Shkodra

Shkodra
Shkodra Town

giovedì 21 luglio 2011

Kufiri shqiptar 1925

Si u hodh në 17-të hartat përfundimtare, kufiri shqiptar në vitin 1925.

Koment
Besi Bekteshi

Normalisht përcaktimi hartografik i kufirit shqiptar, ndarja e tij përfundimtare në kuota, pika të mirë detajuara, vënde të emëruara qartë dhe sidomos përcaktimi real i kufijve liqenorë dhe lumorë midis Shqipërisë, Malit të Zi dhe Mbretërisë së Serbisë, Sllovenisë dhe Kroacisë, por edhe Greqisë është bërë në vitin 1925-së. Kur them kështu, kam parasysh se në këtë kohë u arrit për herë të parë që “delimitiacioni” i kufirit të përbashkët të shteteve ballkanikë pranë Shqipërisë, të jetë zyrtarisht në hartë. Ishte një kohë kur mbas vitit 1912-të të pavarësisë së Shqipërisë, shteti i vogël ballkanik të bëhej shesh lufte, një mollë e madhe si dëshire dhe sherri, dhe ku forcat internacionale luanin shahun e atëhershëm dhe mbanin ekuilibrat e vështirë ballkanikë. Ishte “Commission Internationale de Delimitation” i viteve 1922-25, që për tre vite rresht, jo vetëm ka kaluar në këmbë të gjithë teritorin e klasifikuar, por për më tepër, është përballur me mijra pretendime të zonave kufitare. Ishte koha në fakt, kur nuk kuptohej se kush ishte tokë malazeze dhe kush shqiptare, kush greke dhe kush e Mbretërisë së Serbisë. Në të vërtetë, kjo punë e rëndë, me një përgjegjësi dhe me një aksiomë të vetme për të shpëtuar nga kthetrat e atyre jashtë vëndin e shqipeve, ju besua tre oficerëve të lartë francezë, britanikë dhe italian. Në arkivin e pasur të Muzeut Historik të Shkodrës, egzistojnë 17-të hartat e “delimitacionit” të kufirit tokësor të Shqipërisë. Janë 17-të hartat më të mira të detajuara të Shqipërisë, të cilat janë edhe sot në masën dërmuese ato të paluajtuara dhe të pa prishura si një koncept bazë mbi kufijtë e përbashkët të Shqipërisë, Malit të Zi, sot Kosovës, Maqedonisë dhe Greqisë. Në këto 17-të harta, është mirë dhe qartë e përcaktuar, vija e kufirit që fillon me hartën numër 1 me Bojanën ose Bunën në Shkodër, dhe mbaron me numrin 17-të ose me Konispolin në Sarandë. Oficerët e lartë që kanë firmosur për kufijtë zyrtarë të Shqipërisë në vitin 1925-së janë nga Franca kolonel Ordioni, nga Britania nënkolonel A, B Clough dhe nga Italia edhe personi që e njihte shumë mirë Shqipërinë, gjeneral P. Gazzera.  Hartat e një cilësie të mirë, me ngjyra dhe me një shpjegim të qartë të zmadhimit, por edhe seksionit në prerje, janë përfunduar dhe shtypur, nga profesionali “Institut Gjeografik i Firences” dhe pika bazë e kuotës e cila shërben për hartat, është marrë si bazë në Trieste.  Harta profesionale, kishte edhe legjendën me 28 pika referimi, të cilat mirë detajonin pastaj edhe vetë hartën e përpiktë të Komisionit Internacional. Kishte rrugët, ato malore, kishat dhe xhamijat, pikat trigonometrike, mullinj dhe lumej të vegjel dhe të medhenj, kishte fshatra të vegjel dhe karakolla të kufirit aty ku kishte vërtetë, kishte shumë e shumë pika referimi. Pra ishte një punë e jashtëzakonshme e disa oficerëve topografë dhe të ushtrive përkatëse, të cilët bënë të mundur brënda tre viteve të dilte në dritë dhe kufiri i Shqipërisë, tepër i vështirë dhe tepër i diskutuar midis fuqive të asaj kohe. Një bazë për nxjerrjen e kësaj pune në dritë ishte dhe eksperienca e italianëve dhe francezëve, por edhe britanikëve, në vitet e largëta 1878-79, kur janë përcaktuar kufinjtë e Serbisë, Bullgarisë dhe Rumelisë Lindore dhe po ashtu edhe sistemi i përcaktimit të kufijve të Malit të Zi në vitin 1880-të në muajin prill. Kjo eksperiencë dhe natyrë pune e vështirë, ishte një nga bazat e kalimit brënda tre viteve të kufirit shqiptar, akoma më i vështirë në definicion politik dhe ushtarak. Megjithse kishte kaluar një periudhë 45-së vjeçare në këtë pikë ishte tashmë një gjë e qartë, “Shqipëria dhe shteti në fjalë” por nuk ekzistonte Turqia dhe interesi i saj, që në vitet 1970-80-të ishte në shitje të trojeve shqiptare.
Hartat fillojnë me numrin 1, ku është përcaktuar kufiri tokësor dhe lumor në mes të Shkodrës dhe Malit të Zi, që nga liqeni dhe lumi Buna. Ky komision pjesën më të madhe si pjesë ujore të liqenit ja lë Malit të Zi, por ama daljen e Bunës as që e diskutoi se ishte një pronë e qytetit të Shkodrës.  Vihet re se Komisioni një pjesë të kufirit e lë pikërisht kalimin e Bunës dhe e ndan kufirin shqiptaro-malazez me këtë lumë. Pastaj është edhe përcaktimi i kufijve në Vermosh dhe Guci, dhe shikohen edhe kalimet e interesave të fuqive, kompromiset dhe lëniet jashtë të trojeve shqiptare, por edhe vijën përfundimtare të kufirit asnjëherë mirë të definuar deri në atë kohë, kur si në njërën anë dhe tjetrën kërkon pjesë. Vazhdohet me Dibrën, dhe interesante janë edhe kufijtë tashmë të detyruar të liqenit të Ohri dhe Prespës. Në liqenin e Ohrit, lihet qëllimisht një ndarje treshe dhe ky ishte moment “kompromisi”, kufiri midis Shqipërisë, Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene dhe Greqisë. Kjo ka qënë një nga pikat e mëdha të mbetjes së “hatrit” të Greqisë dhe Serbisë të cilat normalisht nuk donin një kufi tresh në atë kohë dhe në asnjë mënyrë liqenin në “tokë të shqiptarëve”. Gjithsesi në të gjithë kufirin jashtë vijave të kuqe të tij.....flisnin shqip, dhe këtë gjë e dinin qartë dhe ushtarakët të komisionit të kufirit në hartën e parë të saktë sëpaku nga ana hartografiko-përcaktuese deri në atë kohë. Normalisht kombi dhe teritoret ishin jashtë, por kjo është një tjetër temë diskutimi që kalon kriterin teknik të një harte.  Po ashtu edhe liqenin i Prespës, apo edhe mali i Gramozit e deri në Konispolin e fundit jugor të Shqipërisë.
Megjithatë edhe pse teritori 28 mijë km katror ishte me shqiptarë jashtë tij, përfundimisht kjo ishte edhe harta e parë zyrtare e njohur nga bota reale e fuqishme politike dhe ushtarake. Tashmë edhe pse me shumë padrejtësi tokësore dhe ujore, Shqipëria kishte një hartë kufitare zyrtare, e cila në fillim u përfundua në 17-të pjesë të kufirit shumë mirë të detajuar, nga Komisioni Internacional i përcaktimit përfundimtar dhe që nuk lejonte më ndryshime nga asnjë forcë apo shtet kufitar. Tani këto harta, kaq interesante, janë në arkivin e qytetit të Shkodrës, dhe tregojnë historinë e zyrtarizimit hartografik të teritorit të Republikës së Shqipërisë, dhe ndryshimi i madh që ka ndodhur, është kufiri i ri jo më me RSFJ-së, por me shtetin e pavarurur dhe të lirë shqiptar të Kosovës.




Nessun commento:

Posta un commento