Shkodra

Shkodra
Shkodra Town

martedì 27 agosto 2013

Migjeni i pa kuptuar, por i keq respektuar në dekada

Migjeni i pa kuptuar, por i keq respektuar në dekada



Koment
Besi Bekteshi

Në datën 26 gusht të vitit 1938 vdiq në Torino Millosh Gjergj Nikolla, ose modeli i jashtëzakonshëm i vargjeve dhe prozës moderne shqiptare. Pa asnjë dyshim, unë jam i mendimit të prerë dhe të qartë, se me aq vite aktivitet letrar, aq jetë, dhe aq mundësi, Migjeni është njeriu më i madh i fillimit të letrave moderne shqiptare. Padyshim të fillimit të tyre.  Por ky është një opinion, dhe nuk është pika e fortë me të cilën mund të vazhdoj pikërisht opinionin. Pika e fortë në të vërtetë, është mundësia ime e madhe për të pasur atë pjesë të rëndësishme të trashëgimisë autentike dokumentare të Migjenit në arkivin e muzeut të Shkodrës. Normalisht, nuk janë vetëm repertet e tij të jashtëzakonshëm, canta, stilolapsi, portofoli, krëhëri, apo ajo që ka mbetur nga ai, pasaportat, por kryesisht dëftesat, proza e shkruajtur e tij, librat e tij të cilat ka lexuar, letërkëmbime, emërime dhe letrat e shtetit atëhere, për mësuesin dhe shumë e shumë botime për të, por dhe pështypje dhe po ashtu tregime apo kujtime nga bashkëkohësit. Janë shumë dosje ose më mirë 14-të, që përbëjnë dhe arkivin e mirë dhe të pasur, për një model talenti që është e vështirë të përsëritet te ne.
Dakort, por nuk e kam fjalën këtu. Për veprimtarinë e tij, apo dhe me shkrimin e tij, me cilësitë e tij, fotot dhe biografinë e tij, normalisht jam për fat, një nga njerzit më mirë të paisur dhe ditur. Por di dhe tre kohët në të cilat emri i tij ka bërë jetën letrare. Them kështu, sepse vdekja e mori shpejt, duke mos lënë kohë fizike për reflektim të qartë mbi aktivitetin dhe sidomos mbi vijushmërinë e tij poetike, por dhe në prozë. Kam hedhur poshtë me dokomenta modelin e dikurshëm, të “mos dhënies punë dhe persekutimit politik” në kohë të Zogut, edhe pse pranoj se diku lart, nuk e kanë dashur kaq shumë. Por emërimet e tij nga ministrat e kohës, paga, lutjet dhe pranimi i tyre, ndjekja e sëmundjes, lejet dhe pagesa në këtë kohë, mbyllin kapitullin e persekutimit sëpaku me kuptimin e më vonshëm të një regjimi. Vendosja e Migjenit si “të sëmurë nga rruga e Vrakës”, është idiotizëm komunist, sepse në diktaturë kanë qënë mijra mësues të tillë akoma më keq, shumë me keq se Migjeni. Por në fakt, ai është emëruar kryemësues dhe pikë. Në Vrakë, Pukë, dhe padyshim është sjellë dhe në gjimnazin e Shkodrës me pagë të mirë, edhe pse nuk kishte arsimin përkatës por që janë dinin cilësitë e veçanta.  E nga se nga Ministria e Drejtoria Arsimore, kishin respekt për punën e tij, dhe kjo është e shprehur në letra. A ishte Migjeni një kritikues i regjimit? Pa dyshim, dhe më i mirë dituri dhe më i mirë skalituri në talent. Më humani, thotë një mik i imi në muze. Biles ishte më borgjezi. Në fakt unë di librat që lexonte dhe Sinclaer apo London, por dhe Dostojevski dhe për më tepër Niçe, nuk do ta bënin komunist, por në fakt, rinia e atëhershme normalisht që do të kapej dhe mbahej fort mbas talentit të një njeriu të jashtëzakonshëm, në taletin e tij aspak i kompromentuar me të keqen e kohës. Dhe kishin të drejtë....! Ishte për të qënë një idhull, sepse po formohej shoqëria e korruptuar e qëllimeve të pushtetit, dhe jo të zhvillimit të shoqërisë shqiptare në shoqëri realisht moderne. Padyshim që komunistët do të përfitonin nga pikërisht talenti i tij. Nuk shkruante kush më bukur dhe më afër në realitet se sa ai. Më lirë dhe më me modernizëm që shkonte nga gati ateo, në besim për një revolucion gjysëm darvinian dhe gjysëm mistik. Koha sa jetoi, nuk e përdori dhe as e burgosi. Kjo do të ishte po të thuhej “një krim” dhe kështu kanë dashur ta paraqesin shumë autorë të cilët në letrat e tyre e rikrijuan “Migjenin” në gati parakomunistin e parë shqiptar në letra. Një “Majakovsk” më tepër se sa “Majakovski”, por unë lexoj në origjinal prozën e tij. Padyshim që të gjithë e lexojnë, por jo në shkrimin e tij, dhe ka një dallim të madh. E para, sepse shikon gjendjen emocionale të tij, dhe e dyta, redaktimi shpesh herë i ka bërë dëm pjesës emocionale dhe në talent prozës së Migjenit. Lexoj dhe gjërat që ai ka prishur!!  Ai është  keq respektuar në komunizëm, dhe normalisht një shpirt i lirë i tillë, po të kishte pasur jetë, mbase do ti takonte të majtës shqiptare, por jo komunizmit, sepse ky lloj shpirti nuk mund të bashkëjetonte me dhunën e disa djajve, dhe despotëve, të dalë nga “gjiri i popullit”. Ai, ose do të pushkatohej, ose do të burgosej. Nuk kam dyshim, se kur ishte jo dakort, kur kritikonte dhe nxirrte lakuriq një regjim si ai i Zogut, me Enverin do ti kishte pasur punët akoma më keq. Por më duhet të pranoj, se në regjimin e Enverit, duke qënë i vdekur, ai u trajtua si një lapidar i poezisë dhe prozës. Kjo ishte një punë e mirë, pavarësisht se kudo, deri në filma, komunistët deklaronin “Migjeni është i yni”! Botimet për të, filmat, recensat, emrat, shfaqet, studimi, vepra e tij, autorët e kohës së diktaturës, përjashto ndonjë “ të thellë indoktrinuar” kanë bërë një gjë të madhe, për një figurë si ai. Por “keq respekti” ka të bëjë me modelin kundërvënie. Migjeni është keq respektuar, sepse kur kanë dashur të demaskojnë dikë në atë kohë, dikush që është gjallë edhe sot e fillonte me “ ti je një armik se dhe Migjeni jonë i madh ka thënë” etj etj. Dakort, besoj se më kuptoni. Por nuk është faji i Migjenit për këtë tragjedi dje, dhe që mbas viteve 90-të dikush e quan atë sërb, sllav, agjent, komunist, gati gati jo shkodran, etj etj.  Por edhe në këtë rast kemi, një keq respekt në një anë dhe krijim urrejtje absurde e pa kuptimtë deri në vdekje.
Gjithsesi unë i kuptoj të gjithë, por nuk kuptoj lënien disi anash të Migjenit, në kohën e sotme.
Ai është kompleks, por gjithmonë aktual. Nuk guxon kush akoma sot, si ai. As në poezi dhe as në prozë. Në shoqërinë e sotme, nuk kanë guximin “parësor dhe primordial” të tij. Edhe ato që duken të tillë, e kanë kollaj pikërisht sot. As talentin e tij. Për këtë ju vjen disave dhe pak inat.
Unë po e kujtoj në fakt figurën e tij,  dhe mund ta shoqëroj me vargje dhe me paragrafe të shumtë, por këtë e kanë bërë në mijra e mijrav faqe librash dhe botimesh dikur. Unë dua vetëm të tregoj se ai ishte një shkodran me talent të madh. Ku është problemi se është një orthodoks, ku është problemi se është një person që ka bërë një shkollë klerikale, ku është problemi se lexonte autorë amerikanë në serbo-kroatisht, ose gjuhën e sllavëve të jugut?  Lexonte libra në këtë gjuhë, edhe se një pjesë nuk shtypeshin akoma në shqip.
Por lexonte dhe guxonte në shkrimin e tij. Mendimin e hedhur në letër, e kishte më të mirë pothuaj se të gjithë.
Domosdo  që qyteti i tij kishte të mëdhenjë të shumtë dhe Fishta, Koliqi, Shiroka, Mjeda kanë vëndin e tyre, por talenti dhe fryma e lirë e Migjenit, ka padyshim vëndin e madh të lartësisë poetike, por dhe në prozën e shumë dashur të tij.
E bënin të shkretin me shoqëri të madhe komuniste, dhe unë kam shumicën të fotove shoqërore të tij. Nuk e kam parë, dhe nuk e kam në asnjë prej tyre, me korifejtë e komunizmit. Në asnjë foto.
Gjithsesi më mirë që ka ndodhur kështu. Ndryshe, nuk do të vinin në kohë dhe ruheshin edhe artefakte të tij. Ndoshta them!!
Por sot duhet ta lexojnë më shumë. Sot në kohën e androidëve dhe iphone, në kohën e windovs-ave, ai është i domosdoshëm, dhe me kalimet tona demokratike që i ngjajnë disi, apo janë më keq se sa koha e tij. Kanë po të njëjtën tragjedi, dhe të njëjtin moment dobësie njerzore. Po, dhe tashmë ai vlen shumë.
Sot nuk mund të jetë i pa kuptuar si në vitet 30-të, por as i keqrespektuar si në vitet 1944-1990-të.
Ka bindjen se njerëz të qartë me të si bie fjala Zeqo dhe Jorgaqi, sa për të marrë si shëmbull dy persona, e kanë kuptuar mirë dhe qartë atë, ashtu si dhe shumë të tjerë, por normalisht në këto dekada të vdekjes së tij, është e domosdoshme edhe një reflektim tjetër si letrar dhe ideologjikk në sensin e shoqërisë pa ideale sotk dhe me ideale të ndryshme dje. Një reflektim të qartë mbi “Paradoksin e Trumbcakut” për dje, dhe sot.
Nuk e kanë kuptuar, dhe e kanë keq respektuar disa breza Migjenin. Ai brez i tij, për anën revulucionare dhe përparimtare në vitet 30-të, kur ideologjitë fashiste dhe komuniste mbysnin dhe lëkundin botën. Nuk e kuptuan as ato më pas, pse ishte kaq ndryshe dhe me vizion të tillë. E keq respektuan një brez i madh mbas viteve 50-të. E kuptuan, dhe e sistemuan një brez i madh i viteve 70-të, kur ideologjia te ne kishte bërë tashmë dëme të mëdha. E denigruan disi një brez, që arriti të dalë në vitet 90-të, por që kishte papajtushmëri ideologjike dhe pronësie kulturore me regjimin e kaluar, dhe është një brez sot, që po rritet mes këtij dyzimi, mos kuptimi, dhe keq respekti.
Tani është gabim i madh që të mos studiohet Migjeni, si një ndër meteorët e lartë të kulturës dhe sidomos poezisë dhe prozës moderne shqiptare të viteve 30-të. Për humanizmin e tij,  dhe qëndrimin modern dhe borgjez, pikërisht kësaj shtrese akoma jo të qartë shqiptare. Një pastrim i kësaj veprimtarie të madhe kulturore, dhe pse shkurt, duhet dhe normalisht që unë kam aftësinë, që kur vijnë në Muze, njerëz që mirë ditur mbi artin dhe kulturën, të interesuar mbi talentin e Migjenit, të kërkojnë artefaktet dhe të tjera copa historie që ai ka, pikërisht në këtë arkiv, dhe muzeun e Shkodrës.

 

 

venerdì 16 agosto 2013

Shkodra 1939: " Gjoba kthen njeriun në qytetar"

Shteti me dokumenta dhe veprime, “peshonte rëndë” në Shkodrën e 1939!
                                             “Gjoba kthen njeriun në qytetar”

Dossier Arkivi Shkoder
Besi Bekteshi

Nuk ka gjë më të mirë, se sa të krahësosh dhe të studiosh qartë dhe mirë, anën dokumentare të organizmave të shtetit, qoftë ky edhe në kohë të vështira si pushtimi apo dhe lufte.
Një nga Bashkitë më të organizuara dhe një nga strukturat vëndore nga më të mirat edhe në zbatim të ligjit, ka qënë sigurisht Bashkia e Shkodrës.
Në saj të dokumentave të viteve të ndryshëm në Arkiv të Muzeut të Shkodrës, dalin në mënyrë të qartë, dhe ana ligjore dhe pesha reale jo vetëm e pushtetit vëndor, por edhe atij qëndror. Krijimi i idesë mbi zbatimin e ligjit, mbi gjobën, dhe sidomos mbi peshën e madhe të shtetit ishte diçka permanente, megjithse njerzit në përgjithësi, ishin pothuaj ato të sotmit dhe me karakterin gjithmonë anti-ligj, të ngritur deri në art!! Unë jam munduar gjithmonë të heq paralele mbi këtë peshë dhe respekt ndaj shtetit dhe ligjeve të tij. Padyshim koha që jetojmë, është kohë evazorësh që nuk i zë as ligji, dhe as gjoba, por në fakt, në vitin e largët 1939-të dhe sidomos në kohë kur akoma administrata e pushtimit fashist nuk ishte mirë i disponueshme, pushteti vëndor dhe institucionet e tij, që ishin trashëguar nga Mbretëria ishin të qarta mbi rëndësinë për të mos lëshuar asnjë terren mungesës së ligjit. Deri dokumentacioni i këtyre kohëve ishte sërish me vulat e Mbretërisë Shqiptare.
Po çfarë thuhet dhe çfarë del nga disa dokumentave rutinë të pushtetit vëndor të Shkodrës dhe dy kryetarëve të tij si Ndoc Çoba dhe Mark Kakarriqi?
I pari është një urdhër ose “Letër – Rreshtimi i datës 24 – 3- 1939 (akoma nuk kishte filluar invazioni fashist)  me të cilën një qytetar i Shkodrës për mos zbatim detyre, mos pagesë të gjobës, mos bindje ndaj urdhërave, gjobitet, dhe mbasi nuk paguan, dënohet me një muaj burg, dhe ju jepet organeve të rendit zbatimi i letrës së rreshtimit. Dakort? As fjalë, as miqësira, sa lutje, as momente korrupsioni me “hajd se po paguaj nën dorë pak lekë, dhe nuk më hyn ferrë në këmbë”, por zbatim të ligjit, dhe praktikisht personi në fjalë ka bërë burgun e tij, dhe ka punuar në ndërtim si i burgosur, për të shlyer gjobën. Sepse jo vetëm që duhet të bënte burg, por duhet të lante dhe gjobën e pa paguar. Ka shumë raste të tilla në zbatim të ligjit në Bashkinë e Shkodrës.  Kjo gjë nuk bëhet sot, nuk ndodh sot dhe më vjen keq që ta them, është prishur terreni për një diçka të tillë. Këtë terren e ka prishur mentaliteti komunist i urdhërit dhe tarafit partiak, dhe pastaj mentaliteti i “demokracisë së sotme” i mos afrimit me ligjin.
Dokumenti tjetër, është një vendim i Këshillit të përhershëm të Bashkisë së Shkodrës.
Ky dokument është qartësisht një vendim zbatim dënimi me gjobë të rëndë, të shumë tregtarëve, të cilët janë kapur nga kontrolli në thyerje të ligjit. Çfarë ka dokumenti?
Është një raport i policisë së Bashkisë së Shkodrës, mbi aktivitetet që thyejnë ligjin dhe vendimi mbi dënimin, por kryesisht sqarimi se çfarë kanë bërë këto persona që po gjobiten, gjobën respektive, mundësinë brënda tre ditësh për tu ankimuar, dhe zbatimin e gjobës. Në qoftëse mungonte kundërshtimi ligjor, gjoba bëhej e akzekutueshme menjëherë.
Po çfarë kishin bërë qytetarët e Shkodrës, kryesisht tregtarë për tu gjobitur? Disa furrtarë kishin shitur bukën nën peshë, dhe kontrolli i kishte kapur. Sot e bëjnë pothuaj të gjithë, dhe nuk dënohet më duket askush!?  Shumë tregtarë akuzohen, dhe ju është marrë firma, sepse kanë “okupue shumë vënd  para dugaje”. Po, as që i ka pyetur më kush, por tashmë po ju aplikohet gjoba, dhe jo pagesa për vëndin e zënë.  Pra “gjoba”, dhe është bërë lirimi i menjëhershëm i vëndit. Një furrtar, jo vetëm kishte bukën me peshë të vogël, por shiste dhe në rrugë, dhe për këtë dënohet ashpër. Njësoj si sot (se kam fjalën vetëm për Shkodrën e cila mund të jetë mirë) një shumicë, por atëhere në vitin 1939-të gjoba i çonte punët në rregull. Disa tregtarë, pse nuk kanë pasur leje tregtie, kanë marrë dënim të rëndë. Deri dënim për “lojë letra dhe domino pa leje të Bashkisë së Shkodrës”, është dhënë dënimi, dhe tepër i rëndë. Janë gjobitur tregtarë që ka bërë pis, dhe kanë derdhur “qelbsina” në rrugë. Më kuptoni miqtë e mi, se deri ku ka shkuar puna në zbatim të ligjit dhe anës urbane dhe qytetare në vitin 1939-të? Po, dhe ka shkuar puna të dënohet tregtari sepse e ka “zanë bukën me maja të amël”!! Deri ingredientët janë gjetur dhe është zbatuar ligji! Në disa shkrime pastaj të sqarimit të shumë aksioneve të përditshme dhe në vitin 1938-39, thuhet se ky është momenti për të “qënë barabar” me Inglizin dhe Gjermaninë, por dhe botën e kulturuar dhe qytetëruar në përgjithësi.
Kurse shprehja më e qartë e kësaj kohe ishte “gjoba e kthen njeriun në qytetar” dhe vlen për sot e kësaj dite. Zbatimi i dënimit me gjobë i dhëmb shumëkujt, dhe drejton shoqërinë nga kurrizi i përkulur i skllavit, në qytetarin që i përkulet ligjit. Parimi i deklaruar “gjoba kthen njeriun në qytetar” ishte një filozofi e ndjekur qartë megjithë vështirësitë e mëdha të kohës. Por unë sëpaku e kam të qartë mirë se zbatimi i ligjit në vitet e largëta për të cilat po shkruaj, ishte çështje nderi. Gjoba ishte masa e parë “represive”, e cila paralajmëronte furtunën dhe deri burgun pas.  Një shprehje e tillë e dalë nga një kryebashkiak i Shkodrës, për të cilin padyshim do të shkruaj në të ardhmen, po të vazhdonte akoma dhe të ishte një model për tu ndjekur do të bënte shumë punë. Atëhere dhe është akoma më shumë për sot. Në fakt “të gjithë ishin njerëz sipas këtij kryebashkiaku”, por edhe pse në Shkodër dhe në një vënd tepër të kulturuar dhe qytetëruar të kohës, pak ishin qytetarët.
Pikërisht ky ishte momenti i zbatimit të gjobës, sepse me anën e këtij mekanizmi, njeriu i lirë e kuptonte se përballë ligjit nuk është më kaq i lirë, dhe në zbatim të plotë të tij bëhet qytetar. Kjo shprehje e thënë në një mbledhje të Këshillit Bashkiak të Shkodrës, nga Zejnel Prodani, u mbajt dhe u transmetua në vite deri pak më vonë, edhe pse erdhën kohë të vështira dhe sidomos kohë kur ndërruan administratat. E qartë, por gjithsesi ishte një shprehje madhështore që vlen shumë dhe për sot. Njëkohësisht për të mos i rënë në qafë pikërisht qytetarëve me gjoba, ishte në funksion një organizëm kontrolli që kishte në krye gjithmonë Kryetarin e Bashkisë.  Sot nuk e zbatojnë me dëshirë dhe realitet këtë parim. Biles formohen administrata gjobvënëse për xhepat e tyre.Nuk e duan askund në Shqipëri gjobën e drejtë dhe të merituar, dhe pikërisht kjo e bën shtetin pa peshë, pushtetet vëndore pa asnjë gram peshe të vërtetë, dhe të një reflektimi pozitiv ndaj zbatimit të ligjit. E unë jam i sigurtë se jo vetëm kjo kohë si 1938-39-ta, por dhe disa kohë të tjera e kanë pasur këtë drejtim shumë më mirë. Sot më vjen keq, këtë drejtim nuk e ndjekim dot.   Jo, dhe prandaj kemi shumë pak qytetarë.




venerdì 9 agosto 2013

Për herë të parë mbas 69-të viteve lista e tregtarëve të Shkodrës e vitit 1945



“Zbulohet” lista e 1495-së bisneseve shkodrane në vitin 1945-së.


Dossier

Besi Bekteshi

Ka vite e vite që në Shkodër sidomos mbas vitit 1990-të, jo vetëm nga marria 45-së, vjeçare, por dhe nga një moment anti kapitalizëm dikur shumë e shumë individë jo vetëm denoncojnë raprezaljen e komunistëve ndaj zejtarëve, tregtarëve dhe bisnesit të madh  shkodran, por thonë dhe deklarojnë edhe pasurinë dhe zejen e tyre e humbur në kohë.
Në titull unë në fakt them “zbulohet” dhe e kam vënë në thonjëza, sepse ajo është dhe po të kërkosh saktë tatimin që qeveria komuniste vendosi, kupton se kush ishin njerzit e dëmtuar. Unë se kam fjalën për këtë pikë. Unë e kam fjalën se në dosjen e Bashkisë së Shkodrës  në vitin 1945-së, janë disa kopje të regjistrimit të zejeve, emrave të përfaqësuesve dhe lagjeve apo rrugëve të qytetit të Shkodrës, përpara se të fillonte raprezalja e qeverisë së ardhur vetëm pak muaj përpara në nëntor – dhjetor 1944. Kjo listë dhe emrat e tyre, unë i nxjerr për herë të parë nga Arkivi i Muzeut të Shkodrës dhe është një ekskluzivitet i gazetës “SOT”. Në këtë kohë kemi akoma emrin dhe vulën e Bashkisë së Shkodrës në këtë dosje. Po, janë kuintancat e pagave të institucionit dhe vula në muajt e parë të vitit 1945-së me emrin akoma Bashkia e Shkodrës. Por më interesantet janë pikërisht listat e emrave dhe rrugëve, por dhe bisneseve-zeje, dhe biles dhe taksat në disa raste në këto lista, të paguara për muajt në vazhdim. Është kapërcimi nga 1944 në vitin  1945-së dhe normalisht momenti i një vendosjeje të një rendi të ri dhe patjetër të ideve të reja. Ka pasur pushkatimet e para, dhe raprezaljet e para, por nga Bashkia janë bërë dhe llogaritjet e zejeve dhe atyre që sot ju thonë bisnese. Disa nga zyrtarët e vegjel kanë vazhduar të punojnë deri në mars 45-së, por shumica e tyre u larguan përfundimisht ne qershor të atij viti. Në këto lista janë emrat e njerzve të rëndësishëm të Shkodrës. Taksapaguesve të rëndësishëm dhe të vegjël.  Janë bisneset e shumta në rrugët e Shkodrës në qëndër dhe lagjet më periferike. Por janë rreth 789-të bisnese të Shkodrës si qytet dhe lagje të tij dhe 706-të  nga Pazari dhe deri në Bahçallek. Një sasi marramëndëse zejesh dhe tregtie që nuk kishte të krahësuar në Shqipëri.
Interesante janë faktet e zejeve dhe momentit të të shkruarës dhe përcaktimit të pikërisht bisnesit. Ka një dyshim të madh se mungojnë disa emra, por gjithsesi duke i besuar listës së përpiluar dalin pronarët ligjore dhe mungojnë një sasi e madhe e njerzve të bashkëpronësisë,  shumëpronësisë, por dhe drejtimit në bisneset e mëdha.
Megjithatë kjo listë nga ana historike ka të veçantë të dihet se kush ishte në vitin 1945-së, një pronar, një bisnesmen, një person apo subjekt që paguante taksa, dhe kishte aktivitet. Çfarë aktiviteti kishin dhe kush ishte volumi i madh i asaj kohe i tregtisë. Dakort, dhe kjo është më e rëndësishmja për të gjithë, për të parë gjëndjen reale të pasurisë, aktivitetit tregtar dhe prodhues në Shkodër. Në këto lista janë emrat e mëdhenj të tregtarëve të Shkodrës. Normalisht që mbi 60% e listës e përbën klasa e tregtarëve. Pastaj janë me rreth 30% shërbimet dhe vetëm me 10% janë bisneset prodhuese. Por kapaciteti i prodhuesve dhe pasuria janë tepër të mëdha. Po kështu dhe taksimi. Lista është shumë e qartë për rrugët kryesore ku ishte dhe aktiviteti më i dëndur. Është bie fjala ajo që është quajtur “Rruga e Madhe” ku janë rreth 85-së emra bisnesesh, dhe ku ka avokatë si Sheuqet Bekteshit, shitës, këpuctar, furrtar, hotel i Malo Troshanit, hotel i Kasem Draçinit, duhantore e Ruzhdi Boriçit, fabrikë çorapesh e Mehmet Shazit, Mustaf Pipa, avokat, Ahmet V Hoti fabrikë sapuni etj etj. Por edhe rruga e gjatë e kryesore Washington ( që sot nga Bashkia Shkodër është për të ardhur keq,  pse nuk mbahet një tabelë për nder të këtij emri të vendosur me unanimiteti në Këshillin Bashkiak të Shkodrës) ka plot e plot bisnese. Abdyl Djepaxhia ka librari, Luigj Simoni ka farmaci, Haxhi V Zaja, ka artikuj elektrikë, Ymer Kraja ka restorant, Guljelm Suma ka kafe hotel restorant, Vllazën Daberdaku kanë njesinë tregtare të tyre, Simon Darragjati ka fabrikë letrash, kurse Lina e Tish Lekës konsiderohet “modiste”. Ymer Bushati manifakturë, Ndrek Pistulli tregtar, Angjelin Luka tregtar, Mark Pici fotograf, Tef Pogu parfumeri, Luigj Serreqi orishtar, Nikolla Stojani pastiçeri, Zef Dema hekurishte, Pjetër Bedeni, argjendar, Ndrek Kaçulini tregtar, Adem Nikshiqi librari, Vllazën Muzhani agjensi, Pjetër Çurçia agjensi, Gasper Çurçia garazh, Muhamet Rroji tregtar, Ndoc Pistulli manifakturë. Pastaj Osman Ujkashaj ndërrim të hollash, Kel Marubi fotograf, Nush Topalli tregtar, Teo Amadeo tregtar, Daut Kopliku duhantore. Dalim pastaj te rruga “Justin Godart” me Ndoc Xhanxhafili pijetore, Vllazën Pogu fabrikë të sapunit, Fasli Dervishaga kafe,Luigj Serreqi si biçiklist, Alush Hasani kafe, por ka shumë e shumë zanate të tjera dhe emra të tjerë.  Rruga Has Hot me Kol Dema pijeshitës, Riza Rusi fabrikë e duhanit, Fasli Ademi favrikë cigaresh. Rruga e Tuzit me Gasper Pogu argjendar, Rasim Gjyrezi me mulli, Ferhat Beqiri  kafe, Osman Hoxha  tragtar etj etj.  Rruga Lek Dukagjini me Cuf Dedja furrtar, ose Zenel Kotrri si pemë shitës, Mark Bardeli prestar, Zyhdi Ulqinaku këpuctar, Eljaz Cungu prestar,  Tef Daka riparim makinash etj etj. Pastaj Zdralej me Ibrahim Myftari manifakturë,  Ibrahim V.  Mema fabrikë xhupash, Januz Dibra me agjensi, dhe vazhdon me të Parruca me shumë emra ndër të tjerë Haki Rehovica me pijetore, Ema Batsi farmaci, Selim Rroji depozitë, Smajl Shurdha  sapuntore. Në Gjylej, është Rifat Dibra dentist dhe Reshit Gjyli mulli, pastaj Rruga Qeles me Xheladin Rroji fabrikë tullash, H. Elez Muka tregtar, Malo Rama kafe, Luigj Mjeda kino Glorja. Në K. Helbert, janë Rrok Geci prestar Kel V, Daberdaku mobilje. Në Hasan Riza,  janë Kaduku e djalë dentista. Në rrugën  “Bashkimi” është Oso Rrjolli fabrikë duhani. Në Badra, Gjovalin Zef Çoba me pijetore, Frano Lleshi pijetore, kurse te rrugica e Gurazezëve, Nush Çoba pijetore, ose te franceskanët, Kel Arseni, fotograf, Gjon Curani mishtar etj etj. Janë rrugët e Sh Ndout, rruga dhe lagja Arra e Madhe, Jezuitët, At Gjeçov, Dervish Beg, 28 Nëntor, Rrojej, Skandebag,  Kadukej, Dervishej, Kiras, Dudas, Ndocej dhe Tepe me qindra emra bisnesmenësh. Por fillon dhe rruga Krye Pazar, dhe i pari është Dan Hasani një nga njerzit më të pasur të Shkodrës, por  dhe shumë e shumë emra për lagjet dhe rrugët tashmë nga pazari ku janë rreth 706 taksapagues të rëndësishëm, përgjatë pikërisht pazarit dhe deri në Bahçallek. Janë me qindra tregtarë dhe prodhues të njohu, por dhe emra gjithashtu të njohur në Shkodër.
Bie në sy se në Shkodër, jo vetëm bëhej tregti e madhe, kishte volum të jashtëtakonshëm tregtar, por dhe prodhohej shumë. Ishte vërtetë dhe në atë vit të vështirë të 1945-së një qytet ekstremisht në lulzim dhe tregti të madhe. Padyshim, kishte një zejtari të madhe dhe manifaktura të shumta, përveç rreth 60 fabrikave të ndryshme dhe karroceri riparues të njohur por dhe riparuesve të mëdhenj si deri te çimento. Por më i interesantja nga ana studimore është shpërndarja e zejeve nga qëndra drejt periferive, Shpërndarja e jashtëzakonshm e shërbimeve të shumta, duke filluar nga “cërriktarëve”, prestarëve, rrojtoreve, duhan punues, prestarëve, elektriçistëve, riparues makinash dhe qerresh e biçikletash, mbathtarëve, kundraxhinjëve, furrtarëve dhe riparuesve të shtëpijave e shumë e shumë të tjera. Unë përmënda disa emra ashtu të zgjedhur rradhazi, por janë më tepër se sa 1495-së të bisneseve të cilat u kapën menjëherë në vitin e largët 1945-së, u tatuan dhe më vonë shumë prej tyre dhe u gjobitën dhe dolën përpara gjygjeve të shumta. Sidomos bisneset e mëdha dhe tregtarët e pasur. Disa u burgosën dhe disa u pushkatuan dhe politikisht, disa u falën më vonë dhe disa ishin bashkuar me komunistët, duke e pësuar disi më pak. Dakort,por këtu janë emrat dhe mbiemrat dhe padyshim dhe zejet e tyre.  Në një farë mënyre, në këtë listë, duket qartë se çfarë trashëgoi Shkodra në vitin 1945-së dhe sa e zhvilluar ishte, duke parë se kishte rreth 18 shoqëri të mëdhaja tregtare dhe gjashtë banka nga qëndra në Pazar me aktivitet të madhe ndërkombëtar.  Kishte agjensi të shumta udhëtimi të cilat u mbyllën dhe sekuestruan më vonë. Por u sekuestruan dhe bisneset e mëdha të cilat nuk kishin shoqe në Shqipëri. U mblodhën miliona franka ar dhe miliona e miliona mall deri në tetor të vitit 1945-së. Shkodra edhe për këtë vit ishte ekonomia më e madhe e qëndrueshme e Shqipërisë jo vetëm për frymë të popullsisë, por për pasurinë e saj të jashtëzakonshme në total.
Emrat e njerve të zejeve, janë më pak se 1495-së, por afro 1200 persona, por në të vërtetë faktet treguan se banka e shtetit të atëhershëm dhe finacat u plotësuan nga raprezalja e kohës mbi bisnesin shkodran. Por se sa ishte kjo shumë reale ose e përafërt normalisht që do të jetë pjesë e shkrimeve që do të vijnë dhe që duan të sqarojnë historinë e bisnesit të madh në Shkodër përpara viteve 1944. Tani lista e zejeve, emrave dhe subjekteve tregtare dhe bisnesmenët e fuqishëm, është e hapur për studim të veçantë në Arkivin e Muzeut të Shkodrës.

lunedì 5 agosto 2013

Kush jane emrat e mjeksise shkodrane ne shekullin 19-te dhe fillimin e shekullit 20-te



Emrat e mjekësise shkodrane dhe shqiptare në shekullin e 19-të dhe fillimin e shekullit 20-të.

Koment
Besi Bekteshi

Një nga drejtimet më pak të folura dhe të studiuara për kohën e zgjimit kombëtar, për momentin e afërsisë kombëtare për pavarësi, dhe njëkohësisht qytetërim, është mjeksia. Në të vërtetë momenti për të reflektuar edhe pse në vonesë me fqinjët të cilët ishin të gjithë shtete të pavaruara, pothuaj, ose në kërkim të plotë të pavarësisë si Mali i Zi, ka sjellë dhe në Shkodër një hap cilësor të mjeksisë dhe kryesisht farmacisë.  Në një dosje tashmë të plotësuar akoma më qartë këto vite në Arkivin e Muzeut të Shkodrës, janë fotografitë e barnatoreve të para shkodrane, emrat e mjekëve dhe kryesisht farmacistëve të parë shkodrane dhe njëkohësisht dhe grupi i madh i mjekëve të huaj, por që kanë shërbyer në Shkodër dhe në Shqipëri ndër vite. Janë fotot e origjinarëve mjekë shqiptarë të studiuar jashtë dhe të huaj që kanë shërbyer brënda. Ishte një bashkim i farmacisë me infermierinë dhe shërbmin mjeksor dikur, dhe kjo mënyrë e të bërit “mjeksi” ka qënë gjatë gjysmës së dytë të shekullit 19-të dhe ka vazhuar dhe mbas viteve 1900, kur dolën dhomat e para të kompletuara të infermierisë ku kuroheshin kryesisht traumatologjitë e para. Një nga fotot e rralla, dhe që pasqyron vërtetësisht një farmaci të jashtëzakonshme është pikërisht ajo e dr Pashko Ashikut e cila ishte me namë të madh për nga kapaciteti barnator për kohën jo vetëm në Shkodër dhe rrethet anash saj, por dhe në Mal të Zi dhe Kosovë, ku nuk kishte një të tillë për tu barazuar. Ishte viti 1896 dhe farmacia e madhe me një depo të plotësuar ilaçesh që vinin kryesisht nga perendimi si Italia, Franca e Gjermania, por dhe nga Stambolli. Kjo ishte një depo e madhe dhe dyqan i mrekullueshëm ku  kishte disa farmaciste dhe çirakë, dhe ishte një nga taksapaguesit e mëdhenj në Shkodër. Pastaj është një tjetër foto e rralle që tregon një grup farmacistësh dhe shegertë me kostumet e kohës dhe janë Rrok Xhelala, Ndoc Ashiku, Meli prej Triesteje dhe Pashk Ashiku. Janë vitet 1890-të dhe normalisht fotot janë rregullisht me kostumografi qytetare shkodrane të kohës otomaniste, megjithse shumë prej tyre tashmë kishin vazhduar të visheshin “alla frënga”.  Ishte koha që kishin filluar të shërbenin dhe mjekë farmacistë dhe infermierë të huaj, por që në fakt vinin në saj edhe të asaj pak infrastrukture farmaceutike shkodrane në atë kohë. Ishte një bisnes që kishte filluar dhe nuk kishte në Shkodër, asnjë strukturë shtetërore përveç një infermierie ushtarake turke dhe një farmaci dhe infermieri qytetëse të vogël me shërbim të reduktuar. Por akoma më interesante është një foto akoma jo e mirë përcaktuar si vit i saktë, por shumë domethënëse, e farmacisë dhe infermierisë së Perikli Mozalit e filluar në vitin 1868 kur janë, dr Jozef Zamputi, Perikli Mozali dhe dr Merderios. Janë pra, personazhet e lartë të mjeksisë së asaj kohe, të dalë sëbashku në farmaci dhe normalisht është një nga momentet për të treguar historinë e farmacisë kryesisht, por dhe mjeksisë shkodrane dhe asaj shqiptare. Ka pastaj foto të dr Rauf Sulës dhe dr Simon Tironit, por dhe fotot e Ndoc Ashikut (1875-1942) si dhe dentisti i parë ilustër i Shkodrës, dr Hasan Efendi Kaduku 1869-1949. Ai është themelues i mjeksisë dentare në Shqipëri, dhe një dinastie të tillë në Shkodër. Pastaj është fotoja e dr Francesco Albergeti dhe dr Sadik Sterniqi 1886-1940.  Një nga mjekët e lartë të Shkodrës në foto të Arkivit të Muzeut është Pjetër Prela, si mjek i parë i bashkisë së Shkodrës dhe shtetit shqiptar në Shkodër, që nga 1919-të dhe deri në vitin  1959.  Në dinastinë Ashiku është edhe Lush Ashiku në foto, si një person i mjeksisë tepër i njohur përpara viteve 1900. Në albumin e duhur dhe të saktë në Arkiv, është edhe prof dr Dika Beu, ose Jak Dika si pedagog në fakultetin e mjeksisë të universitetit të Stambollit (patologji) 1843-1903. Po ashtu dhe dr Ihsan Korça 1880-1943, i rënë në luftën e dytë botërore.  Nuk ka dyshim se do të ishte edhe foto e të madhit Frederik Shiroka, i njohur jo vetëm në Shkodër, por edhe në Shqipëri, dhe padyshim një nga mjekët më humanistë të kohës.
Pastaj kalojnë rradhazi dr Sami Berati, dr Bedri Permeti, prof dr Rifat Frashëri, një foto e madhe e Shan Hilës dhe dr Stefan Herçek.  I kaluar në Shkodër dhe në formim të shërbimit të parë mjeksor është dhe dr Genaro Simini 1813-1880, dhe foto e tij është sëbashku me tre foto të Giusepe Zamputti-it nga më interesantet në albumin e Arkivit të Muzeut të Shkodrës. Normalisht që është edhe foto dhe historia e dr Jorgji Karamitrit që është dhe dëshmor i atdheut i rënë në vitin 1943, por është dhe një diplomë (foto) e “Faculte Imperial De Medicine” e dr Ndoc Ashikut e marrë në Stamboll në vitin 1901 e marrë për “maitriese en pharmacie”. Pastaj janë fotot e Seit Pipa-s 1883-1940, dr Basri Qadhimi, dr Fejzullah Libohova, dr Rauf Angoni, dr Abdullah Mehmeti, dr Telemak Margariti. Në kolanën e mjekëve në foto janë dhe dr Ali Loloçi dhe dr Mustafa Halit, por dhe prof dr Ibrahim Lutfi Pasha Berzeshta dhe dr Besim Omer Pasha si dekan i fakultetit të mjeksisë në Stamboll. Ka origjinë shqiptare në foto, dhe një nder të madh shqiptar dhe në mjeksi, në një kohë të zgjimit kombëtar dhe studimeve të larta të origjinarëve shqiptarë.
Janë dhe fotot e dr Rudolf Shmid dhe dr Peter Selemi në kohë të ndryshme, por dhe dr nën kolonel Hysen Efendi. Dr Shmid, ka qënë drejtori i spitalit civil austro-hungarez dhe është një nga drejtuesit që ka vendosur bazat e mjeksisë moderne. Po ashtu është një foto e mrekullueshme e Luigi Cirilo Giovani Pardo dhe poshtë e shënuar qartësisht me emrin “Mehmet Idajet Pardo” që tregon dhe historinë e konvertimit të një italiani në religjonin islam. Po, Pardo, ishte një otomanist në bindje, dhe ka arritur të ketë përveç farmacisë dhe një shtypshkronjë e cila shkruante shqip, dhe në modelin e duhur të bashkuar në kohë.
I gjithë albumi është një enciklopedi e vërtetë njerzore, që ja vlen të demostrohet dhe normalisht të ndiqet dhe aspekti jetësor i personazheve të lartë në të. Është një histori e mjeksisë, e fillimit të pikërisht asaj mjeksie moderne shqiptare dhe në bashkëpunim me të huajt, por gjithsesi shqiptare për nga aktiviteti dhe origjina. Ishte mjeksia e largimit nga xherahët dhe “popullorët” që mjekonin sipas prapambetjes së madhe të kohës.
Albumi është një legjendë e plotë e mjeksisë dhe humanizmit, dhe shumë prej këtyre mjekëve i duhet bërë edhe vëndi në histori. Unë nuk po bëj asgjë tjetër, por po paraqes ato historinë si foto, të cilat në saj të lavdisë absolute fotografike që ka Shkodra dhe arkivat e saj, e kanë ruajtur në kohë, dhe tanimë duhet thënë dekada dhe shekuj.