Rose Wilder Lane, gruaja udhëtuese dhe gazetare, që bëri të njohur Shqipërinë në Amerikë dhe botë.
Koment – Dossier
Besi Bekteshi
Pergjegjesi Arkivit Shkoder
Padyshim që nga gratë më të njohura nga ne dhe që ka bërë shqiptaromadhen në botën është Edith Durham, por gati bashkëkohëse me të, ka qënë një grua tepër e respektuar në Amerikë, gazetare dhe autore librash si Rose Wilder Lane. Kjo gazetare, bukuroshe, dhe udhëtuese e madhe, sidomos në rastin tonë në Shqipëri, ka lindur në 5 dhjetor të vitit 1886 në Dismet në teritorin e Dakotës, sot Dakota e Jugut. Librat e shumtë dhe shkrimet e saj, ndërmjet tyre edhe shkrimet apo librat për Shqipërinë, janë dhuruar “ Herbert Hoover Presidential Bibliotec” dhe ka botimet e shumte të tyre në botë. Emrin e saj, dhe veprimtarinë në Shqipëri, e kam gjetur dhe në disa shkrime tepër të vogla, jo deri tani të konsultuara në Arkivin e Muzeut të Shkodrës. Çfarë e lidh me Shqipërinë një gazetare, shkrimtare, antropologe dhe kontribuese edhe e “Kryqit të Kuq”? E lidhin shumë veprime dhe sidomos libri i saj “Majat e Shalës” ku shkruan me një simpati dhe mirësi të madhe për udhëtimet e saj në malësi dhe Shkodër. Por ajo ka shkruar edhe librin “Zenobia” ose udhëtimin e saj me një FORD T nga Parisi në Shqipëri. Ajo ka qënë për shumë kohë gazetarja më e paguar në Amerikë, dhe një antropologe e besuar në perëndim, duke bërë të qartë edhe besimin e saj për Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi. Ditari i saj i shkruajtur në makinë shkrimi në udhëtimin e dytë të Shqipërisë, është i famshëm për nga ngjyrat dhe janë mbledhur në “Kopshtin Shqiptar” duke pasur një sukses të madh në shumë testata gazetareske të kohës, për nga studimi i thellë i realitetit shqiptar. “File-t” shqiptare të Rose Wilder Lane, janë të stërmadha dhe interesi po ashtu, dhe ka vazhduar deri në vitet 1967, si tregime të asembluara të viteve deri në 1928-29. Botimet për Shqipërinë në saj të Rose Wilder Lane, janë kaq të shumta në atë kohë, sa bëhen pjesë relacionesh politike edhe në saj të marrëdhënieve të plota miqësore dhe politike që kjo gazetare kishte sidomos më ish Presidentin e SHBA, Herbert Hoover. Po pikërisht Presidentin e 31-të të SHBA-së në vitet 1929-33. Dy janë pikat kulminante të saj në marrëdhëniet me njerzit në Shqipëri. E para, një letër akoma e pa dalë qartë nga nëna e saj, mbi simpatinë e Ahmet Zogut e kthyer gati në një kërkesë për martesë, për gazetaren e famshme. Po, gjatë qëndrimit të dytë në Shqipëri, që i bie të jetë viti 1922, Rose Wilder Lane e famshme si shkrimtare dhe gazetare u njoh nga afër me Zogun që ishte në atë kohë afërsisht 27 vjeçar në postin e Ministrit të Brëndëshëm. Nga shumë shkrime del se “ato kanë rënë në dashuri, ose në një farë mënyre historianë të ndryshëm e trajtojnë si diçka të tillë nga ana e mbretit të ardhshëm të shqiptarëve”. Kyçi i të vërtetës është një letër që Rose Wilder Lane, i ka dërguar nënës së saj ku del se Zogu i ka propozuar për martesë, dhe kjo gjë ka bërë edhe xhiron e botës në atë kohë. Gjithsesi në atë vit, Rose Wilder Lane, largohet nga Shqipëria sepse kishin filluar trazirat. Por një nga ngjarjet e prekshme që e ka bërë Rose Wilder Lane të shënjtë si një grua e bindur në besim për Shqipërinë dhe shqiptarët, është birësimi i Rexh Metës, ose shqiptarit të parë që ka mbaruar Kembrixhin shkëlqyer. Historia është shumë e dhimbshme, sepse prindërit e Rexh Metës largohen nga Vuthajt në vitin 1913-të nga persekutimi malazes. Familja ka shkuar për disa vite në Kosovë dhe në 1919-tën, ka qëndruar në Shkodër. Sipas dëshmive të kohës del se prindërit vdesin dhe mbesin në jetimoren e Shkodrës në kujdestarinë e “Kryqit të Kuq” dy vajzat Gjyka dhe Zoja dhe djali Rexh Meta. Në këtë vënd, Meta mëson shumë mirë anglishten dhe vetëm 12 vjeç, fillon shoqërimin e ekspeditave anglo-amerikane në veri të Shqipërisë në rolin e përkthyesit. Në këtë kohë, njihet me Rose Wilder Lane të cilës ja ka shpëtuar jetën duke e ndihmuar të mos bjerë në një nga greminat e maleve të veriut, duke u bërë edhe djali i saj në shpirt. Ajo i siguroi bursën në shkollën amerikane “Harry Fullz” dhe pastaj duke ndërhyrë për bursë te Zogu edhe universitetin e famshëm të cilin Meta e mbaroi shkëlqyeshëm në ekonomi. Në vitin 1938-të Meta kthehet në Shqipëri, dhe vendoset Drejtor i Drejtorisë së Financave. Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia Fashiste, ai internohet atje dhe në verën e 1943 kthehet sërish në Shqipëri. Por në 1945-sën arrestohet nga komunistët dhe dënohet me vdekje.
Rose Wilder Lane, e merr vesh këtë gjë dhe arrin të ndërhyjë deri te Presidentit të SHBA-së duke arritur që të kthejë dënimin e tij në 27 vite burg. Rexh Meta një nga njerzit më të shkolluar të Shqipërisë, bën dënimin e tij në burgun e Burrelit, dhe gruaja e tij Pertefi, vajza Bora Rose, dhe djali Fitimi kaluan kalvarin e vuajtjeve në regjimin e Hoxhës. Me djalin e tij Fitimin, kam arritur të punoj për disa kohë në Ndërmarrjen Elektrike në Shkodër, dhe kam çmuar shumë euridicionin, dhe inteligjencën e pashoqe. Rexh Meta vdiq në vitin 1885-së në vitin e vdekjes së diktatorit, dhe u varros në Shkodër. Por veprimi i Rose Wilder Lane, ka kaluar kufijtë e botës për dashurinë që shkrimtarja dhe gazetarja amerikane apo gruaja e madhe ka bërë me “djalin e saj shqiptar” të adoptuar. Rose Wilder Lane, ka bërë shumë jetëshkrime të mëdha që e kanë bërë atë shumë të njohur në botë dhe në mes tyre janë ato për Herbert Hoover, Henry Ford, Charli Chaplin dhe Jack London, por ka prodhuar shumë përshkrime të ruajtura dhe jo mirë të studiuara nga ne, të cilat flasin për Shqipërinë dhe të ruajtura në bibliotekën presidenciale Herbert Hoover në West Branch të shtetit Ajova.
Kur në vitin 1928-të thirret të vijë me sa duket në kurorëzimin e Zogut si Mbret, ajo kthehet në Amerikë dhe boton më të famshim libër udhëtimesh të saj që titullohet “Travels With Zenobia: Paris to Albania by Model T Ford”. Nuk mund të ketë përshkrime më të bukura dhe raport më të bukur të realitetit, se sa ky libër i pëlqyer nga publiku amerikan. Në një nga tregimet e saj për udhëtimet në Shalë, ajo tregon se si ka mbetur me dy shoqëruesit e saj në një shpellë, duke e ndarë atë me një kaçak të maleve, dhe tregohen aty me detaje, biseda dhe modeli i shqiptarit të egër, por patriot. Rose po kthehej në këtë rast nga malet në Shkodër për tu kuruar, sepse kishte marrë të ftohur nga udhëtimet e saj në malësi.
Kur në vitin 1928-të thirret të vijë me sa duket në kurorëzimin e Zogut si Mbret, ajo kthehet në Amerikë dhe boton më të famshim libër udhëtimesh të saj që titullohet “Travels With Zenobia: Paris to Albania by Model T Ford”. Nuk mund të ketë përshkrime më të bukura dhe raport më të bukur të realitetit, se sa ky libër i pëlqyer nga publiku amerikan. Në një nga tregimet e saj për udhëtimet në Shalë, ajo tregon se si ka mbetur me dy shoqëruesit e saj në një shpellë, duke e ndarë atë me një kaçak të maleve, dhe tregohen aty me detaje, biseda dhe modeli i shqiptarit të egër, por patriot. Rose po kthehej në këtë rast nga malet në Shkodër për tu kuruar, sepse kishte marrë të ftohur nga udhëtimet e saj në malësi.
Detajet shqiptare të dala nga pena dhe makina e shkrimit të Rose Wilder Lane, janë referenca deri në politikën e lartë të SHBA-së në njohjen dhe mbrojtjen e shtetit të ri shqiptar dhe akoma në kryengritje dhe formin, pikërisht në Ballkan. Shpërndarja e tyre shumë e shpejtë në saj të talentit dhe besimit që ajo kishte kudo, bënë që shumë modele politike të “rimodeloheshin” nga shumë zyra të larta sidomos në Washington.
Rose Wilder Lane, vdiq në vitin 1968 kur mendonte të ndërmerrte një udhëtim të ri të saj. Por punët e dokumentojnë pikërisht aktivitetin e saj të madh, që furnizojnë një shikim të jashtëzakonshëm në fusha të ndryshme kërkimi. Po, dhe në jetën e shkrimtarëve të lartë amerikanë, kushtet politike dhe ekonomike në Europë dhe për mbi të gjitha “Shqipëria gjatë viteve 20-të” që janë edhe dokumentat më të qarta dhe të mirë detajuara të saj.
Për një grua të tillë, nuk është bërë ndonjë “fjalë e madhe në Shqipëri” dhe kjo nuk na nderon shumë. Ajo është një “shqiptaro-madhe” dhe natyrisht që nga regjimi komunist nuk ka pasur mundësi të evidentohet, por sot është detyrë, që veprimtaria dhe të dhënat e saj mbi Shqipërinë të rivlersohen dhe të shikohen më në fund qartë dhe mirë. Ne dimë shumë pak, dhe përveç Ndrek Gjinit dhe Astrit Lulushit, nuk njoh ndonjë person tjetër ( web-et amerikane janë plot) që të ketë respektuar me shkrime, pikërisht këtë grua të fortë udhëtimesh të vështira, por edhe një humaniste amerikane. Në këtë 100 vjetor të Pavarësisë, është detyrë që emra të tillë të huaj të marrin dhe vendin e tyre në piedestalin kombëtar shqiptar, për rëndësinë që kanë në krijimin e bindjeve, dhe njohjen e Shqipërisë në botë.
Nessun commento:
Posta un commento