Besi
Bekteshi
Një
nga historitë më të pa studiuara mirë, dhe absolutisht deri tani të shkruara pa
asnjë koncept të drejtë të historianografisë moderne, është origjina-biografia
e njeriut më të madh të fotografisë shqiptare, ose italianit nga Piaçenca,
Pietro Marubi. Në shumicën e biografive të tij, është shkruar se ka marrë pjesë
në vrasjen e Kryebashkiakut të Piaçensës, dhe ka qënë Garibaldin apo me
1000-jët e tij, dhe është përndjekur nga
momenti i tillë revolucionar. Kanë shpjeguar se vjen në Shqipëri mbas
një rruge në Stamboll dhe Greqinë e dikurshme, por duke mos gjetur vënd dhe
përkrahje. Arrin në Vlorë, dhe nuk gjen kushte të qëndrimit aty e pastaj vjen
në Shkodër, ku gjen si kushte më të mira dhe përkrahje në qytetin e madh të
shqiptarëve, por dhe me një popullsi katolike në besim. Më përpara, në arsyetimin historik ka shkuar
drejtori i Fototekës Marubi Bedeni, sepse në studimet e tij tashmë di qartë se
“nuk është punë Bashkiaku, as punë vrasje direkte, as emri dhe mbiemri në
listat e gjygjit besoj, dhe për më tepër Garibaldini me cilësi të tilla”. Po,
ai di më qartë dhe ardhjen e tij me një grua shumë më të madhe në moshë, e cila
e ka mbështetur financiarisht një të ri të tillë që në vitin 1854-tër ishte
vetëm 20-të vjeç. Si kohë e ardhjes në Shkodër padyshim përmëndet vitit
1856-të, por disa kërkime duan të thonë se është fundi i vitit 1855-së dhe
fillimi i vitit 1856-të si vënd qëndrim në Shkodër. Por nuk është ky qëllimi i
shkrimit. Problemi është te momenti “garibaldin, vrasje, përndjekje” në
Pieçenca dhe Parma.
Vetëm një vrasje spaktakolare ka
ndodhur në vitin 1854-tës dhe pikërisht në 26 mars (në këtë vit është 160-të
vjetori) i pikërisht Carlo III si Borbon, dhe që kishte marrë titullin e lartë
të Dukatit mbas abdikimit të të jatit Carlo II në 14 mars të vitit 1849-të. Nuk
dua të zgjatem me rrethanat dhe sundimin e austriakëve, sepse historitë dihen,
por Carlo III-të kishte një problem të madh përveç mospëlqimit të sundimit
Burbon. Ai jo vetëm që nuk ishte popullor, por në kërkim të rregullave të
ngurta, nuk ishte dakort për dënimin me vdekje, por ishte për “rrahjen në
publik”, të dënimit të tillë, që e pësonin dhe kundërshtarët. Ai kishte mani
militariste dhe një garnizon me 6.000 njerëz në Piaçenca. Rrihte me shkop në
piacë dhe hajdutët e xhepave apo pijanecët e zakonshëm. Aplikonte
legjistacionin e luftës për çdo tip kundravajtjeje. Kishte mbledhur shumë
armiqësi në rrethe të ndryshme revolucionarësh dhe kryesisht Mazinianët e
famshëm, ose njeriut të patriotizmit sa italian, dhe po aq mason, dhe pse në
dyshim si model të qartë. Carlo III-të vritet me anën e një thike në brinjë e
ngulur fort, pikërisht në datën 26 mars 1854-tër dhe për këtë vrasje u akuzua
Antonio Carra, anarkist, mazinist, mason, artizan, dhe mik i bankierit mason
Lemmi, si dhe njeri i Antonio Mazzini-it. Ai u mbrojt dhe arriti të arratiset
në Amerikë, por në operacionin e madh të policisë u përndoqën-kërkuan dhe një
grup i madh artizanësh dhe padyshim njëri prej tyre dhe pse dokumenta të qartë
akoma nuk ka, është dhe Pietro Marubi në dyshim të emrit dhe mbiemrit të
përdorur saktë te ne. Adriano Lemmi vetëm një natë përpara se të vritet Carlo
III, ka asistuar në një takim me disa komplotistë anti Burbonë, ku Carra dhe të
tjerë, ka imituar me thikë në një dordolec-manikin, vrasjen me thikë të dukës
së madh dhe trashëgimtarit Burbon. Edhe në këtë rast, ka dyshime dhe nuk dihet
qartë që ka qënë pjesmarrës Marubi, por sëpaku deri tani nuk ka qartë të shkruar
në një letër zyrtarisht (sa di unë) një diçka të tillë. Në “CRONACHE DAL
RISORGIMENTO” të Marco Maggioni, thuhet se “ Antonio Carra është
falur nga duka kur ka qënë duke vdekur, por që njohu në atentatorin një ndjekës
së Mazzinit, por Carra kishte një alibi të fortë, dhe arriti të dëshmonte
pafajsinë e tij”. Mbasi ka ikur në Amerikë, ai sërish dëshmon se ishte ai
atentatori. E bënte për famë apo për realitet kjo pastaj është në dyshim. Por
lidhja disi masonike thuhet plotësisht te “Assassinio
di non massoni” dhe lidhjen me Antonio Lemmi që më vonë bëhet Gran Maestro në
Itali dhe më shumë se kaq. Aty del se një farë Lippo, kishte bërë një
manikin, ku janë ushtruar të gjithë anëtarët e “Loxhës masonike” duke ditur se
të gjithë mund të zgjidheshin si atentatorë të Dukës. Fjalët janë se Marubi
është një prej tyre, dhe pse i ri, por emra dhe mbiemra nuk ka realisht të dalë
dhe vërtetuar publikisht dhe zyrtarisht. Në fakt, një person që është
konsideruar Antonio Carra, me një pelerinë të zezë, ka hyrë mes rojës së Carlo
III dhe vetë Burbonit të madh, dhe i ky futur thikën rëndë në brinjë, duke ja
rrotulluar disa herë, në mes të publikut në piacë. Një nga historitë e
atëhershme për vrasjen e dukës ishte dhe
modeli “donzhuan” i tij, dhe marrëdhëniet me një grua, që bëri xheloz të
ethshëm një person. Por në se është ky problemi me Marubin dhe gruan më të
madhe pothuaj 20-të vjet, me të cilën erdhi edhe në Shqipëri, ky është akoma më
shumë një çast studimi dhe vërtetimi i qartë në këtë histori kaq të jashtëzakonshme intrige mazziniane, dhe
gjysëm masonike e gjysëm revolucionare italiane, e kësaj periudhe të jashtëzakonshme
të rizgjimit të madh. Në shkrimin “
Nella citta amata da Garibaldi, duello tra massoni” thuhet se: Mazzini e il suo comitato decretarono la condanna a
morte del Duca di Parma Carlo III; il 26 marzo Carlo III cadeva sotto i colpi
del sicario di cui Lemmi aveva stimolato il fanatismo. Pra Mazzini dhe komiteti i tij
kanë dekretuar dënimin me vdekje të Dukës dhe me 26 mars, ai u vra nga goditjet
të një vrasësi mbi të cilin Lemmi i famshëm kishte stimuluar fanatizmin!! Por
dhe këtu i lihet faji masonëve, dhe nuk ka emra bashkëpunuesish. Në raportet gjygjit dhe policisë, vërtetohet
se “janë prerë linjat e telegrafit dhe janë hedhur fletushka për vdekjen e
Dukës, dhe këto gjëra nuk bëheshin vetëm, pa pasur bashkëpunëtorë të shumtë dhe
të sigurtë, të cilët më vonë morën të gjithë arratinë. Dakort, por nuk ka asnjë
letër deri tani që ka edhe emrin Pietro Marubi, ose Marubbi apo Marrubi!!? Në
historinë zyrtare dukale dhe Burbone të “Carlo II dhe Carlo III” thuhet se: “Carlo
III fu un personaggio intelligente e contraddittorio, audace ed ingenuo,
prepotente e scontroso, appassionato ed infelice, che si impegnò per governare
il Ducato con senso del dovere ed onestà, impostando una politica non priva di
lungimiranza e di originali intuizioni, guidandolo nel delicato momento che
precedeva gli ultimi atti del processo risorgimentale”. Pra në sit-in princëror
njihet Carlo III si pasionant, përballës dhe përplasës, i pa lumtur, me sens të
detyrës, i pa zoti për të parashikuar ngjarjet në momente të proçesit të
rizgjimit apo ringritjes. Në aktet e
shumta të vrasjeve të ashtuquajtura revolucionare dhe Mazziniane si bie fjala ai
i Felice Orsinit kundër Napoleonit të III në Paris, mu në mes të turmës së
njerzve në janar të 1854, që provokoi një masakër, dalin dhe këto mënyra të
tipit se ishin me ligjin e se “konspiracioni imponon vazhdimin me çdo mjet që
vlen për të shkatërruar armikun”! Po. dhe kjo thuhet te: “Il Mazzini terrorista” Padre nobile
dell’Italia unita e “cattivo maestro”. Era pronto a tutto pur di cacciare lo
straniero. Fino ad usare tattiche terroristiche come a Milano nel 1853 nga
Eugenio
Di Rienzo. E këtë gjë e ka ditur Carlo III, dhe nuk është
kujdesur, por koha ishte e tillë dhe shumë atentate u kryen me këtë mision,
duke qënë si revolucionarë dhe konspiratorë dhe pse jo masonë të vendosur të
kohës. Emri i Marubit, apo ky emër me të cilin është njohur dhe futur në
Shkodër, akoma nuk del (deri tani) te listat e njerzve të tillë, apo
organizimeve të tilla dhe për faktin se ishte një djalë i ri Piaçentin, dhe në
dyshimin e madh të largimit nga qyteti i tij dhe dukati i Parmës përgjithmonë.
Një nga gjërat interesante për tu studiuar ishte edhe pranimi i tij nga
mbretëria e vogël e Cetinjës, si fotograf i oborrit, duke ditur dhe lidhjet e
kësaj mbretërie me Italinë, por kjo kërkon një studim akoma më të qartë në
vete. Nga Maria Luisa Trebiliani te “CARLO
III di Borbone, duca di Parma Dizionario Biografico degli
Italiani - Volume 20 (1977)” thuhet se: Për vrasjen e Carlo-s u përhapën zëra
të shumtë, për pyetjen në se ishte një hakmarrje private, një komplot i oborrit,
apo një delikt politik dhe që të gjitha nuk morën një përgjigje përfundimtare.
Edhe për letrën nga Amerika qeverisë së Parmës e bërë nga të Carra, nuk munguan
diskutimet. Por sidomos për sjelljen e policisë për vazhdimin e proçesit. Nuk u
sqarua kurrë kush ishin “dërguesit” dhe u mbështoll e gjitha nga misteri kjo
vrasje, e cila u bë subjekt literature me fantazi të shumta dhe argumenta të
shumtë. Kështu thotë Trebiliani, por unë mund të shtoj se kishte fumete,
piktura, dizenjo për vrasjen, dhe mister për vrasësin që në Piaçenca thonë “se
ishte dikush tjetër që u pagua nga një grua mike e oborrit” por që asnjë emër i
saktë i lidhur me Marubin, nuk ka dalë qartësisht dhe besueshmërisht. Faktet mbushen dhe afrohen me fotografin më
të madh të ballkanit, por në fakt, emri i tij nuk del në manualet dhe të
gazetave dhe të dokumentave qoftë sekret dhe të policisë apo gjygjit, në sëpaku
kërkimin tonë historik.
Një dalje e madhe jashtë Italisë e Antonio Carra, ka “afërsi” me Marubin.
Ai në fakt, u fut në burgjet e San Francikos, doli i pafajshëm me “zotësinë e
tij, por dhe monedhat që i vinin nga Italia”. Ka ardhur më pas në Gjenovë, dhe
pastaj u largua në Britani dhe në fund në Buneos Aires në vitin 1855-së. Vdiq
aty, në vitin 1895-së, ose tetë vite përpara Marubit. Mori emrin Giussepe
Baratta (Marubi mbajti këtë mbiemër, por u bë pjesë e familjes Kodheli duke ju
lënë mbiemrin) ishte mizantrop dhe gjaknxehtë gjatë gjithë kohës. Ai nuk dha
kontribute të larta, nuk kishte kurrën e kurrës talentin e Marubit, asnjëherë,
nuk arriti të bënte asgjë të madhe pas aktit të tij të deklaruar të vrasjes së
dukës dhe Burbonit të madh Carlo III.
Litografitë e kohës, e tregojnë me pallton apo pelerinën e fytyrën e
mbuluar, duke ngulur thikën dukës. Por askush me të madhe nuk ka ngritur në
eter dhe në një akt të tillë, një vrasës me emrin Marubi, apo të përafërt, apo
të ndërruar, për ti shpëtuar policisë dhe hakmarrjes si princërore, dhe asaj të
drejtësisë. Nga historianografia komuniste, kishin një farë leverdie që ta
bënin pjesmarrës Pietro Marubin si Garibalidin dhe me anëtarët e tij, por nuk
ka ndonjë dokument të tillë. Të jetë një model masonerie dhe akt i tillë, duhen
parë mirë dhe qartë, emrat dhe mbiemrat, por dhe lëvizjet. Të jetë një
revolucionar i kohës për largimin e austriakëve dhe sundimtaëve të Parmës dhe
Piacencës kjo ka të ngjarë më tepër, por akoma nuk kanë dalë dokumentat e
policisë së kohës të cilat janë shumë të dobëta nga ana e tyre. Të jetë delikt
pasionant dhe Marubi të ketë një rol, mbase mundet të jetë, dhe këtë e
“komplikon” dhe ardhja e tij me “grua”, e cila mund të rezultojë me kurorë edhe
pse dy dekada më e madhe?! Ishte apo nuk ishte mbështetëse ekonomiko-financiare
e Marubit të ri vetëm 20-të vjeç, kjo nuk ka dyshim, por se çfarë lidhje kishte
kjo grua shumë më e madhe me deliktin e vrasjes së Carlo III, kjo do të ishte
shumë interesante të dihej. Dhe kush ishte në fakt. Gjithsesi, përralla e treguar për
vrasje”kryebashkiaku” është një histori pa baza, po ashtu garibalidinizmi është
diçka shumë pa studim dhe pa verifikim. Lënia nga shteti shqiptar vetëm në
inisiativën personale të njerzve për biografinë e Marubit deri tani, nuk është
diçka serioze. Ajo që duhet bërë zyrtarisht, është që një projekt dhe model
kërkimi duhet vendosur për të gjetur dhe ndërtuar zyrtarisht historinë e Pietro
Marubit në Pieaçeca, pastaj Pjetër Marubit, si babai dhe njeriu i madh i
fotografisë shqiptare dhe patriotit shkodran. Marubit, krijuesi i dinastisë së
madhe shkodrane të fotografisë.
Nessun commento:
Posta un commento