Shkodra

Shkodra
Shkodra Town

martedì 18 febbraio 2014

Sherman Miles, njeriu që informoi Presidentin Wilson!



Sherman Miles, njeriu që informoi  Presidentin Wilson!


Koment-Dossier
Besi Bekteshi

Periudha e madhe e mbas viteve 1912- dhe 1913-të për vëndin tonë, krijoi dhe mentalitetin disi më perendimor të një shoqërie e dalë nga një otomanizëm regresiv. Është e vërtetë  se Shqipëria ishte tokë pushtimi dhe pozicionesh nëdrluftuese se sa lufte të madhe, por është e vërtetë se duke qënë ushtritë e huaja, shqiptarët kishin mundësinë për të dalluar tashmë një administrim qoftë dhe ushtarak otoman nga një perendimor. Po, e vetmja “e mirë e luftës” në mes shumë të këqijave, kjo mund të konsiderohet. Mirëpo unë e kam fjalën se kush ishte njeriu që duke qënë një ushtarak kariere, një person i ngarkuar në komisione raportimi për gjëndjen në Mal të Zi dhe pastaj në  Shqipëri, ndikoi në mendimin dhe qëndrimin e Presidentit Wilson, në vitin e famshëm 1919-të, por dhe Konferencën e Paqes e cila sërish desh e kufizoi akoma më shumë teritorin shqiptar.  Nga kush i merrte një sërë informatash dhe relacionesh ky President kaq i madh për popullin shqiptar?! Cilat ishin ato, dhe kush luajti rol të dorës së parë në fjalën e madhe të Presidenti Wilson?  Në fakt është një shkrim i mirë kopsitur i John D. Treadway dhe që ka si titull ANGLO-AMERICAN DIPLOMACY AND THE MONTENEGRIN QUESTION, 1914-1921, i cili ka dalë nga “Wilson Center Experts”. Pikërisht ky shkrim bën të qartë se Sherman Miles, ose koloneli amerikan dhe më vonë gjeneral i cili ka mbaruar dhe West Point-in në vitin 1905-së ishte njeriu kryesor i raporteve mbi situatën. Ai ka drejtuar në vitin 1940-41 dhe Divizionin e Inteligjencës Ushtarake në kohën e Pearl Harbur dhe është rivënë në këtë shërbin deri në vitin 1946-të si shef i shërbimin intelegjent ushtarak dhe si një gjeneral kariere në Komandën e Parë të Bostonit. Në ballkan, merr shërbim nga 1912-1914-të dhe pastaj dhe si raportues dhe demarkator kufiri për Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919. Një pjesë e madhe janë raportimet për Presidentin Wilson dhe për konferecën e paqes dhe kryesisht për anglo-amerikanët. Në qoftëse Amerikanët për vitin 1913-të ishin disi larg Shqipërisë, për vitet 1918 dhe 1919-të, kishin rol të dorës së parë.
Sipas John D. Treadway, në fillim të vitit 1919-të, kryesisht Ferenig Office, po përmblidhte dhe kishte ndër mënd një intersim për zbarkim dhe pushtim të Malit të Zi, nga kryesisht amerikanët? Janë disa momente të vështira, dhe disa kërcënime të amerikanëve për rastin Shkodër dhe Serbët në Tarabosh si rrethues e kërcënues të saj.  Britanikët kishin në dëshirë të tyre të mos vepronin të vetëm në fakt. Mirëpo Balfour, ose ministri i jashtëm britanik, ju propozoi amerikanëve të cilët pranuan të kenë një komision anglo-amerikan për të hetuar për kushtet e Malit të Zi.
Si shef përfaqësues i Britanikëve ishte konti Giovanni de Salis, i cili kishte dhe momentin ambasador të Madhërisë së Tij në  Cetinje. Kurse në të veçantën e jashtëzakonshme të amerikanëve, Presidenti Wilson, emëron si komisar të tij kolonelin Sherman Miles. Miles kishte qënë më përpara anëtar i përfaqësimit të profesor Arclnbald Coolidge në konferencën e paqes, dhe kuptohet qartë diferenca në terma konkretë. Sekretari i Shtetit Amerikan Lansing, kërkoi nga Mils sqarime jo vetëm për rezistencën malazeze dhe shqiptare nga njëra anë dhe tjetra kundra serbëve, por kryesisht për masakrat e bëra kundra shqiptarëve në Mal të Zi nga serbët dhe pse jo malazezët. Disa të dhëna britanike ishin, por Miles kishte të dhëna të shumta për Gucinë. Plava, Pejën, Gjakovën dhe të tjera për skena genocidi dhe terrorizmi nga trupat serbe, dhe bashkëpunëtorë malazez. Donte sqarimet e një ushtaraku për shfarosjen e  popullsisë shqiptare në rajon dhe të ardhmen e Malit të Zi si entitet i ndarë në rajon sekretari shtetit.
E “bukura” e raporteve është se dy komisarët pra De Salis dhe Miles, nuk përgatitën një raport, por dy. Miles ishte i pari që kishte mbledhur fakte dhe të dhëna të shumta dhe u paraqit në Paris (ndërkohë që në Shtëpinë e Bardhë kishte raportet e veta) i pari me një raport me shkrim. Miles, ka bërë dy kryevepra raportimi të veçanta. Raporti i parë relativisht i gjatë ishte sqarimet mbi Malin e Zi dhe raportin me serbët dhe i dyti, shumë i gjatë tregonte masakrat serbe ndaj shqiptarëve. Të dy me datat 19-21 maj. Nuk mjafton me kaq, por Miles jep një raport me gojë Komisarëve të Prezentacionit Amerikan jashtë  Wilsonit, i cili kërkoi dhe sqarime akoma më të mëdha në vete.
Ja kush është dhe raporti në përgjithësi për masakrat serbe kundër shqiptarëve, që jetojnë në një shumicë të madhe në Malin e Zi. Inkonjito Miles ka bredhur në zonën e Shkodrës, dhe ka marrë kontakte dhe me oficerë të ndryshëm britanikë dhe italianë e francezë, por dhe me njerëz të cilët luani rol të dorës së parë në “fushën e shahut” që luhej midis Cetinjës, Podgoricës dhe Shkodrës.
Ai shkruante: Nga të dhënat e mia dhe ato shqiptare në Pudgur, Plava, Guci dhe Rozaj, ka pasur masakra të mëdha nga ana e Sërbëve. Por dhe nga zona e Rugovës në 15-të fshatra pothuaj nuk ka mbtur një frymë, shumica kanë marrë malet. Tetëqind persona janë masakruar pa llogariur ato që luftonin. Në Plavë dhe Guci  333 gra, pleq, dhe fëmijë. Për më tepër 100 persona janë vrarë dhe masakruar në formë barabare kur shqiptarët janë dorëzuar autoriteteve legalisht. Normalisht ka dhe viktima të tjera, dhe Miles deklaronte se serbët mohojnë të tilla të dhëna tashmë të vërtetuara nga disa burime në terren. Është një ngjarje  e rëndë thotë Miles që të bën të mos jesh kaq imparcial, por që gjithsesi vazhdon me të tjera të dhëna. Është një fakt i pa mohueshëm ka referuar ai se janë 20.000-25.000 persona shqiptarë që banojnë në Mal të Zi dhe që janë strehuar në Shkodër dhe malet perrreth. Këto gjëra i kanë vërtetuar amerikanët, anglezët, italianët dhe francëzët të cilët janë në terren, dhe dallohen shumë lehtë nga veshjet e tyre të jashtëzakonshme, thotë koloneli amerikan.
Është një hajvanllek i malazezëve dhe serbëve, deklaron ai, kur thonë se “këto shqiptarë marrin rrugën në mes malave në dimër duke u larguar nga tokat e tyre pa shkak, dhe pa i shtrënguar dikush për të ikur”. Normalisht kjo politikë serbe treguar nga Miles në vitin 1919-të, u përdor dhe në vitin 1998-9 edhe nga Milosheviçi.
Ai raporton se malazezët pa ndihmën e serbëve, nuk do të kishin mundur të detyronin shqiptarët të largoheshin nga tokat e tyre. Janë masakrat që e kanë bërë këtë shpërngulje të madhe. Burimet nga Shkodra në misionet britanike raporton ai, tregojnë se janë nga 18.000- 25.000 shqiptarët e vrarë, por kjo është aproksimative, sepse realisht janë 30.000 shqiptarët të vrarë dhe masakruar dhe shumë e shumë të tjerë të detyruar për tu larguar nga tokat e tyre në Malin e Zi.  Miles, ka thënë se kufiri duhet të përcaktohet, por nuk duhet që asnjë anë të mbizotërojë, sepse “sllavët dhe shqiptarët janë kaq të ndryshëm nga njeri tjetri dhe kaq antagonistë, sa është shumë e vështirë të jetojnë në paqe për një kohë të gjatë më pas”.
Leasing pastaj dha konkluzionete tij dhe në fakt, Mali i Zi u fut  në Ish Jugosllavi, por në këtë kohë Miles ka pasur vështirësi për tu kuptuar në raportet e tij nga pjesmarrës dhe komisarë të tjerë, por qoftë dhe nga disa të tjerë përfshirë dhe Leasing. Në të vërtetë relacionet e tij janë marrë nga Presidenti Wilson, dhe pse diplomacia po tregonte rezerva dhe thoshte “bëjmë mirë të zbulojmë opinionet e tij”.  Kurse De Salis e vonoi gjatë raportin e tij, duke qëndruar në Malin e Zi. Por gjithsesi dhe relacioni i tij ishte në pjesën më të madhe në linjë me analizën dhe raportin e Miles. Në këtë rast humbën kun dërshtarët diplomatikë të Miles.
E gjithë kjo kohë, ishte një moment i madh raportesh për fatin e Malit të Zi, për kujdesin e të cilit, ishin bashkuar anglo amerikanët, por faktikisht shkuan të forta raportet e gjenocidit serb dhe malazez ndaj shqiptarëve, që në fund të fundit, e bënë të qartë mendimin e Presidentit Wilson për fatin e Shqipërisë. Në këtë kohë del batuta e madhe e tij për Shqipërinë. Padyshim që njerzit e mëdhenj si Wilson, kanë rolin parësor në vendimet e mëdha të marra pro nesh, në historinë e vështirë të krijimit të shtetit shqiptar, por dhe njerzit pothuaj në hije dhe raport shkruesit, kanë rëndësinë e madhe të aktit të kryer më pas.







giovedì 6 febbraio 2014

Pse e “pësonin” Valijtë e Shkodrës, mbas Pashallekut Shqiptar!?



   Koment-Dossier

     Besi Bekteshi


Një nga historitë më të jashtëzakonshme të pa studiuara mirë në momentin dhe si kohë administrimi të vilajetit, është pikërisht sundimi i Valijëve të Shkodrës  sidomos mbas dinastisë së Bushalinjve. Kjo dinasti, e cila si rebelim nisi me Mehmed Pashën e parë në vitin 1746 dhe që vazhdoi më pas me Omer Pashë Kavaja, ja dorëzon Mehmed Pashë Bushatit në 1757 e që ja jep Mehmed Pashë Kushtendili,  për të dalë te viti 1775 te pikërisht Mustafa Pasha. Ai zëvëndësohet nga i shkëlqyeri Kara Mahmud Pashë Bushati, deri në 1796,  për  tu pasuar nga Ibrahim Pashë Bushati deri në 1810, dhe ky i zëvëndësuar nga i fundit i dinastisë Mustafa Pasha Bushati, deri në 9 tetor të vitit 1831.  Nën sundimin e Bushatlinjve vilajeti i Shkodrës që shtrihet nga Tivari dhe Podgorica e deri poshtë Peqinit dhe më andej se pjesa e Kosovës lindore, kishte zmadhuar dhe zvogëluar sipërfaqen në bazë të sidomos ambicjes së Karamahmud Pashës. Kishte ndërtuar disa vepra të mëdha si ura jo vetëm në Shqipëri dhe teritor të vilajetit, por dhe sot Malin e Zi. Kishte qytetin më të madh të trevave shqiptare dhe Prizrenin si periferi të ndikuar prej tyre, kishte dhjetra rrugë dhe po ashtu medrese, por  kishte edhe hovin më të madh në ndërtim, të kishave kristian-romane në teritorin e saj. Administrimi ishte më tolerant si për besimin tjetër dhe për nga cilësia e jetës, kishte pazarin më të madh dhe po ashtu dhe përfaqësitë më të mëdha të huaja në teritor shqiptar. Dakort, dhe nuk kam pse zgjatem, sepse i vetmi pushtues shqiptar që njihet qartësisht si sundimtar dhe vendosësh taksash, por dhe nën sundim është pikërisht pashalleku shqiptar i Bushatlinjve. Por mbas këtij momenti mbas vitit 1831,  ndodh një diçka e jashtëzakonshme, sepse  pushteti i “Portës së Lartë” ose “Osmanllinjtë” në një mënyrë të pa përsëritshme në asnjë vilajet tjetër jo vetëm shqiptar, por dhe në kryeqëndrën e tyre afër Europës në Bosnje, nuk do të jenë të zot të stabilizojnë një administratë normale dhe sidomos një Vali i cili të zgjasë si administrim në Shkodër.  Për ta bërë të qartë, po rendis të gjithë emrat dhe të përsëritur në tre vënde, të valinjve të Shkodrës. Sipas sit-it të madh të “burrave të shtetit” unë po i rëndis për të shikuar qartë se çfarë ka ndodhur  nga mbarimi i dinastisë së Bushatlinjve në vilajetin më perendimor të katër vilajeteve shqiptare. Pra fillon me “1812 - Oct 1831 Mustafa Pasha Bushati 1831 – 1832, Morali Namik Ali Pasha 1833-1835, Çerkes Hafiz Pasha 1835 – 1838, Bayram Beg 1838 – 1842, Hasan Pasha 1842 – 1843, Reza Pasha 1843 – 1854, Osman Mazhar Pasha Jul - Sep 1854, Osman Pasha Sep 1854 - Jan 1855, Sarayli Mehmed Ragib Pasha Jan - Mar 1855, Hekimbashi Ismail Pasha Apr  - Dec 1855, Agha Abdulaziz Pasha Dec 1855 - Nov 1857, Ataullah Pasha Nov 1857 - Oct 1861, Çerkes Hafiz Pasha (1st Time)Oct 1861 - Apr 1862, Mehmed Rashid Pasha Apr 1862 – Apr 1863, Çerkes Hafiz Pasha (2nd Time) Apr 1863 - Dec 1864, Aziz Pasha Dec 1864 - May 1868, Divitçi Ismail Hakki Pasha (1st Time) May - Dec 1868 Küçük Omer Fevzi Pasha Dec 1868 - Aug 1870, Sakizli Ahmed Esad Pasha Aug 1870 - Sep 1871 Divitçi Ismail Hakki Pasha (2nd Time) Sep 1871 - Jan 1872 Giritli Mustafa Asim Pasha Apr 1872 - Jan 1873 Sevket Pasha Jan - Mar 1873 Fosfor Mustafa Sidki Pasha Mar  - May 1873 Gücü Ali Pasha May  - Nov 1873 Sevket Pasha Nov 1873 – Sep 1874 Ahmed Razim Pasha Oct 1874 - May 1876 Mustafa Eshref Pasha May  - Aug 1876 Yakali Ali Pasha Aug 1876 - Jul 1878 Alyanak Mustafa Pasha Jul - Nov 1878 Hüseyin Pasha Nov 1878 - Nov 1879 Arif Pasha Nov 1879 - Aug 1880 Mehmed Izzet Pasha Aug 1880 - Apr 1882 Çürüksulu Osman Ziya Pasha Apr 1882 - Jul 1883 Abdi Pasha Aug 1883 - May 1884, Hasan Pasha May 1884 - Jan 1887 Giritli Mustafa Asim Pasha Jan 1887 - Aug 1888, Tahir Pasha Aug 1888 - Oct 1891, Çürüksulu Süleyman Bahri Pasha Oct 1891 - Jul 1894, Bursali Abdülkerim Pasha Jul 1894 - Jun 1896 Osman Fevzi Pasha Jun 1896 - Jul 1898, Hasan Adib Pasha Jul 1898 - Nov 1901, Alpa Kazim Pasha Nov 1901 - May 1903 Shakir Pasha May 1903 - Apr 1906 Haydar Pasha
Apr 1906 - Feb 1907 Salih Zeki Pasha Feb - Dec 1907,  Hilmi Pasha Dec 1907 - Feb 1908 Dagistanli Seyfullah Pasha Jun - Sep 1908, Mustafa Nuri Bey Sep  - Dec 1908, Yeniser Fenerli Seyfettin Bey Dec 1908 - May 1909 Fahri Pasha May 1909 - Sep 1910, Agabeyzad Cemal Pasha Sep 1910 - May 1911 Manastirili Hasan Bedrieddin Beg May 1911 - Jan 1912 Mustafa Nedim Beg  Jan - Mar 1912,  Esad Pasha Toptani Mar  - Jun 1912, Sevket Torgut Pasha Jun - Aug 1912, Hayri Pasha Aug  - Nov 1912,  Hasan Riza Pasha i vrarë në janar 1913. Shikohet qartë se tashmë kemi më shumë se 50-të valinj për periudhën e mbetur dhe ka pasur dhe tre prej tyre të kthyer nga dy apo tre herë në administratën perandorake të vilajetit të Shkodrës.  Ajo që bie në sy është  se valijtë e parë, ishin ato të luftës së Krimesë dhe ishin kryesisht ushtrakë, pastaj bie në sy se shumica e tyre o vijnë nga Bosnja o shkojnë në Bosnje mbas Shkodrës, disa në Bullgari dhe disa në Egjypt në zonat e buta. Por nuk është ky qëllimi i shkrimit, qëllimi është se kjo periudhë mbyllet me Esad Pashën, Shefqet Turgut Pashën dhe mbas Hajri Pashën me Hasan Rizanë dhe ndryshon kryekëput puna dhe qeverisja. Mbas viteve 1878-të, kemi një rregull administrativ disi më të mirë, por 80-të vite investime dhe ndërtime të fuqisë së Vilajetit nuk kemi, edhe propozime të aristokracisë vëndase po ashtu nuk kemi, dhe sepse statukuoja është një moment i jashtëzakonshëm që përbën dhe Vilajetin si vëndin ku “ikin dhe vijnë pashallarë dhe bejlerë” të administratës, por me pagesa të mëdha në Stamboll. Dy momente e karakterizojnë vilajetin dhe ndërrimin e madh të Valijve!? Momenti i parë është se një shumicë e atyre që vinin valij dhe kryesisht ato që nuk kishin titullin Pasha, e blinin vëndin e punës me shuma të jashtëzakonshme deri në lartësinë maksimale të “Portës” dhe momenti i dytë, ishte se “aristokracia vëndase” më tepër otomane se sa vetë “otomanizmi”, nuk bënte në përgjithësi ndonjë përpjekje të dukshme për të ndryshuar realitetin. Kaq shumë kishte problem të administrojë Vilajetin e Shkodrës kur merrje detyrën, sa që sasia impresionante e pikërisht valijve (që nuk zgjatnin një vit)  ishte emblematike edhe në Stamboll.  Mbas 1900-tës, u duk një lloj “ndriçimi” moral dhe u ndërtuan disa zyra dhe ndërtesa qeveritare, por vetëm kaq.  Vetëm mbas vitit 1908-të ose kohës së “hyqymetit” diçka lëvizi, por tashmë ishte tepër vonë, edhe pse disa plane rrugësh dhe urash, por dhe një ide hekurudhe u hodhën në tavolina lart, dhe duhet thënë se edhe aristokracia qytetare  shkodrane si myslimane dhe katolike në Shkodër, tashmë ishin zgjuar dhe pikërisht në këtë kohë u ndërtuan disa rrugë të vilajetit dhe dy urat njëra në Bunë dhe tjetra në Drin.  Përpara vitit 1900, ose më mirë nga vitet 1879-1898, e vemja gjë e mirë ishin sinoret dhe taksat deri diku, por as që bëhet fjalë për buxhete të qartë dhe ndërtimi apo infrastrukture. “rradhorët e kësaj kohe jo vetëm të pa studiuar, por dhe të pakët si modele tregojnë se edhe shkollat dhe medreset megjithëse kishin të drejta nuk ndihmoheshin”. Ndërgjegja ishte zgjuar, por administrata ishte jo vetëm në gjumë, por merrej vetëm me rryshfete dhe asgjë tjetër. Tregonin një si punë barcolete atëhere se dikush kishte dashur të kalonte nga Veziri i madh te Sulltani, për një projekt të madh dhe të leverdishëm dhe normalisht kishte mbas tij ky projekt investitorë francezë. Për ta marrë këtë projekt dhe shtruar sidomos punën i çojnë sulltanit  një libër, ku në kapakun jashtë  shkruhej “projekti francez” dhe brënda kishte para letër me stampë të madhe”. Sulltani e merr dhe hap, e shikon dhe thotë: Kur e ka pjesën e dytë ky projekt!!?  Valijë e Shkodrës sidomos nga 1835-sa dhe deri në 1900, ndërroheshin se abuzimi sidomos me doganën dhe bankat e perandorisë,  por dhe taksat, kishte arritur kulmin. I sqaron këto probleme si Kniht në udhëtimin e tij dhe Heckardi jo vetëm me përshkrimin e pazarit të Shkodrës, por dhe relacionet e tyre të qarta.  Çdo vali binte brënda nga rryshfeti dhe duhet thënë se edhe aristokracia shkodrane tepër e pasur dhe e fuqishme “ja bënte gropën”, sepse tashmë sundonte sidomos me anën tregtare dhe lidhjet që kishte me perëndimin dhe vetë Stambollin.  Janë qindra e qindra letra të njerzve të fuqishëm të qytetit dhe “tarafeve” por dhe grupeve të qytetarëve që bënin presion se “çdo vali i ri që vinte, tentonte të  peshkonte sa më shumë dhe sa më shpejtë se e dinte se nuk e kishte të gjatë”.  Nga ana tjetër, dhe një pjesë e aristokracisë tipike otomane dhe e lidhur realisht me formën e tillë të qeverisjes, nuk donte reforma, edhe kur vinte ndonjë vali po të themi disi më reformator në administrim ishte shumë reaksionare si veprim. Nuk donin  ndryshimin që kishte filluar në Stamboll, nuk donin kryesisht të renë nga perëndimi,  dhe nuk donin krijimin e marrëdhënieve të reja që i ngjante perëndimit. Vetëm të iluminuarit e politikës dhe letrave, por dhe të shkolluarit jashtë, filluan sidomos mbas lidhjes së Prizerenit e Komitetit të Stambollit  të “turbullojnë ujrat” në kuptimin e kenetës së mbetur të vilajetit të Shkodrës,  tepër ndryshe nga ai vilajet rebel dhe plot dinamizëm i Bushatllinjve të dikurshëm.  Kaq shumë ishte ndryshimi sa që edhe pse në pushtim dhe në momente lufte, gjatë kohës 1913-1920-të, qyteti i Shkodrës formatohet shumë më qartë dhe më mirë, si urbanistikisht dhe kulturalisht, sepse si aristokracia otomane shkodrane e fjetur dhe valijtë e korruptuar të Stambollit, nuk kishin më peshën e madhe të tyre si politike dhe administrative. Tashmë kishte modele borgjeze, megjithse ashtu tepër të pa kuptueshëm nga shumëkush, por në fakt ishin. Nga vitet 1880-1902, investimet e administratës së korruptuar ishin në mos zero, afër zeros, në rradhoret dhe surnamet e valiut të Shkodrës.  Dhe duhet thënë se nga taksat, vilajeti i Shkodrës dhe pse ishte me sipërfaqe më i vogli, ishte i parë në katër vilajetet e banuara nga shqiptarët si llogaritje për frymë të popullsisë. Por ndryshoi gjëndja, dhe pse me pushtime të reja.  U bënë shumë më tepër rrugë, u futën marrëdhëniet kapitaliste në prodhim,  fabrika dhe industri, por dhe elektricitet, u hapën 23 shkolla vetëm në Shkodër si qytet dhe rrethina dhe rreh 14 shkolla jashtë saj, u ndërtuan rreth 25 km rrugë qytetëse dhe jashtë, u zmadhua porti, rada dhe magazinat, bankat e huaja dhe dekovili, u zhvilluan arti dhe kultura në lirinë e dukshme, u kristalizua rruga e urbanizuar piacë dhe Gjuhadoll, por dhe në Parrucë dhe lagjet qytetare të Shkodrës,  dhe sidomos u shkolluan jashtë dhe ardhën disa dhjetra e dhjetra shkodranë në vëndin e tyre më vonë.  Në më pak se një dekadë, edhe  pse nën pushtim të huaj, u bënë shumë me tepër veprime të mira se sa nën mbi 50-të valij që vinin dhe ikin, pa bërë asgjë. Përveç faktit se merrnin dhe iknin në shumicën e tyre super të pasur, dhe me administrata tërësisht të korruptuara, nuk kishte asgjë tjetër.  Ky është dhe momenti që duhet përmëndur si trashëgimi dhe arsyeja që nuk “qëndronin gjatë valijtë e Portës së Lartë në Shkodër”.





venerdì 17 gennaio 2014

Databaze i trashëgimisë, për të ditur dhe ruajtur vlerën kulturore.

Koment
Besi Bekteshi


Në një vizitë të bërë në vëndin ku ka lindur dhe jetuar për disa kohë patër Gjergj Fishta, normalisht që emocionohesh, dhe për më tepër mbetesh “vogël” nga pamundësia për të nxjerrë në sipërfaqe, atë që në fakt jeta dhe shoqëria, akoma e deprimuar dhe retro e jona përjeton. Sa flasin me ditirambe dhe bëjnë poezi, piktura dhe pastaj dhe skulptura që fillojnë nga të bukurat dhe vazhdojnë nga delire njerzish “modern-interesantë” (por që po ti dilnin Fishtës përpara do ti kishte “përlarë”) ka në Shqipëri, kjo nuk do të thotë se kanë pasur parasysh Fishtën e teritorit të lindjes së tij. Aspak, që nga djemtë e apartamenteve dhe deri te fshatarët që kujtojnë se do të bëhen të pasur dikur, po mbrojtën një shtëpi apo gur që thuhet se është fishtian në origjinë! Megjithatë, kjo është shoqëria jonë lundruese midis retros rurale dhe “modernëve”, që qëndrojnë shumë herë dejshëm dhe përmëndin Fishtën. Por në fakt Fishta, e ka një vënd ku ka lindur dhe ku ka jetuar, e unë e kam kryesisht për vëndin që ka lindur dhe pse regjimi dikur, nuk ka lejuar që të “monumentizohet” ose të mos repertizohet si monument.  Tashmë aty pari ka një rrugë, dhe dikush është përpjekur të evidentojë apo dhe të deklarojë. Por që aty ka lindur njeriu më epik, dhe religjonari kombëtar i madh, vjershëtori i jashtëzakonshëm, patrioti dhe politikani i madh kjo dihet. Çfarë ka? Ka, se nuk është rilevuar historikisht. Vlersuar në mënyrë të tillë, dhe nuk i është bërë nderi që e meriton një gjigand i tillë si Fishta. Nuk është kthyer vëndi ku ka lindur në një monument i mbrojtur nga shteti, dhe sot shteti shqiptar, nuk ka një vënd pelegrinazhi si muze, apo dhe pavion prezantues në vëndin ku poeti i madh shqiptar ka lindur. Nuk mund të shkojnë turistët si të huaj dhe të vëndit, të shikojnë vëndin ku ai ka lindur. Kaq, asgjë më shumë, por që në fakt është shumë për keq që nuk është një momorial dhe vënd trashëgimie e tillë. Kanë bërë keq në komunizëm dhe është deniguar figura e madhe  e tij, por bëjnë keq sot që harrojnë për të bërë këtë moment të jashtëzakonshëm, që i takon demokracisë të përmbushë dhe trashëgimisë ta ketë. Shkurt është një turp, dhe po me mbyll këtu diskursin për të hapur një tjetër që në fakt riparon dhe këtë më sipër.
Në vitin 1990-të, dolëm me dy seanca të mëdha rilevimi historik dhe kulturor. Në të vërtetë, momenti monument kulture, dhe pastaj dhe ai i trashëgimisë që është akoma më i gjërë dhe i madh, ka nisur të sistemohet vërtetësisht nga vitet 1960-të. Unë sëpaku kam në arkiv, disa qindra fotografi të këtij aksioni të madh arkeologjik dhe historik në këtë kohë që zgjati disa vite.  Pjesa e dytë, është mbas viteve 1984-85-së, dhe që mori fund në fillim vitet 1990-92, kur morën fund dhe kujdesjet e dikurshme, dhe nuk filluan kujdesjet e reja. Por trashëguam gjithsesi si bazë e mirë dokumentare shumë e shumë fotografi monumentesh dhe pjese të trashëgimisë kulturore të luajtëshme dhe të pa luajtëshme. Trashëguam një pjesë të mirë të përshkrimit dhe punës për ruajtje dhe mirëmbajtje. Trashëguam një punë të madhe të restaurimit, por dhe prishjes aty ku dhe ajo kohë ka prishur. Po ka prishur, dhe unë mund të vërtetoj  se bie fjala bexhisteni dhe pazari i jashtëzakonshëm, disa kisha dhe disa objekte të tjera, nuk mund të thuhen se nuk u goditën. Por në përgjithësi, kujdesje ishte i madh dhe rilevimi me shifra dhe fakte historike gjithashtu.  Rreth 133 monumente kulture të trashëgura me një rilevim dhe një model të dhënash në Shkodër sot, nuk janë më.  Mbi 52 shtëpi si monumente kulture kanë marrë fund, dhe po marr si shëmbull Shkodrën sepse ky moment është kudo në Shqipëri. Një nga më “lapidaret” prishje e shtëpive monument kulture është ajo e Luigj Gurakuqit dhe pa dyshim sot po kërcënohet ashpër dhe Villa Paget ose i famshmi “Sahati Inglizit” në qëndër të Shkodrës. Po, sa kisha dhe monumente të tilla rrënohen në të gjithë Shqipërinë?! Sa e sa vënde të tilla janë transformuar, dhe nuk ka as mundësi financiare dhe riparuese tashmë mbas 24 viteve, që nuk jemi as në socializmin tonë furnizues me aftësi mirëmbajtëse dhe as në kapitalizëm dhe demokraci administruese, dhe të kthimit të një trashëgimie, në kulturë turizmi dhe vlersimi të tillë me cilësi të jashtëzakonshme krijim të ardhurash?!  Ka ide që shtëpi të tilla monumente, që braktisen nga pronarët të merren nga shteti, apo kapitalizohen nga ai, për tu administruar pa larguar identitet, por sa e sa monumemte të tilla tashmë kanë humbur?
E tani dal te “databaze” i trashëgimisë që duhet kryer. Duhet kryer, jo thjesht në qëndër në Tiranë, si në Ministrinë e Kulturës dhe te Drejtoria e Monumenteve po në Tiranë.  Tanimë duhet të jenë “Drejtoritë Rajonala të Trashëgimisë”, që duhet të bëjnë rilevimin dhe kthimin e të dhënave të shumta në databaze-n e qartë dhe të madh të trashgimisë. Ka humbur një monument kulture, por në databaze duhet të hidhet edhe në hartë se “ai ka qënë aty, ka pasur këtë sipërfaqe, këtë vjetërsi, këtë madhësi, këtë fotografi, sepse ka sa të duash nga koha, ka këtë historik dhe këtë përfundim. Apo e kam gabim?  Kjo është gjëndja e sotme, dhe ky është trashëgimi i këtij ish monumenti dhe ish momenti trashëgimi. Në databaze të kësaj natyre, duhet sqaruar dhe kush është moment publik dhe kush privat, dhe normalisht çështje e madhe dhe e rëndë e pronës, e cila ka shkatërruar shumë e shumë vlerat e trashëgimisë kulturore shqiptare.  Duhen vendosur të dhënat e trashëgimisë tonë të kulturës materiale, si të luajtshme dhe të paluajtëshme, edhe me hartë se ku janë dhe si janë! Në fakt, duhet të jetë një aksion i madh kombëtar për të kuptuar se ku jemi dhe sa keq jemi, sepse që jemi keq, kjo nuk diskutohet. Tashmë për Shkodrën, vetëm për monumentet e kulturës në krahsim me vitin 1990-të, kemi vetëm 40% të kësaj trashëgimie në këmbë, dhe me drejtim jo shumë të mirë si gjëndje dhe kujdesje. Ka faj privati, por ka faj të madh shumë shteti. Privati është treguar sylesh dhe injorant, por shteti është treguar pikërisht “bashibozuk” dhe praktiksht jo mik i vlerave të veta të trashëgimisë.  Ky databaze, është i domosdoshëm dhe shumë i nevojshëm që të kuptohet, se “ku jemi me trashëgiminë” në sipërfaqen e Shqipërisë. Shërben si “kontroll teritori” i trashgimisë kulturore dhe historike, me të dhëna të qarta dhe të sakta.  Por të dhënat do të tregojnë jo vetëm gjëndjen dhe të tashmen, por dhe të djeshmen, duke u shoqëruar me fotot e dikurshme.  Isha përpara disa kohësh në Mazrekun legjendë dhe pashë abandonimin e jashtëzakonshëm të një kishe, dhe momenti urban legjendar i mejsetës së hershme, por që në vitin 1984 ishte shpallur monument kulture. Është i abandonuar, dhe sëpaku kisha si institucion të kujdeset për jo vetëm artefaktet e shpëndara dhe në pakujdesje të madhe, por  detyrim sëpaku moral e ka dhe komuna apo shteti!  Janë pjesë historike identitare, dhe nuk i biem aspak krahut të këtij synimi që na bën më të vjetër dhe europian se sa ato që duhet të hedhin firmat pranuese për ne në BE! Ka mundësi të mëdha dhe administrimi sidomos me projekte dhe propozimi eficense dhe normalisht jo thjesht “hidh para” shpesh herë të paguara nga shteti nuk kanë bërë asgjë. Po, për turp dhe faqe të zezë të këtyre 24 vite medemek demokraci. Këto të dhëna duhet të plotësohen dhe ka me sa di unë, shumë interes  në lartësitë e politikës e shtetit e sidomos të  Ministrisë së Kulturës, e kjo ti shton shpresat për më mirë. Tashmë duhen njerzit e duhur dhe të fillojë puna në të gjithë Shqipërinë dhe sa me shpejt. Po, sa më shpejt, për të ndalur dëmet e mëdha të kryera kudo.


                                                          Autori është përgjegjës dhe historian në Arkivin e Muzeut Historik Shkodër. 

venerdì 27 dicembre 2013

Zvogëlimi i listës të monumenteve të trashëgimisë kulturore në Shkodër

Lista e gjatë e monumenteve të kulturës në Shkodër, tashmë tepër e vogël!
Koment
Besi Bekteshi

Padyshim që kohërat bëjnë punën e tyre dhe me të vërtetë ajo që na mbetet ne njerzve që punojmë në sektorin e kulturës, muzeologjisë, arkeologjisë, monumenteve të kulturës është momenti shpesh herë i trishtë, moralisht i dobët e ardhjes në kohët moderne me mungesa. Duke qënë, se kam trashëguar një pjesë të rëndësishme të materialeve arkivore të Muzeut Popullor, që sot edhe pse i ndarë nga e dikurshmja madhësi e tij, quhet Muzeu Historik Oso Kuka, kam dhe dokumentacion që tregon sa ka qënë madhësia e monumenteve të kulturës në kohë dhe datimet e pikërisht këtyre monumenteve si të tilla.  Në fakt Shkodra është një tipizim i punës kualitative si në ruajtje dhe paraqitje dhe ka filluar herët me muzetë dhe odat repertive të dy paraqitjeve të tilla si bie fjala ai i françeskanëve dhe jezuitëve. Ishin pikërisht të tillë religjozë dhe patriotë katolikë të cilët mblodhën dhe ruajtën shumë reperte arkeologjikë dhe etnografikë por dhe nomuzmatikë. Fretnit e kanë organizuar punën e tyre kryesisht në etnografi dhe kostumografi, por dhe monedha e medalje të vjetra nga viti 1880-të dhe më vonë. Prej tyre është një pjesë e rëndësishme e kostumografisë dhe monedhave si në Shkodër dhe në Tiranë. Kurse françeskanët me të madhin Shtjefën Gjeçovi kanë filluar aty nga 1890-ta dhe prej tyre janë shumë artefakte ilire dhe të më vonëshme arkeologjike dhe po ashtu artefaktet e patriotit vetë që është pikërisht Gjeçovi. Ishin padyshim repertet më të të sakta dhe rëndësishme në vitet 1946-të dhe deri në vitin 1949-të kur u krijua muzeu popullor. Nuk ju është thënë seriozisht dhe sinqerisht faleminderit të tillë njerzve të jashtëzakonshëm, për trashëgiminë tonë. Duke dashur të bëj unë vetë një përllogaritje në muze se kujt i takojnë dhe çfarë kanë mbetur mund të them se janë qindra artefaktet e trashëguara prej tyre. Por Shkodra trashëgoi shtëpi, kala, bexhistenin (që nuk është më), xhami (ajo Parrucës nuk është më) ajo e Plumbit është gjithmonë nën ujë, kisha të mëdha dhe të vjetra (Shirqi po dergjet dhe shumë të tjera u prishën) të cilave ju morën artefaktet. Po ashtu shumë terrene akoma të pa zbuluara të Shkodrës arkaike prehistorike poshtë kalasë, sot të mbuluara nga ndërtime si me leje dhe pa leje, hamame të prishura, porta të mëdha të humbura, mure të karakterit tipizues tashmë të humbura, kala të vogla jo të mirëmbajtura, portikë dhe pusa të humbura, shkallë dhe oxhaqe të humbura tashmë, rrugica tipizuese tashmë të transformuara të gjitha, fasada të humbura dhe të restauruara keq. Një përmbledhje të fundit të monumenteve dhe trashëgimisë në Shkodër dhe jashtë saj, kam që në vitet 1956-59 dhe nga zoti Gjush Sheldija dhe kam gjithashtu një guidë të mirë detajuar të tij të objekteve dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore në Shkodër. Janë mbi 70-të të tilla të mirë përcaktuara dhe detajuara të tij.   Kam trashëguar qindra foto, sidomos nga vitet 1936-të dhe akoma më shumë nga vitet 1962 si nga Kel Kodheli dhe nga shumë e shumë bashkëpunëtorë të muzeut dhe monumenteve ndër të cilët mund të përmënd  Shpresa Priftin, me fotot e tyre të cilat sot nuk lejojnë të harrohen ato që koha dhe mos kujdesja shoqërore dhe shtetërore kanë prishur. Kam fotot e mozaikut të gjetur, të kullës së Mic Sokolit e rregulluar në kohë të arkitekt Çunit sot zëvministër, të shtëpisë së B. Bekteshit, oxhaku i Q. Myslisë, te A. Kraja, te Filip Çeka, te Lulash Keçit, Hamamit, Pashko Vasës, H. Çelepashi, oxhaku i Z, Shantojës, I. Kajushit, punime të konservimit të kalasë në vitin 1977 dhe më vonë nga 1986-ta. Por, dhe shumë e shumë shtëpi të tjera dhe punimeve të bëra. Këto që dhashë më sipër ishin vetëm disa sa për të ilustruar, sepse ka qënë dhe shtëpia e Luigj Gurakuqit dhe shumë e shumë kulla në malësi.
E kam fjalën, se tashmë një shumicë e tyre, janë transformuar, një pjesë kanjë humbur për fare dhe më kryesori është bexhisteni, pazari i Shkodrës, hamami si një krim kulturor i diktaturës, por dhe shtëpia e Gurakuqit dhe shumë e shumë shtëpi të tjera si një moskujdesje dhe humbje e madhe demokracie e cila është në shumicë humbja më e madhe e trashëgimisë. Kanë humbur qindra dyer dhe mure, por dhe portikë dhe zbukurime ndër të cilat dhe repertet e jashtëzakoshme të grykave të puseve në Shkodër. Të vjen të ulurasësh nga dhimbja që të shkaton pasja e fotos përkatëse dhe humbjes së tavaneve dhe trapazanëve dhe shtëpive të shpallura monument kulture në Shkodër. Sa e sa foto specialistësh si unë dhe kolegët e mi sot na tregojnë Shkodrën e pasur me relike dhe monumente që nuk është më.  Lajthitja kulturore, fukarralleku i njerzve dhe shteti i dobët dhe pa respekt, ose shteti në mungesë kulturore, ose më mirë shteti i keq kulturuar i këtyre viteve tranzicion, ka lejuar masakër kulturore dhe në trashëgimi. Normalisht që unë falenderoj kolegët që kanë mundur të mbrojnë ato artefakte të ardhura në kohë, por në fakt janë të dënueshme të gjitha transformimet, prishjet, goditjet e mëdha që njerzit, shtetarët, koha i kanë dhënë trashëgimisë kulturore, monumenteve të shumtë në qytetin e pasur dhe të vjetër të Shkodrës. Të gjitha kundër ligjit, sepse ai gjithmonë aty ka qënë. Po, por nga pak kush i zbatuar dhe për faj të njerzve të cilët duhet ta zbatonin ato të parët.
Për këtë po botoj dhe një listë nga fundi me monumentet e shpallura dhe që sot janë shumë pak në gjëndje për të treguar trashëgimi dhe monument. Po, dhe disa nuk janë fare për turp dhe faqe e zezë e historisë në disa raste të trishtë trashëgimisë kulturore. Disa që po botoj janë dhe listë e partishmërisë në atë kohë, por që në fakt futeshin dhe në ruajtje që gjithsesi shkrimi nuk është objekt studimi dhe vlersimi për to, kur nuk kanë pasur vlera monumentale.
Ja dhe lista:

 Kalaja e Shkodrës në qytetin e Shkodrës. 1948
2. Kalaja në fshatin Marshej. 1948.
3. Kalaja në fshatin Drisht. 1948
4. Kalaja në fshatin Vig. 1948
5. Kalaja në fshatin Vau i Dejës.1948 ose Danja
6. Kalaja e Gajtanit dhe gërmadhat e quajtura qytet mbi kurrizin e malit që shtrihet në perëndim. 1948
7. Kalaja e Shurdhahut në fshatin Vjedhë. 1948
8. Kalaja e Shapës në fshatin Nenshat. 1963
9. Kalaja në fshatin Beltojë. 1973
10. Kalaja e Balleçit në fshatin Reç. 1977
11. Qyteza e Bakajve në fshatin Breg Lum
12. Qyteza e Ganjollës në fshatin Ganjollë. 1973
13. Banesa antike me mozaik në bregun e djathtë të lumit Drin, afër urës së Baçallëkut.
14. Ura e Mesit mbi Përroin e Kirit në fshatin Mes. 1948
15. Ura mbi përroin e Thatë në fshatin Marshej. 1963
16. Ura e Tamarës mbi lumin Cem i Vuklit dhe bani pranë saj në fshatin Tamarë - Kelmend. 1984
17. Ura e Mavredës në fshatin Vukpalaj. 1984
18. Ura me kalldrëm nga Gruemira në Repisht. 1977
19. Hamami në qytetin e Shkodrës. 1973
20. Xhamia e Plumbit në qytetin e Shkodrës. 1948
21. Kisha Trikonëshe në Kalanë e Drishtit. 1984
22. Rrënojat e Kishës së Shën Gjinit pranë fshatit Linaj. 1948
23. Rrënojat e Kishës së Shën Markut në Kalanë e Vaut të Dejës. 1984
24. Rrënojat e Kishës së Shatit në fshatin Mazrek. 1984
25. Rrënojat e Kishës së Shirgjit pranë fshatit Shirgj. 1970
26. Banesa e Sytki Bushatit, L. Qemal Stafa, Rr. J. Kara, Nr. 21 në qytetin e Shkodrës. 1963
27. Banesa (pronë shteti), L. 28 Nëntori, Rr. J. Kara, Nr.12, në qytetin e Shkodrës. 1963
28. Banesa e Filip Çekisë, L. Sereq, Rr. Vaso Pasha, në qytetin e Shkodrës. 1963.
29. Banesa e Xheladin Prroit e Sabri Matit, L. 8 Nëntori, Rr. Shyqyri Bushati Nr. 26 në qytetin e Shkodrës. 1963
30. Banesa e Rasim Zekës, L. “Kongresi i Përmetit”, Rr. Gjylbeku, Nr. 197 në qytetin e Shkodrës. 1963
31. Banesa e Mehmet Gjylit, L. “Kongresi i Përmetit” Rr. Gjylbeku, Nr. 17 në qytetin e Shkodrës. 1963
32. Banesa (pasuri shteti) ish kulla e Gjon Marka Gjonit, L. 1 Maji, Nr. 15 në qytetin e Shkodrës. 1963
33. Shtëpia e Pionierit (pasuri shteti), L. Ndoc Mazi, Rr. Skënderbej, Nr. 63, në qytetin e Shkodrës. 1963
34. Banesa e Mazhe Mazrekut, L. Perlat Rrexhepi, Rr. Kuqve, Nr. 18 në qytetin e Shkodrës. 1963
35. Banesa e Muhamed Mufti Plakut, L. 10 Korriku, Rr. Plumbit, Nr. 17 në qytetin e Shkodrës. 1963
36. Banesa e Kol Sumes, L. Sareq, Rr. Sumaj, Nr. 68 në qytetin e Shkodrës. 1973
37. Banesa e Mati Jubanit, Rr. Enver Hoxha, Nr. 2 në qytetin e Shkodrës. 1973
38. Banesa e Fadil Bushatit dhe Jup Gjyrezit, L. 8 Nëntori, Rr. Kukej, Nr. 69/2 në qytetin e Shkodrës. 1973
39. Banesa e Ismet Halilit, L. Guerrile, Rr. Llujej, në qytetin e Shkodrës. 1973
40. Banesa e Familjes Bushati, Rr. Shejnaze Juka, Nr. 10 në qytetin e Shkodrës. 1973
41. Banesa e Idriz Dallnezit, Rr. Dyl Drogovaja, Nr. 10 në qytetin e Shkodrës. 1973
42. Banesa e Daut Boriçit, L. Perash në qytetin e Shkodrës. 1973
43. Kulla e Lulash Keçit në fshatin Theth të Dukagjinit. 1973
44. .Kulla e Nik Ndout në fshatin Theth të Dukagjinit. 1973
45. Banesa e Ndue Mark Kolës në fshatin Teth të Dukagjinit. 1973
46. Banesa e Shkurte Alia në fshatin Breg-Lum. 1973
47. Shtëpia e Muzeumit Popullor (pasuri shteti) Bulevardi Stalin, Rr. Teatri Migjeni, Nr. 2 në qytetin e Shkodrës. 1963
48. Galeria e Arteve, Ish Bashkia e qytetit. 1985
49. Shtëpia ku ka jetuar Migjeni në qytetin e Shkodrës. 1973
50. Shtëpia ku jetoi Hodo Sokoli në qytetin e Shkodrës. 1973
51. Shtëpia - muze “Tre herojtë” në qytetin e Shkodrës. 1973
52. Shtëpia ku u krijua Komiteti Qarkor i Partisë në qytetin e Shodrës. 1973
53. Shtëpia ku lindi Vaso Pasha në qytetin e Shkodrës. 1973
54. Çinari i Hoxhë Dheut ku janë bërë mbledhjet e Lidhjes së Prizrenit dhe nga u nis çeta e Ago Kukës në qytetin e Shkodrës. 1973
55. Porta e hyrjes së banesës Gjyhare Oroshit, L. A. Haxhiraj, Rr. Omeraj, në qytetin e Shkodrës. 1979
56. Oda e zjarrit dhe qilari në banesën e Rakip Saraçit, L. Kongresi i Përmetit, Rr. A Haxhiraj, Nr. 53 në qytetin e Shkodrës. 1979
57. Odë me tavan dekorativ në dru në banesën e Xhevahire Çelës, L. Selo Halilit Rr. Lek Dukagjini, Nr. 59 në qytetin e Shkodrës. 1979
58. Rrënojat e qendrës mesjetare të punimit të armëve në fshatin Hajmel. 1983
59. Banesa e Enver Bushatit, L. Qemal Stafa, Rr. Lidhja e Prizreni, Nr. 77, në qytetin e Shkodrës. 1977
60. Banesa e Sadi Mukës, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Hamet Haxhipaj, Nr. 13, në qytetin e Shkodrës. 1977
61. Banesa e Simon Farketa, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Oso Kuka, Nr. 18, në qytetin e Shkodrës. 1977
62. Banesa e Faik Mathija, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Ali Kelmendi, Nr. 329 në qytetin e Shkodrës. 1977
63. Banesa e Oso Kukës, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Oso Kuka, Nr. 10 në qytetin e Shkodrës. 1977
64. Banesa e Shyqyri Kalacit, L. 24 Maj, Rr. Nexhip Suli, Nr. 10 në qytetin e Shkodrës. 1977
65. Banesa e Idriz Kajushit, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Bukej, Nr. 10 në qytetin e Shkodrës. 1977
66. Banesa e Muhamet Shurdhës, L. Kongrsi i Përmetit, Rr. Musa Luli, Nr. 10 në qytetin e Shkodrës. 1977
67. Banesa e Riza Tahirit, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Behrej, Nr. 4 në qytetin e Shkodrës. 1977
68. Banesa e Xhevat Repishtit, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Behrej, Nr. 8 në qytetin e Shkodrës. 1977
69. Banesa e Ferit Spahiut, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Oso Kuka, Nr. 105 në qytetin e Shkodrës. 1977
70. Banesa e Vishe Barbullushit, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Oso kuka, nr. 6 në qytetin e Shkodrës. 1977
71. Banesa e Ramiz Podgoricës, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Ali Kelmendi, Nr. 89 në qytetin e Shkodrës. 1977
72. Banesa e Muhamet Llazanit, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Ali Kelmendi, Nr. 115 në qytetin e Shkodrës. 1977
73. Banesa e Musa Llazanit, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Ali Kelmendi, Nr. 119 në qytetin e Shkodrës. 1977
74. Banesa e Xhemal Mehanit, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Lek Dukagjini, Nr. 119 në qytetin e Shkodrës. 1977
75. Banesa e Sulejman Grenazit Garuc, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Llazanaj, Nr. 107 në qytetin e Shkodrës. 1977
76. Banesa e Mahmut Grudës, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Ali Kelmendi, Nr. 115 në qytetin e Shkodrës. 1977
77. Banesa e Hamid Perdes, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Naim Gjbegy, Nr. 3 në qytetin e Shkodrës. 1977
78. Banesa e Hasan Durgutit, L. Manush Alimani, Rr. Mujo Ulqinaku, Nr. 56 në qytetin e Shkodrës. 1977
79. Banesa e Muzejen Dinit, L. Manush Alimani, Rr. Ali Kelmendi, Nr. 59 në qytetin e Shkodrës. 1977
80. Banesa e Mehdi Xhabija, L. Manush Alimani, Rr. Salo Halili, Nr. 21 në qytetin e Shkodrës. 1977
81. Banesa e Isa Telit (Jonuz Telit), L. Konferenca e Pezës, Rr. Mujo Ulqinaku, Nr. 10 në qytetin e Shkodrës. 1977
82. Banesa e Xhevded Myftiut, L. Konferenca e Pezës, Rr. Musa Luli, nr. 5 në qytetin e Shkodrës. 1977
83. Banesa e Abdulla Kraja, L. Konferenca e Pezës, Rr. Musa Luli, Nr. 93 në qytetin e Shkodrës. 1977
84. Banesa e Hysen Bekteshi, L. Konferenca e Pezes, Rr. Karnave, Nr. 41 në qytetin e Shkodrës. 1977
85. Banesa e Iljaz Metanit (banon Shyqyri Shoqi), L. Qemal Stafa, Rr. Lidhja e Prizrenit, Nr. 31 në qytetin e Shkodrës. 1977
86. Banesa e Fejzi Llazanit, L. Qemal Stafa, Rr. Jorgji Karamitri, Nr. 32 në qytetin e Shkodrës. 1977
87. Banesa e Sami Anamalit, L. Manush Alimani, Rr. Hamdi Uruçi, Nr. 68 në qytetin e Shkodrës. 1977
88. Banesa e Hysen Matit, L. 28 Nëntori, Rr. 4 Qershori, Nr, 24 në qytetin e Shkodrës. 1977
89. Banesa e Sadedin Bualit, L. 28 Nëntori, Rr. 4 Qershori, Nr. 23 në qytetin e Shkodrës. 1977
90. Banesa e Kasem Bushatit, L. 28 Nëntori, Rr. Skënderbej, Nr. 8 në qytetin e Shkodrës. 1977
91. Banesa ish Konvikti i Maleve tona, L. Qemal Stafa, sot shkolla Petagogjike në qytetin e Shkodrës. 1977
92. Banesa e Sadedin Hoti, L. Partizani, Rr. Paulin Ballada, Nr. 142 në qytetin e Shkodrës. 1977
93. Banesa e Nazim Sykjes, L. 8 nëntori, Rr. Halit Bajraktari, Nr. 11 në qytetin e Shkodrës. 1977
94. Banesa e Sadik Dilaverit, L. 8 Nëntori, Rr. Shyqyri Bushati, Nr. 63 në qytetin e Shkodrës. 1977
95. Banesa e Eshref Damit, L. 8 Nëntori, Rr. Kukej, Nr. 63 në qytetin e Shkodrës. 1977
96. Banesa e Nush Çobës (Fatim Çobës), L. Perlat Rexhepi, Rr. Bajram Curri, Nr. 23 në qytetin e Shkodrës. 1997
97. Banesa e Tish Shapinit, L. Perlat Rexhepi, Rr. Luigj Gurakuqi, Nr. 24 në qytetin e Shkodrës. 1977
98. Banesa e Zija Çaushollit, L. Vasil Shanto, Rr. 11 Janari, Nr. 14 në qytetin e Shkodrës. 1977
99. Banesa e Pjetër Gjergjit, L. Vasil Shanto, Rr. 11 Janari, Nr. 8 në qytetin e Shkodrës. 1977
100. Banesa e Guljem Sumës, L. Vasil Shanto, Rr. Jordan Misja, Nr. 14 në qytetin e Shkodrës. 1977
101. Banesa e Kasem Jonuzit, L. Vasil Shanto, Rr. 11 Janari, Nr. ___ në qytetin e Shkodrës. 1977
102. Banesa e Bashkim Bekteshit, L. Vojo Kushi, Rr. Ali Kelmendi, Nr. 259 në qytetin e Shkodrës. 1977
103. Banesa e Ramadan Cinarit, L. Vojo Kushi, Rr. Ali Kelmendi, Nr. 26 në qytetin e Shkodrës. 1977
104. Banesa e Hajrulla Meta, L. Vojo Kushi, Rr. Ruzhdi Tuli, Nr. 26 në qytetin e Shkodrës. 1977
105. Banesa e Halil Mandisë, L. Vojo Kushi, Nr. Ruzhdi Tuli, Nr. 21 në qytetin e Shkodrës. 1977
106. Banesa e Esat Lezhës, L. Vojo Kushi, Rr. Lek Dukagjini, Nr. 59 në qytetin e Shkodrës. 1977
107. Banesa e Shefit Kalasë, L. Vojo Kushi, Rr. Lek Dukagjini, Nr. 16 në qytetin e Shkodrës. 1977
108. Banesa e Beqir Ferizit, L. Vojo Kushi, Rr. Ruzhdi Tuli, Nr. 51 në qytetin e Shkodrës. 1977
109. Banesa e Ethem Bakallit, L. Vojo Kushi, Rr. Ruzhdi Tuli, Nr. 26 në qytetin e Shkodrës. 1977
110. Banesa e Hamit Llujës, L. Ahmet Haxhija, Rr. Lluej, Nr. 136 në qytetin e Shkodrës. 1977
111. Banesa e Safie Çeliketës, L. Ahmet Haxhija, Rr. Shaban _______, Nr. 15 në qytetin e Shkodrës. 1977
112. Banesa e Xhevdet Llujës, L. Ahmet Haxhija, Rr. Lluej, Nr. ___ në qytetin e Shkodrës. 1977
113. Banesa e Ismete Ramovit (Selim Ramovit), L. Vojo Kushi, Rr. Nuri Bushati, Nr. 22/1 në qytetin e Shkodrës. 1977
114. Banesa e Sul Saraçit, L. Ndoc Mazi, Rr. Skenderbej, Nr. 6 në qytetin e Shkodrës. 1977
115. Banesa e Emine Shirokës, L. Ndoc Mazi, Rr. Migjeni, Nr. 26 në qytetin e Shkodrës. 1977
116. Banesa e Emine Dizdarit, L. Salo Halili, Rr. Kadihaj, Nr. 1 në qytetin e Shkodrës. 1977
117. Banesa e Rexhep Ballës, L. Guerile, Rr. Balej, Nr. 54 në qytetin e Shkodrës. 1977
118. Banesa e Hame Bajraktarit, L. 10 Korriku, Rr. Halit Bajraktarit, Nr. 6 në qytetin e Shkodrës. 1977
119. Banesa e Veli Kasemit, L. 10 Korriku, Rr. Halit Bajraktari, Nr. 22 në qytetin e Shkodrës. 1977
120. Banesa e Sabri Digës, L. 10 Korriku, Rr. Halit Bajraktari, Nr. 10 në qytetin e Shkodrës. 1977
121. Banesa e Xheladin Karakaçit, L. 11 Janari, Rr. Xheladin Fishta, Nr. 5 në qytetin e Shkodrës. 1977
122. Banesa e Skënder Krajës, L. Tre Heronjt, Rr. Blloku Ndoc Mazi, Nr. 32 në qytetin e Shkodrës. 1977
123. Banesa e Qerazime Vulfit, L. Tre Heronjt, Rr. Shejnaze Juka, Nr. 12 në qytetin e Shkodrës. 1977
124. Banesa e Beniamin Shantojës, L. Tre Heronjt, Rr. Bërdicaj, në qytetin e Shkodrës. 1977
125. Banesa e Shaik Mushanit, L. 1 Maji, Rr. Kongresi i Lushnjës, Nr. 1 në qytetin e Shkodrës. 1977
126. Shkolla 10 Korriku, L. Partizani, Rr. Çlirimi, Nr. ___ në qytetin e Shkodrës. 1977
127. Banesa e Muzafer Canës, L. 24 Maji, Rr. Nexhip Luli, Nr. 24 në qytetin e Shkodrës. 1977
128. Banesa e Ali Sulejman Kraja, L. 11 Janari, Rr. Xheladin Fishta në qytetin e Shkodrës. 1977
129. Zona-Muze dhe Zona e Mbrojtur. V.K.M. Nr. 249, dt. 01.07.1980
130. Rrugët Enver Hoxha, Branko Kadia, Luigj Gurakuqi. 1980
131. Banesa ku u formua Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në qytetin e Shkodrës.
Gjithkush që njeh Shkodrën e kupton se çfarë ka ndodhur!


                                                    Autori është përgjegjësi i Arkivit të Muzeut të Shkodrës. 

Mark Kaftalli, ose tradita më e mirë e trashëgimisë muzikore shkodrane.



Koment-dossier

Besi Bekteshi

Nuk ka shumë ditë që violinisti, kompozitori, dhe drejtuesi i orkestrës Mark Kaftalli, mbushi 80-të vjeç. Ju festua me një koncert në teatrin “Migjeni” në Shkodër ky përvjetor, dhe Marku ishte aty vërtetë më i plakur, por që në sytë e mi ishte vazhdimisht ai Mark Kaftalli virtuoz, me violinë në dorë, duke drejtuar grupet orkestrale nga më të mirat që trevat shqiptare kanë prodhuar. I veshur mirë dhe me shije në rini të tij, gjithmonë ekzigjent dhe kërkues, virtuoz në lojën e tij në violinë ishte padyshim një shkodran fund e krye i talentuar. Shumë të vjetër në moshë, por dhe mbi 50-të vjeçarë si unë, e kujtojnë dhe në drejtim të shfaqeve muzikore në teatrin “Migjeni”, por dhe në dikur “Turizmin e Vjetër” dhe “Kafen e Madhe”, me muzikën e mrekullueshme të luajtur sëbashku me virtuozë të tjerë shkodranë. Po, në dy nga skenat e lira popullore që sot nuk janë më në Shkodër, dhe këtë e them me keqardhje të madhe. Përpara disa ditësh, lexova një shkrim të shkëlqyer nga Ramazan Çeka si mik i Markut, dhe ish drejtor i shkollës “Prenk Jakova” në Kosovë, e më erdhi shumë mirë, por gjithashtu shumë keq që nga vëndi i tij nuk kishte lartësi të tilla kujtimore dhe të kërkimit qoftë dhe historik, për një nga figurat më të mëdha të kompozimit dhe drejtimit artistik që është autori i 750 veprave si këngë qytetare popullore dhe të kultivuara por dhe lirike, operetave dhe pjesë më të mëdha muzikore, fitues i shumë çmimeve dhe  për mbi të gjithave krijues i perlave të mëdha ndër të cilat kryevepra “Lule t’bukra sjell pranvera” por dhe në muzikën e lehtë si “Lumturia nuk dhurohet”. Në vitin 2004-tër si Mark Kaftallin dhe Bik Ndojën, i kam pasur në intervistë në një emision televiziv dhe kujtimet e atyre viteve më përpara kur ishin gjithsesi më të rinj, mu kthyen qartas. E di shumë mirë Markun si qejfli të motorçikletës dhe normalisht të veshjes me pantallona të hapura si ngjyrë ose kustum po ashtu të hapur. Duke njohur si djalin e tij Antonin dhe të bijën Verën, të dy artista dhe pedagogë në violinë dhe piano, duke njohur dhe dhëndrin Zef Çuni,  dijenitë bëhen akoma më të mëdha. Në fakt, si Marku dhe Kola i vëllai në teatër, janë përfaqësimi dikur i familjes së talentuar në skenat e mëdha. Anton Kaftalli, sot ka një grup muzikantësh të talentuar dhe që si shoqëri kanë emrin e Markut, por edhe në intervistë me Antonin përpara disa kohësh, figura e madhe e babait normalisht ka lënë shenjë në ecurinë në jetë, të fëmijëve të tij të mirë dhe me trashëgimi të talentit. Kaftalli kalon sëtepërmi kufinjtë e Shkodrës në krijimtarinë e tij.  Miqtë e quajnë “Paganini shqiptar” dhe unë jam dakort, por ai është trashëgimia më e lartë muzikore tradicionale qytetare shkodrane. Mark Kaftalli është ai, që ka mbajtur gjallë dhe zhvilluar më shumë se askush muzikën e mirë kultivuar lirike shkodrane. Tingujt e kësaj muzike dhe notat janë absolutisht të personifikuara dhe të qarta si shkodrane. Nuk ka më “improntë” apo shenjë e qartë personale, se sa muzika e Kaftallit për qytetin e madh kulturor, por dhe lavdinë e tij në gjysmën e dytë të shekullit 20-të. Akoma nuk e kanë nderuar me atë që meriton Kaftallin!? Nuk e di se çfarë mund të bënte një njeri më shumë se sa këto që po përmënd më poshtë por...!?. Pikërisht atë burrin tashmë tetëdhjetë vjeçar, me shikimin e ngulitur në një pikë në drejtim të skenës së teatrit, ku i biri dhe orkestra, por dhe këngëtarë dhe instrumentistët po performonin, unë po e kuptoja. Ishte jeta e tij e gjatë dhe e mbushur me ngjarje dhe vepraë që po i kalonte në një farë mënyre në pak minuta, por që nuk mund të shprehte aspak të gjithën. Kur Bujari dhe Enriketa po këndonin “oh sa andra sa kujtime, ka prej teje zemra ime” unë po shtangesha në bukurinë e jashtëzakonshme të melodisë Kaftalliane, kurse autori tashmë tetëdhjetëvjeçar shikonte skenën ku për dekada të gjata kishte luajtur. Mark Kaftalli është drejtues i orkestrës së Estradës Profesioniste për tre dekada që me krijimin e saj në vitin 1958-të. Është kompozitori i më shumë se 750-të këngëve të muzikës së lehtë, asaj popullore qytetare dhe këngës për fëmijë. Mësues violine në shkollën “Prenk Jakova” në fillimet e saj. Kompozitor i muzikës skenike me “Bubaçat”, “Dritë kudo Dritë”, “Ditë të gëzuara” të treja opereta. Pastaj ai ka bërë dhe “Çështje familjare” si komedi muzikore dhe po ashtu dhe “Dasma jonë”. Normalisht ka shkruar dhe veprat  opereta për fëmijë si “Rozafa” dhe “Shtatë Kotelet” të gjithë këto vepra nga viti 1964 deri në vitin 1980-të. Mark Kaftalli ka qëndruar 32 vite si drejtues i formacionit të “Kafes së Madhe”, por e përsëris të një humbje kulturore kjo e fundit në Shkodër për turp të madh, të trashëgimisë nga të gjitha anët po ta shikosh. Ai është që bëri me nota, pjesën më të madhe të këngëve të ahengut shkodran, por dhe këngët lirike shkodrane. Do të ishin humbur si riprodhim vetëm “gojë me gojë” të tilla perla dhe Marku i ka përjetësuar.  Ai është pjesmarrës në festivale të ndryshëm dhe disa herë fitues në festivalin e  muzikës së lehtë të Tiranës. Është shkodrane e gjitha te “Lumturia nuk dhurohet” e kënduar nga Tonin Tërshana.  Mark Kaftalli është dekoruar me medaljen “Naim Frashëri” të klasi të dytë dhe të parë. Nga Bashkia e Shkodrës, është nderuar në vitin 2005-së me titullin “Mirënjohja e Qytetit” dhe po ashtu në vitin 2012-të me “Diplomën e Pavarësisë”. Padyshim dhe sot, ai vazhdon të punojë dhe është një person tepër i interesuar për muzikën. Kaftalli në fillimet e tij ka punuar me Zef Alimëhillin dhe padyshim një nxitje e madhe për të ka qënë Ansambli i Ushtrisë në Tiranë me mjeshtrin Nikolla Zoraqi, i cili e perfeksionoi si violinist. Por nga viti 1955 dhe deri në vitin 1969-të, ka qënë mjeshtri tjetër i madh Prenk Jakova si njeriu i artit të madh shumë pranë Kaftallit. Ka shkuar me ansamblet kudo në botë, por dy njerzit e këngës qytetare popullore shkodrane janë edhe individët më pranë tij artistikisht, dhe këto janë mjeshtrat Bik Ndoja dhe Shyqyri Alushi. Në fakt, disku i fundit i Kaftallit, është një mrekulli intepretative e mbledhur nga Anton Kaftalli, që të bën të nderosh me përkulje të madhe si Mark Kaftallin, por dhe Bikun e Shyqin. Të tre bashkë, bëjnë të pa përsëritshmen në Shkodër, si për nga talenti, nga miqësia, nga qytetaria, dhe nga virtuoziteti me të cilën kanë punuar dhe jetuar. Nuk mund të ketë “mosketier më të lartë në muzikën shqiptare” të cilët të kanë jetuar kaq gjatë pranë njeri tjetrit.
Lëvizjet trupore dhe drejtuese të Markut në violinën e jashtëzakonshme, por dhe interpretimet e jares madhështore të Bikut, përbëjnë një duet kaq të madh, sa është shumë e vështirë të përsëritet me po atë forcë dhe talent si dikur. Po ashtu dhe modeli i këngës popullore qytetare shkodrane e kënduar nga Shyqi dhe gjithmonë shoqëruar në violinë nga Marku, nuk mund të cilësohen më si në rritje për nga forca e intepretimit dhe besnikërisë muzikore të këngës shkodrane. Ato janë një lartësi që nuk mund të arrihet. Kaftalli, ka pasur shumë bashkëpunëtore dhe unë nuk mund ti përmënd do të gjithë, por janë vërtetë shumë, dhe krejtësisht të talentuar.
Markun sot e pëshëndesin kudo. Është emblemë e artit të madh shkodran, është një nga violinistët më të mirë, dhe kompozitorët më të ëmbël të muzikës qytetare dhe sidomos asaj që unë preferoj ta quaj lirike. Ai është trashëgimia më e mirë e muzikës dhe këngës qytetare shkodrane. Është trashëgimia më e mirë e gjysmës së dytë të shekullit njezet, dhe sot mbase me të birin Anton Kaftalli dhe drejtues të tjerë si Ilir Zogaj e Roland Guli, qyteti do të vazhdojë në këtë trashëgimi. Mark Kaftalli, është në këtë tetëdhjetë vjetor, njeriu i madh i muzikës dhe i nderuar nga publiku i gjërë jo vetëm i qytetit të Shkodrës. Ai është tepër i dashur dhe në Shqipëri, sepse ka ndërtuar figurën e madhe të muzikës shkodrane, por dhe në Kosovë e kudo, që ka shqiptarë. Ai është një nga figurat më të mëdha të muzikës së kultivuar popullore shqiptare. Kur dëgjohet një këngë shkodrane e kultivuar dhe mirë interpetuar, është vështirë që mbas saj të mos jetë Mark Kaftalli në mos si kompozitor, si krijues notash dhe orkestrues, por dhe drejtues muzikor në kohët moderne. Nuk mundesha mos me e mbyll shkrimin me vargje kënge të mjeshtrit Kaftalli dhe normalisht me një këngë ku si muzika dhe teksti janë të tij. Ajo titullohet “Bashkë me ty” dhe i kushtohet “dashnisë” por fillon me dedikimin ndaj këngës kështu: Këng’ o kënga ime. N’tinguj t’ri do t’fluturoj, sot me ty. Për jetën, dashurinë.....Un do k’ndoj!! Gjithmonë pikërisht ky është dhe vazhdon të jetë Mark Kaftalli.