Historia e çensuruar e fotove të nderimit të patriotëve Muço Qulli dhe Çerçiz Topulli.
Fotot e paçensuruara kur Enveri dilte jo kaq “madhështor” për nder të patriotëve Muço Qulli dhe Çerçiz Topulli.
Besi Bekteshi
Në arkivin e Muzeut Historik të Shkodrës ka disa dhjetra foto të nderimit që Shkodra, personalitetet dhe populli në përgjithësi, ju bëri në ceremoninë e gjetjes së eshtrave të patriotëve Muço Qulli gazetar dhe luftëtar, dhe Çerçiz Topulli, kryengritës i madh i rilindjes sonë kombëtare. Kryesisht aty shikohet populli dhe masiviteti, por edhe zyrtarizmi dhe patriotizmi i lartë i të gjithë përgatitjes dhe nderimit të bërë, në qytetin ku dy patriotët u kapën për tu vrarë nga gjenaral Veshoviq në të gdhirë të 17 gushtit 1915-të në Golem të Shkodrës. Në këtë arkiv të pasur është edhe një foto e cila nuk është edituar edhe pse është ditur nga propoganda e shtetit të Enverit, i cili mori “autorësinë” e nderimit të këtyre dy patriotëve të lartë të Shqipërisë. Në fakt Enver Hoxha duket në një foto, në vëndin ku në fushën e mbi Shkodrës shumë afër qytetit, janë gjetur të varrosur trupat e patriotëve të vrarë. Në këtë foto, Hoxha ka qëndruar në qëndër për tu dalluar mirë dhe është sëbashku me shumë të tjerë edhe me Thoma Papajani, Nazmi Lumani, Beso Gega, Gjush Sheldija apo Fuat Halimi etj etj. Ai natyrisht më vonë është thënë se ka qënë një përfaqësues i Gjirokastrës dhe ka mbajtur njërën nga fjalët e rastit, por ama nuk ka qënë një person i vijës së parë të nderimit dhe kjo duket nga të gjitha fotot e kohës. Akoma më shumë, nuk duket fare. Ka pastaj edhe njerëz që daljen në ballkon e lidhin me një datë tjetër, duke abstraguar disi, sepse ai nuk është në asnjë prej ceremonive që janë bërë në Shkodër. Por edhe për faktin se manipulimi ka ndodhur nga që janë hequr fytyrat e Zenel Prodanit dhe klerikëve të Shkodrës, por ama polemikat janë bërë më vonë duke përgënjeshtruar qënien e Enverit në datën preçize. Nejse, fotot edhe pse propoganda e diktaturës ka bërë të vetën sot janë dhe normalisht Enveri ka qënë në Shkodër, ka folur dhe ka dyshime në kohë të ndryshme, por ama ajo që shihet qartë është se ai nuk ka qënë në proçesion, dhomën e mortit në Shkodër dhe në delagacionin gjirokastrit në pikërisht këto evenimente. Proçesioni në Shkodër ka qënë gjigand, edhe për kohën dhe përgatitjet kanë qënë madhështore nën regjimin, që Enveri më vonë, e denigroi dhe luftoi. Si prefektura e Shkodrës dhe Bashkia e saj e pasur, kanë pasur një organizim popullor fantastik me proçesione të cilat kanë mbushur rrugët e qytetit të madh. Duken qartë edhe njerzit dhe evenimenti, sepse janë kurorat e shkruara qartë. Në asnjë foto Enver Hoxha nuk është në rradhën e parë, as të dytë, dhe askund. As në mbajtje të arkivoleve, as në paraqitjen e personaliteteve. Nuk është as në foton zyrtare të dhomës së nderit, në organizimin shtetëror dhe lokal të bërë nga qyteti i Shkodrës, ku dallohen edhe personalitetet e Bashkisë si zoti Prodani dhe të tjerë të prefekturës. Këshillit Bashkiak dhe policisë e ushtrisë, të ardhur dhe figura të mëdha. Një nga më mashtrimet e propogandës së Enver Hoxhës është se fjala e tij, ka qënë edhe ajo kryesorja në ballkonin e Shkodrës në pikërisht Bashkinë e saj kohe. Në të vërtetë aty fjalët kanë qënë nga shumë të tjerë (dyshohet koha e njëjtë) dhe ishin fjalë përshëndetje. Kurse elegji të vërtetë, për dy patriotët ka bërë patër Anton Harapi dhe Ernest Koliqi në një dalje të vetme në popullin e Shkodrës, në një podium të vetëm tjetër dhe afër PTT-së dhe të rregulluar enkas. Ka qënë një fjalë prej një kleriku dhe modeli intelektual shqiptar, patriotësh dhe një fjalë mallëngjyese dhe patriotike gjithbashkuese pa dallim ndër shqiptarë. Fjala e patër Antonit që më vonë është denigruar si figurë në saj të regjencës, ishte një nga aktet sublime të patriotizmës, por që për fat të keq, dasia komuniste e ka çensuruar dhe po ashtu burgosur si një e thënë normale e nderimit të Muços dhe Çerçizit. Enveri nuk është as në krye të kortezhit, as përpara bandës në ekzekutimin e hymnit, as në momentin e parakalimit në afërsi të arkivoleve, as në kalimin popullor me të ftuarit dhe pjesmarrësit nga Gjirokastra, dhe as në dhomën mortore të ngritur me kujdes nga ceremoniali zyrtar, që në atë kohë ka qënë shumë më i përgatitur se sa në kohët e sotme. Në një foto të çensuruar dhe katranosur më vonë është futur koka e tij në mes të një delegacioni nga qyteti i gurtë jugor i Gjirokastrës. E vetmja foto reale është ajo ku duken gropat e zhvarrimit dhe nuk dihet monmenti, por duket se është fusha e Shtojit dhe afër Golemit. Komunisti i “deklaruar” më vonë, as nuk ndiqet, dhe as përndiqet, por akoma më tepër nuk është ndonjë personalitet, dhe patjetër foton në varret e hapura të patriotëve nuk e ka lejuar të dalë në shtyp, jo sepse nuk kishte “etikë” si foto, por se vërtetohet se ishte një person i thjeshtë midis shumicës që më vonë e vrau të gjithën.
Enver Hoxha në të vërtetë ishte personi që në atë kohë ishte një askush, një djalë relativisht, që nuk kishte ndonjë rëndësi të madhe, dhe as që dukej si person që kishte peshë.
Nga revista "Cirka" e datës 27 shtator 1936, nr 9, faqe 141-142, merret vesh se delegacioni gjirokastrit arriti në Shkodër me 14 shtator 1936 dhe u mbajt mitingu në qëndër të qytetit, pranë PTT, pa e përmëndur bashkinë e qytetit. I pari foli profesor Ernest Koliqi (fjala e tij botohet në gazetën "Demokratia" e datës 10 tetor 1936). Kurse Padër Anton Harapi foli nga shkallët e PTT së vjetër, pa na dhënë datën se kur është organizuar mitingu në fjalë. Por datën e mitingut e jep revista "Përpjekja shqiptare", nr.1, tetor 1936, faqe 49; sipas së cilës me 15 shtator 1936 në Shkodër zbuloheshin dy varret e Çerçiz Topullit dhe Muço Qullit.
Bukur shumë....por ama ka disa mos përputhje me momentet dhe fotot. Në fakt në arkiv ka disa foto të çertifikuara nga Kel Marubi për proçesionet dhe takimet zyrtare dhe aty Enveri as që bëhet fjalë se duket kund. Nuk është në qytet, as në takime njerzish të rëndësishëm dhe kjo është sa sinjikative dhe qartësuese.
Gjithsesi është apo s’është Enveri kjo tashmë nuk ka rëndësi se sa përdhunimi i fotove, dhe qartësia se ai nuk ka qënë personi, që ka qënë pjesmarrës aktiv i aktivitetit të madh në Shkodër në delagacionin në fjalë dhe se të tjerët janë.
Pastaj fjala e tij është një diçka që askush nuk e mbajti mënd. Kurse fjala e Harapit dhe Koliqit janë madhështore.
Patër Anton Harapi ndër të tjera tha:
“Ndaluni! Ku veni burra?!
Çerçiz e Muço, dy fjalë ka me ju Shkodra Kreshnike, ktu në log të kuvendit para se të daheni. Do ta leni Shkodrën, të shkoni e të pushoni atje, ku së parit pat t’amblat rreze të diellit, ku, si filiza të shndoshtë, gëzueshëm e rritët shtatin, atje prej kah Shqypnija u qiti dhe u ndriti!…Veç, o burra, qi, dekun, flitni, të metun, njalleni, të hupun, sod ndritni, kah rreth e rrokull t’i bini Shqypnis, deh, lshonie nji za, at zanin t’uej kumbues si të luajve, diftoni djelmnis shqiptare shka u ushqeu idealin, shka u mbajti karakterin, shka u bani të pavdekshëm.….T’i diftojm, po, botës, se shqyptarët janë njimend burra; se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamedan e kristjan, e njiherit shqyptarë të njimendtë.Zoti i vërtetë e atdheu le të na bashkojn, Zoti e atdheu të na mbajn, me Zot e me Atdhe të lumnojm!”
Kurse profosor Ernest Koliqi tha:
E ju, o ju Hije madhore të Çerçiz Topullit e të Mustafa Qullit, nisnju kah vendet jueja tue ngjallun nëpër të gjitha buzët nji kangë shprese. Zgjoni në kalim zemrat e fjetuna; fuqizoni shpirtrat e ligshtuem. Shka kërkon djalëria prej Shqypnis? Drejtësi të plotë shoqnore.
O ti, Çerçiz, o ti Mustafa Qulli, që ma t’kuq e batë flamurin tonë me gjakun e pastër t’uj, shpallnja djalëris se përparimi më i drejtë se drejtësia ma e plotë shoqnore mund t’arrihen n’emën të shqypnis…
Askush sot nuk e di fjalën e Enverit, askush nuk e kujton, nuk e di, nuk e përmënd dhe jo se e ka thënë Enveri, por se ndoshta nuk ishte në vëndin e duhur. Gjithsesi edhe hitoria me foto është, ajo është dhe Enveri është i dalë qartë vetëm në gropat e Shtojit prej nga ku u morën trupat e martirizuar të Muços dhe Çerçizit për tu nderuar në qytetin e Shkodrës. Mirëpo pikërisht këtu Enveri mkungon....çuditërisht mungon në shumë e shumë shkrepje të fotografëve të mëdhenj shkodranë. E ka mundësi që ta kanë ditur se do të bëhet krimineli i shqiptarëve dhe e kanë “hequr”....!! Jo nuk e besoj.
Nessun commento:
Posta un commento