Sherman Miles, njeriu që informoi Presidentin Wilson!
Koment-Dossier
Besi
Bekteshi
Periudha
e madhe e mbas viteve 1912- dhe 1913-të për vëndin tonë, krijoi dhe
mentalitetin disi më perendimor të një shoqërie e dalë nga një otomanizëm
regresiv. Është e vërtetë se Shqipëria
ishte tokë pushtimi dhe pozicionesh nëdrluftuese se sa lufte të madhe, por
është e vërtetë se duke qënë ushtritë e huaja, shqiptarët kishin mundësinë për
të dalluar tashmë një administrim qoftë dhe ushtarak otoman nga një perendimor.
Po, e vetmja “e mirë e luftës” në mes shumë të këqijave, kjo mund të
konsiderohet. Mirëpo unë e kam fjalën se kush ishte njeriu që duke qënë një
ushtarak kariere, një person i ngarkuar në komisione raportimi për gjëndjen në
Mal të Zi dhe pastaj në Shqipëri, ndikoi
në mendimin dhe qëndrimin e Presidentit Wilson, në vitin e famshëm 1919-të, por
dhe Konferencën e Paqes e cila sërish desh e kufizoi akoma më shumë teritorin
shqiptar. Nga kush i merrte një sërë
informatash dhe relacionesh ky President kaq i madh për popullin shqiptar?!
Cilat ishin ato, dhe kush luajti rol të dorës së parë në fjalën e madhe të
Presidenti Wilson? Në fakt është një
shkrim i mirë kopsitur i John D. Treadway dhe që ka si titull ANGLO-AMERICAN
DIPLOMACY AND THE MONTENEGRIN QUESTION, 1914-1921, i cili ka dalë nga “Wilson
Center Experts”. Pikërisht ky shkrim bën të qartë se Sherman Miles, ose
koloneli amerikan dhe më vonë gjeneral i cili ka mbaruar dhe West Point-in në
vitin 1905-së ishte njeriu kryesor i raporteve mbi situatën. Ai ka drejtuar në
vitin 1940-41 dhe Divizionin e Inteligjencës Ushtarake në kohën e Pearl Harbur
dhe është rivënë në këtë shërbin deri në vitin 1946-të si shef i shërbimin
intelegjent ushtarak dhe si një gjeneral kariere në Komandën e Parë të
Bostonit. Në ballkan, merr shërbim nga 1912-1914-të dhe pastaj dhe si raportues
dhe demarkator kufiri për Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919. Një pjesë
e madhe janë raportimet për Presidentin Wilson dhe për konferecën e paqes dhe
kryesisht për anglo-amerikanët. Në qoftëse Amerikanët për vitin 1913-të ishin
disi larg Shqipërisë, për vitet 1918 dhe 1919-të, kishin rol të dorës së parë.
Sipas
John D. Treadway, në fillim të vitit 1919-të, kryesisht Ferenig Office, po
përmblidhte dhe kishte ndër mënd një intersim për zbarkim dhe pushtim të Malit
të Zi, nga kryesisht amerikanët? Janë disa momente të vështira, dhe disa
kërcënime të amerikanëve për rastin Shkodër dhe Serbët në Tarabosh si rrethues
e kërcënues të saj. Britanikët kishin në
dëshirë të tyre të mos vepronin të vetëm në fakt. Mirëpo Balfour, ose ministri
i jashtëm britanik, ju propozoi amerikanëve të cilët pranuan të kenë një
komision anglo-amerikan për të hetuar për kushtet e Malit të Zi.
Si
shef përfaqësues i Britanikëve ishte konti Giovanni de Salis, i cili kishte dhe
momentin ambasador të Madhërisë së Tij në
Cetinje. Kurse në të veçantën e jashtëzakonshme të amerikanëve,
Presidenti Wilson, emëron si komisar të tij kolonelin Sherman Miles. Miles
kishte qënë më përpara anëtar i përfaqësimit të profesor Arclnbald Coolidge në
konferencën e paqes, dhe kuptohet qartë diferenca në terma konkretë. Sekretari
i Shtetit Amerikan Lansing, kërkoi nga Mils sqarime jo vetëm për rezistencën
malazeze dhe shqiptare nga njëra anë dhe tjetra kundra serbëve, por kryesisht
për masakrat e bëra kundra shqiptarëve në Mal të Zi nga serbët dhe pse jo
malazezët. Disa të dhëna britanike ishin, por Miles kishte të dhëna të shumta
për Gucinë. Plava, Pejën, Gjakovën dhe të tjera për skena genocidi dhe
terrorizmi nga trupat serbe, dhe bashkëpunëtorë malazez. Donte sqarimet e një
ushtaraku për shfarosjen e popullsisë
shqiptare në rajon dhe të ardhmen e Malit të Zi si entitet i ndarë në rajon
sekretari shtetit.
E
“bukura” e raporteve është se dy komisarët pra De Salis dhe Miles, nuk
përgatitën një raport, por dy. Miles ishte i pari që kishte mbledhur fakte dhe
të dhëna të shumta dhe u paraqit në Paris (ndërkohë që në Shtëpinë e Bardhë
kishte raportet e veta) i pari me një raport me shkrim. Miles, ka bërë dy
kryevepra raportimi të veçanta. Raporti i parë relativisht i gjatë ishte
sqarimet mbi Malin e Zi dhe raportin me serbët dhe i dyti, shumë i gjatë
tregonte masakrat serbe ndaj shqiptarëve. Të dy me datat 19-21 maj. Nuk mjafton
me kaq, por Miles jep një raport me gojë Komisarëve të Prezentacionit Amerikan jashtë
Wilsonit, i cili kërkoi dhe sqarime
akoma më të mëdha në vete.
Ja
kush është dhe raporti në përgjithësi për masakrat serbe kundër shqiptarëve, që
jetojnë në një shumicë të madhe në Malin e Zi. Inkonjito Miles ka bredhur në
zonën e Shkodrës, dhe ka marrë kontakte dhe me oficerë të ndryshëm britanikë
dhe italianë e francezë, por dhe me njerëz të cilët luani rol të dorës së parë
në “fushën e shahut” që luhej midis Cetinjës, Podgoricës dhe Shkodrës.
Ai
shkruante: Nga të dhënat e mia dhe ato shqiptare në Pudgur, Plava, Guci dhe
Rozaj, ka pasur masakra të mëdha nga ana e Sërbëve. Por dhe nga zona e Rugovës
në 15-të fshatra pothuaj nuk ka mbtur një frymë, shumica kanë marrë malet.
Tetëqind persona janë masakruar pa llogariur ato që luftonin. Në Plavë dhe Guci 333 gra, pleq, dhe fëmijë. Për më tepër 100
persona janë vrarë dhe masakruar në formë barabare kur shqiptarët janë dorëzuar
autoriteteve legalisht. Normalisht ka dhe viktima të tjera, dhe Miles deklaronte
se serbët mohojnë të tilla të dhëna tashmë të vërtetuara nga disa burime në
terren. Është një ngjarje e rëndë thotë
Miles që të bën të mos jesh kaq imparcial, por që gjithsesi vazhdon me të tjera
të dhëna. Është një fakt i pa mohueshëm ka referuar ai se janë 20.000-25.000 persona
shqiptarë që banojnë në Mal të Zi dhe që janë strehuar në Shkodër dhe malet
perrreth. Këto gjëra i kanë vërtetuar amerikanët, anglezët, italianët dhe
francëzët të cilët janë në terren, dhe dallohen shumë lehtë nga veshjet e tyre
të jashtëzakonshme, thotë koloneli amerikan.
Është
një hajvanllek i malazezëve dhe serbëve, deklaron ai, kur thonë se “këto
shqiptarë marrin rrugën në mes malave në dimër duke u larguar nga tokat e tyre
pa shkak, dhe pa i shtrënguar dikush për të ikur”. Normalisht kjo politikë
serbe treguar nga Miles në vitin 1919-të, u përdor dhe në vitin 1998-9 edhe nga
Milosheviçi.
Ai
raporton se malazezët pa ndihmën e serbëve, nuk do të kishin mundur të
detyronin shqiptarët të largoheshin nga tokat e tyre. Janë masakrat që e kanë
bërë këtë shpërngulje të madhe. Burimet nga Shkodra në misionet britanike
raporton ai, tregojnë se janë nga 18.000- 25.000 shqiptarët e vrarë, por kjo
është aproksimative, sepse realisht janë 30.000 shqiptarët të vrarë dhe
masakruar dhe shumë e shumë të tjerë të detyruar për tu larguar nga tokat e
tyre në Malin e Zi. Miles, ka thënë se
kufiri duhet të përcaktohet, por nuk duhet që asnjë anë të mbizotërojë, sepse
“sllavët dhe shqiptarët janë kaq të ndryshëm nga njeri tjetri dhe kaq
antagonistë, sa është shumë e vështirë të jetojnë në paqe për një kohë të gjatë
më pas”.
Leasing
pastaj dha konkluzionete tij dhe në fakt, Mali i Zi u fut në Ish Jugosllavi, por në këtë kohë Miles ka
pasur vështirësi për tu kuptuar në raportet e tij nga pjesmarrës dhe komisarë
të tjerë, por qoftë dhe nga disa të tjerë përfshirë dhe Leasing. Në të vërtetë
relacionet e tij janë marrë nga Presidenti Wilson, dhe pse diplomacia po
tregonte rezerva dhe thoshte “bëjmë mirë të zbulojmë opinionet e tij”. Kurse De Salis e vonoi gjatë raportin e tij,
duke qëndruar në Malin e Zi. Por gjithsesi dhe relacioni i tij ishte në pjesën
më të madhe në linjë me analizën dhe raportin e Miles. Në këtë rast humbën kun
dërshtarët diplomatikë të Miles.
E
gjithë kjo kohë, ishte një moment i madh raportesh për fatin e Malit të Zi, për
kujdesin e të cilit, ishin bashkuar anglo amerikanët, por faktikisht shkuan të
forta raportet e gjenocidit serb dhe malazez ndaj shqiptarëve, që në fund të
fundit, e bënë të qartë mendimin e Presidentit Wilson për fatin e Shqipërisë.
Në këtë kohë del batuta e madhe e tij për Shqipërinë. Padyshim që njerzit e
mëdhenj si Wilson, kanë rolin parësor në vendimet e mëdha të marra pro nesh, në
historinë e vështirë të krijimit të shtetit shqiptar, por dhe njerzit pothuaj
në hije dhe raport shkruesit, kanë rëndësinë e madhe të aktit të kryer më pas.
Nessun commento:
Posta un commento