Adjudikate-Tenderat të vitit 1938, nga Ndoc Çoba në Bashkinë e Shkodrës!
Dossier-koment
Besi Bekteshi
Që nga viti 1931 dhe deri në fillim vitin 1939-të Bashkia e Shkodrës, ishte mbas Tiranës, forca e parë ekonomike dhe investuese, por edhe mbledhëse e taksave në Shqipëri. Ka pasur një kohë përpara viteve 30-të, ku Shkodra ka qënë fuqia ekonomike më e madhe e Shqipërisë, për arsye të madhësisë së qytetit, ekonomisë së fuqishme, dhe tregtisë në krahësim më të gjithë vëndin. Në vitet e para të shtetërimit të pavarur shqiptar, ajo megjithse e varfër, kishte absolutisht buxhetin më të madh në saj, edhe të mbledhjes së taksave tregtare të dorëzuara në shtet, por edhe taksën e “sergjisë” më të madhe në Shqipëri. Mbas viteve 30-të, është edhe periudha kur filluan investimet më të mëdha infrastrukturore dhe kulmi vjen me Kryebashkiakët Zejnel Prodani dhe Ndoc Çoba. Në periudhat e tyre, Shkodra ka marrë formën e madhësisë së rrugëve të brëndëshme, bulevardit kryesor, lulishteve, ndriçimit, trotuareve të parë me standart të mirë, kanalizimeve të vërteta të bardha dhe të zeza, shkollave dhe mirëmbajtjes së tyre, urave dhe pastrimit në përgjithësi. Ishte një moment që edhe pse me vështirësi, pushteti vëndor bënte pjesën e mirë të punëve dhe administrimit. Shkodra në saj edhe të tregtisë dhe prodhimit të saj industrial, jepte në shtetin shqiptar mbi 40% të buxhetit të përgjithshëm nëpërmjet taksave të saj. Ky moment ishte edhe prova e parë e modelit si mund të tenderohej puna publike, dhe tentativat e para i bëri kryebashkiaku Prodani me Nënkryebashkiak zotin Çoba, por në vitin 1938-të është pikërisht ish Ministri i Financave Ndoc Çoba, që vendos përfundimisht standartin e tenderit apo daljen e “letër- Adjudikate” e cila nuk ishte asgjë tjetër, por rregullat e tenderimit, për punët publike të Bashkisë së Shkodrës. Më duhet të them se në Shqipëri, nuk para njihej një mënyrë e tillë veprimi, edhe pse ligjet ishin disi të formuara për transparencën e punëve publike. Shkodra ishte pionierja e vërtetë e futjes së këtij standarti në mënyrë të plotë dhe të përhershme edhe për materialet kancelerike, dhe jo më, për investime të tjera të mëdha. Nuk pranohej më, që investimi ti jepej asnjë firme apo personi juridik, pa pranuar kushte “adjutikate”, pa bërë konkurs me të tjerë, pa u shpallur dhe hapur tenderi në hollin e Bashkisë së Shkodrës, në sy të administratës dhe qytetarëve dhe të të interesuareve.
Në arkivin e Muzeut Historik të Shkodrës, janë disa dokumenta të mënyrës së tenderimit, dhënies së disa tenderave në Bashkinë e Shkodrës, dhe modeli që zoti Çoba ka ndjekur për të siguruar plotësisht drejtësinë dhe sidomos transparencën. Një nga gjërat që të bie në sy është “kopsitja e qartë e kushteve dhe hapjes së konkurimit që është në përballje të publikut”. Nuk lëvizej në atë kohë me çmimin bazë dhe për të dalë në 50% apo 60% të shifrës totale, biles ishin të kujdeshëm të mos binin pre e çmimit të ulur në dëm të cilësisë. Në një tender shifra që doli fituese ishte vetëm 6% me pak e totalit të caktuar, por ishin kontrolluar imtësisht cilësia dhe kushtet e tjera, që kishin të bënin pikërisht me këtë punë. Kishte garanci për pagesë dhe për cilësi materiale, dhe të zgjatjes në punë. Sekretimi i materialeve ishte i jashtëzakonshëm, dhe shpallja në qytet apo administratë, e detajuar tepër qartë. Komisioni ishte i përzgjedhur në mënyrë rastësore dhe humbin tenderin “ato që nuk i janë nënshtruar skedës së fshehtë e cila ishte mënyra më e mirë e të bërit tender”. Tenderi qëndronte i hapur tre orë dhe mund ti bëhej sërish ofertë ligjore nga pjesmarrësit, brënda tre orërëve dhe kur mbyllej ankandi, çdo gjë kishte marrë fund. Mbas tre ditëve të lëshimit të adjutikatës-tender, sipërmarrësi ishte i detyruar të firmoste dhe lidhte kontratën dhe paguhej më përpara edhe “taksa e kasnecit”. Nuk mund të kishte oferta me telefona dhe telegrame që konsideroheshin të pa konceptueshme. Në qoftëse sipermarrësi nuk lidhte kontratën menjëherë, ai konsiderohej si abstenues dhe rifillonte tenderi. Shpenzimit ishin të sipërmarrësit kur fitohej tenderi, dhe fondet kalonin që në atë moment....menjëherë, për të filluar punën. Nuk kishte tender pa qënë në bankë të bllokuara lekët dhe tenderistëve ju tregoheshin pikërisht këto fonde...ekzistuese!! Normalisht tenderat ishin juridikisht të kopsituara dhe me nene të posaçme, për kushtet e posaçme dhe në Arkiv, ka shëmbuj të ndryshëm të tyre. Asnjëherë nuk ka pasur ankimim të rëndësishëm për tenderin dhe puna publike ndiqej nga komisioni, por edhe nga persona juridikë që administronin cilësinë e punimit apo të materialeve. Kështu janë bërë tendera rrugësh, materialesh, dhe deri në mirëmbajtje të trumave dhe ujësjellësit të qytetit. Nga më të mëdha të deri te më të voglat probleme dhe punë publike, janë bërë duke pasur parësore vetëm cilësinë. Absolutisht me kopetencë të habitshme për vitet kur bëhet fjalë dhe modelin tenderuesh ishte diçka midis modelit britanik dhe atij austriak i adoptuar edhe në perëndim në atë kohë. E punët tregojnë se janë bërë të mira, dhe i kanë rezistuar kohës me dekada me rradhë në qytetin e Shkodrës. Ishte një administratë që vepronte kështu, dhe pikërisht Ndoc Çoba, një njeri i tillë tepër rigoroz dhe jo vetëm në shërbim të komunitetit dhe qytetarisë shkodrane, por edhe Mbretërisë Shqiptare, në mënyrë të sinqertë dhe të ndershme.
Ndoc Çoba është patjetër një përfaqësues i jashtëzakonshëm i qytetarisë shkodrane, të një familje të madhe, si tregtare, patriotike, dhe elite drejtuese jo vetëm në Shkodër. I studiuar jashtë për ekonomi, ka qënë drejtor i doganave shqiptare në vitet 1909-10, kryetar i klubit “Gjuha Shqipe” sëbashku me Fishtën, mbrojtës i kufijve politikë të vitit 1913, përfaqësues i madh i Kongresit të Lushnjes në 1920, Ministër i Finacave mbas Kongresit, botues i “Ora e Maleve”, Kryetar i Asamblesë së Bashkisë së Shkodrës dhe Kryetar i Bashkisë nga fundi i 1937-39. I papajtueshëm për pushtimin fashist të vitit 1939-të, i internuar nga fashistët në Ventotene, nacionalist i lëvizjes Legaliste dhe i vrarë barbarisht nga komunistët shqiptarë në hetuesi në moshë të thyer në mars të vitit 1945-së. Të tillë njerëz kanë drejtuar Shkodrën e shkëlqyer të viteve të Mbretërisë, dhe ndershmëria, pasioni dhe vizioni i tyre atdhetar e perendimor, bënë që bota ti njohë për modelin e drejtimit të pastër dhe të ndershëm të vëndit. Tenderat e kohës së tij, janë edhe cilësia dhe nderimi më i madh që i bëhet përdorimit të fondeve dhe taksave të qytetarëve shqiptarë dhe kryesisht shkodranë.
Artikuj të mirë, A keni dëgjuar për zotin Benjamin, Email: Lfdsloans@outlook.com --WhatsApp Kontakt: + 1-9893943740-- të cilët punojnë me shërbimin e financimit ata më japin kredi prej 95,000.00 $ për të filluar biznesin tim dhe unë i kam paguar ato çdo vit tash e dy vjet dhe akoma më kanë mbetur 2 vjet edhe pse më pëlqen të punoj me ta sepse ata janë huadhënës të vërtetë të huasë që mund të të japin çdo lloj kredie.
RispondiElimina