Shkodra

Shkodra Town
domenica 2 dicembre 2012
Besi Bekteshi ne ABC NEWS
Gjuha shqipe, krenaria me e madhe kombetare
Gjuha shqipe, trashëgimtarja më e madhe e
origjinës të lashtë, plot sukses edhe sot.
Opinion
Besi Bekteshi
Megjithse kanë
ndërhyrë ashpër në gjuhë, megjithse kanë ndikuar si gjuhët nga lindja dhe
perëndimi, sërish shqipja është një nga modelet referuese më të forta të
qytetërimit europian. Po, dhe të dy dialektet, por sidomos “old albanian” i
veriut, që bëjnë sëbashku vazhdimësinë ilire.
Rrjetet sociale sot
po bëjnë punën e tyre në lavdinë e kësaj gjuhe të lashtë dhe që shpjegon edhe
gjuhët e tjera, duke filluar edhe me greqishten e vjetër, por edhe anglishten e re.
Rastësisht edhe pse dihej si emër dhe model,
lexova edhe projektin nga fondi austriak i FWF, i cili bën fjalë në ndikimin e madh që shqipja
e vjetër ka luajtur mbi gjuhët e ballkanit. Tashmë akoma më shumë në mënyrë
shkencore, po rimerret inisiativa e të lartëve Hahn dhe Jokl, si albanologë të shquar dhe të jashtëzakonshëm.
E kjo na bën nder. Sot është Dr. Stefan
Schumacher i Universitetit të Vienës dhe Institutit Gjuhësor? Po janë “Studimet
Indoeuropaine” që vazhdojnë në këtë ritëm. Një nga gjërat e mrekullueshme të
kësaj paraqitjeje, ishte edhe një faqe
libri në italishten e vjetër të shekullit 16-të dhe në krah të saj shqipen e
shkruar në shkronja latine për “krijimin e Adamit dhe Evës”. Në një shqipe të përkryer shkruhet ...ligierata...VI
...SI E CRIIOI..etj etj....
Në
fakt është një tekst në italisht dhe shqip i këtij shekulli, që bën edhe
diferencën e qartë gjuhësore. Tashmë po tentohet të gjindet ajo që quhet
“sprachbund” ose origjina e përbashkët dhe nga kanë rrjedhur disa gjuhë. E
shqipja është ajo që lind gjuhë, ose shpjegon më mirë të tjerat gjuhë. Dr.
Stefan Schumacher dhe kolegu i tij Dr.
Joachim Matzinger, po i bëjnë në fillim një analizë të hollësishme “shqipes së
vjetër”, dhe normalisht që kjo gjë deri tani është shumë e dobët në krahësim me
shqipen e re. Në fazën e dytë, ka
ballafaqim të rezultateve me sistemet
verbale të gjuhëve të tjera ballkanike për tu stabilizuar ngjashmëritë. Deri
tani nga Shcumacher, shqipja e vjetër përmbante një sasi të madhe nivelesh
modaliteti, që kanë lejuar shprehjen e një pozicioni të veçantë. Në “shprehjen
ballkanike” shqipja ka luajtur një rol të dorës së parë dhe sidomos në
rumanishte, bullgarishten, maqedonishten dhe ka qënë karakteristike që në kohët
antike.
Database
në literaturë është kryesisht e shekullit 16-18 dhe ka mbi 1500 faqe tekst dhe
çdo faqe kërkon ekstremisht kujdes. Deri tani për këtë materail është bërë
shumë pak kërkim dhe hulumtim dhe kjo është edhe esenca e të resë në këtë
zhvillim. Ka të bëjë me pothuaj literaturë religjoze katolike e cila në kohë të
diktaturës nuk u shfrytëzua si duhet. Kanë munguar edhe lekët thonë studiuesit
.....por kohën mbas komunizmit dhe kështu arsyetojnë ose jutifikojnë ato edhe
interssin akoma të vakët të albanologëve dhe gjuhëtarëve tanë në këtë drejtim.
E vërteta është se është disi trashëgimi austriake kjo gjë në studim të
trashëgimisë shqipe dhe gjuhës në veçanti. Për këtë po i bëhet nder edhe prof
austriak Norbert Jokl.
Pastaj në përgjithësi jepen edhe disa shpjegime mbi shqipen e cila në fakt ....shpjegon edhe të tjerat përfshi edhe anglishten.
Pastaj në përgjithësi jepen edhe disa shpjegime mbi shqipen e cila në fakt ....shpjegon edhe të tjerat përfshi edhe anglishten.
Në
shumë “arsyetime dhe studime” por edhe botime në rrjetet sociale dhe botimet në
to, dalin dhe lidhjet e gjuhës shqipe me botën perendimore dhe afërsitë
origjinare mbi to. Bie fjala fjala... përzë.... ose fot-catch ...në lidhje me
pursue.....!! Po ashtu të pa arritshme dhe të vjetra kallzuesit si
di,ha,pi,lë,loz,kap,hap,marr,fus,gjuj,leh,rrah,bëj....kam!! Ato shpjegojnë
kudo, por askush nga gjuhët e tjera nuk
mund ti mbikalojë ato.
E
për më tepër shpjegimi i anglishtes me leave-le, clear-çel, fresh-fresk, let-le
të, know-njoh, see-shoh-sy-si, cotch-kap, ground –grij, call - quj-quaj etj
etj. Akoma më shumë kur shkohet pastaj më thellë si te bios....mbij....to
sprout ose forma primitive e “bi” dhe e gjallë në dialektet shqiptare. Në shumë
e shumë raste edhe greqishtja e vjatër që te Zeusi dhe Zoti e shumë e shumë të
tjera “shpërblehen me shqipen” dhe tashmë kjo gjë ka marrë famë.
Sit-et
janë plot, studimet po ashtu, krenaria e gjuhës së vjetër shqipe sot është në
lartësinë më të madhe ndërkombëtare, dhe mbase ky është momenti më i mirë
jashtë Shqipërisë. Mbase gjuha është ajo që po na lartëson, dhe është vetëm ajo
që edhe dikur, por edhe sot, na ruan nga shpërbërja dhe sulmet e atyre që nuk
duan kombin dhe trashëgiminë tonë.
Është
e jashtëzakonshme, por krejt e vërtetë. Ka
ndikuar dhe shumë.... kjo gjuhë, ka bërë që të faniten shumë, dhe jo vetëm
diktatorë si Hitleri dhe Stalini, por akoma më shumë si rëndësi edhe Presidentë
amerikanë dhe Kancelarë gjermanë, shkencëtarë dhe filozofë të mëdhenj të botës.
Është modeli më i arrirë i joni dhe kultura më e madhe e jona që nuk është mbas
askujt.
Pikërisht
për këtë duhet të jemi krenarë. Po akoma më shumë është një Vienez tjetër si
Maximilian Lambertz, i njohur për punën
e tij të filluar për greqishten e vjetër, por që përfundoi të ishte një shqiptaromadh
dhe sidomos nga udhëtimet e tij në vitet 1913-14 në Shqipëri dhe Itali të
jugut. Ai ishte një Anëtar i Akademisë të Shkencave të Vienës dhe për shumë
kohë ishte i njohur në botë si studiozi më i madh i folklorit dhe mitologjisë
shqiptare. Ka bërë tre volume në modelet e kurseve të gjuhës shqipe. Këtë punë
e ka vazhduar deri në vitet 1959. Ai ka
vërtetuar me studimet e thella të tij se “shqipja është një pasardhëse e
ilirishtes, por edhe shqiptarët janë trashëgimtarët e vërtetë të ilirëve. Por
shprehja më e madhe e tij është....HISTORIA E VËRTETË E NJERZIMIT, DO TË
SHKRUHET VETËM ATËHERE, KUR SHQIPTARËT DO TË JENË PJESË E SAJ.........
venerdì 30 novembre 2012
Çfarë janë realisht katër vilajetet!?
Me që tani mund edhe të flasësh për
nacionalizëm!!
koment
Besi Bekteshi

Duke ndarë disi
politikën nga diplomacia unë kam mendimin se akoma nuk kemi bashkim strategjik
kombëtar dhe projekt të tillë të qartë, dhe normalisht edhe sikur të kemi, kemi
vështirësi për implementim, sepse vuajmë nga shtetërimi gjysëm fisnor dhe
gjysëm sundimtar në përgjithësi. Kemi
defiçenca të mëdha shtetëruese dhe krerët ngado, kudo dhe kurdo, në të gjithë
trevat shqiptare, janë kryetar sundues të partive që ngjajnë me fisin....familjen
e madhe. Po, edhe kur ndonjëri i familjes është maskara, po ta denoncosh, është
njësoj sikur ta shash me nënë dhe motër ...kryetarin e fisit!! Gjithsesi... ky
është problem tjetër.
Kur themi Shqipëri
e madhe, më e qartë hartografikisht, është Shqipëria e katër vilajeteve. Historianë
kryesisht sllavë e dinë qartë këtë gjë!! Pra Shqipëria e fundit dhe kryesisht në kohën
e Lidhjes së Prizrenit. Është
absolutisht një Shqipëri e banuar nga shqiptarë, dhe nga një identitet shqiptar,
e patjetër është albanologu Hahn i cili sëbashku me Scekeli-n e kanë kaluar në
këmbë.
Flitet shqip, ka
tre besime në sipërfaqen e vilajeteve, dhe ka plot qytete të mëdha shqiptare të
banuar nga Shqiptarët, që nuk bëjnë asgjë tjetër por krijojnë bindjen në
historianografinë e botës së qytetëruar se në fakt “shqiptarët janë shumë”....!
Është pikërisht kongresi i Berlinit që ka bërë
padrejtësinë më të madhe në historinë e
shtetformimit shqiptar te një komb i vjetër në ballkan. Vilajeti i Shkodrës si
më i vogli ne sipërfaqe, por jo në pasuri dhe qytete, ishte me këto qëndra të
mëdha. Nga veriu në jugë Vilajeti i Shkodrës kishte këto qëndra të mëdha urbane
duke filluar nga Podgorica dhe nuk duhet harruar se banohej nga shumica
shqiptare në ato vite, dhe kryeqytet i Malit të Zi... ishte Cetinja, ishte
Tivari dhe Ulqini, Lezha, Kruja, Durrësi, Tirana dhe Kavaja. Vilajeti i Shkupit ose Kosovës, ishte me
qëndrat urbane të mëdha si Prizreni dhe Shkupi, Peja, Mitrovica, Prishtina,
Gjilan, Vranjë, Bujanovc, Preshevë, Tetovë, Dibër, por edhe Beran, Novi Pazar,
Nish, Leskovc etj. Kurse Vilajeti i Manastirit ishte me Prilepin, Kërçovë,
Kostur, Follorinë, Ohër, Korçë dhe deri
në Elbasan. Vilajeti i Janinës kishte qëndra si Konica, Arta, Korfuzi,
Gjirokastër, Berati, Vlora dhe patjetër edhe Preveza e famshme. Ka edhe qëndra
të tjera urbane, por që në atë kohë nuk ishin me shumë banorë. Padiskutim që në
të gjithë këto qëndra urbane, përqindja dërmuese e popullsisë ishte shqiptare
dhe në ato vënde kur kishte popullsi tjetër...etnike normalisht që ajo përbënte
një pakicë.....shumë pakicë. Ky është
problem i ezauruar tashmë historikisht dhe i vërtetuar edhe në kanceleritë e
mëdha të huaja të Europës. Por....por në fakt, e keqa ishte njëhsimi administrativ
i katër vilajeteve me shqiptarizmën.... dhe tendencën për të kapur troje
shqiptare kur perandoria po shëmbej. Arnautlluk-u dhe shqiptarët, tashmë ishin
modele të nxjerrjes jashtë nga teritoret dhe kush të rrinte do të asimilohej. Ky është problemi i madh i joni dhe normalisht
historia pastaj ka bërë të sajën, duke sjellë gjithmonë në kujtesë edhe
vërtetësinë e pikërisht kësaj ndarjeje teritoriale të vilajeteve që në fund të
fundit është banuar dhe është folur shqiptarisht. Sot ka ndryshuar shumë pak,
pak fare në veri dhe akoma më pak në lindje dhe disi në jugë. Shumë pak ose
aspak.
A është oportune të
flasësh, a është e drejtë. Mbase akoma nuk është opurtune, por gjithmonë është
e drejtë. A ka njerëz që nuk duan bashkim kombëtar? Mbase, edhe mund të ketë,
por nuk mund të përjashtohet si projekt dhe si një moment klasik i kombit në
teritorin e tij etnik.
A duhet të flasim
ne në bazë të lejeve të politikës? Unë mendoj se nuk kemi nevojë për leje
politike se sa për respekt për njëri tjetrin, dhe për miqtë ndërkombëtarë
sponsorizues të integrimeve tona.
A është gabim të ëndërrosh
një bashkim kombëtar? Nuk është gabim, por është keq vetëm të ëndërrosh dhe
mirë të projektosh. A kemi unitet
kombëtar në teritorin e katër ish vilajeteve? Më shumë kemi se sa nuk kemi, por
na mungon frymëzimi për shtet të konsoliduar të shqiptarëve në teritoret e
pranuara ndërkombëtarisht që është padyshim Republika e Shqipërisë dhe tashmë
edhe Kosova. A ka rivalitet midis shqiptarëve? Pa dyshim ka, por në fund të
fundit historia e një kombi është edhe e tillë. Albanologu
Johann Georg Von Hahn ose sipas Eqrem bej Vlorës “me i madhi mirbënjës i gjuhës
sonë” thotë: Me që shqiptarët nuk janë sllavë dhe nuk lidhen ngushtë me ndonjë
nga popujt e tjerë që njohim, me që burimet fare të pakta që kemi nuk flasin për ndonjë shtegtim tjetër përveç atij
sllav, i cili ishte aq i madh sa të krijonte një popull të madh, duhet pranuar
se shqiptarët e sotëm, janë banorët e hershëm parasllavë të atij vëndi. Tezat e
albanologut të madh u bënë “autoktonia më e madhe e demostruar në këtë kohë në
Europë” dhe është pikërisht ky person që gjeti rrënjët e gjuhës tonë, dhe
shpjegoi duke rritur ndjenjën kombëtare origjinën e shqiptarëve. Normalisht në
këtë kohë nxorri edhe me të tjerë më vonë.... kokë, dhe vërtetim modeli i
shqiptarëve si origjinarë ilirë dhe fqinj të helenëve dhe romakëve, por edhe
origjinarë të një gjuhë të lashtë dhe të lirë pellazge e cila ju bën nder.
Të
tjerët janë më vonë....shumë më vonë.
Në
këtë mënyrë pse të mos krijojmë idenë e kthimit të historisë në vëndin e saj të
krijimit? Normalisht në kushtet dhe kontekstin e BE-së dhe integrimit në botën
e qytetëruar.
venerdì 16 novembre 2012
Kthimi i eshtrave te Mbretit Zog, nje nder per shtetin e pare perendimor shqiptar
Respekt për
shtetin e parë perendimor shqiptar.
Opinion
Besi Bekteshi
Për numrin e
popullsisë, dhe për vetëm 100 vjet pavarësi, tanimë që po afrohet pikërisht
dita e madhe e 100 Vjetorit të Pavarësisë, ne jemi populli që kemi definuar dhe
kemi ngritur histori më me shumë tradhëtarë në Europë. Padyshim që nuk na nderon kjo gjë. Nuk është vetëm problem i historianografisë
komuniste kjo, patjetër që është faji i saj, por ka shumë përgjegjësi edhe
vonesa në shtetin unitar dhe ngrehinën shtet, që ne e kemi të fundit për kohën
në Ballkan.
Padyshim që sjellja
e eshtrave të Mbretit Zog I-rë në Shqipëri, është një moment i shkëlqyer jo
vetëm në historinë tonë, dhe vendosjen e saj në rrafshin e duhur, por edhe një
ndreqe të fajeve të mëdha në drejtim të modelit paqtues të shpirtit të kombit,
dhe shqiptarëve në përgjithësi. Nuk mund
të jetë ditë e ndarjes respekti ndaj Mbretit Zog, por ditë bashkimi, edhe pse
në dekada e dekada, ka mjaft hije, ka mjaft ngërçe, dhe thyerje zemrash, që të
bëjnë të ulurish për fatin e keq në të cilin ka udhëtuar një popull i dalë i
fundit në perëndim, edhe pse është një model klasik i etnogjenezës
europiane. Prehja në vëndin e tij, është
një respekt për shtetin e parë padyshim properendimor që Ahmet Zogu në fund të
fundit ngriti. Sot e kësaj dite, çdo
kush që tenton të mësojë për historinë e Mbretërisë Shqiptare, ka në kërkim
mijra e mijra faqe interneti për kostumografinë e asaj kohe, monedhat,
filatelinë, postkardat dhe elementët shtetërues që në fillim Shteti Shqiptar
dhe pastaj Mbretëria e Shqipërisë, kanë lënë në kohë. Janë më të
rëndësishme ato për vlerën dhe sasinë që kanë, se sa pastaj shtatë
dekadat që vijnë. Mund të diskutohet
mjaft dhe mund të polemizohet shumë mbi regjimin apo edhe politikat e Zogut,
por ka disa fakte që askush nuk i diskuton qënësisht dhe nuk mund ti hedhë
poshtë. Askush nuk mund të hedhë poshtë
bërjen e vëndit laik dhe me kushtetutë. Përkundrazi,edhe regjimi diktatorial
edhe pse mohonte dhe demulonte....ruajti një model të tillë të shtetit. Askush nuk mund të mohojë formimin e bankës
Kombëtare Shqiptare dhe lekut shqiptar. Askush nuk mund të mohojë dhe vazhdoj të them mund të kritikojë,
por nuk mund të mohojë.... krijimin e ngrehinës së shtetit shqiptar si model
perendimor edhe pse kishim dalë nga një prapambetje e jashtëzakonshme. Po,
kishin dalë shumë e shumë pas fqinjëve tanë në ballkan, të cilët kishin fituar
shumë më përpara pavarësinë nga Otomanët dhe po ashtu shumë më përpara kishin
fituar edhe autonominë. Ne jo...sepse filluam vonë bashkimin e interesave
patriotike dhe anti otomane. Askush nuk
mund të mohojë shtetin e parë modernë që edhe pse me shumë probleme kishte
shtyp... të ...pothuaj lirë dhe pluralizëm edhe pse të kontrolluar. Njerzit e
dalë nga viti e madh 1920....këtë kanë kërkuar.... edhe pse ishte e vështirë të
realizohej. Askush nuk mund të mohojë
njohjen ndërkombëtare si të Mbretërisë, por edhe në fillim Shtetit Shqiptar të mbas
1920-tës. Askush nuk mund të mohojë se
industria e parë, koncepti i parë urban në qytetet si Tirana, Shkodra, Durrësi,
Vlora, Korça, Elbsani... etj... ishin me
shtetin e parë modern shqiptar. Askush nuk mund të mohojë se shteti i saj
kohe “kontrolloi teritorin e e
tij”...askush.... nuk mund të mohojë rolin e xhandarmërisë dhe rendit publik.
edhe pse kryegritjet nuk kishin fund.
Askush nuk mund të mohojë
tregtinë dhe zhvillimin bujqësor. i cili njohu ritme. Askush nuk mund të
mohojë Arsimin Kombëtar në këtë kohë, dhe do të ishte gabim të mohoje edhe atë
të diktaturës, duke i larguar delirin iudeologjik. Mund të shtoj se kanë qënë më me bazement se
sot, dhe padyshim më me respekt se sa sot.
Askush nuk mund të mohojë administratën si qëndrore dhe lokale, që edhe
pse në fillimet e saj, kishin shumë përgjegjësi edhe pse njerzit ishin akoma të
pa arsimuar dhe ngritur profesionalisht.
Askush nuk mund të mohojë ceremonialin e Mbretërisë dhe përpara saj
shtetit shqiptar...askush. As
kostumografinë, dhe as stemat dhe flamujt e shumtë që krijonin idenë e shtetit
unitar dhe sidomos modern shqiptar. E
normalisht pjesën më të madhe të meritave për pothuaj 20-të vite e ka Ahmet
Zogu I. Janë mijra e mijra faqe e dokumenta, mijra dëshmi dhe relacione, foto
dhe filmate si te ne dhe në shumë kanceleri të botës të qytetëruar që e
vërtetojnë dhe këto mund të vihen përballë kujdo personi që mohon.
Ka edhe të tjera
plot që nuk mohohen dot, dhe nuk ka se si të mohohen, edhe pse ka shumë e shumë
vërejtje për tu bërë. Por për këtë gjë është opinioni publik dhe
historianografia. Një diçka është për tu
thënë. Mbreti Zog, nuk mund të vazhdonte të ishte në ekzil edhe i vdekur pafundësisht.
Do të ishte një faj. Si ai dhe
kundërshtarët e tij, dhe sidomos vitet 2012-të duhet të jenë bashkë, sepse
Shqipëria është pjesë tashmë e perëndimit dhe Ahmet Zogu, nuk mund të mohohet.....
se nuk e la vëndin e tij në lindje. Ai
edhe lidhjen e tij martesore e bëri me një zonjë të lartë dhe besnike të
Shqipërisë, por ajo ishte nga bota e
qytetëruar dhe me lidhjet me të mira
perendimore. Kultura politike
perendimore i do edhe kundërshtarët bashkë. Vetëm jo perendimorët, vazhdojnë me
tradhëtarë dhe armiq. Figurave të tilla të mëdha të kombit dhe sidomos shtetit
shqiptar, ju duhet dhënë dimensioni i
duhur dhe padyshim ndër figurat e ndërtimit të shtetit të parë modern dhe
perendimor shqiptar, ose më mirë figura qëndrore e madhe është Ahmet Zogu. Mllefet dhe urrejtja, nuk bëjnë asgjë, por
zgjasin agoninë historike dhe politike të vëndit.
Pikërisht atë agoni
që kemi sot. Atë agoni që na bën të dukemi si idiotë në sy të Europës dhe
SHBA-ve. Atë model prej të pangdhëndurish, që nuk kuptojnë se kombi është më i
rëndësishëm se sa partia, dhe se është më i rëndësishëm shteti i shqiptarëve,
se sa grupimi i politikucëve sa do qoftë ai në numër. “Nuk kuptojnë e thashë me pudor” por ato nuk
duan, sepse janë të vegjël. Gjithsesi
unë nuk i akuzoj si tradhëtarë, nuk akuzoj, sepse e di se nuk janë. Por shtetin
e parë perendimor dhe njeriun që e ngriti....duhet ta respektojmë.
Kjo na fut në
rradhën e popujve Europianë, që i kanë figurat e tyre kombëtare bashkë, dhe i
respektojnë po bashkë, edhe pse politikisht kanë qënë të ndryshëm. Ky moment do
të na bënte e edhe të barabartë me pikërisht popujt e qytetëruar të Bashkimit
Europian që aspirojnë, por që nuk dimë mirë ti nderojmë dhe sidomos
respektojmë.
mercoledì 14 novembre 2012
Britaniket dhe njohja ne Lidhjen e Kombeve
Lordi
Robert Cecil dhe britanikët, në futjen e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.
Koment
Besi Bekteshi
Në këtë 100 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, është e domosdoshme ti jepet nderi i duhur edhe njerzve që kanë bërë të mundur futjen e Shqipërisë në vitin 1920 në “Lidhjen e Kombeve”. Një pranim i tillë, një veprim kaq i domosdoshëm i dha fund edhe shumë tentativa të reja për aneksime dhe sajim teritoresh në dëm të shqiptarëve, dhe pikërisht teritorit tashmë të njohur si i tillë. Ishte një moment i jashtëzakonshëm, por në fakt përveç presidentit Willson i cili në fakt denoncoi interesa aneksimi tresh dhe veprimi në hije dhe të njëanshëm, ishin Britanikët si gjithmonë që lobonin fort tashmë për pikërisht atë gjë që i duhej Shqipërisë mbas Kongresit të Lushnjes dhe formimit të qeverisë së parë normale shqiptare. Kishin kaluar 8-të vite lufte dhe pushtimesh, por dhe mos qeverisjeje që nga 28 Nëntori i vitit 1912 dhe ku ishte shpallur zyrtarisht dhe definitivisht Pavarësisa e Shqipërisë. Dakort, por nuk kishte shtet dhe nuk kishte njohje ndërkombëtare, dhe kjo nuk mund të ishte e lejueshme dhe e pranueshme më për shqiptarët dhe miqtë e tyre. Nuk ka dyshim se momentet e tilla të mëdha i qartëson shqiptaromadhi Herbert, dhe padyshim në prazantimin e tij të sotëm edhe Robert Elsie, por edhe Herman Bernstein ambasadori amerikan në Shqipëri 1930-33. Italianët kishin Vlorën e pushtuar dhe Shkodra rrezikonte serish në veri, por në përgjithësi vëndi ishte në rrezik dhe vetëm diplomacia e madhe dhe e fortë e njerzve me kopetencë të jashtëzakonshme, me kredenciale të larta në kancelaritë e botës mund të luanin në favor të vëndit dhe patjetër janë individë që e kanë bërë këtë me forcë dhe me dinjitet për atë pjesë që kanë mundur të arrijnë.
Në
gjuhën e sotme lord Cecil, mund të quhet një “reporter” pranë komisionit në
Lidhjen e Kombëve, por ai në fakt ishte një model lobingu i fuqishëm për
Shqipërinë dhe kjo vërtetohet edhe nga njerzit që punonin intesivisht për
pikërisht këtë pjesë të madhe të historisë së shtetit shqiptar. Ai shte shefi i
Nënkomisionit dhe këtu qëndron edhe e gjithë historia e futjes së Shqipërisë në
Lidhjen e Kombeve. Cecil ishte viskont i Chelwood që ka lindur në Londër në 14
shtator të vitit 1864 dhe ka vdekur në 24 nëntor të vitit 1958. Ai ka marrë çmimin Nobel për Paqe në vitin
1937-të dhe njihet si një nga njerzit më me autoritet në këtë drejtim të botë.
Një
nga momentet e mëdha ishte kur mbas largimit të përfaqësuesve të Greqisë dhe
Jugosllavisë nga audienca në nënkomision është futur përfaqësia e Shqipërisë me
në krye Nolin. Aty u paraqit një
ekspoze njohëse dhe mbi idenë e ndërtimit të shetit shqiptar, që në fakt
rezultoi mjaft e mirë. Një nga kyresoret ishte dhe objektivi i një Kushtetute
Shqiptare.
Në
raportin e tij lordi Cecil e konsideronte “piktoreske” fjalën e përfaqësuesit
serb Spalajkovic mbi Shqipërinë i cili e konsideroi vëndin e shqiptarëve si një
“ një shtet të zhdukur nga lufta” dhe modeli dhe elukuenca e një lordi
bënë edhe ndryshimin. Ai iu kundërvu me pasion
qëndrimeve të disa anëtarëve të Komisionit të Pranimeve, të cilët ngritën si
argumenta kundër pranimit të Shqipërisë, gjendjen delikate në të cilën ndodhej
vendi, pikërisht mospërcaktimin ende nga Fuqitë ndërluftuese të statusit të
tij, duke paralajmëruar madje se marrja e një vendimi të menjëhershëm nga ana e
Asamblesë, rrezikonte të shkonte ndesh me vullnetin e Fuqive; se nuk ishte e
mundur të pranohej një shtet i panjohur de jure, me kufij të papërcaktuar e me
disa pjesë të territorit të pushtuara nga Fuqitë e huaja.....
Lordi Cecli ju tregoi të gjithëve se
“Shqipëria nuk e kishte humbur asnjë herë pozitën e saj si shtet” dhe në fakt u
bë mbrojtësi më i madh edhe në kundërshtim të disa përfaqësuesve të tjerë në
komisionin e pestë. Në një shkrim të studiueses Margarita Gega dhe nga disa të
dhëna të qarta del se Lordi Cesil, foli për forcën dhe natyrën e zjarrtë të
patriotizmit të shqiptarëve dhe theksoi se ndjenja kombëtare në Shqipëri ishte
po aq e gjallë sa në Francë, në Zvicër apo në çfarëdo vendi tjetër, se
shqiptarët dëshëronin aq shumë dhe kishin dashur gjithmonë të kishin një
ekzistencë kombëtare dhe për t'a fituar atë kishin luftuar kaq e kaq herë. Në
emër të parimit të kombësisë dhe të lirisë kombëtare, ai i bëri thirrje
Asamblesë të zbatonte drejtësinë dhe të drejtën për popullin shqiptar.
Në fund mbas fjalimit të jashtëzakonshëm
të Lordit Cecil, oratorët që morën fjalën u bashkuan me propozimin e tij dhe i
dhanë votën pranimit të kërkesës Shqipërisë, duke shprehur edhe dëshirën që
Shqipëria të ishte një element paqeje dhe stabiliteti në Gadishullin Ballkanik.
Kështu, kërkesa për anëtarësim e Shqipërisë u pranua me 35 vota, pa asnjë
kundërshtim.
Kjo ishte një nga fitoret më të madhe të
kombit dhe shtetit shqiptar, për të cilën duhet të vijë në vitin 1920 edhe “100
Vjetori i Pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e
Kombeve” eveniment fantastik që në fund të fundit, e bëri me letra të rregullta në botë shtetin e
shqiptarëve, aq shumë i luftuar dhe u gjakosur deri atëhere.
Gjithsesi nga britanikët ishin
bashkëpunëtorë dhe ato që në fakt lobuan dhe inkurajuan politikanët në botë dhe
që fillojnë me Aubrey Herbert si kreu i tyre në komitetitn e posaçëm, pastaj
Lamington, Harry Barnes, John Clifford, C.W Cunnington, M.E Durham, Walter
Guinnes, Samuel Hoare, Cuthber James, Evan MacRury, Henry W. Nevinson, W.
Ormsby-Gore, Geroge Paget, Jc Paget, Geroge F. Phillips, Robert H. Whitehead
etj.
Të bie në sy se aty nuk është vetëm
Herbert si shqipfolësi i qartë dhe proshqiptari i madh dhe mik i Isa Boletinit, por edhe e madhja
Durham, dhe patjetër edhe majori Paget që të gjithë si njerëz që njohin sidomos
Shkodrën, patriotizmin e shqiptarëve dhe malësitë e veriut, por edhe jugun. Aty
është edhe gjenerali Phillips si një nga njerzit e mirë ditur të interesave
shqiptare dhe ish Guvernator i Shkodrës.
Ky moment i 100 vjetorit është i
rëndësishëm edhe për këtë aftësi të madhe të këtyre njerzve të ciulët njohën
shumë mirë edhe vitin 1912 dhe sakrificat e përgjithëshme për shpalljen e
Pavrësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor.
Iscriviti a:
Post (Atom)