Shkodra

Shkodra
Shkodra Town

domenica 9 marzo 2014

Muzeu Kombëtar “Marubi” i Fotografisë, apo fototeka?




Opinion
Besi Bekteshi

Që në fillim të shkrimit, më duhet të definoj për një diçka të rëndësishme si modeli më i madh kulturor dhe art në vete, si trashëgimia e fotografisë shqiptare. Një trashëgimi, që na nxjerr pothuaj të parët në Ballkan, dhe shumë afër botës. Padyshim një nga kryeveprat tona kulturore.
Në fakt “fototekë” si definicion, është vëndi që konservohen për qëllim studimi dhe dokumentimi arkivi fotografik.  Dikujt i duhet ta lexojë mirë, por dhe perceptojmë mirë këtë gjë. Që nga viti i famshëm 1970-të, kur Gegë Marubi, në shtrëngim apo me dëshirë, i dhuron shtetit shqiptar pasurinë familjare të tij, ka zanafillën shtetërore fototeka jonë “Marubi”. Po e përsëris, modelin shtetëror dhe kombëtar, sepse dëshira private mund të kenë qënë më përpara. Kemi ardhur në vitet 2014-të, dhe tashmë ky emër, ky definicion, nuk mund të mjaftojë. Madhësia e inventarit, famës, krijimtarisë, punës dhe sidomos trashëgimisë, i kalon shumë përmasat e një fototeke. Jam i bindur se dikush në Shkodër, mund edhe të mos jetë dakort, por kjo nuk është në fakt, mënyra për të penguar një diçka më të madhe, dhe të meritueshme për fotografinë shqiptare. Biografinë dhe historinë e saj, vjetërsinë dhe krenarinë morale të shqiptarëve për një art, që e kanë pothuaj baraz me ato që e kanë shpikur. Dakort?!
Idea mbizotëruese sot në Ministrinë e Kulturës, është shumë e sinqertë, bashkëkohore, e rëndësishme për trashëgiminë e fotografisë, dhe artit të tillë në Shqipëri. Me mjediset e reja, propozimi dhe momenti projektues, është për Muzeun Kombëtar të Fotografisë.
Për dikë që kujton se muzeu është diçka pa rëndësi, mund të definoj se kush është një muze, dhe çfarë kuptojmë me një muze dhe nuk është fjala të shikosh në fjalore që ju ka ikur koha. Muzeum, është “një mjedis ose kompleks mjedisesh i përshtatur për përmbledhje dhe ekspozimin për publik, të veprave të artit, objekteve të rralla dhe rëndësishme historike, kulturore, shkencore, por dhe i destinuar për të përmbledhur kuadro, galeri, pinakotekë etj etj!?
Nuk dyshohet se një Muze fotografie, ka shumë e shumë mjedise, kurse një Fototekë ka destinacion shumë të vogël në krahësim dhe këtë besoj e kuptojnë pa dashur të fyej askënd, edhe njerzit jo kaq shumë të “elaboruar” në këtë fushë. Duke pasur fatin të punoj në Muzeun Historik të Shkodrës, kam nderin të di dhe historikun e ndarjes së Fototekës nga ky muze, faktet gjithashtu dhe madhësinë  e çështjes. Kam dhe fatin, të jem krijues dhe realizues i një pinakoteke të rëndësishme në Shkodër.
Ministria e Kulturës, ka një sens të mirë kësaj rradhe për këtë fakt, dhe kërkon realisht të çojë disa shkallë më lart pikërisht këtë trashëgimi kulturore të lindur dhe zmadhuar në Shkodër, dhe pastaj të përhapur në të gjithë Shqipërinë.
Por shikoj, se ka pengesa edhe nga momente administrimi qoftë dhe në Shkodër, por dhe te ide konservatore në kuptimin “jo ruajtës” por jo bashkëkohor dhe miqësor që nuk e duan këtë rritje në madhësi të pikërisht kësaj fototeke, e cila tashmë për mua ka mbaruar rolin e saj si madhësi reale e kësaj trashëgimie. Poblemi është te modeli, dhe unë për të mos u larguar nga vëndi i ardhjes së fotografit të parë dhe gjigand italo-shkodran, që është Pietro Marubi, mund të propozoj dhe në ngjashmëri pikërisht modelin fiorentin të “Museo Nazionale Alinari della Fotografia” dhe që është nga më të rëndësishmit si formim në Europë.  Është pikërisht afërsi me ne, sepse aty ishin “Vëllezërit Alinari” si te ne “Dinastia Marubi” dhe qartësisht në 2006-tën ky muze kombëtar në Firence, u bë akoma më i madh si rëndësi.  Mund të shikohet qartësisht në http://www.mnaf.it/.
Ka fondacionin “Alinari”, (ne kemi sëpaku 20-të vite që nuk kemi bërë në Shkodër “fondacionin Marubi”) dhe ka një kompleks të respektueshëm ekspozicioni permanent dhe galeri, jo permanent dhe didaktik  dhe për jo shikuesit etj etj.  Niset si bazë të “Fratelli Alinari”, dhe pastaj zgjerohet e zgjerohet, me kryevepra të larta italiane në fotografi. Por, dhe në botë. Ka lidhje të gjithanëshme me institute të tillë preztigjozë në botë, dhe ka sëpaku gjashtë manifestime paraqitëse dedikuar fotografisë. Hapsira e vazhdueshme-permanente i është dedikuar historisë (e theksoj) dhe teknikës të fotografisë. Ekspozohet materiale fotografike orgjinale të epokës, teknike të ndryshme, por në mënyrë të qartë autorët më të mëdhej të fotografisë. Perkosi apo rrugëtimi muzeor është i ndarë në shtatë seksione si një rrugë historike (e theksoj) e shikueshme dhe lexueshme ,e referenca të mjueshtrave të lartë. Pastaj ka seksrionit didaktik mësimor për shkollarët, shtimjin e interesit dhe punët e mjeshtrave. Pastaj dhe muzeu për “non vedenti” me modelin “Braille” që në Shkodër është aplikuar disi në muzen e Rozafatit. Bashkëpunimi është me shumë institucione si kombëtare italiane dhe në botë, dhe ekspozicionet e historisë së fotografisë dhe të mjeshteave të saj, janë absolutisht të mirë rregulluara. Ky muze, është një bazë historike e aktivitetit të vëllezërve Alinari, një nga më të rëndësishmet firma të fotografisë italiane, e lindur në Firence, dhe e njohur në botë, dhe që ka si detyrë të jetë dëshmitare e historisë së fotografisë dhe pastaj dhe një vënd për të zbuluar, njohur dhe thelluar përthyerjet estetike të ndryshme si teknikë të fotografisë thuhet në sit. Është muze Kombëtar, pra Kombëtar!
Perkorsi-guida, paraqitës në muze është i ndarë kështu: A- Hyrja dhe bookshop, B-Hapsira Mostre Temporanee dhe pastaj, 1- origjinat e fotografisë, 2-koha e artë e fotografisë, 3-eventet avangardiste,4- imazhe transparente, 5-fotografia e ruajtur dhe albumet fotografikë 6-hap pas hapi aparatet fotografikë nga 1839-ta dhe deri në vitet 2000-jë 7- rreth fotografisë. Salla të mrekullueshme që tregojnë historinë e vërtetë dhe autorët e lartë.
Kanë paraqitur jo vetëm fotografinë Alinari, sigurisht, por lartësinë italiane të fotografisë. Ky muze, është absolutisht një institucion që përbën një siguri prezantimi dhe modeli të jashtëzakonshëm në Itali dhe në botë. Patjetër që në brëndësi funksionon dhe fototeka, sepse vetëm arkivin online të shikosh mbetesh pa frymë, nga autorët dhe veprat e artit në fotografi. Po ashtu bookshop-in, dhe veprat në të që nga librat, imazhet dhe objektet. Pastaj gjen restaurimin, katalogimin, digitalizimin, analizën e pronësisë dhe asikuracionet. Gjithashka që bën serioziosht në Muze Kombëtar, dhe që nuk e bën një Fototekë qoftë dhe kombëtare. Dikush që nuk është me ide të qarta rreth kësaj i gjen të gjitha këto në http://www.alinari.it/.
Mirëpo një demencë e çuditëshme, pikërisht kësaj inisiative të madhe të Ministrisë së Kulturës, dhe ideve akoma më lart saj, nuk do ti shikojë rezultatin, dhe luhet me jo kombëtare por rajonale, jo nuk duhet të jenë autorët e tjerë (askush nuk do të marrë pronësinë dhe fotot apo lastrat dhe negativët, por autorët e tjerë duhen përmëndur në historinë e fotografisë), jo nuk ka nevojë për një muze të tillë, por për vetëm një sallë etj etj.
Tashmë kjo demencë duhet kapërcyer, dhe kaluar në fazën e rëndësishme të projektimit të këtij muzeu, që duhet të përmbledhë brënda tij edhe fototekën Marubi. Sorrollatjet ( i konsideroj të tilla kur nuk propozojnë, por mohojnë dhe negativizojnë çdo gjë) nuk vlejnë më. Duhet ndërtuar Muzeu Kombëtar “Marubi” i Fotografisë. Po, në vëndin ku fotografia ka lindur nga ardhja e italianit të madh Pietro Marubi, i shkodranizuar dhe pranuar nga familja Kodheli për të lindur pastaj dinastinë Marubi në Shkodër, dhe Shqipëri. Po, ky art dhe dinasti fotografike në Shqipëri, ka bërë dhe historinë e duhur dhe për këtë, duhet një Muze Kombëtar. Tani kushtet janë, me ndërtesën e re.

venerdì 7 marzo 2014

Karli III, vrasësi Antonio Carra dhe Pietro Marubi në vitin 1854.



Koment dossier
 
Besi Bekteshi

Një nga historitë më të pa studiuara mirë, dhe absolutisht deri tani të shkruara pa asnjë koncept të drejtë të historianografisë moderne, është origjina-biografia e njeriut më të madh të fotografisë shqiptare, ose italianit nga Piaçenca, Pietro Marubi. Në shumicën e biografive të tij, është shkruar se ka marrë pjesë në vrasjen e Kryebashkiakut të Piaçensës, dhe ka qënë Garibaldin apo me 1000-jët e tij, dhe është përndjekur nga  momenti i tillë revolucionar. Kanë shpjeguar se vjen në Shqipëri mbas një rruge në Stamboll dhe Greqinë e dikurshme, por duke mos gjetur vënd dhe përkrahje. Arrin në Vlorë, dhe nuk gjen kushte të qëndrimit aty e pastaj vjen në Shkodër, ku gjen si kushte më të mira dhe përkrahje në qytetin e madh të shqiptarëve, por dhe me një popullsi katolike në besim.  Më përpara, në arsyetimin historik ka shkuar drejtori i Fototekës Marubi Bedeni, sepse në studimet e tij tashmë di qartë se “nuk është punë Bashkiaku, as punë vrasje direkte, as emri dhe mbiemri në listat e gjygjit besoj, dhe për më tepër Garibaldini me cilësi të tilla”. Po, ai di më qartë dhe ardhjen e tij me një grua shumë më të madhe në moshë, e cila e ka mbështetur financiarisht një të ri të tillë që në vitin 1854-tër ishte vetëm 20-të vjeç. Si kohë e ardhjes në Shkodër padyshim përmëndet vitit 1856-të, por disa kërkime duan të thonë se është fundi i vitit 1855-së dhe fillimi i vitit 1856-të si vënd qëndrim në Shkodër. Por nuk është ky qëllimi i shkrimit. Problemi është te momenti “garibaldin, vrasje, përndjekje” në Pieçenca dhe Parma.
Vetëm një vrasje spaktakolare ka ndodhur në vitin 1854-tës dhe pikërisht në 26 mars (në këtë vit është 160-të vjetori) i pikërisht Carlo III si Borbon, dhe që kishte marrë titullin e lartë të Dukatit mbas abdikimit të të jatit Carlo II në 14 mars të vitit 1849-të. Nuk dua të zgjatem me rrethanat dhe sundimin e austriakëve, sepse historitë dihen, por Carlo III-të kishte një problem të madh përveç mospëlqimit të sundimit Burbon. Ai jo vetëm që nuk ishte popullor, por në kërkim të rregullave të ngurta, nuk ishte dakort për dënimin me vdekje, por ishte për “rrahjen në publik”, të dënimit të tillë, që e pësonin dhe kundërshtarët. Ai kishte mani militariste dhe një garnizon me 6.000 njerëz në Piaçenca. Rrihte me shkop në piacë dhe hajdutët e xhepave apo pijanecët e zakonshëm. Aplikonte legjistacionin e luftës për çdo tip kundravajtjeje. Kishte mbledhur shumë armiqësi në rrethe të ndryshme revolucionarësh dhe kryesisht Mazinianët e famshëm, ose njeriut të patriotizmit sa italian, dhe po aq mason, dhe pse në dyshim si model të qartë. Carlo III-të vritet me anën e një thike në brinjë e ngulur fort, pikërisht në datën 26 mars 1854-tër dhe për këtë vrasje u akuzua Antonio Carra, anarkist, mazinist, mason, artizan, dhe mik i bankierit mason Lemmi, si dhe njeri i Antonio Mazzini-it. Ai u mbrojt dhe arriti të arratiset në Amerikë, por në operacionin e madh të policisë u përndoqën-kërkuan dhe një grup i madh artizanësh dhe padyshim njëri prej tyre dhe pse dokumenta të qartë akoma nuk ka, është dhe Pietro Marubi në dyshim të emrit dhe mbiemrit të përdorur saktë te ne. Adriano Lemmi vetëm një natë përpara se të vritet Carlo III, ka asistuar në një takim me disa komplotistë anti Burbonë, ku Carra dhe të tjerë, ka imituar me thikë në një dordolec-manikin, vrasjen me thikë të dukës së madh dhe trashëgimtarit Burbon. Edhe në këtë rast, ka dyshime dhe nuk dihet qartë që ka qënë pjesmarrës Marubi, por sëpaku deri tani nuk ka qartë të shkruar në një letër zyrtarisht (sa di unë) një diçka të tillë. Në “CRONACHE DAL RISORGIMENTO” të Marco Maggioni, thuhet se “ Antonio Carra është falur nga duka kur ka qënë duke vdekur, por që njohu në atentatorin një ndjekës së Mazzinit, por Carra kishte një alibi të fortë, dhe arriti të dëshmonte pafajsinë e tij”. Mbasi ka ikur në Amerikë, ai sërish dëshmon se ishte ai atentatori. E bënte për famë apo për realitet kjo pastaj është në dyshim. Por lidhja disi masonike thuhet plotësisht te “Assassinio di non massoni” dhe lidhjen me Antonio Lemmi që më vonë bëhet Gran Maestro në Itali dhe më shumë se kaq.  Aty del se një farë Lippo, kishte bërë një manikin, ku janë ushtruar të gjithë anëtarët e “Loxhës masonike” duke ditur se të gjithë mund të zgjidheshin si atentatorë të Dukës. Fjalët janë se Marubi është një prej tyre, dhe pse i ri, por emra dhe mbiemra nuk ka realisht të dalë dhe vërtetuar publikisht dhe zyrtarisht. Në fakt, një person që është konsideruar Antonio Carra, me një pelerinë të zezë, ka hyrë mes rojës së Carlo III dhe vetë Burbonit të madh, dhe i ky futur thikën rëndë në brinjë, duke ja rrotulluar disa herë, në mes të publikut në piacë. Një nga historitë e atëhershme për vrasjen e  dukës ishte dhe modeli “donzhuan” i tij, dhe marrëdhëniet me një grua, që bëri xheloz të ethshëm një person. Por në se është ky problemi me Marubin dhe gruan më të madhe pothuaj 20-të vjet, me të cilën erdhi edhe në Shqipëri, ky është akoma më shumë një çast studimi dhe vërtetimi i qartë në këtë histori kaq  të jashtëzakonshme intrige mazziniane, dhe gjysëm masonike e gjysëm revolucionare italiane, e kësaj periudhe të jashtëzakonshme të rizgjimit të madh. Në shkrimin  “ Nella citta amata da Garibaldi, duello tra massoni” thuhet se: Mazzini e il suo comitato decretarono la condanna a morte del Duca di Parma Carlo III; il 26 marzo Carlo III cadeva sotto i colpi del sicario di cui Lemmi aveva stimolato il fanatismo. Pra Mazzini dhe komiteti i tij kanë dekretuar dënimin me vdekje të Dukës dhe me 26 mars, ai u vra nga goditjet të një vrasësi mbi të cilin Lemmi i famshëm kishte stimuluar fanatizmin!! Por dhe këtu i lihet faji masonëve, dhe nuk ka emra bashkëpunuesish.  Në raportet gjygjit dhe policisë, vërtetohet se “janë prerë linjat e telegrafit dhe janë hedhur fletushka për vdekjen e Dukës, dhe këto gjëra nuk bëheshin vetëm, pa pasur bashkëpunëtorë të shumtë dhe të sigurtë, të cilët më vonë morën të gjithë arratinë. Dakort, por nuk ka asnjë letër deri tani që ka edhe emrin Pietro Marubi, ose Marubbi apo Marrubi!!? Në historinë zyrtare dukale dhe Burbone të “Carlo II dhe Carlo III” thuhet se: “Carlo III fu un personaggio intelligente e contraddittorio, audace ed ingenuo, prepotente e scontroso, appassionato ed infelice, che si impegnò per governare il Ducato con senso del dovere ed onestà, impostando una politica non priva di lungimiranza e di originali intuizioni, guidandolo nel delicato momento che precedeva gli ultimi atti del processo risorgimentale”. Pra në sit-in princëror njihet Carlo III si pasionant, përballës dhe përplasës, i pa lumtur, me sens të detyrës, i pa zoti për të parashikuar ngjarjet në momente të proçesit të rizgjimit apo ringritjes.  Në aktet e shumta të vrasjeve të ashtuquajtura revolucionare dhe Mazziniane si bie fjala ai i Felice Orsinit kundër Napoleonit të III në Paris, mu në mes të turmës së njerzve në janar të 1854, që provokoi një masakër, dalin dhe këto mënyra të tipit se ishin me ligjin e se “konspiracioni imponon vazhdimin me çdo mjet që vlen për të shkatërruar armikun”! Po. dhe kjo thuhet te:  “Il Mazzini terrorista” Padre nobile dell’Italia unita e “cattivo maestro”. Era pronto a tutto pur di cacciare lo straniero. Fino ad usare tattiche terroristiche come a Milano nel 1853 nga Eugenio Di Rienzo. E këtë gjë e ka ditur Carlo III, dhe nuk është kujdesur, por koha ishte e tillë dhe shumë atentate u kryen me këtë mision, duke qënë si revolucionarë dhe konspiratorë dhe pse jo masonë të vendosur të kohës. Emri i Marubit, apo ky emër me të cilin është njohur dhe futur në Shkodër, akoma nuk del (deri tani) te listat e njerzve të tillë, apo organizimeve të tilla dhe për faktin se ishte një djalë i ri Piaçentin, dhe në dyshimin e madh të largimit nga qyteti i tij dhe dukati i Parmës përgjithmonë. Një nga gjërat interesante për tu studiuar ishte edhe pranimi i tij nga mbretëria e vogël e Cetinjës, si fotograf i oborrit, duke ditur dhe lidhjet e kësaj mbretërie me Italinë, por kjo kërkon një studim akoma më të qartë në vete.  Nga Maria Luisa Trebiliani te “CARLO III di Borbone, duca di Parma Dizionario Biografico degli Italiani - Volume 20 (1977)” thuhet se: Për vrasjen e Carlo-s u përhapën zëra të shumtë, për pyetjen në se ishte një hakmarrje private, një komplot i oborrit, apo një delikt politik dhe që të gjitha nuk morën një përgjigje përfundimtare. Edhe për letrën nga Amerika qeverisë së Parmës e bërë nga të Carra, nuk munguan diskutimet. Por sidomos për sjelljen e policisë për vazhdimin e proçesit. Nuk u sqarua kurrë kush ishin “dërguesit” dhe u mbështoll e gjitha nga misteri kjo vrasje, e cila u bë subjekt literature me fantazi të shumta dhe argumenta të shumtë. Kështu thotë Trebiliani, por unë mund të shtoj se kishte fumete, piktura, dizenjo për vrasjen, dhe mister për vrasësin që në Piaçenca thonë “se ishte dikush tjetër që u pagua nga një grua mike e oborrit” por që asnjë emër i saktë i lidhur me Marubin, nuk ka dalë qartësisht dhe besueshmërisht.  Faktet mbushen dhe afrohen me fotografin më të madh të ballkanit, por në fakt, emri i tij nuk del në manualet dhe të gazetave dhe të dokumentave qoftë sekret dhe të policisë apo gjygjit, në sëpaku kërkimin tonë historik.
Një dalje e madhe jashtë Italisë e Antonio Carra, ka “afërsi” me Marubin. Ai në fakt, u fut në burgjet e San Francikos, doli i pafajshëm me “zotësinë e tij, por dhe monedhat që i vinin nga Italia”. Ka ardhur më pas në Gjenovë, dhe pastaj u largua në Britani dhe në fund në Buneos Aires në vitin 1855-së. Vdiq aty, në vitin 1895-së, ose tetë vite përpara Marubit. Mori emrin Giussepe Baratta (Marubi mbajti këtë mbiemër, por u bë pjesë e familjes Kodheli duke ju lënë mbiemrin) ishte mizantrop dhe gjaknxehtë gjatë gjithë kohës. Ai nuk dha kontribute të larta, nuk kishte kurrën e kurrës talentin e Marubit, asnjëherë, nuk arriti të bënte asgjë të madhe pas aktit të tij të deklaruar të vrasjes së dukës dhe Burbonit të madh Carlo III.
Litografitë e kohës, e tregojnë me pallton apo pelerinën e fytyrën e mbuluar, duke ngulur thikën dukës. Por askush me të madhe nuk ka ngritur në eter dhe në një akt të tillë, një vrasës me emrin Marubi, apo të përafërt, apo të ndërruar, për ti shpëtuar policisë dhe hakmarrjes si princërore, dhe asaj të drejtësisë. Nga historianografia komuniste, kishin një farë leverdie që ta bënin pjesmarrës Pietro Marubin si Garibalidin dhe me anëtarët e tij, por nuk ka ndonjë dokument të tillë. Të jetë një model masonerie dhe akt i tillë, duhen parë mirë dhe qartë, emrat dhe mbiemrat, por dhe lëvizjet. Të jetë një revolucionar i kohës për largimin e austriakëve dhe sundimtaëve të Parmës dhe Piacencës kjo ka të ngjarë më tepër, por akoma nuk kanë dalë dokumentat e policisë së kohës të cilat janë shumë të dobëta nga ana e tyre. Të jetë delikt pasionant dhe Marubi të ketë një rol, mbase mundet të jetë, dhe këtë e “komplikon” dhe ardhja e tij me “grua”, e cila mund të rezultojë me kurorë edhe pse dy dekada më e madhe?! Ishte apo nuk ishte mbështetëse ekonomiko-financiare e Marubit të ri vetëm 20-të vjeç, kjo nuk ka dyshim, por se çfarë lidhje kishte kjo grua shumë më e madhe me deliktin e vrasjes së Carlo III, kjo do të ishte shumë interesante të dihej. Dhe kush ishte në fakt.  Gjithsesi, përralla e treguar për vrasje”kryebashkiaku” është një histori pa baza, po ashtu garibalidinizmi është diçka shumë pa studim dhe pa verifikim. Lënia nga shteti shqiptar vetëm në inisiativën personale të njerzve për biografinë e Marubit deri tani, nuk është diçka serioze. Ajo që duhet bërë zyrtarisht, është që një projekt dhe model kërkimi duhet vendosur për të gjetur dhe ndërtuar zyrtarisht historinë e Pietro Marubit në Pieaçeca, pastaj Pjetër Marubit, si babai dhe njeriu i madh i fotografisë shqiptare dhe patriotit shkodran. Marubit, krijuesi i dinastisë së madhe shkodrane të fotografisë.



martedì 18 febbraio 2014

Sherman Miles, njeriu që informoi Presidentin Wilson!



Sherman Miles, njeriu që informoi  Presidentin Wilson!


Koment-Dossier
Besi Bekteshi

Periudha e madhe e mbas viteve 1912- dhe 1913-të për vëndin tonë, krijoi dhe mentalitetin disi më perendimor të një shoqërie e dalë nga një otomanizëm regresiv. Është e vërtetë  se Shqipëria ishte tokë pushtimi dhe pozicionesh nëdrluftuese se sa lufte të madhe, por është e vërtetë se duke qënë ushtritë e huaja, shqiptarët kishin mundësinë për të dalluar tashmë një administrim qoftë dhe ushtarak otoman nga një perendimor. Po, e vetmja “e mirë e luftës” në mes shumë të këqijave, kjo mund të konsiderohet. Mirëpo unë e kam fjalën se kush ishte njeriu që duke qënë një ushtarak kariere, një person i ngarkuar në komisione raportimi për gjëndjen në Mal të Zi dhe pastaj në  Shqipëri, ndikoi në mendimin dhe qëndrimin e Presidentit Wilson, në vitin e famshëm 1919-të, por dhe Konferencën e Paqes e cila sërish desh e kufizoi akoma më shumë teritorin shqiptar.  Nga kush i merrte një sërë informatash dhe relacionesh ky President kaq i madh për popullin shqiptar?! Cilat ishin ato, dhe kush luajti rol të dorës së parë në fjalën e madhe të Presidenti Wilson?  Në fakt është një shkrim i mirë kopsitur i John D. Treadway dhe që ka si titull ANGLO-AMERICAN DIPLOMACY AND THE MONTENEGRIN QUESTION, 1914-1921, i cili ka dalë nga “Wilson Center Experts”. Pikërisht ky shkrim bën të qartë se Sherman Miles, ose koloneli amerikan dhe më vonë gjeneral i cili ka mbaruar dhe West Point-in në vitin 1905-së ishte njeriu kryesor i raporteve mbi situatën. Ai ka drejtuar në vitin 1940-41 dhe Divizionin e Inteligjencës Ushtarake në kohën e Pearl Harbur dhe është rivënë në këtë shërbin deri në vitin 1946-të si shef i shërbimin intelegjent ushtarak dhe si një gjeneral kariere në Komandën e Parë të Bostonit. Në ballkan, merr shërbim nga 1912-1914-të dhe pastaj dhe si raportues dhe demarkator kufiri për Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919. Një pjesë e madhe janë raportimet për Presidentin Wilson dhe për konferecën e paqes dhe kryesisht për anglo-amerikanët. Në qoftëse Amerikanët për vitin 1913-të ishin disi larg Shqipërisë, për vitet 1918 dhe 1919-të, kishin rol të dorës së parë.
Sipas John D. Treadway, në fillim të vitit 1919-të, kryesisht Ferenig Office, po përmblidhte dhe kishte ndër mënd një intersim për zbarkim dhe pushtim të Malit të Zi, nga kryesisht amerikanët? Janë disa momente të vështira, dhe disa kërcënime të amerikanëve për rastin Shkodër dhe Serbët në Tarabosh si rrethues e kërcënues të saj.  Britanikët kishin në dëshirë të tyre të mos vepronin të vetëm në fakt. Mirëpo Balfour, ose ministri i jashtëm britanik, ju propozoi amerikanëve të cilët pranuan të kenë një komision anglo-amerikan për të hetuar për kushtet e Malit të Zi.
Si shef përfaqësues i Britanikëve ishte konti Giovanni de Salis, i cili kishte dhe momentin ambasador të Madhërisë së Tij në  Cetinje. Kurse në të veçantën e jashtëzakonshme të amerikanëve, Presidenti Wilson, emëron si komisar të tij kolonelin Sherman Miles. Miles kishte qënë më përpara anëtar i përfaqësimit të profesor Arclnbald Coolidge në konferencën e paqes, dhe kuptohet qartë diferenca në terma konkretë. Sekretari i Shtetit Amerikan Lansing, kërkoi nga Mils sqarime jo vetëm për rezistencën malazeze dhe shqiptare nga njëra anë dhe tjetra kundra serbëve, por kryesisht për masakrat e bëra kundra shqiptarëve në Mal të Zi nga serbët dhe pse jo malazezët. Disa të dhëna britanike ishin, por Miles kishte të dhëna të shumta për Gucinë. Plava, Pejën, Gjakovën dhe të tjera për skena genocidi dhe terrorizmi nga trupat serbe, dhe bashkëpunëtorë malazez. Donte sqarimet e një ushtaraku për shfarosjen e  popullsisë shqiptare në rajon dhe të ardhmen e Malit të Zi si entitet i ndarë në rajon sekretari shtetit.
E “bukura” e raporteve është se dy komisarët pra De Salis dhe Miles, nuk përgatitën një raport, por dy. Miles ishte i pari që kishte mbledhur fakte dhe të dhëna të shumta dhe u paraqit në Paris (ndërkohë që në Shtëpinë e Bardhë kishte raportet e veta) i pari me një raport me shkrim. Miles, ka bërë dy kryevepra raportimi të veçanta. Raporti i parë relativisht i gjatë ishte sqarimet mbi Malin e Zi dhe raportin me serbët dhe i dyti, shumë i gjatë tregonte masakrat serbe ndaj shqiptarëve. Të dy me datat 19-21 maj. Nuk mjafton me kaq, por Miles jep një raport me gojë Komisarëve të Prezentacionit Amerikan jashtë  Wilsonit, i cili kërkoi dhe sqarime akoma më të mëdha në vete.
Ja kush është dhe raporti në përgjithësi për masakrat serbe kundër shqiptarëve, që jetojnë në një shumicë të madhe në Malin e Zi. Inkonjito Miles ka bredhur në zonën e Shkodrës, dhe ka marrë kontakte dhe me oficerë të ndryshëm britanikë dhe italianë e francezë, por dhe me njerëz të cilët luani rol të dorës së parë në “fushën e shahut” që luhej midis Cetinjës, Podgoricës dhe Shkodrës.
Ai shkruante: Nga të dhënat e mia dhe ato shqiptare në Pudgur, Plava, Guci dhe Rozaj, ka pasur masakra të mëdha nga ana e Sërbëve. Por dhe nga zona e Rugovës në 15-të fshatra pothuaj nuk ka mbtur një frymë, shumica kanë marrë malet. Tetëqind persona janë masakruar pa llogariur ato që luftonin. Në Plavë dhe Guci  333 gra, pleq, dhe fëmijë. Për më tepër 100 persona janë vrarë dhe masakruar në formë barabare kur shqiptarët janë dorëzuar autoriteteve legalisht. Normalisht ka dhe viktima të tjera, dhe Miles deklaronte se serbët mohojnë të tilla të dhëna tashmë të vërtetuara nga disa burime në terren. Është një ngjarje  e rëndë thotë Miles që të bën të mos jesh kaq imparcial, por që gjithsesi vazhdon me të tjera të dhëna. Është një fakt i pa mohueshëm ka referuar ai se janë 20.000-25.000 persona shqiptarë që banojnë në Mal të Zi dhe që janë strehuar në Shkodër dhe malet perrreth. Këto gjëra i kanë vërtetuar amerikanët, anglezët, italianët dhe francëzët të cilët janë në terren, dhe dallohen shumë lehtë nga veshjet e tyre të jashtëzakonshme, thotë koloneli amerikan.
Është një hajvanllek i malazezëve dhe serbëve, deklaron ai, kur thonë se “këto shqiptarë marrin rrugën në mes malave në dimër duke u larguar nga tokat e tyre pa shkak, dhe pa i shtrënguar dikush për të ikur”. Normalisht kjo politikë serbe treguar nga Miles në vitin 1919-të, u përdor dhe në vitin 1998-9 edhe nga Milosheviçi.
Ai raporton se malazezët pa ndihmën e serbëve, nuk do të kishin mundur të detyronin shqiptarët të largoheshin nga tokat e tyre. Janë masakrat që e kanë bërë këtë shpërngulje të madhe. Burimet nga Shkodra në misionet britanike raporton ai, tregojnë se janë nga 18.000- 25.000 shqiptarët e vrarë, por kjo është aproksimative, sepse realisht janë 30.000 shqiptarët të vrarë dhe masakruar dhe shumë e shumë të tjerë të detyruar për tu larguar nga tokat e tyre në Malin e Zi.  Miles, ka thënë se kufiri duhet të përcaktohet, por nuk duhet që asnjë anë të mbizotërojë, sepse “sllavët dhe shqiptarët janë kaq të ndryshëm nga njeri tjetri dhe kaq antagonistë, sa është shumë e vështirë të jetojnë në paqe për një kohë të gjatë më pas”.
Leasing pastaj dha konkluzionete tij dhe në fakt, Mali i Zi u fut  në Ish Jugosllavi, por në këtë kohë Miles ka pasur vështirësi për tu kuptuar në raportet e tij nga pjesmarrës dhe komisarë të tjerë, por qoftë dhe nga disa të tjerë përfshirë dhe Leasing. Në të vërtetë relacionet e tij janë marrë nga Presidenti Wilson, dhe pse diplomacia po tregonte rezerva dhe thoshte “bëjmë mirë të zbulojmë opinionet e tij”.  Kurse De Salis e vonoi gjatë raportin e tij, duke qëndruar në Malin e Zi. Por gjithsesi dhe relacioni i tij ishte në pjesën më të madhe në linjë me analizën dhe raportin e Miles. Në këtë rast humbën kun dërshtarët diplomatikë të Miles.
E gjithë kjo kohë, ishte një moment i madh raportesh për fatin e Malit të Zi, për kujdesin e të cilit, ishin bashkuar anglo amerikanët, por faktikisht shkuan të forta raportet e gjenocidit serb dhe malazez ndaj shqiptarëve, që në fund të fundit, e bënë të qartë mendimin e Presidentit Wilson për fatin e Shqipërisë. Në këtë kohë del batuta e madhe e tij për Shqipërinë. Padyshim që njerzit e mëdhenj si Wilson, kanë rolin parësor në vendimet e mëdha të marra pro nesh, në historinë e vështirë të krijimit të shtetit shqiptar, por dhe njerzit pothuaj në hije dhe raport shkruesit, kanë rëndësinë e madhe të aktit të kryer më pas.







giovedì 6 febbraio 2014

Pse e “pësonin” Valijtë e Shkodrës, mbas Pashallekut Shqiptar!?



   Koment-Dossier

     Besi Bekteshi


Një nga historitë më të jashtëzakonshme të pa studiuara mirë në momentin dhe si kohë administrimi të vilajetit, është pikërisht sundimi i Valijëve të Shkodrës  sidomos mbas dinastisë së Bushalinjve. Kjo dinasti, e cila si rebelim nisi me Mehmed Pashën e parë në vitin 1746 dhe që vazhdoi më pas me Omer Pashë Kavaja, ja dorëzon Mehmed Pashë Bushatit në 1757 e që ja jep Mehmed Pashë Kushtendili,  për të dalë te viti 1775 te pikërisht Mustafa Pasha. Ai zëvëndësohet nga i shkëlqyeri Kara Mahmud Pashë Bushati, deri në 1796,  për  tu pasuar nga Ibrahim Pashë Bushati deri në 1810, dhe ky i zëvëndësuar nga i fundit i dinastisë Mustafa Pasha Bushati, deri në 9 tetor të vitit 1831.  Nën sundimin e Bushatlinjve vilajeti i Shkodrës që shtrihet nga Tivari dhe Podgorica e deri poshtë Peqinit dhe më andej se pjesa e Kosovës lindore, kishte zmadhuar dhe zvogëluar sipërfaqen në bazë të sidomos ambicjes së Karamahmud Pashës. Kishte ndërtuar disa vepra të mëdha si ura jo vetëm në Shqipëri dhe teritor të vilajetit, por dhe sot Malin e Zi. Kishte qytetin më të madh të trevave shqiptare dhe Prizrenin si periferi të ndikuar prej tyre, kishte dhjetra rrugë dhe po ashtu medrese, por  kishte edhe hovin më të madh në ndërtim, të kishave kristian-romane në teritorin e saj. Administrimi ishte më tolerant si për besimin tjetër dhe për nga cilësia e jetës, kishte pazarin më të madh dhe po ashtu dhe përfaqësitë më të mëdha të huaja në teritor shqiptar. Dakort, dhe nuk kam pse zgjatem, sepse i vetmi pushtues shqiptar që njihet qartësisht si sundimtar dhe vendosësh taksash, por dhe nën sundim është pikërisht pashalleku shqiptar i Bushatlinjve. Por mbas këtij momenti mbas vitit 1831,  ndodh një diçka e jashtëzakonshme, sepse  pushteti i “Portës së Lartë” ose “Osmanllinjtë” në një mënyrë të pa përsëritshme në asnjë vilajet tjetër jo vetëm shqiptar, por dhe në kryeqëndrën e tyre afër Europës në Bosnje, nuk do të jenë të zot të stabilizojnë një administratë normale dhe sidomos një Vali i cili të zgjasë si administrim në Shkodër.  Për ta bërë të qartë, po rendis të gjithë emrat dhe të përsëritur në tre vënde, të valinjve të Shkodrës. Sipas sit-it të madh të “burrave të shtetit” unë po i rëndis për të shikuar qartë se çfarë ka ndodhur  nga mbarimi i dinastisë së Bushatlinjve në vilajetin më perendimor të katër vilajeteve shqiptare. Pra fillon me “1812 - Oct 1831 Mustafa Pasha Bushati 1831 – 1832, Morali Namik Ali Pasha 1833-1835, Çerkes Hafiz Pasha 1835 – 1838, Bayram Beg 1838 – 1842, Hasan Pasha 1842 – 1843, Reza Pasha 1843 – 1854, Osman Mazhar Pasha Jul - Sep 1854, Osman Pasha Sep 1854 - Jan 1855, Sarayli Mehmed Ragib Pasha Jan - Mar 1855, Hekimbashi Ismail Pasha Apr  - Dec 1855, Agha Abdulaziz Pasha Dec 1855 - Nov 1857, Ataullah Pasha Nov 1857 - Oct 1861, Çerkes Hafiz Pasha (1st Time)Oct 1861 - Apr 1862, Mehmed Rashid Pasha Apr 1862 – Apr 1863, Çerkes Hafiz Pasha (2nd Time) Apr 1863 - Dec 1864, Aziz Pasha Dec 1864 - May 1868, Divitçi Ismail Hakki Pasha (1st Time) May - Dec 1868 Küçük Omer Fevzi Pasha Dec 1868 - Aug 1870, Sakizli Ahmed Esad Pasha Aug 1870 - Sep 1871 Divitçi Ismail Hakki Pasha (2nd Time) Sep 1871 - Jan 1872 Giritli Mustafa Asim Pasha Apr 1872 - Jan 1873 Sevket Pasha Jan - Mar 1873 Fosfor Mustafa Sidki Pasha Mar  - May 1873 Gücü Ali Pasha May  - Nov 1873 Sevket Pasha Nov 1873 – Sep 1874 Ahmed Razim Pasha Oct 1874 - May 1876 Mustafa Eshref Pasha May  - Aug 1876 Yakali Ali Pasha Aug 1876 - Jul 1878 Alyanak Mustafa Pasha Jul - Nov 1878 Hüseyin Pasha Nov 1878 - Nov 1879 Arif Pasha Nov 1879 - Aug 1880 Mehmed Izzet Pasha Aug 1880 - Apr 1882 Çürüksulu Osman Ziya Pasha Apr 1882 - Jul 1883 Abdi Pasha Aug 1883 - May 1884, Hasan Pasha May 1884 - Jan 1887 Giritli Mustafa Asim Pasha Jan 1887 - Aug 1888, Tahir Pasha Aug 1888 - Oct 1891, Çürüksulu Süleyman Bahri Pasha Oct 1891 - Jul 1894, Bursali Abdülkerim Pasha Jul 1894 - Jun 1896 Osman Fevzi Pasha Jun 1896 - Jul 1898, Hasan Adib Pasha Jul 1898 - Nov 1901, Alpa Kazim Pasha Nov 1901 - May 1903 Shakir Pasha May 1903 - Apr 1906 Haydar Pasha
Apr 1906 - Feb 1907 Salih Zeki Pasha Feb - Dec 1907,  Hilmi Pasha Dec 1907 - Feb 1908 Dagistanli Seyfullah Pasha Jun - Sep 1908, Mustafa Nuri Bey Sep  - Dec 1908, Yeniser Fenerli Seyfettin Bey Dec 1908 - May 1909 Fahri Pasha May 1909 - Sep 1910, Agabeyzad Cemal Pasha Sep 1910 - May 1911 Manastirili Hasan Bedrieddin Beg May 1911 - Jan 1912 Mustafa Nedim Beg  Jan - Mar 1912,  Esad Pasha Toptani Mar  - Jun 1912, Sevket Torgut Pasha Jun - Aug 1912, Hayri Pasha Aug  - Nov 1912,  Hasan Riza Pasha i vrarë në janar 1913. Shikohet qartë se tashmë kemi më shumë se 50-të valinj për periudhën e mbetur dhe ka pasur dhe tre prej tyre të kthyer nga dy apo tre herë në administratën perandorake të vilajetit të Shkodrës.  Ajo që bie në sy është  se valijtë e parë, ishin ato të luftës së Krimesë dhe ishin kryesisht ushtrakë, pastaj bie në sy se shumica e tyre o vijnë nga Bosnja o shkojnë në Bosnje mbas Shkodrës, disa në Bullgari dhe disa në Egjypt në zonat e buta. Por nuk është ky qëllimi i shkrimit, qëllimi është se kjo periudhë mbyllet me Esad Pashën, Shefqet Turgut Pashën dhe mbas Hajri Pashën me Hasan Rizanë dhe ndryshon kryekëput puna dhe qeverisja. Mbas viteve 1878-të, kemi një rregull administrativ disi më të mirë, por 80-të vite investime dhe ndërtime të fuqisë së Vilajetit nuk kemi, edhe propozime të aristokracisë vëndase po ashtu nuk kemi, dhe sepse statukuoja është një moment i jashtëzakonshëm që përbën dhe Vilajetin si vëndin ku “ikin dhe vijnë pashallarë dhe bejlerë” të administratës, por me pagesa të mëdha në Stamboll. Dy momente e karakterizojnë vilajetin dhe ndërrimin e madh të Valijve!? Momenti i parë është se një shumicë e atyre që vinin valij dhe kryesisht ato që nuk kishin titullin Pasha, e blinin vëndin e punës me shuma të jashtëzakonshme deri në lartësinë maksimale të “Portës” dhe momenti i dytë, ishte se “aristokracia vëndase” më tepër otomane se sa vetë “otomanizmi”, nuk bënte në përgjithësi ndonjë përpjekje të dukshme për të ndryshuar realitetin. Kaq shumë kishte problem të administrojë Vilajetin e Shkodrës kur merrje detyrën, sa që sasia impresionante e pikërisht valijve (që nuk zgjatnin një vit)  ishte emblematike edhe në Stamboll.  Mbas 1900-tës, u duk një lloj “ndriçimi” moral dhe u ndërtuan disa zyra dhe ndërtesa qeveritare, por vetëm kaq.  Vetëm mbas vitit 1908-të ose kohës së “hyqymetit” diçka lëvizi, por tashmë ishte tepër vonë, edhe pse disa plane rrugësh dhe urash, por dhe një ide hekurudhe u hodhën në tavolina lart, dhe duhet thënë se edhe aristokracia qytetare  shkodrane si myslimane dhe katolike në Shkodër, tashmë ishin zgjuar dhe pikërisht në këtë kohë u ndërtuan disa rrugë të vilajetit dhe dy urat njëra në Bunë dhe tjetra në Drin.  Përpara vitit 1900, ose më mirë nga vitet 1879-1898, e vemja gjë e mirë ishin sinoret dhe taksat deri diku, por as që bëhet fjalë për buxhete të qartë dhe ndërtimi apo infrastrukture. “rradhorët e kësaj kohe jo vetëm të pa studiuar, por dhe të pakët si modele tregojnë se edhe shkollat dhe medreset megjithëse kishin të drejta nuk ndihmoheshin”. Ndërgjegja ishte zgjuar, por administrata ishte jo vetëm në gjumë, por merrej vetëm me rryshfete dhe asgjë tjetër. Tregonin një si punë barcolete atëhere se dikush kishte dashur të kalonte nga Veziri i madh te Sulltani, për një projekt të madh dhe të leverdishëm dhe normalisht kishte mbas tij ky projekt investitorë francezë. Për ta marrë këtë projekt dhe shtruar sidomos punën i çojnë sulltanit  një libër, ku në kapakun jashtë  shkruhej “projekti francez” dhe brënda kishte para letër me stampë të madhe”. Sulltani e merr dhe hap, e shikon dhe thotë: Kur e ka pjesën e dytë ky projekt!!?  Valijë e Shkodrës sidomos nga 1835-sa dhe deri në 1900, ndërroheshin se abuzimi sidomos me doganën dhe bankat e perandorisë,  por dhe taksat, kishte arritur kulmin. I sqaron këto probleme si Kniht në udhëtimin e tij dhe Heckardi jo vetëm me përshkrimin e pazarit të Shkodrës, por dhe relacionet e tyre të qarta.  Çdo vali binte brënda nga rryshfeti dhe duhet thënë se edhe aristokracia shkodrane tepër e pasur dhe e fuqishme “ja bënte gropën”, sepse tashmë sundonte sidomos me anën tregtare dhe lidhjet që kishte me perëndimin dhe vetë Stambollin.  Janë qindra e qindra letra të njerzve të fuqishëm të qytetit dhe “tarafeve” por dhe grupeve të qytetarëve që bënin presion se “çdo vali i ri që vinte, tentonte të  peshkonte sa më shumë dhe sa më shpejtë se e dinte se nuk e kishte të gjatë”.  Nga ana tjetër, dhe një pjesë e aristokracisë tipike otomane dhe e lidhur realisht me formën e tillë të qeverisjes, nuk donte reforma, edhe kur vinte ndonjë vali po të themi disi më reformator në administrim ishte shumë reaksionare si veprim. Nuk donin  ndryshimin që kishte filluar në Stamboll, nuk donin kryesisht të renë nga perëndimi,  dhe nuk donin krijimin e marrëdhënieve të reja që i ngjante perëndimit. Vetëm të iluminuarit e politikës dhe letrave, por dhe të shkolluarit jashtë, filluan sidomos mbas lidhjes së Prizerenit e Komitetit të Stambollit  të “turbullojnë ujrat” në kuptimin e kenetës së mbetur të vilajetit të Shkodrës,  tepër ndryshe nga ai vilajet rebel dhe plot dinamizëm i Bushatllinjve të dikurshëm.  Kaq shumë ishte ndryshimi sa që edhe pse në pushtim dhe në momente lufte, gjatë kohës 1913-1920-të, qyteti i Shkodrës formatohet shumë më qartë dhe më mirë, si urbanistikisht dhe kulturalisht, sepse si aristokracia otomane shkodrane e fjetur dhe valijtë e korruptuar të Stambollit, nuk kishin më peshën e madhe të tyre si politike dhe administrative. Tashmë kishte modele borgjeze, megjithse ashtu tepër të pa kuptueshëm nga shumëkush, por në fakt ishin. Nga vitet 1880-1902, investimet e administratës së korruptuar ishin në mos zero, afër zeros, në rradhoret dhe surnamet e valiut të Shkodrës.  Dhe duhet thënë se nga taksat, vilajeti i Shkodrës dhe pse ishte me sipërfaqe më i vogli, ishte i parë në katër vilajetet e banuara nga shqiptarët si llogaritje për frymë të popullsisë. Por ndryshoi gjëndja, dhe pse me pushtime të reja.  U bënë shumë më tepër rrugë, u futën marrëdhëniet kapitaliste në prodhim,  fabrika dhe industri, por dhe elektricitet, u hapën 23 shkolla vetëm në Shkodër si qytet dhe rrethina dhe rreh 14 shkolla jashtë saj, u ndërtuan rreth 25 km rrugë qytetëse dhe jashtë, u zmadhua porti, rada dhe magazinat, bankat e huaja dhe dekovili, u zhvilluan arti dhe kultura në lirinë e dukshme, u kristalizua rruga e urbanizuar piacë dhe Gjuhadoll, por dhe në Parrucë dhe lagjet qytetare të Shkodrës,  dhe sidomos u shkolluan jashtë dhe ardhën disa dhjetra e dhjetra shkodranë në vëndin e tyre më vonë.  Në më pak se një dekadë, edhe  pse nën pushtim të huaj, u bënë shumë me tepër veprime të mira se sa nën mbi 50-të valij që vinin dhe ikin, pa bërë asgjë. Përveç faktit se merrnin dhe iknin në shumicën e tyre super të pasur, dhe me administrata tërësisht të korruptuara, nuk kishte asgjë tjetër.  Ky është dhe momenti që duhet përmëndur si trashëgimi dhe arsyeja që nuk “qëndronin gjatë valijtë e Portës së Lartë në Shkodër”.