“Koinçidenca” e majit 1913-të në Shkodër, me fronin e Mbretërisë së Shqipërisë ish presidentit Theodore Rusevelt!
Tre mbretër për Shqipërinë, mbas ndërhyrjes në Shkodër në 1913-tën.
Koment-dossier
Besi Bekteshi
Intervenimi i fuqive të mëdha në mbrojtje të qytetit të martirizuar të Shkodrës ne 9 maj të vitit 1913-të, ishte edhe parafjala e luftës së parë botërore, por edhe përpjekja e parë për të shuar këtë luftë, dhe për të zgjidhur problemin e qeverisjes së shtetit të ri shqiptar.
Viti 1912-të zgjidhi me vullnet dhe letra pavarësinë e Shqipërisë nga vetë shqiptarët, por vëndi kishte probleme të mëdha qeverisëse, dhe pa dyshim dhe ishte një “tokë e lakmuar” kryesisht nga fqinjët e saj, dhe pas tyre interesat shpesh të kundërta të fuqive të mëdha. Pesha e madhe e austro-hungarisë kryesisht në bërjen e shtetit shqiptar, britanikët që kërkonin shpëtimin e vitit 1912-të dhe sllavët në përgjithësi në unitetin e tyre antishqiptar, po luanin dramën e vërtetë në qytetin më të madh të shqiptarëve që ishte Shkodra. Në qoftëse do të mbahej Shkodra nga malazezët dhe miqtë e tyre serbë dhe rusë, do të thoshte një rrezik i madh edhe për pjesët e tjera të teritorit pa shumë qeverisje të shqiptarëve. Tashmë lakmia dhe përpjekjet për ta deformuar teritorin shqiptar, ishin në maksimum. Megjithatë, kjo është situata dhe me sa duket ishte aq e rëndë, sa në botë po luhej karta e gjetjes së një “Mbreti për Shqiptarët”. Kur thuhet Mbret, nënkuptohet froni dhe kurora e Shqipërisë. Pse dhe si, kjo është pjesë e rëndësishme e historisë tonë akoma e pa sqaruar mirë, dhe diplomacisë së fuqive të mëdha, por ama, janë të rëndësishme editorialet e “The New York Times” në pikërisht muajin kur fuqitë e mëdha “zbarkojnë në Shkodër për të nxjerrë jashtë malazezët, dhe për ti dhënë fund edhe zotërimit të turqve në këtë qytet”. Në këtë kohë, diplomacia dhe fuqitë e kohës, por edhe gazetaria po lëviznin fort për të gjetur një mbret për shqiptarët.
Koinçidenca e datave të stabilizimit të Shkodrës, nga rrethimi vrastar malazez është e jashtëzakonshme. Në “The New York Times” dhe pikërisht në datën 11 maj 1913-të (Shkodra sa po ishte pushtuar nga fuqitë e mëdha) ka një titull të tillë.... MAY BE KING OF ALBANIA Prince William of Sweden a Keen Sportsman Wife Very Beautiful.....!
Normalisht ishte marrë si burim nga Londra me datën 26 prill, dhe thuhet se “ka zhurmë se princi William, si djali i dytë i Mbretit të Suedisë, dhe gruaja e tij princesha Marie, janë zgjedhur nga tre fuqitë e Antantës si sundimtarët e Shqipërisë, dhe kjo do të bëhet mbasi të përfundojë paqa me Turqinë....!!
Pra propozimi i parë për “Mbret të Shqipërisë” në kohën kur po bëhej “bashkimi i fuqive” për të administruar Shkodrën, ka qënë princi William i Suedisë dhe Norvegjisë. Ai ishte një sportiv dhe gruaje tij me një origjinë ruse, mund të mbyllte gojën e kësaj fuqie, e cila kishte interesat e qarta të copëtimit të Shqipërisë dhe në rradhë të parë të kalimit të Shkodrës, nën Malin e Zi.
Një ditë më pas, “The New York Times” , pra me 12 maj të vitit 1913-të, kur në Shkodër kishin hyrë trupat e fuqive të mëdha dhe ishte vëndosur pothuaj përfundimisht rendi, malazezët ishin tërhequr pa bërë fjalë, del editoriali tjetër me titull: KING OF ALBANIA, dhe kësaj rradhe në artikull i propozuari për kurorën e Shqipërisë ishte ish Presidenti i Amerikës, çmimi nobël në vitin 1906-të, dhe njëri nga të katërt presidentë të gdhëndur në mal të SHBA-së Theodore Rossevelt. Coloneli Rossevelt, duket se ishte pranuar nga shumica e delegatëve shqiptarë dhe “ato ishin të lumtur” për pikërisht këtë figurë, por natyrisht duhej të shoqërohej edhe me fonde, pallat dhe kurorë. Patjetër që kishte probleme me një amerikan kaq të fuqishëm dhe kaq të madh, sidomos për fuqinë imperiale të Austro-Hungarisë, por propozimi ishte bërë, dhe qarkullonte në zyrat e larta edhe pse shikohej si një moment tepërt interesant, por edhe i frikshëm për ato që kishin akoma shpresa për një copëtim të Shqipërisë.
Po dhe nuk kalon shumë kohë dhe në momentin që Shkodra kishte guvernatorin Philips “The New York Times” në 26 gusht të vitit 1913-të, ka editorial me titullin “TO BE KING OF ALBANIA” por edhe “Powers Said to Have Chosen Prince of Wied Turks to Get Adrianople” dhe i referohet Bukureshtit me datën 25 gusht për lajmin që jepte.
Në testatën e madhe botërore, sqarohej se “thuhet se fuqitë kanë seleksionuar për fronin shqiptar princin William Frederick Hermann Otto Charles of Wied”, një familje princërore gjermane dhe nip të “Carmen Sylvia”, si Mbretëreshë e Rumanisë. Normalisht që “mbretërimi i tij do të fillonte mbas marrëveshjeve me turqit dhe mbajtjes së Stanbollit”.
Historia e ka tashmë të qartë se edhe princ Wied, e pati shumë të vështirë në Shqipëri, edhe pse u ngarkua dhe ju siguruan disa fonde për pikërisht mbretërimin në vëndin ku sërish grykësia e fqinjëve, dhe disa fuqive të mëdha, bënte akoma diferencën. Normalisht që mbas intervenimit në Shkodër, me anën e forcave ushtarake, e cila është eksperienca e parë e “paqeruajtësve” në Europën e fillim viteve në shekullin 20-të, u propozuan tre figura, dhe ka edhe propozime të tjera në rangje më të ulta, por ajo që të bën më shumë përshtypje, është dalja në editoriale dhe bisedat diplomatike të emrit të Theodore Rossevelt.
Amerikanët kishin një simpati të madhe për Presidentin e tyre, që ishte edhe nobelist. Ai biles ka arritur të krijojë partinë e tij, dhe të marrë më shumë se republikanët, duke ju lëshuar kështu rrugën demokratëve të Presidentit tjetër proshqiptar të madh që është Woodrow Wilson, i cili mbrojti Shqipërinë pikërisht nga “Traktati i Londrës në 1913-tën” dhe duhet thënë se ky traktat ishte i fshehtë. Është pikërisht viti 1913-të, dhe momenti i luftës së Shkodrës, por edhe intervenimi i fuqive të mëdha në këtë qytet, që po shtronin tashmë denjësisht edhe problemin e madh të qeverisjes së shqiptarëve. Normalisht që emri i Ted Rossevelt, është një moment amerikan i përgjigjes që kishte pyetja e copëtimit të Shqipërisë, dhe një copëtimi që duhet thënë se forcën kryesore të ndalimit si veprim e kishte te amerikanët dhe .....propozimi dilte pikërisht në këtë kohë. Ishte lakmia e pashoqe dhe e jashtëzakonshme e fqinjëve, që po fuste në luftë edhe botën e rëndësishme dhe po nxirrte në krah të tyre edhe fuqitë e mëdha, por kundra njëra tjetrës. Shkodra ishte eksperimenti i parë, në se do të ishte e mundur të mbahej një drejtpeshim dhe Shqipëria të kishte sëpaku unitet teritorial. U pa qartë, se lufta filloi një vit më pas, po .... filloi lufta e parë botërore.
E pikërisht në kohën e zgjidhjes së problemit Shkodër....ishin edhe propozimet për të pasur Shqipëria një Mbret, Kurorë Mbretërore, apo më mirë të themi një njeri sipër shtetit të ri shqiptar, që mund të pranohej nga të gjithë.
Amerikanët kanë shumë veprime proshqiptare në të gjitha kohët. Ambasadori i SHBA-së në vitet 1930-33, është investuar plotësisht për të ruajtur Mbretërinë Shqiptare të Zogut nga grykësitë e sërishme të Serbëve dhe Grekëve në kufirin shqiptar. Presidenti Truman, e futi edhe Shqipërinë në planin Marshall, por komunistët tashmë ishin jashtë gjeopolitikës perendimore. Presidenti Kenedi, në momente e vështira të prishjes së Shqipërisë me BRSS-në ka thënë se “Në se BRSS do të pushtojë Shqipërinë pasojat do të jenë shumë të rënda” dhe ka edhe fjalinë... “Soviet, do no touch Albania!”.... deklarata e panjohur shumë është bërë në 29 nëntor të vitit 1962. Pastaj janë të njohura interventet e presidentëve Bill Clinton në Kosovë, dhe George Bush, për futjen e Shqipërisë në NATO.
Dakort koha sot është ndryshe, por si do të kishte qënë, në qoftëse do të kishte shkuar puna për një Mbret Amerikan dhe sidomos për një “Luan” si Theodhore Rossevelt?
Nessun commento:
Posta un commento