Koment-Dossier
Besi Bekteshi
Një nga historitë më të
jashtëzakonshme të pa studiuara mirë në momentin dhe si kohë administrimi të
vilajetit, është pikërisht sundimi i Valijëve të Shkodrës sidomos mbas dinastisë së Bushalinjve. Kjo
dinasti, e cila si rebelim nisi me Mehmed Pashën e parë në vitin 1746 dhe që
vazhdoi më pas me Omer Pashë Kavaja, ja dorëzon Mehmed Pashë Bushatit në 1757 e
që ja jep Mehmed Pashë Kushtendili, për
të dalë te viti 1775 te pikërisht Mustafa Pasha. Ai zëvëndësohet nga i
shkëlqyeri Kara Mahmud Pashë Bushati, deri në 1796, për tu
pasuar nga Ibrahim Pashë Bushati deri në 1810, dhe ky i zëvëndësuar nga i
fundit i dinastisë Mustafa Pasha Bushati, deri në 9 tetor të vitit 1831. Nën sundimin e Bushatlinjve vilajeti i
Shkodrës që shtrihet nga Tivari dhe Podgorica e deri poshtë Peqinit dhe më
andej se pjesa e Kosovës lindore, kishte zmadhuar dhe zvogëluar sipërfaqen në
bazë të sidomos ambicjes së Karamahmud Pashës. Kishte ndërtuar disa vepra të
mëdha si ura jo vetëm në Shqipëri dhe teritor të vilajetit, por dhe sot Malin e
Zi. Kishte qytetin më të madh të trevave shqiptare dhe Prizrenin si periferi të
ndikuar prej tyre, kishte dhjetra rrugë dhe po ashtu medrese, por kishte edhe hovin më të madh në ndërtim, të
kishave kristian-romane në teritorin e saj. Administrimi ishte më tolerant si
për besimin tjetër dhe për nga cilësia e jetës, kishte pazarin më të madh dhe
po ashtu dhe përfaqësitë më të mëdha të huaja në teritor shqiptar. Dakort, dhe
nuk kam pse zgjatem, sepse i vetmi pushtues shqiptar që njihet qartësisht si
sundimtar dhe vendosësh taksash, por dhe nën sundim është pikërisht pashalleku
shqiptar i Bushatlinjve. Por mbas këtij momenti mbas vitit 1831, ndodh një diçka e jashtëzakonshme, sepse pushteti i “Portës së Lartë” ose
“Osmanllinjtë” në një mënyrë të pa përsëritshme në asnjë vilajet tjetër jo
vetëm shqiptar, por dhe në kryeqëndrën e tyre afër Europës në Bosnje, nuk do të
jenë të zot të stabilizojnë një administratë normale dhe sidomos një Vali i
cili të zgjasë si administrim në Shkodër.
Për ta bërë të qartë, po rendis të gjithë emrat dhe të përsëritur në tre
vënde, të valinjve të Shkodrës. Sipas sit-it të madh të “burrave të shtetit”
unë po i rëndis për të shikuar qartë se çfarë ka ndodhur nga mbarimi i dinastisë së Bushatlinjve në
vilajetin më perendimor të katër vilajeteve shqiptare. Pra fillon me “1812 - Oct 1831 Mustafa Pasha Bushati 1831 – 1832, Morali Namik Ali Pasha 1833-1835,
Çerkes Hafiz Pasha 1835 – 1838, Bayram Beg 1838 – 1842, Hasan Pasha
1842 – 1843, Reza Pasha 1843 – 1854, Osman Mazhar Pasha Jul -
Sep 1854, Osman Pasha Sep 1854 - Jan 1855, Sarayli Mehmed Ragib Pasha Jan - Mar
1855, Hekimbashi Ismail Pasha Apr - Dec 1855, Agha Abdulaziz Pasha Dec
1855 - Nov 1857, Ataullah Pasha Nov 1857 - Oct 1861, Çerkes Hafiz Pasha (1st
Time)Oct 1861 - Apr 1862, Mehmed Rashid Pasha Apr 1862 – Apr 1863, Çerkes Hafiz
Pasha (2nd Time) Apr 1863 - Dec 1864, Aziz Pasha Dec 1864 - May 1868, Divitçi
Ismail Hakki Pasha (1st Time) May - Dec 1868 Küçük Omer Fevzi Pasha Dec
1868 - Aug 1870, Sakizli Ahmed Esad Pasha Aug 1870 - Sep 1871 Divitçi Ismail
Hakki Pasha (2nd Time) Sep 1871 - Jan 1872 Giritli Mustafa Asim Pasha Apr 1872
- Jan 1873 Sevket Pasha Jan - Mar 1873 Fosfor Mustafa Sidki Pasha
Mar - May 1873 Gücü Ali Pasha May - Nov 1873 Sevket Pasha
Nov 1873 – Sep 1874 Ahmed Razim Pasha Oct 1874 - May 1876 Mustafa Eshref
Pasha May - Aug 1876 Yakali Ali Pasha Aug 1876 - Jul 1878 Alyanak
Mustafa Pasha Jul - Nov 1878 Hüseyin Pasha Nov 1878 - Nov 1879 Arif Pasha Nov
1879 - Aug 1880 Mehmed Izzet Pasha Aug 1880 - Apr 1882 Çürüksulu Osman Ziya
Pasha Apr 1882 - Jul 1883 Abdi Pasha Aug 1883 - May 1884, Hasan Pasha May 1884
- Jan 1887 Giritli Mustafa Asim Pasha Jan 1887 - Aug 1888, Tahir Pasha Aug 1888
- Oct 1891, Çürüksulu Süleyman Bahri Pasha Oct 1891 - Jul 1894, Bursali
Abdülkerim Pasha Jul 1894 - Jun 1896 Osman Fevzi Pasha Jun 1896 - Jul 1898,
Hasan Adib Pasha Jul 1898 - Nov 1901, Alpa Kazim Pasha Nov 1901 - May 1903
Shakir Pasha May 1903 - Apr 1906 Haydar Pasha
Apr 1906 - Feb 1907 Salih Zeki Pasha
Feb - Dec 1907, Hilmi Pasha Dec
1907 - Feb 1908 Dagistanli Seyfullah Pasha Jun - Sep 1908, Mustafa Nuri
Bey Sep - Dec 1908, Yeniser Fenerli Seyfettin Bey Dec 1908 - May
1909 Fahri Pasha May 1909 - Sep 1910, Agabeyzad Cemal Pasha Sep 1910 - May 1911
Manastirili Hasan Bedrieddin Beg May 1911 - Jan 1912 Mustafa Nedim Beg
Jan - Mar 1912, Esad Pasha
Toptani Mar - Jun 1912, Sevket Torgut Pasha Jun - Aug 1912,
Hayri Pasha Aug - Nov 1912, Hasan Riza Pasha i vrarë në janar 1913.
Shikohet qartë se tashmë kemi më shumë se 50-të valinj për periudhën e mbetur
dhe ka pasur dhe tre prej tyre të kthyer nga dy apo tre herë në administratën
perandorake të vilajetit të Shkodrës. Ajo
që bie në sy është se valijtë e parë,
ishin ato të luftës së Krimesë dhe ishin kryesisht ushtrakë, pastaj bie në sy
se shumica e tyre o vijnë nga Bosnja o shkojnë në Bosnje mbas Shkodrës, disa në
Bullgari dhe disa në Egjypt në zonat e buta. Por nuk është ky qëllimi i shkrimit,
qëllimi është se kjo periudhë mbyllet me Esad Pashën, Shefqet Turgut Pashën dhe
mbas Hajri Pashën me Hasan Rizanë dhe ndryshon kryekëput puna dhe qeverisja.
Mbas viteve 1878-të, kemi një rregull administrativ disi më të mirë, por 80-të
vite investime dhe ndërtime të fuqisë së Vilajetit nuk kemi, edhe propozime të
aristokracisë vëndase po ashtu nuk kemi, dhe sepse statukuoja është një moment
i jashtëzakonshëm që përbën dhe Vilajetin si vëndin ku “ikin dhe vijnë
pashallarë dhe bejlerë” të administratës, por me pagesa të mëdha në Stamboll.
Dy momente e karakterizojnë vilajetin dhe ndërrimin e madh të Valijve!? Momenti
i parë është se një shumicë e atyre që vinin valij dhe kryesisht ato që nuk
kishin titullin Pasha, e blinin vëndin e punës me shuma të jashtëzakonshme deri
në lartësinë maksimale të “Portës” dhe momenti i dytë, ishte se “aristokracia
vëndase” më tepër otomane se sa vetë “otomanizmi”, nuk bënte në përgjithësi
ndonjë përpjekje të dukshme për të ndryshuar realitetin. Kaq shumë kishte
problem të administrojë Vilajetin e Shkodrës kur merrje detyrën, sa që sasia
impresionante e pikërisht valijve (që nuk zgjatnin një vit) ishte emblematike edhe në Stamboll. Mbas 1900-tës, u duk një lloj “ndriçimi”
moral dhe u ndërtuan disa zyra dhe ndërtesa qeveritare, por vetëm kaq. Vetëm mbas vitit 1908-të ose kohës së “hyqymetit”
diçka lëvizi, por tashmë ishte tepër vonë, edhe pse disa plane rrugësh dhe
urash, por dhe një ide hekurudhe u hodhën në tavolina lart, dhe duhet thënë se
edhe aristokracia qytetare shkodrane si
myslimane dhe katolike në Shkodër, tashmë ishin zgjuar dhe pikërisht në këtë
kohë u ndërtuan disa rrugë të vilajetit dhe dy urat njëra në Bunë dhe tjetra në
Drin. Përpara vitit 1900, ose më mirë
nga vitet 1879-1898, e vemja gjë e mirë ishin sinoret dhe taksat deri diku, por
as që bëhet fjalë për buxhete të qartë dhe ndërtimi apo infrastrukture.
“rradhorët e kësaj kohe jo vetëm të pa studiuar, por dhe të pakët si modele
tregojnë se edhe shkollat dhe medreset megjithëse kishin të drejta nuk
ndihmoheshin”. Ndërgjegja ishte zgjuar, por administrata ishte jo vetëm në
gjumë, por merrej vetëm me rryshfete dhe asgjë tjetër. Tregonin një si punë
barcolete atëhere se dikush kishte dashur të kalonte nga Veziri i madh te
Sulltani, për një projekt të madh dhe të leverdishëm dhe normalisht kishte mbas
tij ky projekt investitorë francezë. Për ta marrë këtë projekt dhe shtruar
sidomos punën i çojnë sulltanit një
libër, ku në kapakun jashtë shkruhej
“projekti francez” dhe brënda kishte para letër me stampë të madhe”. Sulltani e
merr dhe hap, e shikon dhe thotë: Kur e ka pjesën e dytë ky projekt!!? Valijë e Shkodrës sidomos nga 1835-sa dhe
deri në 1900, ndërroheshin se abuzimi sidomos me doganën dhe bankat e
perandorisë, por dhe taksat, kishte
arritur kulmin. I sqaron këto probleme si Kniht në udhëtimin e tij dhe Heckardi
jo vetëm me përshkrimin e pazarit të Shkodrës, por dhe relacionet e tyre të
qarta. Çdo vali binte brënda nga
rryshfeti dhe duhet thënë se edhe aristokracia shkodrane tepër e pasur dhe e
fuqishme “ja bënte gropën”, sepse tashmë sundonte sidomos me anën tregtare dhe
lidhjet që kishte me perëndimin dhe vetë Stambollin. Janë qindra e qindra letra të njerzve të
fuqishëm të qytetit dhe “tarafeve” por dhe grupeve të qytetarëve që bënin
presion se “çdo vali i ri që vinte, tentonte të
peshkonte sa më shumë dhe sa më shpejtë se e dinte se nuk e kishte të
gjatë”. Nga ana tjetër, dhe një pjesë e
aristokracisë tipike otomane dhe e lidhur realisht me formën e tillë të
qeverisjes, nuk donte reforma, edhe kur vinte ndonjë vali po të themi disi më
reformator në administrim ishte shumë reaksionare si veprim. Nuk donin ndryshimin që kishte filluar në Stamboll, nuk
donin kryesisht të renë nga perëndimi, dhe nuk donin krijimin e marrëdhënieve të reja
që i ngjante perëndimit. Vetëm të iluminuarit e politikës dhe letrave, por dhe
të shkolluarit jashtë, filluan sidomos mbas lidhjes së Prizerenit e Komitetit
të Stambollit të “turbullojnë ujrat” në
kuptimin e kenetës së mbetur të vilajetit të Shkodrës, tepër ndryshe nga ai vilajet rebel dhe plot
dinamizëm i Bushatllinjve të dikurshëm.
Kaq shumë ishte ndryshimi sa që edhe pse në pushtim dhe në momente
lufte, gjatë kohës 1913-1920-të, qyteti i Shkodrës formatohet shumë më qartë dhe
më mirë, si urbanistikisht dhe kulturalisht, sepse si aristokracia otomane
shkodrane e fjetur dhe valijtë e korruptuar të Stambollit, nuk kishin më peshën
e madhe të tyre si politike dhe administrative. Tashmë kishte modele borgjeze,
megjithse ashtu tepër të pa kuptueshëm nga shumëkush, por në fakt ishin. Nga
vitet 1880-1902, investimet e administratës së korruptuar ishin në mos zero,
afër zeros, në rradhoret dhe surnamet e valiut të Shkodrës. Dhe duhet thënë se nga taksat, vilajeti i
Shkodrës dhe pse ishte me sipërfaqe më i vogli, ishte i parë në katër vilajetet
e banuara nga shqiptarët si llogaritje për frymë të popullsisë. Por ndryshoi
gjëndja, dhe pse me pushtime të reja. U
bënë shumë më tepër rrugë, u futën marrëdhëniet kapitaliste në prodhim, fabrika dhe industri, por dhe elektricitet, u
hapën 23 shkolla vetëm në Shkodër si qytet dhe rrethina dhe rreh 14 shkolla
jashtë saj, u ndërtuan rreth 25 km rrugë qytetëse dhe jashtë, u zmadhua porti,
rada dhe magazinat, bankat e huaja dhe dekovili, u zhvilluan arti dhe kultura
në lirinë e dukshme, u kristalizua rruga e urbanizuar piacë dhe Gjuhadoll, por
dhe në Parrucë dhe lagjet qytetare të Shkodrës, dhe sidomos u shkolluan jashtë dhe ardhën disa
dhjetra e dhjetra shkodranë në vëndin e tyre më vonë. Në më pak se një dekadë, edhe pse nën pushtim të huaj, u bënë shumë me
tepër veprime të mira se sa nën mbi 50-të valij që vinin dhe ikin, pa bërë
asgjë. Përveç faktit se merrnin dhe iknin në shumicën e tyre super të pasur,
dhe me administrata tërësisht të korruptuara, nuk kishte asgjë tjetër. Ky është dhe momenti që duhet përmëndur si
trashëgimi dhe arsyeja që nuk “qëndronin gjatë valijtë e Portës së Lartë në
Shkodër”.
Nessun commento:
Posta un commento