Pushim nga puna për nëpunësit në miting dhe fushatë, por jemi 92 vite mbrapa!
koment-dossier
Besi Bekteshi
Nga disa të përditshme të djeshme ishte i rëndësishëm lajmi se më në fund në ligjin e ri të “nëpunësit civil” në mes shumë të tjerave, do të vendosej edhe “largimi nga puna” në qoftëse nëpunësi përfshihet në fushata zgjedhore. Ose, merret në vëndin e punës me politikë. Patjetër që është një ligj i mirë, që do të përpunohet si draft këtë vit dhe sipas të përditëshmeve do të hyjë në funksion me 1 janar të vitit 2013-të. Pikërisht në vitin kur priten edhe zgjedhjet politike nga më të rëndësishme që Shqipëria mund të ketë bërë gjatë kohës pluraliste të saj.
Ligji stabilizon “statusin e nëpunësit civil” dhe ana e largimit nga puna, për efektin politik, është në fakt një pjesë shumë e vogël e ligjit. Është pjesë e vogël, por është pjesa më e rëndësishme e ligjit.
Pse?
Po sepse, këtu fillon dhe devijohet demokracia, prishet nëpunësia si rregull dhe disiplinë, futet këmbëkryq politika në zyrat e shtetit, dhe në fund prishet burrokracia dhe kthehet në autokraci zyrtare ku ato që bëjnë militantin urdhërojnë, dhe prishin imazhin e punës së shtetit. Kemi mbi 22 vite që nëpunësit me hir ose me pahir, janë kontigjentet më të mëdha të mitingjeve, janë njerzit e përulur dhe të friksuar të partisë që është në pushtet, janë shërbëtorë të atyre lart në vënd që të jenë shërbëtorë të shtetit dhe atyre poshtë....!!
Sa nëpunësit merren me politikë në fushatë elektorale dhe kthejnë zyrën e shtetit në një moment politik jo për biseda, por për emërime, zëvëndësime, apo edhe largime kur partia ka nevojë, kur ajo zëmërohet apo është ose në humbje, ose në fitore. Në një mënyrë apo tjetër, politizimi i nëpunësit ka sjellë frikën, shtuar servilizmin, mos korrektësinë morale dhe zyrtare, dembelizmin dhe në fund, hendekun me qytetarin.
Mirëpo sot jemi në vitin 2012-të, dhe po e konstatojmë vazhdimisht këtë gjë, por dhe një pyetje mund të shtrohet si mund të ketë qënë bie fjala në vitin e largët 1920-të?
Po them vitin 1920-të, sepse ishte viti kur filloi qeverisja pothuaj normale e një shteti pothuaj normal, e politikës pothuaj normale, por mbas luftrave, pas pushtimeve, pas ndërhyrjeve për ta coptuar Shqipërinë. Sot është kollaj të flasim, por në nëntor të vitit 1920-të, ishte një rrezik imadh për Shqipërinë, si nga jashtë, por edhe nga lëvizjet brënda.
Në një qarkore tepër interesante të vitit 1920-të e datës 16-11-ti, Ministri i Brëndëshëm i asaj kohe Ahmet Zogu, urdhëron dhe kërkon, që nëpunësit të mos ngatërrohen me politike dhe në qoftëse vazhdojnë të merren në zyra me politikë, të largohen nga puna. Teksti është ky: Po shifet se në disa lutje ose kërkesa qi i përkasin politikës, po nënshkruajnë edhe nëpunësit. Nëpunësit nuk kanë të drejtë me u përzi në të tilla sende, por duhet të mbeten të pa anëshëm dhe larg nga të tilla vepra politike e lojna partishë. Jeni të lutun me heq vërejtjen dhe ju bani porositë e duhuna gjithë nëpunësve. Përkundrazi, ato qi kanë me u përzi, kanë me u largu nga nëpunësia qi kanë...!! Qarkorja ju dërgohet të gjitha Prefekturave dhe drejtorive të ndryshme të shtetit shqiptar, si në qëndër dhe në rrethe. Në arkivin e Muzeut të Shkodrës, është një origjinal i firmosur dhe i vulosur i kësaj qarkoreje.
Në atë kohë, kishin filluar lëvizjet nga më të ndryshmet dhe kishin rifilluar edhe një herë momentet kur zyrat e shtetit vlonin nga nëpunës që nuk bënin asgjë tjetër veçse të politizonin pikërisht vëndet e punës së tyre. Largime, mbledhje, takime dhe mitingje të shumtë ishin një lajt-motiv burrokratik dhe kishte filluar në stil të gjërë ky avaz duke përjashtuar kështu....punën!! Fillimi i sulmit të politikës mbi zyrat e shtetit, pushtimi i tyre si mentalitet veprues, qoftë edhe te ato më të voglat, kishte po të njëjtën formë dhe përmbajtje si sot. Asnjë ndryshim dhe asnjë cilësi tjetër, përveç asaj që rroga e shtetit ishte një moment që fitohej duke bërë ... politikë më tepër se sa punën e shtetit. Në këtë moment, del edhe qarkorja e famshme, sepse shtetit shqiptar tepër i ri akoma nuk kishte ligje të mirëfillta. Dakort, por qarkorja që ishte një urdhër në fakt, kishte një modernizëm të jashtëzakonshëm, sepse ishte në një linjë me kodin e zyrtarit në Amerikë apo edhe pak vënde të zhvilluara të Europës. Mbas luftës së parë një ligj, kod të tillë, të nëpunësit e kishin plazmuar pak shtete të mëdha Europiane.
A është intepretuar në atë kohë ky urdhër qarkore? Patjetër, dhe ato që ishin kundështarë e kanë proklamuar se qeveria nuk donte, dhe nuk lejonte kundështarë brënda saj, por në fakt?! Por në fak, shkojmë ku shkojmë, dhe të gjitha qeveritë duhet ta bëjnë një diçka të tillë. Patjetër, sepse ka mundësi më tepër ai që është në qeveri, të bëjë zyra politike në shtet, se sa bie fjala opozita. Prandaj si me qëllim si pa qëllim, urdhëri dhe qerkorja ishte një modernizëm i cili ka 92 vite që tregon se sa realizëm kishte, dhe patjetër dhe dëshirë të mirë për një shtet stabël dhe në punë.....jo për punët e partisë.
Kam njohur dikur një institucion, akoma më tepër muze, të një prej qyteteve më të rëndësishëm në Shqipëri që vepronte në fillimet e mbas viteve 90-të, si një model partiak, tepër i anësuar ndaj një partie politike, dhe që për fat të mirë sot është krejt ndryshe. Në ligjin e ri, është pikërisht edhe ajo “qarkorja” e vitit 1920-të, por ama është 92 vite me vonesë. Po, gati një shekull që është shumë, po shumë vonë. Por më mirë vonë se kurrë thonë, dhe na duhet të kënaqemi me kaq.
Pastaj duhet të vimë te problemi i implementimit të tij, që është diçka tjetër e vështirë.
Nessun commento:
Posta un commento