“Zbulohet” lista e 1495-së bisneseve
shkodrane në vitin 1945-së.
Besi Bekteshi
Ka vite e vite që në Shkodër sidomos mbas
vitit 1990-të, jo vetëm nga marria 45-së, vjeçare, por dhe nga një moment anti
kapitalizëm dikur shumë e shumë individë jo vetëm denoncojnë raprezaljen e
komunistëve ndaj zejtarëve, tregtarëve dhe bisnesit të madh shkodran, por thonë dhe deklarojnë edhe
pasurinë dhe zejen e tyre e humbur në kohë.
Në titull unë në fakt them “zbulohet” dhe e
kam vënë në thonjëza, sepse ajo është dhe po të kërkosh saktë tatimin që
qeveria komuniste vendosi, kupton se kush ishin njerzit e dëmtuar. Unë se kam
fjalën për këtë pikë. Unë e kam fjalën se në dosjen e Bashkisë së Shkodrës në vitin 1945-së, janë disa kopje të
regjistrimit të zejeve, emrave të përfaqësuesve dhe lagjeve apo rrugëve të
qytetit të Shkodrës, përpara se të fillonte raprezalja e qeverisë së ardhur
vetëm pak muaj përpara në nëntor – dhjetor 1944. Kjo listë dhe emrat e tyre,
unë i nxjerr për herë të parë nga Arkivi i Muzeut të Shkodrës dhe është një
ekskluzivitet i gazetës “SOT”. Në këtë kohë kemi akoma emrin dhe vulën e
Bashkisë së Shkodrës në këtë dosje. Po, janë kuintancat e pagave të
institucionit dhe vula në muajt e parë të vitit 1945-së me emrin akoma Bashkia
e Shkodrës. Por më interesantet janë pikërisht listat e emrave dhe rrugëve, por
dhe bisneseve-zeje, dhe biles dhe taksat në disa raste në këto lista, të
paguara për muajt në vazhdim. Është kapërcimi nga 1944 në vitin 1945-së dhe normalisht momenti i një
vendosjeje të një rendi të ri dhe patjetër të ideve të reja. Ka pasur
pushkatimet e para, dhe raprezaljet e para, por nga Bashkia janë bërë dhe
llogaritjet e zejeve dhe atyre që sot ju thonë bisnese. Disa nga zyrtarët e
vegjel kanë vazhduar të punojnë deri në mars 45-së, por shumica e tyre u
larguan përfundimisht ne qershor të atij viti. Në këto lista janë emrat e
njerzve të rëndësishëm të Shkodrës. Taksapaguesve të rëndësishëm dhe të vegjël.
Janë bisneset e shumta në rrugët e
Shkodrës në qëndër dhe lagjet më periferike. Por janë rreth 789-të bisnese të
Shkodrës si qytet dhe lagje të tij dhe 706-të
nga Pazari dhe deri në Bahçallek. Një sasi marramëndëse zejesh dhe
tregtie që nuk kishte të krahësuar në Shqipëri.
Interesante janë faktet e zejeve dhe momentit
të të shkruarës dhe përcaktimit të pikërisht bisnesit. Ka një dyshim të madh se
mungojnë disa emra, por gjithsesi duke i besuar listës së përpiluar dalin
pronarët ligjore dhe mungojnë një sasi e madhe e njerzve të bashkëpronësisë, shumëpronësisë, por dhe drejtimit në bisneset
e mëdha.
Megjithatë kjo listë nga ana historike ka të
veçantë të dihet se kush ishte në vitin 1945-së, një pronar, një bisnesmen, një
person apo subjekt që paguante taksa, dhe kishte aktivitet. Çfarë aktiviteti
kishin dhe kush ishte volumi i madh i asaj kohe i tregtisë. Dakort, dhe kjo
është më e rëndësishmja për të gjithë, për të parë gjëndjen reale të pasurisë,
aktivitetit tregtar dhe prodhues në Shkodër. Në këto lista janë emrat e mëdhenj
të tregtarëve të Shkodrës. Normalisht që mbi 60% e listës e përbën klasa e tregtarëve.
Pastaj janë me rreth 30% shërbimet dhe vetëm me 10% janë bisneset prodhuese. Por
kapaciteti i prodhuesve dhe pasuria janë tepër të mëdha. Po kështu dhe taksimi.
Lista është shumë e qartë për rrugët kryesore ku ishte dhe aktiviteti më i
dëndur. Është bie fjala ajo që është quajtur “Rruga e Madhe” ku janë rreth 85-së
emra bisnesesh, dhe ku ka avokatë si Sheuqet Bekteshit, shitës, këpuctar,
furrtar, hotel i Malo Troshanit, hotel i Kasem Draçinit, duhantore e Ruzhdi
Boriçit, fabrikë çorapesh e Mehmet Shazit, Mustaf Pipa, avokat, Ahmet V Hoti
fabrikë sapuni etj etj. Por edhe rruga e gjatë e kryesore Washington ( që sot
nga Bashkia Shkodër është për të ardhur keq, pse nuk mbahet një tabelë për nder të këtij
emri të vendosur me unanimiteti në Këshillin Bashkiak të Shkodrës) ka plot e
plot bisnese. Abdyl Djepaxhia ka librari, Luigj Simoni ka farmaci, Haxhi V Zaja,
ka artikuj elektrikë, Ymer Kraja ka restorant, Guljelm Suma ka kafe hotel
restorant, Vllazën Daberdaku kanë njesinë tregtare të tyre, Simon Darragjati ka
fabrikë letrash, kurse Lina e Tish Lekës konsiderohet “modiste”. Ymer Bushati
manifakturë, Ndrek Pistulli tregtar, Angjelin Luka tregtar, Mark Pici fotograf,
Tef Pogu parfumeri, Luigj Serreqi orishtar, Nikolla Stojani pastiçeri, Zef Dema
hekurishte, Pjetër Bedeni, argjendar, Ndrek Kaçulini tregtar, Adem Nikshiqi
librari, Vllazën Muzhani agjensi, Pjetër Çurçia agjensi, Gasper Çurçia garazh,
Muhamet Rroji tregtar, Ndoc Pistulli manifakturë. Pastaj Osman Ujkashaj ndërrim
të hollash, Kel Marubi fotograf, Nush Topalli tregtar, Teo Amadeo tregtar, Daut
Kopliku duhantore. Dalim pastaj te rruga “Justin Godart” me Ndoc Xhanxhafili
pijetore, Vllazën Pogu fabrikë të sapunit, Fasli Dervishaga kafe,Luigj Serreqi
si biçiklist, Alush Hasani kafe, por ka shumë e shumë zanate të tjera dhe emra
të tjerë. Rruga Has Hot me Kol Dema
pijeshitës, Riza Rusi fabrikë e duhanit, Fasli Ademi favrikë cigaresh. Rruga e
Tuzit me Gasper Pogu argjendar, Rasim Gjyrezi me mulli, Ferhat Beqiri kafe, Osman Hoxha tragtar etj etj. Rruga Lek Dukagjini me Cuf Dedja furrtar, ose
Zenel Kotrri si pemë shitës, Mark Bardeli prestar, Zyhdi Ulqinaku këpuctar,
Eljaz Cungu prestar, Tef Daka riparim
makinash etj etj. Pastaj Zdralej me Ibrahim Myftari manifakturë, Ibrahim V. Mema fabrikë xhupash, Januz Dibra me agjensi,
dhe vazhdon me të Parruca me shumë emra ndër të tjerë Haki Rehovica me
pijetore, Ema Batsi farmaci, Selim Rroji depozitë, Smajl Shurdha sapuntore. Në Gjylej, është Rifat Dibra
dentist dhe Reshit Gjyli mulli, pastaj Rruga Qeles me Xheladin Rroji fabrikë tullash,
H. Elez Muka tregtar, Malo Rama kafe, Luigj Mjeda kino Glorja. Në K. Helbert,
janë Rrok Geci prestar Kel V, Daberdaku mobilje. Në Hasan Riza, janë Kaduku e djalë dentista. Në rrugën “Bashkimi” është Oso Rrjolli fabrikë duhani.
Në Badra, Gjovalin Zef Çoba me pijetore, Frano Lleshi pijetore, kurse te
rrugica e Gurazezëve, Nush Çoba pijetore, ose te franceskanët, Kel Arseni,
fotograf, Gjon Curani mishtar etj etj. Janë rrugët e Sh Ndout, rruga dhe lagja
Arra e Madhe, Jezuitët, At Gjeçov, Dervish Beg, 28 Nëntor, Rrojej,
Skandebag, Kadukej, Dervishej, Kiras,
Dudas, Ndocej dhe Tepe me qindra emra bisnesmenësh. Por fillon dhe rruga Krye
Pazar, dhe i pari është Dan Hasani një nga njerzit më të pasur të Shkodrës, por dhe shumë e shumë emra për lagjet dhe rrugët
tashmë nga pazari ku janë rreth 706 taksapagues të rëndësishëm, përgjatë pikërisht
pazarit dhe deri në Bahçallek. Janë me qindra tregtarë dhe prodhues të njohu,
por dhe emra gjithashtu të njohur në Shkodër.
Bie në sy se në Shkodër, jo vetëm bëhej tregti
e madhe, kishte volum të jashtëtakonshëm tregtar, por dhe prodhohej shumë. Ishte
vërtetë dhe në atë vit të vështirë të 1945-së një qytet ekstremisht në lulzim
dhe tregti të madhe. Padyshim, kishte një zejtari të madhe dhe manifaktura të
shumta, përveç rreth 60 fabrikave të ndryshme dhe karroceri riparues të njohur
por dhe riparuesve të mëdhenj si deri te çimento. Por më i interesantja nga ana
studimore është shpërndarja e zejeve nga qëndra drejt periferive, Shpërndarja e
jashtëzakonshm e shërbimeve të shumta, duke filluar nga “cërriktarëve”,
prestarëve, rrojtoreve, duhan punues, prestarëve, elektriçistëve, riparues
makinash dhe qerresh e biçikletash, mbathtarëve, kundraxhinjëve, furrtarëve dhe
riparuesve të shtëpijave e shumë e shumë të tjera. Unë përmënda disa emra ashtu
të zgjedhur rradhazi, por janë më tepër se sa 1495-së të bisneseve të cilat u
kapën menjëherë në vitin e largët 1945-së, u tatuan dhe më vonë shumë prej tyre
dhe u gjobitën dhe dolën përpara gjygjeve të shumta. Sidomos bisneset e mëdha
dhe tregtarët e pasur. Disa u burgosën dhe disa u pushkatuan dhe politikisht,
disa u falën më vonë dhe disa ishin bashkuar me komunistët, duke e pësuar disi
më pak. Dakort,por këtu janë emrat dhe mbiemrat dhe padyshim dhe zejet e
tyre. Në një farë mënyre, në këtë listë,
duket qartë se çfarë trashëgoi Shkodra në vitin 1945-së dhe sa e zhvilluar
ishte, duke parë se kishte rreth 18 shoqëri të mëdhaja tregtare dhe gjashtë
banka nga qëndra në Pazar me aktivitet të madhe ndërkombëtar. Kishte agjensi të shumta udhëtimi të cilat u
mbyllën dhe sekuestruan më vonë. Por u sekuestruan dhe bisneset e mëdha të
cilat nuk kishin shoqe në Shqipëri. U mblodhën miliona franka ar dhe miliona e
miliona mall deri në tetor të vitit 1945-së. Shkodra edhe për këtë vit ishte
ekonomia më e madhe e qëndrueshme e Shqipërisë jo vetëm për frymë të
popullsisë, por për pasurinë e saj të jashtëzakonshme në total.
Emrat e njerve të zejeve, janë më pak se
1495-së, por afro 1200 persona, por në të vërtetë faktet treguan se banka e
shtetit të atëhershëm dhe finacat u plotësuan nga raprezalja e kohës mbi
bisnesin shkodran. Por se sa ishte kjo shumë reale ose e përafërt normalisht që
do të jetë pjesë e shkrimeve që do të vijnë dhe që duan të sqarojnë historinë e
bisnesit të madh në Shkodër përpara viteve 1944. Tani lista e zejeve, emrave
dhe subjekteve tregtare dhe bisnesmenët e fuqishëm, është e hapur për studim të
veçantë në Arkivin e Muzeut të Shkodrës.
Nessun commento:
Posta un commento