërmari me shqiptarë të armatosur, që patrullonin në rrugët e qytetit të
madh. Kush nuk çonte fëmijën në shkollë
si Bashkia dhe komanda, e dënonin me punë komunitare dhe propozonin burg për
prindin e fëmijës. Flamuri austriak ishte në krye, por në shkollë ishte i
ngritur flamuri shqiptar, dhe po ashtu dhe bashkia kishte dy flamuj të ngritur.
Po, por flamuri shqiptar ishte kryesori. Mbledhjet e Këshillit Bashkiak për
vendime parësore bëheshin të hapura për publikun, kurse për financat të mbyllura,
por nesër shpalleshin me tellall dhe fletë palosje, apo postera të mëdhenj në
rrugët kryesore. Një mik i imi thotë sot, se shpallja me tellall dhe të shkruar
e vendimeve të plota të Këshillit Bashkiak, është më mirë se sot kudo në
Shqipëri. Gati gati, kishte më shumë transparencë. Nuk kishte akoma grupim të
qartë politik me majtas dhe djathtas, por qëndrimi bashkë i Jukës dhe Gurakuqit,
ishte i kuptueshëmn dhe pse më vonë do të ishin problemet ndryshe. Librat dhe
gazetat shpesh herë faleshin në publik, sidomos në tubimet shtetërore. Gjuha
shqipe dhe gjermanishtja zotëronin, por shqipja e kësaj kohe, është më mirë e
shkruara se kurrë ndonjëherë deri atëhere. Grabitësit e mbi 200 koronave rezikonin jetën,
grabitësit e karvaneve me armë po ashtu.
Dëmtuesit e pronës shkonin deri në 15-të vite burg, falsifikatorët po ashtu dhe
përveç komandës austriake dhe gjykatës ushtarake, ishte dhe një këshill juridik
civil, që merrej me çështje ligjore me të lehta dhe me problematikë pronësie
dhe rregulli zyrtar apo dhe qytetar.
Ka rëndësi të thuhet se Bashkia e Shkodrës
ishte administrata e vetme vëndore e qartë ngritur, dhe që quhej Perlimntare
dhe ishte trashëguese e asaj të vitit 1913.
Qyteti në fakt nuk mbeti asnjëherë pa një të
tillë, dhe normalisht ishte diçka që e ndante nga qytet e tjera shqiptare.
Nëpunësit e Bashkisë së Shkodrës, tashti janë zbuluar në një shumicë emrash dhe
padyshim përbënin hallkën kryesoe të qytetit më të madh shqiptar të asaj kohe.
Bashkia e Shkodrës është e para në Shqipëri, që ka emetuar bileta të barabarta
me valutën, është e para që ka krijuar xhandarmarinë e vëndorëve, është e para
që ka kontrolluar dhe ngritur sistem arsimor të qartë dhe të paguar, është e
para që ka krijuar shërbime bashkiake falas, dhe pastaj e para që ka pasur
taksa të ngritura në sistem fiskal, është e para Bashki në Shqipëri që ka pasur
fonde për të vobektit apo mbrojtjen sociale dhe sistem të tillë, është e para
që ka bërë investime të mëdha publike si ndriçimi dhe rrugët me fondet saj. Normalisht kishte burra dhe kishte
njerëz të jashtëzakonshëm në atë kohë, më përpara dhe më pas, por kishte dhe
njohuritë e të huajve dhe bashkëpunimin e tyre. Me pushtimin austriak në luftën
e para botërore ishte në këtë mënyrë, vazhdoi me governatorin britanik në
1918-të po kështu, dhe nuk u shthur dhe me guvernatorin De Fortue. Bashkia e
Shkodrës ishte një institucion i parë vëndor i vazhdueshëm, me flamur shqiptar
dhe vula të tilla, dhe pse nën sundim dhe administrim të huaj dhe kishte njerëz
tepër të përkushtuar dhe patriotë në drejtim.
Emrat e vitit 1916-të dalin për herë të parë
dhe ishin padyshim qytetarë të nderuar të Shkodrës.
Nessun commento:
Posta un commento