Shkodra

Shkodra
Shkodra Town

domenica 2 dicembre 2012

Besi Bekteshi ne ABC NEWS

Besi Bekteshi te ABC News...interviste - speciale nga Simon Shkreli. Pavioni "Rilindja Kulturore Qytetare Shkodrane" dhe artefaktet aty.... ne  televizionin ABC NEWS.

Gjuha shqipe, krenaria me e madhe kombetare



Gjuha shqipe, trashëgimtarja më e madhe e origjinës të lashtë, plot sukses edhe sot.

Opinion
Besi Bekteshi
Megjithse kanë ndërhyrë ashpër në gjuhë, megjithse kanë ndikuar si gjuhët nga lindja dhe perëndimi, sërish shqipja është një nga modelet referuese më të forta të qytetërimit europian. Po, dhe të dy dialektet, por sidomos “old albanian” i veriut, që bëjnë sëbashku vazhdimësinë ilire.
Rrjetet sociale sot po bëjnë punën e tyre në lavdinë e kësaj gjuhe të lashtë dhe që shpjegon edhe gjuhët e tjera, duke filluar edhe me  greqishten e vjetër, por edhe anglishten e re. Rastësisht edhe pse dihej si emër dhe model,  lexova edhe projektin nga fondi austriak i FWF,  i cili bën fjalë në ndikimin e madh që shqipja e vjetër ka luajtur mbi gjuhët e ballkanit. Tashmë akoma më shumë në mënyrë shkencore, po rimerret inisiativa e të lartëve Hahn dhe Jokl,  si albanologë të shquar dhe të jashtëzakonshëm. E kjo na bën nder. Sot është Dr. Stefan Schumacher i Universitetit të Vienës dhe Institutit Gjuhësor? Po janë “Studimet Indoeuropaine” që vazhdojnë në këtë ritëm. Një nga gjërat e mrekullueshme të kësaj paraqitjeje,  ishte edhe një faqe libri në italishten e vjetër të shekullit 16-të dhe në krah të saj shqipen e shkruar në shkronja latine për “krijimin e Adamit dhe Evës”. Në  një shqipe të përkryer shkruhet ...ligierata...VI ...SI E CRIIOI..etj etj....
Në fakt është një tekst në italisht dhe shqip i këtij shekulli, që bën edhe diferencën e qartë gjuhësore. Tashmë po tentohet të gjindet ajo që quhet “sprachbund” ose origjina e përbashkët dhe nga kanë rrjedhur disa gjuhë. E shqipja është ajo që lind gjuhë, ose shpjegon më mirë të tjerat gjuhë. Dr. Stefan Schumacher dhe kolegu i tij  Dr. Joachim Matzinger, po i bëjnë në fillim një analizë të hollësishme “shqipes së vjetër”, dhe normalisht që kjo gjë deri tani është shumë e dobët në krahësim me shqipen e re. Në fazën e dytë,  ka ballafaqim të rezultateve  me sistemet verbale të gjuhëve të tjera ballkanike për tu stabilizuar ngjashmëritë. Deri tani nga Shcumacher, shqipja e vjetër përmbante një sasi të madhe nivelesh modaliteti, që kanë lejuar shprehjen e një pozicioni të veçantë. Në “shprehjen ballkanike” shqipja ka luajtur një rol të dorës së parë dhe sidomos në rumanishte, bullgarishten, maqedonishten dhe ka qënë karakteristike që në kohët antike.
Database në literaturë është kryesisht e shekullit 16-18 dhe ka mbi 1500 faqe tekst dhe çdo faqe kërkon ekstremisht kujdes. Deri tani për këtë materail është bërë shumë pak kërkim dhe hulumtim dhe kjo është edhe esenca e të resë në këtë zhvillim. Ka të bëjë me pothuaj literaturë religjoze katolike e cila në kohë të diktaturës nuk u shfrytëzua si duhet. Kanë munguar edhe lekët thonë studiuesit .....por kohën mbas komunizmit dhe kështu arsyetojnë ose jutifikojnë ato edhe interssin akoma të vakët të albanologëve dhe gjuhëtarëve tanë në këtë drejtim. E vërteta është se është disi trashëgimi austriake kjo gjë në studim të trashëgimisë shqipe dhe gjuhës në veçanti. Për këtë po i bëhet nder edhe prof austriak Norbert Jokl.
Pastaj në përgjithësi jepen edhe disa shpjegime mbi shqipen e cila në fakt ....shpjegon edhe të tjerat përfshi edhe anglishten.
Në shumë “arsyetime dhe studime” por edhe botime në rrjetet sociale dhe botimet në to, dalin dhe lidhjet e gjuhës shqipe me botën perendimore dhe afërsitë origjinare mbi to. Bie fjala fjala... përzë.... ose fot-catch ...në lidhje me pursue.....!! Po ashtu të pa arritshme dhe të vjetra kallzuesit si di,ha,pi,lë,loz,kap,hap,marr,fus,gjuj,leh,rrah,bëj....kam!! Ato shpjegojnë kudo, por askush nga gjuhët e tjera nuk  mund ti mbikalojë ato.
E për më tepër shpjegimi i anglishtes me leave-le, clear-çel, fresh-fresk, let-le të, know-njoh, see-shoh-sy-si, cotch-kap, ground –grij, call - quj-quaj etj etj. Akoma më shumë kur shkohet pastaj më thellë si te bios....mbij....to sprout ose forma primitive e “bi” dhe e gjallë në dialektet shqiptare. Në shumë e shumë raste edhe greqishtja e vjatër që te Zeusi dhe Zoti e shumë e shumë të tjera “shpërblehen me shqipen” dhe tashmë kjo gjë ka marrë famë.
Sit-et janë plot, studimet po ashtu, krenaria e gjuhës së vjetër shqipe sot është në lartësinë më të madhe ndërkombëtare, dhe mbase ky është momenti më i mirë jashtë Shqipërisë. Mbase gjuha është ajo që po na lartëson, dhe është vetëm ajo që edhe dikur, por edhe sot, na ruan nga shpërbërja dhe sulmet e atyre që nuk duan kombin dhe trashëgiminë tonë.
Është e jashtëzakonshme, por krejt e vërtetë.  Ka ndikuar dhe shumë.... kjo gjuhë, ka bërë që të faniten shumë, dhe jo vetëm diktatorë si Hitleri dhe Stalini, por akoma më shumë si rëndësi edhe Presidentë amerikanë dhe Kancelarë gjermanë, shkencëtarë dhe filozofë të mëdhenj të botës. Është modeli më i arrirë i joni dhe kultura më e madhe e jona që nuk është mbas askujt.
Pikërisht për këtë duhet të jemi krenarë. Po akoma më shumë është një Vienez tjetër si Maximilian Lambertz,  i njohur për punën e tij të filluar për greqishten e vjetër, por që përfundoi të ishte një shqiptaromadh dhe sidomos nga udhëtimet e tij në vitet 1913-14 në Shqipëri dhe Itali të jugut. Ai ishte një Anëtar i Akademisë të Shkencave të Vienës dhe për shumë kohë ishte i njohur në botë si studiozi më i madh i folklorit dhe mitologjisë shqiptare. Ka bërë tre volume në modelet e kurseve të gjuhës shqipe. Këtë punë e ka vazhduar deri në vitet 1959.  Ai ka vërtetuar me studimet e thella të tij se “shqipja është një pasardhëse e ilirishtes, por edhe shqiptarët janë trashëgimtarët e vërtetë të ilirëve. Por shprehja më e madhe e tij është....HISTORIA E VËRTETË E NJERZIMIT, DO TË SHKRUHET VETËM ATËHERE, KUR SHQIPTARËT DO TË JENË PJESË E SAJ.........


venerdì 30 novembre 2012

Çfarë janë realisht katër vilajetet!?



Me që tani mund edhe të flasësh për nacionalizëm!!


koment
Besi Bekteshi

Në fund të fundit, ka ardhur dita që jo thjesht të rivendikojmë teritore, por të flasim për troje dhe sipërfaqe të cilat banohen edhe sot nga shqiptarë etnikë. Nuk është problemi se janë shtuar emocione kombëtare si për 100 Vjetor, edhe nga parti të tipit “nacionalist” si në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe nga krijimi i momentit dorëlëshues me sa duket nga jashtë për shqiptarët. Se sa “dorëlëshues” janë ato jashtë për një nacionalizëm të ashpër,  këtë do ta vërtetojmë, por në qoftëse ne fillojmë edhe politikisht të artikullojmë nacionalizëm, kjo do të thotë se “politika kërkon rrugë të reja jetese dhe hapsira të reja, me që të vjetrat janë mbyllur”. Nuk është moderne kjo por....!?  Normalisht këtë gjë do të bëjë edhe politika shqiptare. Në fillim e bën Partia Socialiste me “paktin detar” me Greqinë, dhe padyshim që zoti Berisha lejon kushtetuesen ta hedhë poshtë, pastaj janë parti të sapokrijuara që bëjnë kombëtarin dhe pastaj është edhe vetë Berisha që përmënd Prevezën dhe Podgoricën.
Duke ndarë disi politikën nga diplomacia unë kam mendimin se akoma nuk kemi bashkim strategjik kombëtar dhe projekt të tillë të qartë, dhe normalisht edhe sikur të kemi, kemi vështirësi për implementim, sepse vuajmë nga shtetërimi gjysëm fisnor dhe gjysëm sundimtar në përgjithësi.  Kemi defiçenca të mëdha shtetëruese dhe krerët ngado, kudo dhe kurdo, në të gjithë trevat shqiptare, janë kryetar sundues të partive që ngjajnë me fisin....familjen e madhe. Po, edhe kur ndonjëri i familjes është maskara, po ta denoncosh, është njësoj sikur ta shash me nënë dhe motër ...kryetarin e fisit!! Gjithsesi... ky është problem tjetër.
Kur themi Shqipëri e madhe, më e qartë hartografikisht,  është Shqipëria e katër vilajeteve. Historianë kryesisht sllavë e dinë qartë këtë gjë!!  Pra Shqipëria e fundit dhe kryesisht në kohën e Lidhjes së Prizrenit.  Është absolutisht një Shqipëri e banuar nga shqiptarë, dhe nga një identitet shqiptar, e patjetër është albanologu Hahn i cili sëbashku me Scekeli-n e kanë kaluar në këmbë.
Flitet shqip, ka tre besime në sipërfaqen e vilajeteve, dhe ka plot qytete të mëdha shqiptare të banuar nga Shqiptarët, që nuk bëjnë asgjë tjetër por krijojnë bindjen në historianografinë e botës së qytetëruar se në fakt “shqiptarët janë shumë”....!
 Është pikërisht kongresi i Berlinit që ka bërë padrejtësinë më të madhe  në historinë e shtetformimit shqiptar te një komb i vjetër në ballkan. Vilajeti i Shkodrës si më i vogli ne sipërfaqe, por jo në pasuri dhe qytete, ishte me këto qëndra të mëdha. Nga veriu në jugë Vilajeti i Shkodrës kishte këto qëndra të mëdha urbane duke filluar nga Podgorica dhe nuk duhet harruar se banohej nga shumica shqiptare në ato vite, dhe kryeqytet i Malit të Zi... ishte Cetinja, ishte Tivari dhe Ulqini, Lezha, Kruja, Durrësi, Tirana dhe Kavaja.  Vilajeti i Shkupit ose Kosovës, ishte me qëndrat urbane të mëdha si Prizreni dhe Shkupi, Peja, Mitrovica, Prishtina, Gjilan, Vranjë, Bujanovc, Preshevë, Tetovë, Dibër, por edhe Beran, Novi Pazar, Nish, Leskovc etj. Kurse Vilajeti i Manastirit ishte me Prilepin, Kërçovë, Kostur, Follorinë,  Ohër, Korçë dhe deri në Elbasan. Vilajeti i Janinës kishte qëndra si Konica, Arta, Korfuzi, Gjirokastër, Berati, Vlora dhe patjetër edhe Preveza e famshme. Ka edhe qëndra të tjera urbane, por që në atë kohë nuk ishin me shumë banorë. Padiskutim që në të gjithë këto qëndra urbane, përqindja dërmuese e popullsisë ishte shqiptare dhe në ato vënde kur kishte popullsi tjetër...etnike normalisht që ajo përbënte një pakicë.....shumë pakicë.  Ky është problem i ezauruar tashmë historikisht dhe i vërtetuar edhe në kanceleritë e mëdha të huaja të Europës. Por....por në fakt, e keqa ishte njëhsimi administrativ i katër vilajeteve me shqiptarizmën.... dhe tendencën për të kapur troje shqiptare kur perandoria po shëmbej. Arnautlluk-u dhe shqiptarët, tashmë ishin modele të nxjerrjes jashtë nga teritoret dhe kush të rrinte do të asimilohej.  Ky është problemi i madh i joni dhe normalisht historia pastaj ka bërë të sajën, duke sjellë gjithmonë në kujtesë edhe vërtetësinë e pikërisht kësaj ndarjeje teritoriale të vilajeteve që në fund të fundit është banuar dhe është folur shqiptarisht. Sot ka ndryshuar shumë pak, pak fare në veri dhe akoma më pak në lindje dhe disi në jugë. Shumë pak ose aspak.
A është oportune të flasësh, a është e drejtë. Mbase akoma nuk është opurtune, por gjithmonë është e drejtë. A ka njerëz që nuk duan bashkim kombëtar? Mbase, edhe mund të ketë, por nuk mund të përjashtohet si projekt dhe si një moment klasik i kombit në teritorin e tij etnik.
A duhet të flasim ne në bazë të lejeve të politikës? Unë mendoj se nuk kemi nevojë për leje politike se sa për respekt për njëri tjetrin, dhe për miqtë ndërkombëtarë sponsorizues të integrimeve tona.
A është gabim të ëndërrosh një bashkim kombëtar? Nuk është gabim, por është keq vetëm të ëndërrosh dhe mirë të projektosh.  A kemi unitet kombëtar në teritorin e katër ish vilajeteve? Më shumë kemi se sa nuk kemi, por na mungon frymëzimi për shtet të konsoliduar të shqiptarëve në teritoret e pranuara ndërkombëtarisht që është padyshim Republika e Shqipërisë dhe tashmë edhe Kosova. A ka rivalitet midis shqiptarëve? Pa dyshim ka, por në fund të fundit historia e një kombi është edhe e tillë. Albanologu Johann Georg Von Hahn ose sipas Eqrem bej Vlorës “me i madhi mirbënjës i gjuhës sonë” thotë: Me që shqiptarët nuk janë sllavë dhe nuk lidhen ngushtë me ndonjë nga popujt e tjerë që njohim, me që burimet fare të pakta që kemi nuk  flasin për ndonjë shtegtim tjetër përveç atij sllav, i cili ishte aq i madh sa të krijonte një popull të madh, duhet pranuar se shqiptarët e sotëm, janë banorët e hershëm parasllavë të atij vëndi. Tezat e albanologut të madh u bënë “autoktonia më e madhe e demostruar në këtë kohë në Europë” dhe është pikërisht ky person që gjeti rrënjët e gjuhës tonë, dhe shpjegoi duke rritur ndjenjën kombëtare origjinën e shqiptarëve. Normalisht në këtë kohë nxorri edhe me të tjerë më vonë.... kokë, dhe vërtetim modeli i shqiptarëve si origjinarë ilirë dhe fqinj të helenëve dhe romakëve, por edhe origjinarë të një gjuhë të lashtë dhe të lirë pellazge e cila ju bën nder.
Të tjerët janë më vonë....shumë më vonë.
Në këtë mënyrë pse të mos krijojmë idenë e kthimit të historisë në vëndin e saj të krijimit? Normalisht në kushtet dhe kontekstin e BE-së dhe integrimit në botën e qytetëruar.


venerdì 16 novembre 2012

Kthimi i eshtrave te Mbretit Zog, nje nder per shtetin e pare perendimor shqiptar



Respekt për shtetin e parë perendimor shqiptar.


Opinion
Besi Bekteshi
Për numrin e popullsisë, dhe për vetëm 100 vjet pavarësi, tanimë që po afrohet pikërisht dita e madhe e 100 Vjetorit të Pavarësisë, ne jemi populli që kemi definuar dhe kemi ngritur histori më me shumë tradhëtarë në Europë.  Padyshim që nuk na nderon kjo gjë.  Nuk është vetëm problem i historianografisë komuniste kjo, patjetër që është faji i saj, por ka shumë përgjegjësi edhe vonesa në shtetin unitar dhe ngrehinën shtet, që ne e kemi të fundit për kohën në Ballkan.
Padyshim që sjellja e eshtrave të Mbretit Zog I-rë në Shqipëri, është një moment i shkëlqyer jo vetëm në historinë tonë, dhe vendosjen e saj në rrafshin e duhur, por edhe një ndreqe të fajeve të mëdha në drejtim të modelit paqtues të shpirtit të kombit, dhe shqiptarëve në përgjithësi.  Nuk mund të jetë ditë e ndarjes respekti ndaj Mbretit Zog, por ditë bashkimi, edhe pse në dekada e dekada, ka mjaft hije, ka mjaft ngërçe, dhe thyerje zemrash, që të bëjnë të ulurish për fatin e keq në të cilin ka udhëtuar një popull i dalë i fundit në perëndim, edhe pse është një model klasik i etnogjenezës europiane.  Prehja në vëndin e tij, është një respekt për shtetin e parë padyshim properendimor që Ahmet Zogu në fund të fundit ngriti.  Sot e kësaj dite, çdo kush që tenton të mësojë për historinë e Mbretërisë Shqiptare, ka në kërkim mijra e mijra faqe interneti për kostumografinë e asaj kohe, monedhat, filatelinë, postkardat dhe elementët shtetërues që në fillim Shteti Shqiptar dhe pastaj Mbretëria e Shqipërisë, kanë lënë në kohë. Janë më të rëndësishme  ato për vlerën  dhe sasinë që kanë, se sa pastaj shtatë dekadat që vijnë.  Mund të diskutohet mjaft dhe mund të polemizohet shumë mbi regjimin apo edhe politikat e Zogut, por ka disa fakte që askush nuk i diskuton qënësisht dhe nuk mund ti hedhë poshtë.  Askush nuk mund të hedhë poshtë bërjen e vëndit laik dhe me kushtetutë. Përkundrazi,edhe regjimi diktatorial edhe pse mohonte dhe demulonte....ruajti një model të tillë të shtetit.  Askush nuk mund të mohojë formimin e bankës Kombëtare Shqiptare dhe lekut shqiptar. Askush nuk mund të  mohojë dhe vazhdoj të them mund të kritikojë, por nuk mund të mohojë.... krijimin e ngrehinës së shtetit shqiptar si model perendimor edhe pse kishim dalë nga një prapambetje e jashtëzakonshme. Po, kishin dalë shumë e shumë pas fqinjëve tanë në ballkan, të cilët kishin fituar shumë më përpara pavarësinë nga Otomanët dhe po ashtu shumë më përpara kishin fituar edhe autonominë. Ne jo...sepse filluam vonë bashkimin e interesave patriotike dhe anti otomane.  Askush nuk mund të mohojë shtetin e parë modernë që edhe pse me shumë probleme kishte shtyp... të ...pothuaj lirë dhe pluralizëm edhe pse të kontrolluar. Njerzit e dalë nga viti e madh 1920....këtë kanë kërkuar.... edhe pse ishte e vështirë të realizohej.  Askush nuk mund të mohojë njohjen ndërkombëtare si të Mbretërisë, por edhe  në fillim Shtetit Shqiptar të mbas 1920-tës.  Askush nuk mund të mohojë se industria e parë, koncepti i parë urban në qytetet si Tirana, Shkodra, Durrësi, Vlora, Korça,  Elbsani... etj... ishin me shtetin e  parë modern shqiptar.  Askush nuk mund të mohojë se shteti i saj kohe “kontrolloi teritorin e  e tij”...askush.... nuk mund të mohojë rolin e xhandarmërisë dhe rendit publik. edhe pse kryegritjet nuk kishin fund.  Askush nuk mund të mohojë  tregtinë dhe zhvillimin bujqësor. i cili njohu ritme. Askush nuk mund të mohojë Arsimin Kombëtar në këtë kohë, dhe do të ishte gabim të mohoje edhe atë të diktaturës, duke i larguar delirin iudeologjik.  Mund të shtoj se kanë qënë më me bazement se sot, dhe padyshim më me respekt se sa sot.  Askush nuk mund të mohojë administratën si qëndrore dhe lokale, që edhe pse në fillimet e saj, kishin shumë përgjegjësi edhe pse njerzit ishin akoma të pa arsimuar dhe ngritur profesionalisht.  Askush nuk mund të mohojë ceremonialin e Mbretërisë dhe përpara saj shtetit shqiptar...askush.  As kostumografinë, dhe as stemat dhe flamujt e shumtë që krijonin idenë e shtetit unitar dhe sidomos modern shqiptar.  E normalisht pjesën më të madhe të meritave për pothuaj 20-të vite e ka Ahmet Zogu I. Janë mijra e mijra faqe e dokumenta, mijra dëshmi dhe relacione, foto dhe filmate si te ne dhe në shumë kanceleri të botës të qytetëruar që e vërtetojnë dhe këto mund të vihen përballë kujdo personi që mohon.
Ka edhe të tjera plot që nuk mohohen dot, dhe nuk ka se si të mohohen, edhe pse ka shumë e shumë vërejtje për tu bërë. Por për këtë gjë është opinioni publik dhe historianografia.  Një diçka është për tu thënë. Mbreti Zog, nuk mund të vazhdonte të ishte në ekzil edhe i vdekur pafundësisht. Do të ishte një faj.  Si ai dhe kundërshtarët e tij, dhe sidomos vitet 2012-të duhet të jenë bashkë, sepse Shqipëria është pjesë tashmë e perëndimit dhe Ahmet Zogu, nuk mund të mohohet..... se nuk e la vëndin  e tij në lindje. Ai edhe lidhjen e tij martesore e bëri me një zonjë të lartë dhe besnike të Shqipërisë, por ajo ishte  nga bota e qytetëruar dhe me lidhjet  me të mira perendimore.  Kultura politike perendimore i do edhe kundërshtarët bashkë. Vetëm jo perendimorët, vazhdojnë me tradhëtarë dhe armiq. Figurave të tilla të mëdha të kombit dhe sidomos shtetit shqiptar,  ju duhet dhënë dimensioni i duhur dhe padyshim ndër figurat e ndërtimit të shtetit të parë modern dhe perendimor shqiptar, ose më mirë figura qëndrore e madhe është Ahmet Zogu.  Mllefet dhe urrejtja, nuk bëjnë asgjë, por zgjasin agoninë historike dhe politike të vëndit.
Pikërisht atë agoni që kemi sot. Atë agoni që na bën të dukemi si idiotë në sy të Europës dhe SHBA-ve. Atë model prej të pangdhëndurish, që nuk kuptojnë se kombi është më i rëndësishëm se sa partia, dhe se është më i rëndësishëm shteti i shqiptarëve, se sa grupimi i politikucëve sa do qoftë ai në numër.  “Nuk kuptojnë e thashë me pudor” por ato nuk duan, sepse janë të vegjël.  Gjithsesi unë nuk i akuzoj si tradhëtarë, nuk akuzoj, sepse e di se nuk janë. Por shtetin e parë perendimor dhe njeriun që e ngriti....duhet ta respektojmë.
Kjo na fut në rradhën e popujve Europianë, që i kanë figurat e tyre kombëtare bashkë, dhe i respektojnë po bashkë, edhe pse politikisht kanë qënë të ndryshëm. Ky moment do të na bënte e edhe të barabartë me pikërisht popujt e qytetëruar të Bashkimit Europian që aspirojnë, por që nuk dimë mirë ti nderojmë dhe sidomos respektojmë.

mercoledì 14 novembre 2012

Britaniket dhe njohja ne Lidhjen e Kombeve

Lordi Robert Cecil dhe britanikët, në futjen e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.

Koment
Besi Bekteshi

Në këtë 100 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë, është e domosdoshme ti jepet nderi i duhur edhe njerzve që kanë bërë të mundur futjen e Shqipërisë në vitin 1920 në “Lidhjen e Kombeve”. Një pranim i tillë, një veprim kaq i domosdoshëm i dha fund edhe shumë tentativa të reja për aneksime dhe sajim teritoresh në dëm të shqiptarëve, dhe pikërisht teritorit tashmë të njohur si i tillë. Ishte një moment i jashtëzakonshëm, por në fakt përveç presidentit Willson i cili në fakt denoncoi interesa aneksimi tresh dhe veprimi në hije dhe të njëanshëm, ishin Britanikët si gjithmonë që lobonin fort tashmë për pikërisht atë gjë që i duhej Shqipërisë mbas Kongresit të Lushnjes dhe formimit të qeverisë së parë normale shqiptare. Kishin kaluar 8-të vite lufte dhe pushtimesh, por dhe mos qeverisjeje që nga 28 Nëntori i vitit 1912 dhe ku ishte shpallur zyrtarisht dhe definitivisht Pavarësisa e Shqipërisë. Dakort, por nuk kishte shtet dhe nuk kishte njohje ndërkombëtare, dhe kjo nuk mund të ishte e lejueshme dhe e pranueshme më për shqiptarët dhe miqtë e tyre. Nuk ka dyshim se momentet e tilla të mëdha i qartëson  shqiptaromadhi Herbert, dhe padyshim në prazantimin e tij të sotëm edhe Robert Elsie, por edhe Herman Bernstein ambasadori amerikan në Shqipëri 1930-33. Italianët kishin Vlorën e pushtuar dhe Shkodra rrezikonte serish në veri, por në përgjithësi vëndi ishte në rrezik dhe vetëm diplomacia e madhe dhe e fortë e njerzve me kopetencë të jashtëzakonshme, me kredenciale të larta në kancelaritë e botës mund të luanin në favor të vëndit dhe patjetër janë individë që e kanë bërë këtë me forcë dhe me dinjitet për atë pjesë që kanë mundur të arrijnë.

Në gjuhën e sotme lord Cecil, mund të quhet një “reporter” pranë komisionit në Lidhjen e Kombëve, por ai në fakt ishte një model lobingu i fuqishëm për Shqipërinë dhe kjo vërtetohet edhe nga njerzit që punonin intesivisht për pikërisht këtë pjesë të madhe të historisë së shtetit shqiptar. Ai shte shefi i Nënkomisionit dhe këtu qëndron edhe e gjithë historia e futjes së Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Cecil ishte viskont i Chelwood që ka lindur në Londër në 14 shtator të vitit 1864 dhe ka vdekur në 24 nëntor të vitit 1958.  Ai ka marrë çmimin Nobel për Paqe në vitin 1937-të dhe njihet si një nga njerzit më me autoritet në këtë drejtim të botë.
Një nga momentet e mëdha ishte kur mbas largimit të përfaqësuesve të Greqisë dhe Jugosllavisë nga audienca në nënkomision është futur përfaqësia e Shqipërisë me në krye Nolin.   Aty u paraqit një ekspoze njohëse dhe mbi idenë e ndërtimit të shetit shqiptar, që në fakt rezultoi mjaft e mirë. Një nga kyresoret ishte dhe objektivi i një Kushtetute Shqiptare.
Në raportin e tij lordi Cecil e konsideronte “piktoreske” fjalën e përfaqësuesit serb Spalajkovic mbi Shqipërinë i cili e konsideroi vëndin e shqiptarëve si një “ një shtet të zhdukur nga lufta” dhe modeli dhe elukuenca e një lordi bënë  edhe ndryshimin.  Ai iu kundërvu me pasion qëndrimeve të disa anëtarëve të Komisionit të Pranimeve, të cilët ngritën si argumenta kundër pranimit të Shqipërisë, gjendjen delikate në të cilën ndodhej vendi, pikërisht mospërcaktimin ende nga Fuqitë ndërluftuese të statusit të tij, duke paralajmëruar madje se marrja e një vendimi të menjëhershëm nga ana e Asamblesë, rrezikonte të shkonte ndesh me vullnetin e Fuqive; se nuk ishte e mundur të pranohej një shtet i panjohur de jure, me kufij të papërcaktuar e me disa pjesë të territorit të pushtuara nga Fuqitë e huaja.....
Lordi Cecli ju tregoi të gjithëve se “Shqipëria nuk e kishte humbur asnjë herë pozitën e saj si shtet” dhe në fakt u bë mbrojtësi më i madh edhe në kundërshtim të disa përfaqësuesve të tjerë në komisionin e pestë. Në një shkrim të studiueses Margarita Gega dhe nga disa të dhëna të qarta del se Lordi Cesil, foli për forcën dhe natyrën e zjarrtë të patriotizmit të shqiptarëve dhe theksoi se ndjenja kombëtare në Shqipëri ishte po aq e gjallë sa në Francë, në Zvicër apo në çfarëdo vendi tjetër, se shqiptarët dëshëronin aq shumë dhe kishin dashur gjithmonë të kishin një ekzistencë kombëtare dhe për t'a fituar atë kishin luftuar kaq e kaq herë. Në emër të parimit të kombësisë dhe të lirisë kombëtare, ai i bëri thirrje Asamblesë të zbatonte drejtësinë dhe të drejtën për popullin shqiptar.
Në fund mbas fjalimit të jashtëzakonshëm të Lordit Cecil, oratorët që morën fjalën u bashkuan me propozimin e tij dhe i dhanë votën pranimit të kërkesës Shqipërisë, duke shprehur edhe dëshirën që Shqipëria të ishte një element paqeje dhe stabiliteti në Gadishullin Ballkanik. Kështu, kërkesa për anëtarësim e Shqipërisë u pranua me 35 vota, pa asnjë kundërshtim.
Kjo ishte një nga fitoret më të madhe të kombit dhe shtetit shqiptar, për të cilën duhet të vijë në vitin 1920 edhe “100 Vjetori i Pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e  Kombeve” eveniment fantastik që në fund të fundit,  e bëri me letra të rregullta në botë shtetin e shqiptarëve, aq shumë i luftuar dhe u gjakosur deri atëhere.
Gjithsesi nga britanikët ishin bashkëpunëtorë dhe ato që në fakt lobuan dhe inkurajuan politikanët në botë dhe që fillojnë me Aubrey Herbert si kreu i tyre në komitetitn e posaçëm, pastaj Lamington, Harry Barnes, John Clifford, C.W Cunnington, M.E Durham, Walter Guinnes, Samuel Hoare, Cuthber James, Evan MacRury, Henry W. Nevinson, W. Ormsby-Gore, Geroge Paget, Jc Paget, Geroge F. Phillips, Robert H. Whitehead etj.
Të bie në sy se aty nuk është vetëm Herbert si shqipfolësi i qartë dhe proshqiptari i madh  dhe mik i Isa Boletinit, por edhe e madhja Durham, dhe patjetër edhe majori Paget që të gjithë si njerëz që njohin sidomos Shkodrën, patriotizmin e shqiptarëve dhe malësitë e veriut, por edhe jugun. Aty është edhe gjenerali Phillips si një nga njerzit e mirë ditur të interesave shqiptare dhe ish Guvernator i Shkodrës.
Ky moment i 100 vjetorit është i rëndësishëm edhe për këtë aftësi të madhe të këtyre njerzve të ciulët njohën shumë mirë edhe vitin 1912 dhe sakrificat e përgjithëshme për shpalljen e Pavrësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor.