Shkodra

Shkodra
Shkodra Town

venerdì 27 dicembre 2013

Zvogëlimi i listës të monumenteve të trashëgimisë kulturore në Shkodër

Lista e gjatë e monumenteve të kulturës në Shkodër, tashmë tepër e vogël!
Koment
Besi Bekteshi

Padyshim që kohërat bëjnë punën e tyre dhe me të vërtetë ajo që na mbetet ne njerzve që punojmë në sektorin e kulturës, muzeologjisë, arkeologjisë, monumenteve të kulturës është momenti shpesh herë i trishtë, moralisht i dobët e ardhjes në kohët moderne me mungesa. Duke qënë, se kam trashëguar një pjesë të rëndësishme të materialeve arkivore të Muzeut Popullor, që sot edhe pse i ndarë nga e dikurshmja madhësi e tij, quhet Muzeu Historik Oso Kuka, kam dhe dokumentacion që tregon sa ka qënë madhësia e monumenteve të kulturës në kohë dhe datimet e pikërisht këtyre monumenteve si të tilla.  Në fakt Shkodra është një tipizim i punës kualitative si në ruajtje dhe paraqitje dhe ka filluar herët me muzetë dhe odat repertive të dy paraqitjeve të tilla si bie fjala ai i françeskanëve dhe jezuitëve. Ishin pikërisht të tillë religjozë dhe patriotë katolikë të cilët mblodhën dhe ruajtën shumë reperte arkeologjikë dhe etnografikë por dhe nomuzmatikë. Fretnit e kanë organizuar punën e tyre kryesisht në etnografi dhe kostumografi, por dhe monedha e medalje të vjetra nga viti 1880-të dhe më vonë. Prej tyre është një pjesë e rëndësishme e kostumografisë dhe monedhave si në Shkodër dhe në Tiranë. Kurse françeskanët me të madhin Shtjefën Gjeçovi kanë filluar aty nga 1890-ta dhe prej tyre janë shumë artefakte ilire dhe të më vonëshme arkeologjike dhe po ashtu artefaktet e patriotit vetë që është pikërisht Gjeçovi. Ishin padyshim repertet më të të sakta dhe rëndësishme në vitet 1946-të dhe deri në vitin 1949-të kur u krijua muzeu popullor. Nuk ju është thënë seriozisht dhe sinqerisht faleminderit të tillë njerzve të jashtëzakonshëm, për trashëgiminë tonë. Duke dashur të bëj unë vetë një përllogaritje në muze se kujt i takojnë dhe çfarë kanë mbetur mund të them se janë qindra artefaktet e trashëguara prej tyre. Por Shkodra trashëgoi shtëpi, kala, bexhistenin (që nuk është më), xhami (ajo Parrucës nuk është më) ajo e Plumbit është gjithmonë nën ujë, kisha të mëdha dhe të vjetra (Shirqi po dergjet dhe shumë të tjera u prishën) të cilave ju morën artefaktet. Po ashtu shumë terrene akoma të pa zbuluara të Shkodrës arkaike prehistorike poshtë kalasë, sot të mbuluara nga ndërtime si me leje dhe pa leje, hamame të prishura, porta të mëdha të humbura, mure të karakterit tipizues tashmë të humbura, kala të vogla jo të mirëmbajtura, portikë dhe pusa të humbura, shkallë dhe oxhaqe të humbura tashmë, rrugica tipizuese tashmë të transformuara të gjitha, fasada të humbura dhe të restauruara keq. Një përmbledhje të fundit të monumenteve dhe trashëgimisë në Shkodër dhe jashtë saj, kam që në vitet 1956-59 dhe nga zoti Gjush Sheldija dhe kam gjithashtu një guidë të mirë detajuar të tij të objekteve dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore në Shkodër. Janë mbi 70-të të tilla të mirë përcaktuara dhe detajuara të tij.   Kam trashëguar qindra foto, sidomos nga vitet 1936-të dhe akoma më shumë nga vitet 1962 si nga Kel Kodheli dhe nga shumë e shumë bashkëpunëtorë të muzeut dhe monumenteve ndër të cilët mund të përmënd  Shpresa Priftin, me fotot e tyre të cilat sot nuk lejojnë të harrohen ato që koha dhe mos kujdesja shoqërore dhe shtetërore kanë prishur. Kam fotot e mozaikut të gjetur, të kullës së Mic Sokolit e rregulluar në kohë të arkitekt Çunit sot zëvministër, të shtëpisë së B. Bekteshit, oxhaku i Q. Myslisë, te A. Kraja, te Filip Çeka, te Lulash Keçit, Hamamit, Pashko Vasës, H. Çelepashi, oxhaku i Z, Shantojës, I. Kajushit, punime të konservimit të kalasë në vitin 1977 dhe më vonë nga 1986-ta. Por, dhe shumë e shumë shtëpi të tjera dhe punimeve të bëra. Këto që dhashë më sipër ishin vetëm disa sa për të ilustruar, sepse ka qënë dhe shtëpia e Luigj Gurakuqit dhe shumë e shumë kulla në malësi.
E kam fjalën, se tashmë një shumicë e tyre, janë transformuar, një pjesë kanjë humbur për fare dhe më kryesori është bexhisteni, pazari i Shkodrës, hamami si një krim kulturor i diktaturës, por dhe shtëpia e Gurakuqit dhe shumë e shumë shtëpi të tjera si një moskujdesje dhe humbje e madhe demokracie e cila është në shumicë humbja më e madhe e trashëgimisë. Kanë humbur qindra dyer dhe mure, por dhe portikë dhe zbukurime ndër të cilat dhe repertet e jashtëzakoshme të grykave të puseve në Shkodër. Të vjen të ulurasësh nga dhimbja që të shkaton pasja e fotos përkatëse dhe humbjes së tavaneve dhe trapazanëve dhe shtëpive të shpallura monument kulture në Shkodër. Sa e sa foto specialistësh si unë dhe kolegët e mi sot na tregojnë Shkodrën e pasur me relike dhe monumente që nuk është më.  Lajthitja kulturore, fukarralleku i njerzve dhe shteti i dobët dhe pa respekt, ose shteti në mungesë kulturore, ose më mirë shteti i keq kulturuar i këtyre viteve tranzicion, ka lejuar masakër kulturore dhe në trashëgimi. Normalisht që unë falenderoj kolegët që kanë mundur të mbrojnë ato artefakte të ardhura në kohë, por në fakt janë të dënueshme të gjitha transformimet, prishjet, goditjet e mëdha që njerzit, shtetarët, koha i kanë dhënë trashëgimisë kulturore, monumenteve të shumtë në qytetin e pasur dhe të vjetër të Shkodrës. Të gjitha kundër ligjit, sepse ai gjithmonë aty ka qënë. Po, por nga pak kush i zbatuar dhe për faj të njerzve të cilët duhet ta zbatonin ato të parët.
Për këtë po botoj dhe një listë nga fundi me monumentet e shpallura dhe që sot janë shumë pak në gjëndje për të treguar trashëgimi dhe monument. Po, dhe disa nuk janë fare për turp dhe faqe e zezë e historisë në disa raste të trishtë trashëgimisë kulturore. Disa që po botoj janë dhe listë e partishmërisë në atë kohë, por që në fakt futeshin dhe në ruajtje që gjithsesi shkrimi nuk është objekt studimi dhe vlersimi për to, kur nuk kanë pasur vlera monumentale.
Ja dhe lista:

 Kalaja e Shkodrës në qytetin e Shkodrës. 1948
2. Kalaja në fshatin Marshej. 1948.
3. Kalaja në fshatin Drisht. 1948
4. Kalaja në fshatin Vig. 1948
5. Kalaja në fshatin Vau i Dejës.1948 ose Danja
6. Kalaja e Gajtanit dhe gërmadhat e quajtura qytet mbi kurrizin e malit që shtrihet në perëndim. 1948
7. Kalaja e Shurdhahut në fshatin Vjedhë. 1948
8. Kalaja e Shapës në fshatin Nenshat. 1963
9. Kalaja në fshatin Beltojë. 1973
10. Kalaja e Balleçit në fshatin Reç. 1977
11. Qyteza e Bakajve në fshatin Breg Lum
12. Qyteza e Ganjollës në fshatin Ganjollë. 1973
13. Banesa antike me mozaik në bregun e djathtë të lumit Drin, afër urës së Baçallëkut.
14. Ura e Mesit mbi Përroin e Kirit në fshatin Mes. 1948
15. Ura mbi përroin e Thatë në fshatin Marshej. 1963
16. Ura e Tamarës mbi lumin Cem i Vuklit dhe bani pranë saj në fshatin Tamarë - Kelmend. 1984
17. Ura e Mavredës në fshatin Vukpalaj. 1984
18. Ura me kalldrëm nga Gruemira në Repisht. 1977
19. Hamami në qytetin e Shkodrës. 1973
20. Xhamia e Plumbit në qytetin e Shkodrës. 1948
21. Kisha Trikonëshe në Kalanë e Drishtit. 1984
22. Rrënojat e Kishës së Shën Gjinit pranë fshatit Linaj. 1948
23. Rrënojat e Kishës së Shën Markut në Kalanë e Vaut të Dejës. 1984
24. Rrënojat e Kishës së Shatit në fshatin Mazrek. 1984
25. Rrënojat e Kishës së Shirgjit pranë fshatit Shirgj. 1970
26. Banesa e Sytki Bushatit, L. Qemal Stafa, Rr. J. Kara, Nr. 21 në qytetin e Shkodrës. 1963
27. Banesa (pronë shteti), L. 28 Nëntori, Rr. J. Kara, Nr.12, në qytetin e Shkodrës. 1963
28. Banesa e Filip Çekisë, L. Sereq, Rr. Vaso Pasha, në qytetin e Shkodrës. 1963.
29. Banesa e Xheladin Prroit e Sabri Matit, L. 8 Nëntori, Rr. Shyqyri Bushati Nr. 26 në qytetin e Shkodrës. 1963
30. Banesa e Rasim Zekës, L. “Kongresi i Përmetit”, Rr. Gjylbeku, Nr. 197 në qytetin e Shkodrës. 1963
31. Banesa e Mehmet Gjylit, L. “Kongresi i Përmetit” Rr. Gjylbeku, Nr. 17 në qytetin e Shkodrës. 1963
32. Banesa (pasuri shteti) ish kulla e Gjon Marka Gjonit, L. 1 Maji, Nr. 15 në qytetin e Shkodrës. 1963
33. Shtëpia e Pionierit (pasuri shteti), L. Ndoc Mazi, Rr. Skënderbej, Nr. 63, në qytetin e Shkodrës. 1963
34. Banesa e Mazhe Mazrekut, L. Perlat Rrexhepi, Rr. Kuqve, Nr. 18 në qytetin e Shkodrës. 1963
35. Banesa e Muhamed Mufti Plakut, L. 10 Korriku, Rr. Plumbit, Nr. 17 në qytetin e Shkodrës. 1963
36. Banesa e Kol Sumes, L. Sareq, Rr. Sumaj, Nr. 68 në qytetin e Shkodrës. 1973
37. Banesa e Mati Jubanit, Rr. Enver Hoxha, Nr. 2 në qytetin e Shkodrës. 1973
38. Banesa e Fadil Bushatit dhe Jup Gjyrezit, L. 8 Nëntori, Rr. Kukej, Nr. 69/2 në qytetin e Shkodrës. 1973
39. Banesa e Ismet Halilit, L. Guerrile, Rr. Llujej, në qytetin e Shkodrës. 1973
40. Banesa e Familjes Bushati, Rr. Shejnaze Juka, Nr. 10 në qytetin e Shkodrës. 1973
41. Banesa e Idriz Dallnezit, Rr. Dyl Drogovaja, Nr. 10 në qytetin e Shkodrës. 1973
42. Banesa e Daut Boriçit, L. Perash në qytetin e Shkodrës. 1973
43. Kulla e Lulash Keçit në fshatin Theth të Dukagjinit. 1973
44. .Kulla e Nik Ndout në fshatin Theth të Dukagjinit. 1973
45. Banesa e Ndue Mark Kolës në fshatin Teth të Dukagjinit. 1973
46. Banesa e Shkurte Alia në fshatin Breg-Lum. 1973
47. Shtëpia e Muzeumit Popullor (pasuri shteti) Bulevardi Stalin, Rr. Teatri Migjeni, Nr. 2 në qytetin e Shkodrës. 1963
48. Galeria e Arteve, Ish Bashkia e qytetit. 1985
49. Shtëpia ku ka jetuar Migjeni në qytetin e Shkodrës. 1973
50. Shtëpia ku jetoi Hodo Sokoli në qytetin e Shkodrës. 1973
51. Shtëpia - muze “Tre herojtë” në qytetin e Shkodrës. 1973
52. Shtëpia ku u krijua Komiteti Qarkor i Partisë në qytetin e Shodrës. 1973
53. Shtëpia ku lindi Vaso Pasha në qytetin e Shkodrës. 1973
54. Çinari i Hoxhë Dheut ku janë bërë mbledhjet e Lidhjes së Prizrenit dhe nga u nis çeta e Ago Kukës në qytetin e Shkodrës. 1973
55. Porta e hyrjes së banesës Gjyhare Oroshit, L. A. Haxhiraj, Rr. Omeraj, në qytetin e Shkodrës. 1979
56. Oda e zjarrit dhe qilari në banesën e Rakip Saraçit, L. Kongresi i Përmetit, Rr. A Haxhiraj, Nr. 53 në qytetin e Shkodrës. 1979
57. Odë me tavan dekorativ në dru në banesën e Xhevahire Çelës, L. Selo Halilit Rr. Lek Dukagjini, Nr. 59 në qytetin e Shkodrës. 1979
58. Rrënojat e qendrës mesjetare të punimit të armëve në fshatin Hajmel. 1983
59. Banesa e Enver Bushatit, L. Qemal Stafa, Rr. Lidhja e Prizreni, Nr. 77, në qytetin e Shkodrës. 1977
60. Banesa e Sadi Mukës, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Hamet Haxhipaj, Nr. 13, në qytetin e Shkodrës. 1977
61. Banesa e Simon Farketa, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Oso Kuka, Nr. 18, në qytetin e Shkodrës. 1977
62. Banesa e Faik Mathija, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Ali Kelmendi, Nr. 329 në qytetin e Shkodrës. 1977
63. Banesa e Oso Kukës, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Oso Kuka, Nr. 10 në qytetin e Shkodrës. 1977
64. Banesa e Shyqyri Kalacit, L. 24 Maj, Rr. Nexhip Suli, Nr. 10 në qytetin e Shkodrës. 1977
65. Banesa e Idriz Kajushit, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Bukej, Nr. 10 në qytetin e Shkodrës. 1977
66. Banesa e Muhamet Shurdhës, L. Kongrsi i Përmetit, Rr. Musa Luli, Nr. 10 në qytetin e Shkodrës. 1977
67. Banesa e Riza Tahirit, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Behrej, Nr. 4 në qytetin e Shkodrës. 1977
68. Banesa e Xhevat Repishtit, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Behrej, Nr. 8 në qytetin e Shkodrës. 1977
69. Banesa e Ferit Spahiut, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Oso Kuka, Nr. 105 në qytetin e Shkodrës. 1977
70. Banesa e Vishe Barbullushit, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Oso kuka, nr. 6 në qytetin e Shkodrës. 1977
71. Banesa e Ramiz Podgoricës, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Ali Kelmendi, Nr. 89 në qytetin e Shkodrës. 1977
72. Banesa e Muhamet Llazanit, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Ali Kelmendi, Nr. 115 në qytetin e Shkodrës. 1977
73. Banesa e Musa Llazanit, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Ali Kelmendi, Nr. 119 në qytetin e Shkodrës. 1977
74. Banesa e Xhemal Mehanit, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Lek Dukagjini, Nr. 119 në qytetin e Shkodrës. 1977
75. Banesa e Sulejman Grenazit Garuc, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Llazanaj, Nr. 107 në qytetin e Shkodrës. 1977
76. Banesa e Mahmut Grudës, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Ali Kelmendi, Nr. 115 në qytetin e Shkodrës. 1977
77. Banesa e Hamid Perdes, L. Kongresi i Përmetit, Rr. Naim Gjbegy, Nr. 3 në qytetin e Shkodrës. 1977
78. Banesa e Hasan Durgutit, L. Manush Alimani, Rr. Mujo Ulqinaku, Nr. 56 në qytetin e Shkodrës. 1977
79. Banesa e Muzejen Dinit, L. Manush Alimani, Rr. Ali Kelmendi, Nr. 59 në qytetin e Shkodrës. 1977
80. Banesa e Mehdi Xhabija, L. Manush Alimani, Rr. Salo Halili, Nr. 21 në qytetin e Shkodrës. 1977
81. Banesa e Isa Telit (Jonuz Telit), L. Konferenca e Pezës, Rr. Mujo Ulqinaku, Nr. 10 në qytetin e Shkodrës. 1977
82. Banesa e Xhevded Myftiut, L. Konferenca e Pezës, Rr. Musa Luli, nr. 5 në qytetin e Shkodrës. 1977
83. Banesa e Abdulla Kraja, L. Konferenca e Pezës, Rr. Musa Luli, Nr. 93 në qytetin e Shkodrës. 1977
84. Banesa e Hysen Bekteshi, L. Konferenca e Pezes, Rr. Karnave, Nr. 41 në qytetin e Shkodrës. 1977
85. Banesa e Iljaz Metanit (banon Shyqyri Shoqi), L. Qemal Stafa, Rr. Lidhja e Prizrenit, Nr. 31 në qytetin e Shkodrës. 1977
86. Banesa e Fejzi Llazanit, L. Qemal Stafa, Rr. Jorgji Karamitri, Nr. 32 në qytetin e Shkodrës. 1977
87. Banesa e Sami Anamalit, L. Manush Alimani, Rr. Hamdi Uruçi, Nr. 68 në qytetin e Shkodrës. 1977
88. Banesa e Hysen Matit, L. 28 Nëntori, Rr. 4 Qershori, Nr, 24 në qytetin e Shkodrës. 1977
89. Banesa e Sadedin Bualit, L. 28 Nëntori, Rr. 4 Qershori, Nr. 23 në qytetin e Shkodrës. 1977
90. Banesa e Kasem Bushatit, L. 28 Nëntori, Rr. Skënderbej, Nr. 8 në qytetin e Shkodrës. 1977
91. Banesa ish Konvikti i Maleve tona, L. Qemal Stafa, sot shkolla Petagogjike në qytetin e Shkodrës. 1977
92. Banesa e Sadedin Hoti, L. Partizani, Rr. Paulin Ballada, Nr. 142 në qytetin e Shkodrës. 1977
93. Banesa e Nazim Sykjes, L. 8 nëntori, Rr. Halit Bajraktari, Nr. 11 në qytetin e Shkodrës. 1977
94. Banesa e Sadik Dilaverit, L. 8 Nëntori, Rr. Shyqyri Bushati, Nr. 63 në qytetin e Shkodrës. 1977
95. Banesa e Eshref Damit, L. 8 Nëntori, Rr. Kukej, Nr. 63 në qytetin e Shkodrës. 1977
96. Banesa e Nush Çobës (Fatim Çobës), L. Perlat Rexhepi, Rr. Bajram Curri, Nr. 23 në qytetin e Shkodrës. 1997
97. Banesa e Tish Shapinit, L. Perlat Rexhepi, Rr. Luigj Gurakuqi, Nr. 24 në qytetin e Shkodrës. 1977
98. Banesa e Zija Çaushollit, L. Vasil Shanto, Rr. 11 Janari, Nr. 14 në qytetin e Shkodrës. 1977
99. Banesa e Pjetër Gjergjit, L. Vasil Shanto, Rr. 11 Janari, Nr. 8 në qytetin e Shkodrës. 1977
100. Banesa e Guljem Sumës, L. Vasil Shanto, Rr. Jordan Misja, Nr. 14 në qytetin e Shkodrës. 1977
101. Banesa e Kasem Jonuzit, L. Vasil Shanto, Rr. 11 Janari, Nr. ___ në qytetin e Shkodrës. 1977
102. Banesa e Bashkim Bekteshit, L. Vojo Kushi, Rr. Ali Kelmendi, Nr. 259 në qytetin e Shkodrës. 1977
103. Banesa e Ramadan Cinarit, L. Vojo Kushi, Rr. Ali Kelmendi, Nr. 26 në qytetin e Shkodrës. 1977
104. Banesa e Hajrulla Meta, L. Vojo Kushi, Rr. Ruzhdi Tuli, Nr. 26 në qytetin e Shkodrës. 1977
105. Banesa e Halil Mandisë, L. Vojo Kushi, Nr. Ruzhdi Tuli, Nr. 21 në qytetin e Shkodrës. 1977
106. Banesa e Esat Lezhës, L. Vojo Kushi, Rr. Lek Dukagjini, Nr. 59 në qytetin e Shkodrës. 1977
107. Banesa e Shefit Kalasë, L. Vojo Kushi, Rr. Lek Dukagjini, Nr. 16 në qytetin e Shkodrës. 1977
108. Banesa e Beqir Ferizit, L. Vojo Kushi, Rr. Ruzhdi Tuli, Nr. 51 në qytetin e Shkodrës. 1977
109. Banesa e Ethem Bakallit, L. Vojo Kushi, Rr. Ruzhdi Tuli, Nr. 26 në qytetin e Shkodrës. 1977
110. Banesa e Hamit Llujës, L. Ahmet Haxhija, Rr. Lluej, Nr. 136 në qytetin e Shkodrës. 1977
111. Banesa e Safie Çeliketës, L. Ahmet Haxhija, Rr. Shaban _______, Nr. 15 në qytetin e Shkodrës. 1977
112. Banesa e Xhevdet Llujës, L. Ahmet Haxhija, Rr. Lluej, Nr. ___ në qytetin e Shkodrës. 1977
113. Banesa e Ismete Ramovit (Selim Ramovit), L. Vojo Kushi, Rr. Nuri Bushati, Nr. 22/1 në qytetin e Shkodrës. 1977
114. Banesa e Sul Saraçit, L. Ndoc Mazi, Rr. Skenderbej, Nr. 6 në qytetin e Shkodrës. 1977
115. Banesa e Emine Shirokës, L. Ndoc Mazi, Rr. Migjeni, Nr. 26 në qytetin e Shkodrës. 1977
116. Banesa e Emine Dizdarit, L. Salo Halili, Rr. Kadihaj, Nr. 1 në qytetin e Shkodrës. 1977
117. Banesa e Rexhep Ballës, L. Guerile, Rr. Balej, Nr. 54 në qytetin e Shkodrës. 1977
118. Banesa e Hame Bajraktarit, L. 10 Korriku, Rr. Halit Bajraktarit, Nr. 6 në qytetin e Shkodrës. 1977
119. Banesa e Veli Kasemit, L. 10 Korriku, Rr. Halit Bajraktari, Nr. 22 në qytetin e Shkodrës. 1977
120. Banesa e Sabri Digës, L. 10 Korriku, Rr. Halit Bajraktari, Nr. 10 në qytetin e Shkodrës. 1977
121. Banesa e Xheladin Karakaçit, L. 11 Janari, Rr. Xheladin Fishta, Nr. 5 në qytetin e Shkodrës. 1977
122. Banesa e Skënder Krajës, L. Tre Heronjt, Rr. Blloku Ndoc Mazi, Nr. 32 në qytetin e Shkodrës. 1977
123. Banesa e Qerazime Vulfit, L. Tre Heronjt, Rr. Shejnaze Juka, Nr. 12 në qytetin e Shkodrës. 1977
124. Banesa e Beniamin Shantojës, L. Tre Heronjt, Rr. Bërdicaj, në qytetin e Shkodrës. 1977
125. Banesa e Shaik Mushanit, L. 1 Maji, Rr. Kongresi i Lushnjës, Nr. 1 në qytetin e Shkodrës. 1977
126. Shkolla 10 Korriku, L. Partizani, Rr. Çlirimi, Nr. ___ në qytetin e Shkodrës. 1977
127. Banesa e Muzafer Canës, L. 24 Maji, Rr. Nexhip Luli, Nr. 24 në qytetin e Shkodrës. 1977
128. Banesa e Ali Sulejman Kraja, L. 11 Janari, Rr. Xheladin Fishta në qytetin e Shkodrës. 1977
129. Zona-Muze dhe Zona e Mbrojtur. V.K.M. Nr. 249, dt. 01.07.1980
130. Rrugët Enver Hoxha, Branko Kadia, Luigj Gurakuqi. 1980
131. Banesa ku u formua Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” në qytetin e Shkodrës.
Gjithkush që njeh Shkodrën e kupton se çfarë ka ndodhur!


                                                    Autori është përgjegjësi i Arkivit të Muzeut të Shkodrës. 

Mark Kaftalli, ose tradita më e mirë e trashëgimisë muzikore shkodrane.



Koment-dossier

Besi Bekteshi

Nuk ka shumë ditë që violinisti, kompozitori, dhe drejtuesi i orkestrës Mark Kaftalli, mbushi 80-të vjeç. Ju festua me një koncert në teatrin “Migjeni” në Shkodër ky përvjetor, dhe Marku ishte aty vërtetë më i plakur, por që në sytë e mi ishte vazhdimisht ai Mark Kaftalli virtuoz, me violinë në dorë, duke drejtuar grupet orkestrale nga më të mirat që trevat shqiptare kanë prodhuar. I veshur mirë dhe me shije në rini të tij, gjithmonë ekzigjent dhe kërkues, virtuoz në lojën e tij në violinë ishte padyshim një shkodran fund e krye i talentuar. Shumë të vjetër në moshë, por dhe mbi 50-të vjeçarë si unë, e kujtojnë dhe në drejtim të shfaqeve muzikore në teatrin “Migjeni”, por dhe në dikur “Turizmin e Vjetër” dhe “Kafen e Madhe”, me muzikën e mrekullueshme të luajtur sëbashku me virtuozë të tjerë shkodranë. Po, në dy nga skenat e lira popullore që sot nuk janë më në Shkodër, dhe këtë e them me keqardhje të madhe. Përpara disa ditësh, lexova një shkrim të shkëlqyer nga Ramazan Çeka si mik i Markut, dhe ish drejtor i shkollës “Prenk Jakova” në Kosovë, e më erdhi shumë mirë, por gjithashtu shumë keq që nga vëndi i tij nuk kishte lartësi të tilla kujtimore dhe të kërkimit qoftë dhe historik, për një nga figurat më të mëdha të kompozimit dhe drejtimit artistik që është autori i 750 veprave si këngë qytetare popullore dhe të kultivuara por dhe lirike, operetave dhe pjesë më të mëdha muzikore, fitues i shumë çmimeve dhe  për mbi të gjithave krijues i perlave të mëdha ndër të cilat kryevepra “Lule t’bukra sjell pranvera” por dhe në muzikën e lehtë si “Lumturia nuk dhurohet”. Në vitin 2004-tër si Mark Kaftallin dhe Bik Ndojën, i kam pasur në intervistë në një emision televiziv dhe kujtimet e atyre viteve më përpara kur ishin gjithsesi më të rinj, mu kthyen qartas. E di shumë mirë Markun si qejfli të motorçikletës dhe normalisht të veshjes me pantallona të hapura si ngjyrë ose kustum po ashtu të hapur. Duke njohur si djalin e tij Antonin dhe të bijën Verën, të dy artista dhe pedagogë në violinë dhe piano, duke njohur dhe dhëndrin Zef Çuni,  dijenitë bëhen akoma më të mëdha. Në fakt, si Marku dhe Kola i vëllai në teatër, janë përfaqësimi dikur i familjes së talentuar në skenat e mëdha. Anton Kaftalli, sot ka një grup muzikantësh të talentuar dhe që si shoqëri kanë emrin e Markut, por edhe në intervistë me Antonin përpara disa kohësh, figura e madhe e babait normalisht ka lënë shenjë në ecurinë në jetë, të fëmijëve të tij të mirë dhe me trashëgimi të talentit. Kaftalli kalon sëtepërmi kufinjtë e Shkodrës në krijimtarinë e tij.  Miqtë e quajnë “Paganini shqiptar” dhe unë jam dakort, por ai është trashëgimia më e lartë muzikore tradicionale qytetare shkodrane. Mark Kaftalli është ai, që ka mbajtur gjallë dhe zhvilluar më shumë se askush muzikën e mirë kultivuar lirike shkodrane. Tingujt e kësaj muzike dhe notat janë absolutisht të personifikuara dhe të qarta si shkodrane. Nuk ka më “improntë” apo shenjë e qartë personale, se sa muzika e Kaftallit për qytetin e madh kulturor, por dhe lavdinë e tij në gjysmën e dytë të shekullit 20-të. Akoma nuk e kanë nderuar me atë që meriton Kaftallin!? Nuk e di se çfarë mund të bënte një njeri më shumë se sa këto që po përmënd më poshtë por...!?. Pikërisht atë burrin tashmë tetëdhjetë vjeçar, me shikimin e ngulitur në një pikë në drejtim të skenës së teatrit, ku i biri dhe orkestra, por dhe këngëtarë dhe instrumentistët po performonin, unë po e kuptoja. Ishte jeta e tij e gjatë dhe e mbushur me ngjarje dhe vepraë që po i kalonte në një farë mënyre në pak minuta, por që nuk mund të shprehte aspak të gjithën. Kur Bujari dhe Enriketa po këndonin “oh sa andra sa kujtime, ka prej teje zemra ime” unë po shtangesha në bukurinë e jashtëzakonshme të melodisë Kaftalliane, kurse autori tashmë tetëdhjetëvjeçar shikonte skenën ku për dekada të gjata kishte luajtur. Mark Kaftalli është drejtues i orkestrës së Estradës Profesioniste për tre dekada që me krijimin e saj në vitin 1958-të. Është kompozitori i më shumë se 750-të këngëve të muzikës së lehtë, asaj popullore qytetare dhe këngës për fëmijë. Mësues violine në shkollën “Prenk Jakova” në fillimet e saj. Kompozitor i muzikës skenike me “Bubaçat”, “Dritë kudo Dritë”, “Ditë të gëzuara” të treja opereta. Pastaj ai ka bërë dhe “Çështje familjare” si komedi muzikore dhe po ashtu dhe “Dasma jonë”. Normalisht ka shkruar dhe veprat  opereta për fëmijë si “Rozafa” dhe “Shtatë Kotelet” të gjithë këto vepra nga viti 1964 deri në vitin 1980-të. Mark Kaftalli ka qëndruar 32 vite si drejtues i formacionit të “Kafes së Madhe”, por e përsëris të një humbje kulturore kjo e fundit në Shkodër për turp të madh, të trashëgimisë nga të gjitha anët po ta shikosh. Ai është që bëri me nota, pjesën më të madhe të këngëve të ahengut shkodran, por dhe këngët lirike shkodrane. Do të ishin humbur si riprodhim vetëm “gojë me gojë” të tilla perla dhe Marku i ka përjetësuar.  Ai është pjesmarrës në festivale të ndryshëm dhe disa herë fitues në festivalin e  muzikës së lehtë të Tiranës. Është shkodrane e gjitha te “Lumturia nuk dhurohet” e kënduar nga Tonin Tërshana.  Mark Kaftalli është dekoruar me medaljen “Naim Frashëri” të klasi të dytë dhe të parë. Nga Bashkia e Shkodrës, është nderuar në vitin 2005-së me titullin “Mirënjohja e Qytetit” dhe po ashtu në vitin 2012-të me “Diplomën e Pavarësisë”. Padyshim dhe sot, ai vazhdon të punojë dhe është një person tepër i interesuar për muzikën. Kaftalli në fillimet e tij ka punuar me Zef Alimëhillin dhe padyshim një nxitje e madhe për të ka qënë Ansambli i Ushtrisë në Tiranë me mjeshtrin Nikolla Zoraqi, i cili e perfeksionoi si violinist. Por nga viti 1955 dhe deri në vitin 1969-të, ka qënë mjeshtri tjetër i madh Prenk Jakova si njeriu i artit të madh shumë pranë Kaftallit. Ka shkuar me ansamblet kudo në botë, por dy njerzit e këngës qytetare popullore shkodrane janë edhe individët më pranë tij artistikisht, dhe këto janë mjeshtrat Bik Ndoja dhe Shyqyri Alushi. Në fakt, disku i fundit i Kaftallit, është një mrekulli intepretative e mbledhur nga Anton Kaftalli, që të bën të nderosh me përkulje të madhe si Mark Kaftallin, por dhe Bikun e Shyqin. Të tre bashkë, bëjnë të pa përsëritshmen në Shkodër, si për nga talenti, nga miqësia, nga qytetaria, dhe nga virtuoziteti me të cilën kanë punuar dhe jetuar. Nuk mund të ketë “mosketier më të lartë në muzikën shqiptare” të cilët të kanë jetuar kaq gjatë pranë njeri tjetrit.
Lëvizjet trupore dhe drejtuese të Markut në violinën e jashtëzakonshme, por dhe interpretimet e jares madhështore të Bikut, përbëjnë një duet kaq të madh, sa është shumë e vështirë të përsëritet me po atë forcë dhe talent si dikur. Po ashtu dhe modeli i këngës popullore qytetare shkodrane e kënduar nga Shyqi dhe gjithmonë shoqëruar në violinë nga Marku, nuk mund të cilësohen më si në rritje për nga forca e intepretimit dhe besnikërisë muzikore të këngës shkodrane. Ato janë një lartësi që nuk mund të arrihet. Kaftalli, ka pasur shumë bashkëpunëtore dhe unë nuk mund ti përmënd do të gjithë, por janë vërtetë shumë, dhe krejtësisht të talentuar.
Markun sot e pëshëndesin kudo. Është emblemë e artit të madh shkodran, është një nga violinistët më të mirë, dhe kompozitorët më të ëmbël të muzikës qytetare dhe sidomos asaj që unë preferoj ta quaj lirike. Ai është trashëgimia më e mirë e muzikës dhe këngës qytetare shkodrane. Është trashëgimia më e mirë e gjysmës së dytë të shekullit njezet, dhe sot mbase me të birin Anton Kaftalli dhe drejtues të tjerë si Ilir Zogaj e Roland Guli, qyteti do të vazhdojë në këtë trashëgimi. Mark Kaftalli, është në këtë tetëdhjetë vjetor, njeriu i madh i muzikës dhe i nderuar nga publiku i gjërë jo vetëm i qytetit të Shkodrës. Ai është tepër i dashur dhe në Shqipëri, sepse ka ndërtuar figurën e madhe të muzikës shkodrane, por dhe në Kosovë e kudo, që ka shqiptarë. Ai është një nga figurat më të mëdha të muzikës së kultivuar popullore shqiptare. Kur dëgjohet një këngë shkodrane e kultivuar dhe mirë interpetuar, është vështirë që mbas saj të mos jetë Mark Kaftalli në mos si kompozitor, si krijues notash dhe orkestrues, por dhe drejtues muzikor në kohët moderne. Nuk mundesha mos me e mbyll shkrimin me vargje kënge të mjeshtrit Kaftalli dhe normalisht me një këngë ku si muzika dhe teksti janë të tij. Ajo titullohet “Bashkë me ty” dhe i kushtohet “dashnisë” por fillon me dedikimin ndaj këngës kështu: Këng’ o kënga ime. N’tinguj t’ri do t’fluturoj, sot me ty. Për jetën, dashurinë.....Un do k’ndoj!! Gjithmonë pikërisht ky është dhe vazhdon të jetë Mark Kaftalli.



domenica 27 ottobre 2013

Disqet e gramafonit...TV Rozafa....

Intervistë mbi disqet 78 xhiro te këngëve shkodrane dhe autorëve të tillë në Pinakotekën e Muzeut. Firmat e mëdha të kohës në vittet 1920-1930 si Odeon dhe Columbia kanë disa qindra prodhime me këngë shkodrane.

venerdì 25 ottobre 2013

Trashëgimia british pa respekt në Shkodër.

“Sahati Inglizit”, i vetmi ndërtim british në Shqipëri, jashtë vëmendjes që i takon!



                                                                                 Nga Besi BEKTESHI
 Një nga momentet e përveçme, tepër të rëndësishme për nga trashëgimia kulturore në Shqipëri, është dhe “Villa Paget” ose “Sahati Inglizit” sikundër njihet në Shkodër. Është tepër i përveçëm, sepse është i vetmi ndërtim në pjesë të mëdha british, dhe që për fat të keq, jo vetëm ju shkatërruan gjatë vitit të keq për të që është vitit 1946 dhe për të cilin unë po nxjerr dhe fotot origjinale të rrënimit të “torreve” të vetmet british si një shato perëndimore në Shqipëri, por dhe lënia pas dore sot. Është e vetmja kulturë midis orientit dhe perëndimit british në Shkodër, e ndërtuar në formën e një shatoje nga një njeri që sipas studiuesit Hamdi Bushati është konsideruar lordi Paget. Në fakt me këtë person është marrë dhe zoti Traboini dhe të tjerë, por unë kam sqaruar prej kohësh se djali i tretë i Alfred Paget, si par dhe lord i Britanisë së Madhe, ose majori Paget, nuk ka qenë si person për të përhapur vetëm protestantizmin dhe për të marrë ikona dhe kostumograf, apo dhe nomuzmatikë në Shqipëri, por kryesisht në shërbim të shtetit të tij dhe shqiptaromadhit Herbert, por dhe mik i miss Durham. Ai në fakt, ishte një njohës i mirë i situatës ballkanike (gjuhëve) dhe sidomos shqiptare, dhe një njohës duke qenë në shërbim të Portës së Lartë për shumë kohë si një orientalist i thekur dhe si një major kavalerie i jashtëzakonshëm. Unë kam nxjerrë për herë të parë foton e tij i veshur si qytetar shkodran, dhe i armatosur po kështu, e tani edhe fotot e prishjes së vitit 1946 të torreve të shtëpisë-ville të tij, të ndërtuar në qendër të Shkodrës.
Tashmë në fakt, ose mbas viteve 1990-të, kur Muzeu Historik u largua nga ky monument kulture i cili ju kthye pronarëve, rrezikon shumë, kaq shumën sa që degradoi dhe ndërtimet e kërcënojnë seriozisht zhdukjen e tij. Kanë kaluar shumë, ose shumë mbi një shekull kur filloi ndërtimi i kësaj ndërtese. Vendi sipas Bushatit, ka qenë vend për të gjuajtur rosa. Në disa kujtime të tij dhe guvernatori Philips bën disa krahasime dhe histori me të dikurshmen e vitit 1913. Një pjesë e madhe pas saj, ka qenë pronë e Abdullah Domnorit, por që qeveria turke e shpronësoi dhe e mbajti si një copë dispozicioni, për benefice të ndryshme. Valiu i Shkodrës, një pjesë e dha te një fis nga Mali i Zi, me histori interesante vrasjesh dhe komitësh, dhe një pjesë e shiti sidomos pjesën përpara pikërisht majorit Paget. Në fakt, sipas Bushatit, por dhe sipas historisë, kryesisht të marrëdhënieve midis Shkodrës dhe Malit të Zi, qeveria turke i fali një pjesë të shtëpisë Bozho Kadiqit, sepse vëllai i tij Todor Kadiq, dikur ka vrarë knjaz Danilo Petroviqin në Kotor, si ndodhi e vitit të largët 1860. Bozho la si trashëgimtar sipas Bushatit, Togon dhe vëllezërit, dhe pastaj ky ja shiti shtëpinë Jakup Dervishoviqit.
Me të hyrë pushteti popullor e shtetëzoi atë. Kur e bleu majori Paget shtëpinë e famshme e cila “rrëmbeu edhe zemrën e Enver Hoxhës më vonë me sahatin e bukur”, ndërtoi dhe shatonë british me torret dhe sahatin e bukur. Ai kishte zgjeruar territorin dhe si oborr apo sipërfaqe që kalonte dhe ish MAPO-n e dikurshme në qendër të Shkodrës. Paget ja ka shitur këtë kryevepër british në vitin 1930, një firme tregtare si “Vllazën - Salih Mehmeti” sipas Bushatit për shifrën për 3600 napolona ari. Në të vërtetë ka shumë dyshime kjo shifër, por do të mundohem ta sqaroj në një moment tjetër të historisë së majorit Paget. Pra dy shtëpitë, dhe sipërfaqen si interland të tyre në qendër të Shkodrës, Paget i shiti. Ishin 16 dhoma aristokratike të mëdha, dhe më e madhja ishte ndërtuar me stil oriental, tavane të punuara po kështu që dikur “mahniteshin” të huajt dhe që sot janë, por nuk ekspozohen për këtë qëllim. Kur deshën të hapnin rrugën e gjerë që sot të çon drejt teatrit Migjeni, torret dhe dyert e “shatosë” janë prishur me një gëzim të madh nga komunistët, edhe pse në fakt po prishej e vetmja kulturë british në Shqipëri. U rrëzuan pjesë ku kishin qenë konsullata të Britanisë dhe ku kishin qëndruar guvernatorët e parë të Shkodrës si admirali Burney dhe guvernatori Philips në vitin e famshëm 1913, kur vendoseshin fatet e Shqipërisë dhe territorit të saj që ka sot.
Pikërisht në këtë shtëpi, janë marrë vendimet e mëdha të territoreve shqiptare (në saj të lobingut në Londër, të njerëzve të mirë ditur që kanë banuar pikërisht këtu) si për mirë dhe për keq, por kanë shkuar dhe informacionet e rëndësishme në Europë. Në këtë shtëpi kanë ndenjur njerëzit më të lartë dhe konsujt më të rëndësishëm të Shqipërisë së atëhershme. Por dhe janë bërë dhe takimet më të rëndësishme të grupeve dhe bajraktarëve, liderëve shqiptarë, personave më influentë të shqiptarëve të veriut. Në fakt, këtë pjesë të historisë nuk kanë dashur ta pranojnë në diktaturë, por shtëpinë e shtetëzuar e ruajtën. I morën sahatin me urdhërin e Enver Hoxhës, dhe e çuan në Gjirokastër, por vetëm kaq, kurse sot ajo po përjeton një rrezik të madh për degradim të madh, duke qenë një pasuri e përveçme në Shqipëri. Lejet e ndërtimit i kanë shkuar kaq afër, sa po e sfidojnë seriozisht dhe për një diçka akoma më të madhe më vonë.
Sahati Inglizit ose villa Paget ka pasur dyer të jashtëzakonshme dhe origjinale të punuar nga mjeshtra shqiptarë dhe normalisht si veçori dhe histori, ka qenë një model i pa krahasueshëm në Shqipëri. Ka pasur mure dhe puse, por dhe artefakte të shumta kjo vilë. Sa ka qenë muze, ka lënë pa mend të gjithë ata që e kanë vizituar. Askush nuk mund të mohojë pronën, por gjithashtu askush nuk mund të mohojë historinë dhe trashëgiminë e tillë të fuqishme që paraqet Vila Paget, që është një nga lobuesët e pavarësisë së Shqipërisë (si trashëgimi historike e njerëzve banorë të saj) dhe me relacionet më të mira për Shkodrën, dhe futjen e saj në territorin shqiptar edhe me anën e pronarit të saj major George Paget, që protestantizmin e kishte pothuaj një “mbulesë” në raport me veprimtarinë e tij, si një raportues i rëndësishëm i situatës në rajon. Këshilli Bashkiak i Shkodrës me mirëdashje, ka bërë “Qytetarë Nderi” sir Burneyn dhe gjeneral Philips, si oficerët british që ndihmuan Shkodrën dhe Shqipërinë, kurse në Tiranë majori Paget ka marrë nderimet e tij.
Problemi është pikërisht “trashëgimia kulturore”, dhe statusi që ka pjesa e mbetur e Sahatit të Inglizit, ose banesës së modelit british, të ndërtuar nga një person i fisëm dhe me gjak aristokratik, si i biri i lordit të famshëm së gjeneralit Alfred Paget. Një ndërtim i tillë, nuk mund të shkojë dëm, edhe në bazë të lejimit të deformimit në kohë të modelit shumë të kollajtë të përdorimit të pronës, dhe të mos vëmendjes së shtetit ndaj trashëgimisë kulturore të tij.
Në fund të fundit, “Sahati Inglizit” ose villa Paget, janë monument kulture në Shkodër, dhe është e përveçme për nga tipizimi në rajon dhe më gjerë. Sahati Inglizit, është dhe në vend të mirë dhe të bukur, dhe në fakt, fjalët për të më të bukura janë ato të çmimit Oskar, si një britanik i madh që e ka vizituar në vitin 1966, kur ishte Muzeu i Qytetit. Ishte pikërisht Peter Ustinov, i cili përshkruan (ka qenë dhe një agjent i SOE) Sahatin e Inglizit si të vetmen gjë perëndimore, për të cilën habitem” në vizitën e tij të shkurtër në Shkodër dhe Shqipëri. E shembën me një zell të madh në vitin 1946, e varfëruan kur u largua si muze, dhe tani nuk respektohet si një trashëgimi kulturore dhe monument kulture. Biles diku diku, ka qenë dëgjuar dhe një e “thënë” se mund dhe ta largojnë si diçka të tillë, për ti hapur rrugën transformimit rrënjësor dhe në dëm të historisë dhe trashëgimisë në Shkodër. Rezistenca ka qenë dhe ndër pronarët, por deri kur, deri në fakt kur, do të vazhdojë kjo mënyrë e të sajuarit të lejeve dhe të ndërtimeve mbi trashëgimi ose afër, fare afër tyre, për ti përjashtuar apo dëmtuar pak më vonë. Normalisht tani duhet më respekt dhe për Sahatin e Inglizit ose vilën Paget.


lunedì 21 ottobre 2013

Idromeno, guximi rilindas i një shkodrani.

Guximi i rilindasit Idromeno, në kryeveprën “Dy rrugët e jetës”

Guximi i rilindasit Idromeno, në kryeveprën “Dy rrugët e jetës”
Nga Besi BEKTESHI Kryevepra në pikturë e autorit më të shquar shqiptar të rilindjes tonë Kombëtare dhe Kulturore në rradhë të parë, është më e pavlerësuara realisht për kontributin e saj moral dhe etik, të paraqitur në një vepër madhore që është 198 cm me 174 cm sipërfaqe. Një kryevepër sikundër thashë etike, dhe pse shumë kush sidomos në diktaturë, e defininonin religjionare ose më mirë “anti religjionare” me botëkuptimin retro - bolshevik dhe rural të kohës. Është pra “Dy rrugët e jetës” ose “Parajsa dhe Ferri” së bashku me disa porosi të tjera të klerit katolik, që janë bërë rreth vitit 1891, dhe punët janë përfunduar nga viti 1894, por “Dy rrugët” kanë filluar në vitin 1892 dhe kanë përfunduar aty nga vjeshta e vitit 1894, duke u ripunuar disa herë nga autori. Konsulli francez Degrande, flet jo shumë gjatë për këtë kryevepër dhe Idromeno, ose djali nga Parga si origjinë të vjetër arbëreshe, dhe nga Hidro si ishull, kishte marrëdhënie të mira ato kohë edhe si piktor dhe si fotograf, me pjesën diplomatike të konsullatave të shumta në Shkodër.
Nga Parga si origjinë, ai i bie të jetë nga Çamëria, një orthodoks shqiptar, dhe një arberësh si origjinë, i takon nga ishulli Hidro, por si një shkodran i mirë është në lindjen e tij, origjinën e nënës Roza Saraçi, dhe aktiviteti i tij si piktor, fotograf, arkitekt, urbanist, skenograf, muzikant dhe kompozitor, akoma jo kaq mirë i letrarizuar dhe respektuar në historiografinë shqiptare. Ka qenë dhe shfaqësi i pari i filmit në trevat shqiptare, një kolos i tillë shkodran. Po, dhe vazhdon sipas meje i parespektuar si patriot dhe njeri përparimtar, por dhe modern. Ai pa dyshim, është një Leonardo da Vinçi shqiptar në përmasa dhe aktivitet për dallimin e madh që kishte me realitetin. Por nuk është ky qëllimi i shkrimit. Unë kam fatin të kem ekspozuar për herë të parë në mënyrë dinjitoze, mbas viteve 1990-të, kryeveprën etike dhe morale “Dy rrugët e Jetës”. Duke qenë përgjegjësi i Pinakotekës apo pavionit “Rilindja Kulturore Qytetare Shkodrane”, kam marrë iniciativën e një demonstrimi dinjitoz i një vepre të tillë, e cila për nga përmasat dhe ngjarjet në të dhe në lidhje me të, është madhështore. Kjo kryevepër dikur u demostrua në mënyrë jo kaq shumë të zgjuar nga regjimi komunist, në ish muzeun famëkeq “Ateist” dhe normalisht, kush kishte sadopak njohuri për artin, e merrte vesh se po bëhej një “autogol”.
Por kryevepra është një moment guximi rilindas dhe qytetar, i të madhit Idromeno dhe ka shumë skena aty që e vërtetojnë këtë. Deri tani, këtë kryevepër e kanë parë me kureshtje të madhe, dhjetra studiues arti, qytetarë, politikanë, ambasadorë, të huaj të shumtë, dhe impresionet e tyre janë të jashtëzakonshme. Por kush është ky guxim në një analizë të shpejtë në skenat e shumta që ka kryevepra? Në fillim duhet parë pak konteksti i kohës. Ishte momenti më i keq i perandorisë Osmane, e Shkodra megjithëse qytet i madh dhe më i kulturuari, ishte tashmë jo mirë i administruar, ishte retro qytetare në përgjithësi, rilindja kombëtare dhe Lidhja e Prizrenit po bënin punën e tyre, sepse ishte dhe dega e fuqishme e Shkodrës, ishin po ashtu në kulm lëvizjet pro europianiste që po zhvilloheshin shumë dhe përfundimisht mendja e një piktori dhe artisti, shkonte akoma më përpara dhe shprehej haptas në pikërisht art dhe normalisht pikturë. E në fakt, kjo pikturë e madhe, shprehet po kështu, duke u arratisur në imagjinatë dhe duke treguar ashpër realitetin e atëhershëm. Kryevepra ka gjashtë skena masive dhe njëzet skena më me pak njerëz, por që në fakt janë skena të vërteta teatrore, në pikërisht teatrin e jetës kryesisht në Shkodër.
Kush është guximi i vërtetë? E para, natyra është ajo e Shkodrës afër kalasë “Rozafat”. Janë po ato gurë dhe poshtë po ato pemë dhe lëndina, po ajo natyrë. Ferri deri afër djegies së madhe, është një rrugë e “bukur” dhe për këtë shumica e njerëzve drejtohen për aty, dhe jo në portën e purgatorit e cila është e vogël, në krahasim me portën e ferrit që është gjigante dhe tipizuese si diçka turke. Një natyrë e tillë ishte thjesht për kohën një provokacion i qartë. Për këtë i është bërë vërejtje ato kohë nga autoritete që e kanë parë përpara demostrimit, sepse po ju prishte shumë punë me njerëzit e lartë të administratës otomane. Fakti Shkodër, fakti portë turke dhe disa flamuj ashtu kot si të kuq në ferr, bukuri natyrore e rrugës së ferrit etj., etj. Një nga guximet e mëdha të një rilindasi të vërtetë, Idromeno te “Dy Rrugët” ka “rrugën e shkurtë” që lidh purgatorin me ferrin, ose më mirë rrugën për në parajsë me rrugën për në ferr. Këtu ka pasur shumë e shumë vërejtje të mëdha, edhe nga njerëzit që do të vlerësonin etikisht, moralisht dhe religjionarisht veprën. Sidomos nga ana religjionare! Po, është një fshatar pikërisht aty, që ka bërë gjysmën e rrugës për në parajsë, që mashtrohet prej një dreqi-djalli, dhe pret-ecën shkurt, nga parajsa për në ferr, pa kaluar mbrapsht purgatorin! Ishte e jashtëzakonshme për kohën. Kishte një rrugë të shkurtë, që mund të lidhte parajsën me ferrin dhe që e ruanin djajtë! Një guxim i madh Idromenian!
Guximi tjetër i madh dhe me vërejtje të mëdha për kohën, është dhe momenti i engjëjve të tablosë. E dimë se engjëjt nuk kanë gjini, por Idromeno në disa raste, i bën disi femra dhe të veshura të tilla, duke mbajtur shënim dhe normalisht në atë kohë ju krijuan dhe probleme. Në një rast një prelat i rëndësishëm në Shkodër i thotë, “ti mor djalë me ato shpatulla jashtë këtij engjëlli, çfarë kërkon të tregosh” dhe Idromeno sipas një konsulli prezent aty i është përgjigjur se “asgjë përveç bukurisë engjëllore” dhe në fakt të gjithë kanë qeshur disi me zor.
Kritika e realitetit të atëhershëm është si guxim, dhe te skena e gjaksorëve dhe vrasësve, por më e qartësuar guximi është te kritika ndaj vetes dhe njerzve të artit dhe muzikës apo ahengxhinjve. I ka vendosur me fytyra të njohura qytetare përveç të vetes në qendër, po, janë shumë miq të tij, të cilët në skenë po habisin dhe djajtë. Biles, njëri prej tyre i bën thirrje reale dhe të drejtpërdrejtë dhe një miku të tij, që po shkon për në parajsë. Ka qenë e padurueshme për kohën një thirrje e tillë kaq “heretike”, e cila nuk është ndryshuar as në vitin 1894, edhe pse i kanë thënë se “me këtë gjë, vepra nuk mund të paraqitet”. Idromeno, një konsull dhe një konsulleshë i ka çuar rrugës për në ferr, megjithëse nuk i bën të kalojnë portën e ferrit, por nga fytyrat e mirë detajuara, të gjithë kanë kuptuar se kush ishin në fakt. Ishte një përgjigje e Idromenos, për një lloj qëndrimi aspak realist të tyre, ndaj gjendjes së rëndë të lejuar dhe nga disa përfaqësi, por dhe veprimtari të tyre ndaj vendit dhe sidomos trojeve shqiptare. Skena të tjera të guximit etik dhe pa dyshim moral, janë skena e “dembelëve”, “pijanecëve”, “kapadainjve”, “Dy kalorësve” dhe “Mbretit që i lan këmbët një të varfëri”. Por dhe me kafshët, Idromeno është treguar realist dhe moralisht një person guximtar. Padyshim që kuajt dhe dhëntë si grigjë, por dhe qenin, Idromeno i vendos në rrugën e parajsës. Kurse zagarët dhe bagëtinë e klasifikuar të tillë në rrugën e ferrit.
Pse është një vepër etike pikërisht “Dy rrugët”? Në fakt, nuk kanë dashur ta trajtojnë si të tillë, dhe guximi i madh është “përjashtuar etikisht” dikur, dhe përdorur me qëllim të keq nën diktaturë. Por etika në fakt, është si klasifikim nga greqishtja e vjetër si “Ethos” ose karakter, sjellje, kostum, mënyrë veprimi dhe sjellje në lëmin e filozofisë. Në këtë gjë, Idromeno ishte i pari dhe më i madhi ndër rilindasit tonë që ishin artistë ( shumë të pakët) dhe sidomos në pikturë që mungonin fare. Në këtë mes, unë vazhdoj të them se kryevepra “Dy rrugët e Jetës”, është një model etikisht i qartë dhe tepër i mirë saktësuar së paku sot, në një kohë as paragjykimesh dhe sidomos jo presioni direkt. Moralisht kjo vepër tregon veset dhe vetitë morale të mira, të ndara në dy rrugë. Ishte moment i jashtëzakonshëm dhe padyshim rilindas në atë kohë, dhe ku më mirë se në qytetin më të madh urban dhe kulturor që kishin trevat shqiptare dhe për shumë kohë, dhe që ishte pikërisht Shkodra. Kultura normalisht perëndimore si art, dhe realiteti oriental si jetë, e bënë një nga sistemet e jashtëzakonshme të interpretimit të kohës këtë gjeni të artit shkodran si Idromeno. Kol Idromeno, ishte pikërisht maja e lartësisë të madhe kulturore të Shkodrës, nga vitet 1880-të dhe deri në vitin 1939 kur vdiq.

- See more at: http://www.sot.com.al/opinione/guximi-i-rilindasit-idromeno-n%C3%AB-kryevepr%C3%ABn-%E2%80%9Cdy-rrug%C3%ABt-e-jet%C3%ABs%E2%80%9D#sthash.yYGhu4v1.sYf781oi.dpuf

sabato 5 ottobre 2013

Trashëgimia e goditur ndër kohëra.



Nga Ciriako i Ankonës, te grabitja e muzeut të Bushatllinjve dhe deri te matrapazët e sotëm të trashëgimisë!



Koment



Besi Bekteshi

Në shfletimin e revistave dikur, por të lidhura me kujdes në Muzeun Historik të Shkodrës, me shumë fat lexova një shkrim të studiuesit Hasan Ulqini që në vitin 1979.  Ishte një moment i rëndësishëm për sot dhe shkrimi i Ulqinit kishte për titull “ Objekte të Arkeologjisë Shqiptare nëpër Muzeumet e Huaja”. Moralisht dhe objektivisht, isha shumë i interesuar për një fakt të njohur, por jo të vlersuar dhe në qytetin më të madh, por tradicional dhe të pasur me trashëgimi që është Shkodra. Në fakt, zoti Ulqini në parathënie kishte vendosur dy grabitje të rëndësishme që i kanë bërë të huajt vëndit tonë dhe këto dy grabitje njëra është në Vlorë, dhe tjetra në Shkodër. Muzeu  Arkeologjik i Vlorës, i ndërtuar nga misioni francez i mrekullueshëm me Leon Rej për 15-të vite rradhazi, është marrë i gjithi në vitin 1939-të dhe fashistët e konsideruan një thesar të tyrin. Por kryesorja për mua ishte dhe fakti i raprezaljes në vitin 1913-të në kalanë Rozafat të Shkodrës, e pikërisht të muzeut të pasur të Bushatllinjve, në banesën e tyre në oborrin e kapitenerisë së sotme. Një muze i pasur, tepër interesant, i cili në këtë vit duhej kërkuar sëpaku si histori me që ishte rasti i 100 vjetorit të pikërisht betejës së madhe dhe rrethimit që mbajti Shqipërinë jo të shpërndarë me gjithshka dhe në të mirë dhe të keq, formoi këto 28.000 km katror që kemi sot. Malazezët vodhën dhe grabitën muzeun si vjedhja më e madhe e kohës, por dhe e shekullit 20-të në teritore shqiptare, dhe për më tepër, një muze të mirë rregulluar dhe me mbi 1000 artefakte të ruajtura dhe pronë e familjes së madhe shkodrane, si sunduese e qytetit për gati një shekull. Nuk është bërë asnjë lëvizje normale në kohët e sotme, por dhe më përpara në këtë drejtim dhe dihet qartë se diku mburren me artefaktet e Bushatllinjve dhe të kalasë së Shkodrës.
Megjithatë, nga zoti Ulqini është gjithashtu e qartë dhe historia e marrësit të veprave  dhe njeriut të parë si arkeolog të trevave shqiptare në trashëgimi. Është pikërisht historia e Ciriako de Picikoli në shekullin e XV-të, i cili ka bërë dy udhëtime si njeri i letrave dhe padyshim dhe arkeolog që zbulohet nga i madhi Ugolini. Ai konsiderohet Ciriako i Ankonës, sepse prej andej ishte dhe Ugolini thotë se ai zbuloi Butrintin, por problemi është se normalisht ishte dhe njeriu i parë që artefakte të kësaj toke, i mori për në vëndin e tij. Mbase duhet falenderuar se i lartësoi, mbase duhet përmëndur si njeriu i parë që largoi  nga kjo tokë, por mbase historia kështu është, dhe ai është pikërisht njeriu i parë i aventurës me artefakte dhe arkeologji  nga ky vënd. Si Ugolini, dhe pikërisht Ciriako i Ankonës, janë bërë si vjedhës të monumenteve në kohën e socializmit, përgjithësisht historianografia e tillë biografinë e tyre e trajton në dy plane dhe ai kryesori është arkeologjia dhe kërkimi i tillë. Akuzohen por nuk është krejt e vërtetë kjo. Në vitin 1999-të Instituti Italian i Kulturës në Tiranë, botoi librin e Ugolinit “Butrinti”ku në faqen 108 jepet një reliev me portretin e Ciriak-ut, por në profil. Tashmë arkeologu i parë i monumenteve të Shqipërisë, apo misionari i Papës dhe Gjenovës, si dhe këshilltari i Mehmet pushtuesit, nuk mund  jetë më i panjohur për publikun. Dhe këtu meritën e ka përsëri Luixhi Ugolini, të cilit nuk do ti njohim vetëm meritën e zbulimit të Butrintit, por edhe “zbulimin” e Çiriako de Piçikolit të Ankonës. Po, dhe punës sëmadhe si zbulues i arkeologjisë në këtë vënd.
Gjithsesi në këtë kohë, shumë artefakte kaluan në perëndim, dhe në fakt ato ishin në momente kritike nën sundimin e osmanëve, por dhe pa asnjë kontroll të kësaj natyre në trevat shqiptare. Por ky është momenti i parë arkeologjik i vërtetë me Ciriak-un e Ankonës. Ai i lidhur me Osmanllinjtë, kishte mandatin e Padishahut të lëviste lirshëm dhe sëpaku kjo duhet të lejonte pastaj dhe kërkimet dhe kishte tepër rëndësi puna e tij dhe për të mbajtur lidhjet midis dërguesve të tij nga Italia, dhe Portës së Lartë. Ai ishte një arkeolog, dhe padyshim tregtar dhe zbulues, dhe për këtë sot duhet nderuar.
Por çfarë veprash të mëdha janë jashtë dhe për këto zoti Ulqini që në fillim bën jehonën e viteve të fundit të diktaturës. Ai përmënd “Sarkofagun e Durrësit” që ndohet në muzeun arkeologjik në Stamboll. Ai është zbuluar në vitin 1909-të  dhe i përket shekullit të dytë të kohës së re. E famshmja “Dama Antike” e gjetur në Gur të Zi në Shkodër e cila ndodhet në Luvër dhe është një nga artefaktet më të rëndësishëm tonat jashtë normalisht, të tjetërsura dhe marra nga kjo tokë. Tipizimi i saj, veshja, është një nga trashëgimitë më të qarta tonat në perëndim. Një figurë bronzi që ndodhet në muzeun Britanik. Është zbuluar në Kosovë dhe është çuar nga arkeologu  Artur Evans, i cili ka eksploruar të gjithë veriun shqiptar. Pastaj Stela e Parmenikrit e cila ndodhet në Vienë, në muzeun e historik të artit. Është zbuluar dha marrë në Apoloni. Është jashtë dhe “Kokë gruaje në mermer” edhe kjo në Vienë, dhe është zbuluar dhe marrë në Durrës. Në fund janë “dy relieve gladiatorësh”  që ndodhen në muzeun arkeologjik të Beogradit, dhe kanë qënë të vendosura nga pushtesit turq në portën e madhe të kalasë së Durrësit. U grabitën nga serbët në vitin 1913-të.
Duhet ndarë problemi i dikurshëm me problemin e madh të sotëm. Për kohën e Ciriako-s së Ankonës, nuk kishte një shtet dhe një model qeverisës shqiptar. Nuk kemi të bëjmë me grabitje të vërtetë, dhe është një gjë e mirë zbulimet e tij dhe normalisht dhe artefakte që ai mund të ketë çuar në vëndin e tij, sepse shikohej qartë se osmanllinjtë nuk kishin ndonjë interes të madh për arkeologjinë dhe trashëgiminë e tokave që vinin nën sundim. Por mbas viteve 1912-të, dhe sidomos nga viti 1913-të, ka filluar me forcë “vjedhja dhe marrja me dhunë e artefakte shqiptare”. Vitet 1913-1919 -të janë të mbushura me akte grabitjesh së thesarit kombëtar të trashëgimisë tonë. Ishte kohë e vështirë dhe mbase historianografia socialiste e ka trajtuar në mënyrë bajate dhe jo të nderhme, por një pjesë e artefakteve u vodhën nga oficerë austriakë, por dhe italianë dhe një pjesë u mor nga studiues dhe kërkues të pikërisht kësaj natyre studimore dhe dorëzuan shumë prej tyre (për fat) në muzetët  botës,e  kryesisht Itali, Francë dhe shumë në Austri, por  dhe Londër.  Vazhdimi i grabitjes është dhe gjatë shtatë viteve të para të qeverisjeve mbas 1920-tës. Në atë kohë, mendohet se janë larguar nga ky vënd mbi 12.000 artefakte, dhe shumica e varreve të rëndësishëm të dyshuar dhe të vjetër, u kërkuan për të marrë dhe repertet. Po ashtu kapitele, orendi, pllaka me mbishkrime, dhe shumë e shumë të tjera si qeramikë, monedha dhe medalje të shumta. Mbas vitit 1927-të, janë dënuar për matrapaz, shkatërrues dhe vjedhës varresh dhe vëndesh historike, rreth 100 persona në Shqipëri.
Në kohë të Mbretërisë u ndal vrulli, por italianët bënë punën e tyre kudo si për mirë dhe për keq. Gjithsesi kontrolli sërish ishte i dobët për të kapur vandalët dhe matrapazët.  Mendohet se fill mbas vitit 1945-së, jugosllavët morën në Shkodër jo vetëm mall dhe varfëruan tregtarët, por dhe artefakte, piktura dhe kapitele, por dhe veshje të vjetra, armë dhe stoli, e shumë e shumë të tjera që kalojnë mbi 1000  njësi të tilla kudo që patën akses. Rusët ishin më të kujdeshëm, por dhe ato bënë “ punën e tyre në këtë drejtim” dhe ekspeditat e tyre dhe pse nganjëherë me shqiptarë, në shumë raste kërkimet bëheshin vetëm nga rusët dhe përfitimet po ashtu.
Mbas tyre arkeologjia u vendos në baza ruajtje dhe sidomos vitet 1960-të, janë rilevimi i madh hartografik dhe me fotografi të historinografisë dhe arkeologjisë tonë kombëtare. Në këtë kohë filloi vërtetë dhe krijimi i sit-eve tona, dhe tepër të elaburuara pastaj në kohë dhe filloi dhe prodhimi i arkeologëve dhe njerzve të lartë tonët në këtë drejtim dhe sidomos të trashëgimisë sonë kulturore.
Vitet 1990-të dhe më pas, janë fatkeqësia e madhe e jona në këtë drejtim. Nuk mbeti grykë pusi, pikturë dhe qilim, rafte të vjetër, kapitele të vogla dhe sende të vjetra pa shkuar në fillim në Greqi dhe pastaj dhe Itali. Nuk u trajtua aspak rëndësia e kësaj teme dhe unë nuk kam pse përsëris gjatë ato gjëra, që i kam shkruar disa dhjetra herë.
Problemin po e kthej edhe një herë te Muzeu i Bushatllinjve në kalanë e Shkodrës, si një veçori e madhe muzeale e jona e kohës, duke qënë se nuk kishte me sa di unë një të barabartë si tipizim, jo vetëm në qytetet e mëdha tonat, po as në Mal të Zi, dhe po ashtu në Janinë dhe Shkup. Ka qënë muzeu i armëve dhe historisë së dinastinë së madhe shkodrane, i mirë përgatitur dhe mushur plot me reperte. Ai është tashmë si trashëgimi kulturore në vëndin fqinj, dhe pikërisht me sa dihet dhe thuhet në Cetinjë, dhe vënde të tjetra të vëndit të vogël, pikërisht komshi me ne. Sot vazhdojnë matrapazët e artefakteve dhe reperteve që gjinden në tokën shqiptare. Në fakt, janë për tu dënuar, dhe sot bredhin lirshëm me terrakota dhe stoli apo dhe të tjera artefakte të rëndësishëm dhe është fat i madh kur takojnë ndonjë individ të mirë ditur, por dhe të kujdeshëm për trashëgiminë. Por në të shumtën e rasteve “malli” shkon te trafikanët dhe historia këtu mbyllet në dëm të trashëgimisë tonë. Kësaj katastrofe historike dhe në trashëgimi shumë shpejt i duhet dhënë fund. Tashmë pritshmëria është modeli i ri i mentalitetit në qeverisjen e re.


domenica 29 settembre 2013

Marubi, historia dhe modeli i fototekës.



Marubi, nuk është një Opinion!



Koment
Besi Bekteshi

Padyshim që një nga trashëgimitë e mëdha të modelit perendimor që ka vëndi ynë, ose më mirë trashëgimia më e madhe perendimore dhe e kohëve të progresit teknik dhe artit pamor, është fototeka Marubi.
Padyshim ka një arkiv për Marubin dhe pse është i vogël, por ka në arkivin e Muzeut Historik, dhe nuk bëhet fjalë se janë dhe momentet kur është bërë dhe dorëzimi në vitet 1970-të të fototekës Marubi, shtetit shqiptar, dhe padyshim dhe letërkëmbimi i Enver Hoxhës me të madhin Gegë Marubi.  Unë sëpaku, me tim atë, e kam takuar tre herë mjeshtrin e madh dhe shkruaj me emocion për të.  Normalisht që në vitin 1970-të, Hoxha “me hir apo pa hir” por nrealisht deklaronte në letrën tij drejtuar Gegës dhe të bijës së tij se “kjo kërkon në radhë të parë të bëhet inventari shkencor i të gjithë materialeve”! Pastaj e fton Gegën të qëndrojë në krye të institucionit të lavdishëm të fototekës. Në fakt, në atë kohë mund dhe të ishte shfaqur idiotizmi i rradhës dhe kanibalimi kulturor i diktaturës (mos harojmë se ishin pak mbas revolucionit idiot dhe vrastar kultural proletar të Kinës) dhe të ishte marrë në qafë trashëgimia e fototekës së Gegës, por jo përkundrazi!? E habitshme dhe e jashtëzakonshme.  Po, mund të kishte gjetur dikush “arsyen” te personazhet që nga klerikët e lartë dhe deri te njerzit kundërshtarë të komunizmit si shumicë në fototekën e Gegës, por jo për fat të mirë. Është e qartë që Enveri e donte dhe fotografinë e tij të retushuar, por dhe se disa francezë që ai i besonte e “mësonin për mirë”.  E para që mund të them është se, edhe pse jo e artikuluar nga një person “apropriat” për shkencën dhe fotografinë, por ajo gjë nuk është kryer as sot e kësaj dite. E dyta, sidomos në 23 vite demokraci, përveç të mirës së përgjithshme të një modeli gjysëm në diktaturë dhe gjysëm në demokraci, fototeka si një rëndësi kombëtare, qëndroi në një birucë (po të kemi parasysh vëndin) edhe pse sot është një plan tjetër komodimi shumë më i mirë për të.  Ishte koha atëhere dhe duhet thënë se “megjithse ishte diktaturë një pasuri e tillë u ruajt si shumë pasuri  të tjera qytetare dhe kulturore” dhe mirë apo keq (më vjen keq që ja morën familjes) në fund të fundit, institucionin i Fototekës ishte një krenari kombëtare atëhere dhe është edhe tani. Dakort, por megjithë respektin e brazave që kanë punuar aty, dhe botimeve dhe marrëdhënieve me botën dhe të fillimit të demokracisë, pikërisht ai “inventari shkencor” i kërkuar dhe nga Enveri dhe të gjthë më ps tij, nuk ka marrë fund. Shprehja “inventari shkencor” është sot një retro ideologjike, por sot kemi të bëjmë me “inventarin numerik dhe teknologjik, por dhe full dixhital” që në vitin 2013-të është vonë për të qënë evaziv në numra, data, dhe sidomos përcaktime tematikash të përpunuara në foto të pastruara dhe dala në publik të saktësuara dhe të punuara realisht në përmirësim të plotë. Po, në një anë origjinali i saktë, dhe në anën tjetër “dixhitalizimi i pastruar dhe përpunuar afër realitetit të një fotoje të përkryer”. Kjo mungon akoma.

Po kthehem te “Marubi nuk është një opinion”!
Në fakt drejtorin e Marubit si dhe drejtoreshën dikur, besoj se e kam intervistuar (drejtorin e sotëm) për herë të parë unë, në një televizion lokal të Shkodrës. Padyshim është një djalë i mirë. Te Klan dhe te Opinion i Fevziut, sigurisht që në këtë kohë është marrë aty për të treguar se “ e ka seriozisht me Marubin”. Unë besoj se po, por nga seriozisht në realisht, është një rrugë tepër e gjatë.
Duke filluar nga historia italianit, piaçentinit Pietro Marubi. Më kujtohen disa shkrime të miat për pikërisht këtë temë, dhe bisedat, apo dhe shkrimet e zotit Vrioni një nga personat që njeh, studion mirë histori të tilla, dhe sidomos të një personi që respekton dhe trajton historikisht historinë e fotografisë te ne.  Por historia e Pietro Marubit si një italian, që solli efektivisht “europën teknologjike” në artin e fotografisë, duhet thënë dhe përmëndur pa lehtësinë e sipërfaqsores dhe gjithmonë në sqarim, dhe jo vendosje akoma në më dyshim të historisë. Në shumë raste të një reçense dhe të një editimi historik, e mira është të gjesh dhe përdorësh fakte, apo dhe referenca. Fototeka Marubi, akoma nuk ka një histori të aprovuar dhe të zbuluar të origjinës piaçentine të Pietro Marubit. Të thënat me “unë besoj dhe unë mendoj” i takojnë një publiçisti dhe një opinionisti, dhe jo institucionit të Fototekës Marubi. Unë mendoj, se duhet hulumtuar në Piacenza më tepër. Ishte apo nuk ishte me “100-të garibaldinët” Marubi!? Çfarë roli kishte në atentatin e Kryetarit të Bashkisë, dhe ishte akuzuar dhe ndjekur vetëm nga austriakët?  Dakort, iku nga mundësia  për arrestim, por ku shkoi në fillim, në Stamboll, në Greqi si bie fjala në Korfuz, pastaj në Vlorë për të kërkuar vënd qëndrim, dhe mbrojtje nga autoritetet?  Si është puna me sugjerimin e njeriut që në Vlorë në atë kohë luante rolin e konsullit dhe i thoshte se “në Shkodër ka katolikë” dhe kuptohet do të ishte më mirë. Ishte e vërtetë vetëm kjo, apo në fakt Shkodra kishte mundësi të mëdha dhe të aftësive të tija si piktor dhe arkitekt dhe pastaj si fotograf?  Kush e mori në mbrojtje në Shkodër? Kush e konsideroi dhe e pranoi për të bërë punë në kishën orthodokse të qytetit? A ka ndërhyrë në atë kohë “konsullata italiane dhe si qëndruan austriakët me figurën e tij qoftë dhe më vonë” ? Çfarë qëndrimi mbajti valiu i qytetit të Shkodrës në këtë moment, dhe kush ndërhyri për të paqtuar disi qëndrimin e tij. Në diktaturë, nuk kanë dashur ta luajnë shumë këtë temë të një njeriu që na bën krenar ne shqiptarët për artin e fotografisë. Nuk donin, dhe pse kishin dëshirë të quanin garibaldin dhe garibaldinët një model i mirë politikisht. Kush ishte ajo gruaje shumë më e vjetër se Pietro Marubi, që konsiderohet gruaja e tij, dhe që i është gjetur vetëm një pjesë e vogël e fytyrës? Ishte gruaja e kurorëzuar!? Dhe vetëm kur të jetë vërtetuar atëhere dhe thuhet kjo gjë. Çfarë roli kishte te një 21 vjeçar  garibaldin një 40-të vjeçare e quajtur Marjeta? Dakort Pietro Marubi ishte një talent i jashtëzakonshëm, por në fakt deri në moshën 18-të vjeç si ka mundur të lëvrojë të gjitha e sidomos arkitekturën, pikturën, skulpturën dhe pastaj fotografinë me kaq shumë vërtetim. Më pas unë mendoj, por kjo nuk është një diçka që thuhet “besoj dhe mendoj” por që vërtetoj se kështu është dhe ka fakte. Ku ishin zbatimet e tij në arkitekturë dhe pikturë? Si ishte qëndrimi i tij politik për lëvizjet në Shqipëri?  Në Shkodër e kam fjalën për të rastet, sepse pikërisht këtu është dhe kulmi i aktivitetit të tij të madh.  Mos i ka bërë ndonjë konsulli apo konsulleshe ndonjë pikturë dhe mos ka rregulluar ndonjë ndërtesë të ndonjë prelati të madh dhe njeriu të rëndësishëm të kohës? Në vëndin e tij e konsiderojnë shumë për fotot e martesës në familjen Mbretërore të Malit të Zi dhe normalisht që po dhe për arsye të fotove, a ishte fotograf i oborit aty, dhe tashmë italianët si e trajtonin një ish garibaldin?  A bashkëpunonte me ndonjë revistë apo gazetë italiane (sigurisht që po) dhe si ishin marrëdhëniet ndërkohë? A është përndjekur më nga austriakët në Shkodër, i madhi i fotografisë shqiptare, dhe kush e ka mbrojtur në qoftëse dihet se po? Çfarë teknikash ka ndjekur ndërkohë mjeshtri i madh? Kur akoma ka dyshime të mëdha se “është apo nuk është Hamz Kazazi në foton që konsiderohet e para” si mund të shpallet një më përpara, pa sistemuar historikisht një diçka që prej vitesh është gabim?  Për të bërë histori, duhet të ketë një model të tillë të plotësuar dhe jo refraktar dhe nuk është vetëm problem i fototekës Marubi, por kërkon një angazhim të madh sidomos për vitet në vazhdim, për të bërë dhe historinë e plotë, të qartë dhe vërtetë të njeriut të madh të fotografisë shqiptare. Ju duhet treguar historikisht dhe praktikisht dinastia si shqiptarëve dhe botës realisht dhe qartësisht.
Padyshim se Pjetër, Kel dhe Gegë Marubi, janë njerzit e lartë të dinastisë, duke mos përjashtuar vëllain e Kodhelve të vdekur herët. Po ti shtojmë aktivitetin e Kol Idromenos  si një dishepull i “multi profesionit” si pikërisht mjeshtri Pietro, atëhere as me “unë besoj dhe as mua më duket” duhet shkuar drejt kompletimit të historisë së madhe të dinastisë Marubi. Të secilit në mënyrë të qartë dhe të përbashkët, në një vëllim të mirë kopsitur dhe jo nga modeli i “provincializmit shkodran”, dhe me konceptin e largimit jashtë të të tjerëve nëpër botë dhe Shqipëri, por duke respektuar të gjithë, dhe shpallur vetvetiu një konkurs kombëtar. 
Kurse teknikisht!  Gega është i madhi i punës së qartë profesionale, (ishte profesionalizuar në Francë) kurse babai i tij Keli, një aktivist politik dhe pse jo biografik dhe artistik i fotografisë. Tashmë nuk mund të lejohet që foto dhe grup fotosh, të kenë editime me kohët si datim “nga viti 1980-1900” dhe për më tepër, nuk lejohet më që përafrimi të jetë vetëm krahësimor, dhe jo në fund të fundit, profesional teknik shkencor, në fund të fundit me teknikat e reja. Patjetër duhet fondi i qartë buxhetor, por në kohën e sotme, teknikat janë të mëdha, dhe nuk ka nevojë të bëhen pazare si dikur nga fillimet e viteve 90-të, për publikimet dhe sistemet e përdorimit të pasurisë tonë fotografike nga qoftë dhe francezët.
E fundit për të cilën duhet të them se “nuk është një opinion” është se një mënyrë e mirë dhe e qartë është jo vetëm ajo punë e mirë që është bërë dhe po bëhet në Fototekën Marubi, por dhe krijimi i fundit dhe modern të fotografisë “Marubiane”  dhe fillimi i plotë i restaurimit të fotove të rëndësisë së veçantë. Dakort, mund të jenë dhjetra mijra, por ato duhet të shkëlqejnë dhe të jenë plotësisht të rregulluara dhe të botuara në mënyrë të tillë.  Të dalin pa asnjë gabim kohe dhe mirëmbajtje të tilla foto. Padyshim në fototekën Marubi, dhe me një staf të shtuar shumë të aftë për të bërë pikërisht e profesionalisht këtë gjë.  Këtu duhet të fillojë dhe botimi i qartë dhe i tipologjisë “marubiane” e cila ka sa të duash punë. Albumet e tillë , janë vërtetë një cilësi, kurse puna me albume të mbledhjes së fotove dhe editimit të tyre tashmë ka përfunduar  kohën dhe nuk vlejnë më.
Marubi nuk është një opinion, dhe nuk duhet të jetë. Fototeka Marubi është në Shkodër, i takon Shkodrës, është diçka shkodrane, por duhet të jetë kombëtare kur në fakt fotot dhe postkardat e dinastisë janë dhe  ndërkombëtare. Mentaliteti “opinion” dhe sidomos refraktar provincial, nuk i bën mirë kësaj pasurie të madhe shkodrane në Shqipëri.  Marubi sigurisht nuk është një opinion, por një qartësi e madhe kombëtare shqiptare.