Shkodra

Shkodra
Shkodra Town

sabato 19 gennaio 2013

Pietro Marrubi, garibaldini pa biografi te plote.



Pse garibaldinit Pietro Marrubi, akoma nuk ja kanë plotësuar biografinë?!


Koment
Besi Bekteshi
Shkodrani i madh Pjetër Marubi, ka ardhur në qytetin e madh të veriut sipas nipit të tij në mbiemër ose Gegë Marubi, rreth 1850-tës. Ky pohim.... dhe sidomos pohimi tjetër i Gegës së madh është në Arkivin e Muzeut të Shkodrës, dhe patjetër një diçka tjetër e rëndësishme është se Gegë Marubi ose i biri i Kel Marubit, deklaron se në fillim Pjetër Marubi u mor vetëm me pikturë dhe sidomos pikturën kishtare.  Ajo që bën pështypje tjetër në shkrimin e vitit tashmë të largët 1950-të në Arkiv të Muzeut Shkodër, është se Gega, ose njeriu që me zgjuarsi i dorëzoi Enver Hoxhës të gjithë fototekën Marubi....nuk sqaron mirë apo pothuaj aspak arsyen pse Pietro Marrubi kishte ikur nga Italia.  Pse e shkruajta me dy “r” mbiemrin e Pjetër Marubit? Po e para, ai është një “piaçentin” dhe jo një “gjenovez” dhe në Piacenza ai është Pietro Marrubi, kurse në fakt shumë në Shkodër dhe Shqipëri, ja kanë shkruajtur mbiemrin “marubbi” që në asnjë mënyrë nuk është i vërtetë.  Për të mos harruar si trajtim,  më duhet të them se Gegë Marubi, zbulon se për herë të parë “fotografinë me lustër në Shqipëri” e ka përdorur Kol Idromeno dhe kjo është shumë e rëndësishme, sepse tregon edhe lirinë e mendimit të mjeshtrit të madh,  i fundit i dinastisë shqiptare Marubi, që ka Kel Kodhelin në vazhdim të Pietro Marubit dhe pastaj Gegë Marubi si vazhdim shkodran i Kelit. Në pamundësi të Matisë-Kodhelit, që Pietro e dërgoi me studime, por që nuk kishte jetën e gjatë, Gega sqaron se ishte pabai i tij, që mori  mbiemrin e mjeshtrit italian dhe ndodhën dy gjëra. E para shkodranizohet Pietro Marubi, duke u kthyer në Pjetër Marubi, dhe jeton në shtëpinë e Kodhelve dhe italianizohet mbiemri i Kel Kodhelit, duke kaluar në atë italian Marubi. Pastaj nga këto të dyja shqiptarizohet kjo dinasti e cila në fund të fundit me anën e Kel dhe Gegë Marubit, është puro shqiptare....shkodrane.  
Po kush ishte në fund të fundit Pietro Marrubi që sipas edhe italianëve dhe studimeve të tyre, ka lindur në Piacienza aty nga 1834-tra. Si e përditshmja e madhe “Espresso” apo edhe “Radio Emiglia Romagnia” dhe agjensia e madhe (Adnkronos/Adnkronos Cultura) e kanë trajtuar këtë histori, por shumë lehtë. Në Shqipëri një autor ka nxjerrë se në fillim Pietro Marubi kaloi në Korfuz dhe pastaj Vlorë dhe aty konsulli italian i tha “shko në Shkodër se aty  ka katolikë”!!  Por arsyeja dukej se ishte “bashkimi me Garibaldin”. Në fakt italianët Marrubin e lindur në Piacenza në vitin 1834 e “dërgojnë në fillim në Turqi për të kërkuar azil politik”. Pse? Po, sepse gjatë kohës kur qyteti ishte nën sundimin austriak është vrarë një bashkiak i qytetit, dhe një nga të akuzuarit në këtë të ashtuquajtur komplot ishte dhe Pietro Marrubi. I bie të jetë tepër i ri po të bësh llogaritë me moshën.  Gegë Marubi thotë se ka ardhur në 1850-tën, dhe duhet që të ishte 16-të vjeç dhe llogaritë nuk dalin mirë, por gjithësesi....!!  Gjithsesi them....në fillim sipas biografisë që i bëjnë italianët e Piacensës, në Turqi nuk i kanë dhënë azil, as në Greqi dhe as në Vlorë, e cila ishte shumë afër Italisë dhe Piaçensës e cila merr autonominë dhe pavarësinë duke u bashkuar me Mbretërinë e Savojës vetëm në vitin 1858-të kur Marubi bën foton e parë që në fakt nuk është e saktë.... për Hamz Kazazin. Por po vazhdoj arsyetimin e një 16-të vjeçari që sillet rrotull dhe përfundon në Shkodër, ku është e sigurtë se si fuqia e kishës katolike, por kryesisht Vilajeti i Shkodrës me anën e valiut nuk e luajnë italianin e ri që vetëm 21 vjeç arrin të hap një dyqan,  i cili stamponte fotot e dikurshme. Po, dhe në fakt Marrubi merret nën mbrojtje në Shkodër.  Si merret nën mbrojtje? Në fakt,  e vetmja aristokraci e cila mund të shkëpuste firmë e vulë një valiu, për interesa të saj, ishte ajo shkodrane dhe pa shumë dallime si ajo katolike tashmë e ravijëzuar, e aq më shumë ajo muslimane e fortë si gjithmonë, rebele here here dhe “besnike” që nuk i besohej shumë nga ana e Portës së Lartë. Normalisht që fotot do të ishin për natyrën, burrat e fortë...Kazazi plak.... që në foto duket 40-të vjeç dhe rregullimi i kishave si piktor.  Dakort....!!
Kishte dhe një mënyrë tjetër në Shkodër për të pranuar një njeri që akuzohej rëndë në vëndin e vet.  Mënyra ishte të jepte “ anëtarësi grupi” pranim familjeje....dhe etnie dhe normalisht kjo vinte dalëngadalë, por kryesorja ishte forca e madhe e aristokracisë shkodrane e cila kishte jo vetëm para, por edhe ndikim të madh jo vetëm në Portën e Lartë, por edhe perëndim.  Të gjitha u përdorën për Marrubin garibaldin, dhe në fakt, ai u shkodranizua, sepse mësoi dhe shkodrançen e plotë, dhe sidomos duke lënë pikturën dhe u marrë me aparatin dhe foton, u bë një legjendë qytetse në Shkodër, dhe po u bëre në Shkodër në atë kohë....ishte vërtetë i famshëm. Pietro Marubi i kthyer në Pjetër, u bë vërtetë i famshëm dhe një shkodran i jashtëzakonshëm.
Atelia e Marubit është hapur në vitin 1856-të, dhe padyshim është një nga kryeveprat shqiptare të kulturës, (unë nuk di ndonjë gjë tjetër kulturore që e vlerson bota më shumë se sa kjo) vetë Pjetër Marubi është një nga modelet e njeriut përparimtar të teknikës dhe artit të ri të lindur në Francë vetëm 17-të vite më përpara. Kurse Shkodra ishte qyteti normalisht i perandorisë otomane që jepte besë dhe mbante brënda një piktor, më pas fotografin më të madh të ballkanit. Ishte qyteti midis lindjes dhe perëndimit, midis myslimanizmit dhe katolicimit në një bashkëjetesë të madhe dhe për tu admiruar....edhe sot e kësaj dite. Po, edhe sot e kësaj dite e them jo pa sens kritike....për sot!!  
Në këtë mes, ka diçka. Si ka mundësi që as në kohë të socializmit nuk deshën të gjejnë origjinën politike garibaldine të Marrubit, si ka mundësi që Gega nuk donte ta thoshte në biografinë historike të paraardhësve të vet. Si ka mundësi që edhe sot për artin e madh të fotografisë që Shkodra ka kampionin e Ballkanit, nuk është dhënë një fond për të gjetur rrënjët e familjes së Marrubit dhe ato të dalin historikisht qartë. Si ka mundësi që mos “rrëmohet” në biografinë e qytetit të lëvizjes, dhe që ka nxjerrë histori të mëdha për Italinë. Si ka mundësi që të mos vazhdohet dhënia e respektit për italianin e madh, kur dikur ju dha besa dhe qytetaria shkodrane edhe në kërkim? Si ka mundësi?
Ka mundësi.... e para, sepse në shumë raste historia dhe mburrjet tona janë sipërfaqësore dhe e dyta, dikush dikush, nuk do të vërtetën deri në fund.
Gjithsesi Pietro Marrubi, ose shkodani i madh Pjetër Marubi, e meriton jo vetëm një jetshkrim, më të plotë, por edhe një bust apo shtatore të madhe për nderin që i ka bërë jo vetëm Shkodrës, por gjithë Shqipërisë...pse jo Ballkanit. E meriton.






martedì 8 gennaio 2013

Gjenocidi komunist ndaj familjes se don Marin Shkurtit



Gjenocidi religjonar, politik, ekonomik, familjar i familjes së don Marin Shkurtit.

Koment-Dossier
Dokumenta për herë të parë.
Nga Besi Bekteshi
Një nga dyzet martirët e kishës katolike shqiptare të bërë nga Papa Gjon Pali II, është edhe don Marin Shkurti, nga Samrishi i Shkodrës, i shuguruar nga imzot Çoba në katedralen e Shkodrës. Krimi diktatorial komunist, dhe i kthyer në një gjenocid, ka në ekzekutimin e tij dhe njerzve të tij, por edhe burgosjen e familjarëve të tij si burra dhe gra, një përmasë që as legjendat nuk mund ta përshkruajnë dhe thonë. Duke jetuar një kohë tjetër, duke u sjellë me kohën me një padronancë absurde, dhe të pamëshirshme në pjesën historike, duke bërë indiferentin ndaj krimit edhe në pikpamjet politike, historike, religjonare, ekonomike, po mbikalojmë me turp atë pjesë 45-së vjeçare të një gjenocidi masiv në Shqipëri. Duke i lejuar vetes shfletimin e një proçes-verbali origjinal të datës 11-3-1969, ku një Kryetar Gjygji dhe një Prokurori që i dërgojnë Komitetit të Partisë së Shkodrës, unë po tentoj të paraqes edhe gjenocidin e shumanshëm ndaj një familje të vetme, e cila rezistonte si për të mbrojtur fenë, tokën, pronën dhe për më tepër qënësinë e tyre si familje normale. Është fjala e gjygjit të organizuar në Dajç, në vatrën e kulturës (në fakt ishte kisha e dikurshme) në datat 4-5 të muajit mars 1969, ku partia dhe organet e saj të represionit kishin mbledhur fshatarë nga Samrishi, Dajç, Shirq, Mushan, Darragjat, por edhe nga Oblika, Muriqan, Belaj, Velipjë, etj. Po, në dokument thuhet se ishin 700 njerëz dhe nuk i nxinte salla. I transportonin me automjete katundarët për të marrë pjesë, shumicës për tju shtënë frikën, dhe një pakicë, për dëshmitarë dhe akuzues ndaj një familjeje. Normalisht familjes Shkurti, dhe në rradhë të parë ish priftit Marin, pastaj  Ndrek, Jak, Gaspër, Lazër, Prena, Leze, Liza dhe Ruke Shkurti. Të duket sikur është familja e Romanovëve e pushkatuar nga Lenin e gjitha....!!?
Janë pushkatuar Marin dhe Ndrekë Shkurti dhe dënuar me vite të gjata burgimi absoltisht të gjihë të tjerët si burra dhe gra. Don Marin Shkurtin e arratisur,  e dorëzuan me tradhëti ato që mund ti jepnin strehim në Jugosllavi dhe akuza për tradhëti i mori të gjithë familjen, kurse Ndreka kishte më shumë...... edhe agjitacion dhe propogandë. Pastaj relacioni është i mbushur me gjenocidin e gjygjit masakër familjare, për familjen Shkurti që fillonte me akuzën e sabotimit të kolektivizimit në fillim, origjinën e pasur të familjes, luftën kundër kolektivizimit edhe nga brënda, parrullat e ndryshme “ në koperativë nuk jetohet”...ky pushtet duhet të rrëzohet....arratisjen..... dhe normalisht që pa ardhur Marini, akuzat binin mbi Ndrekën. Biles në relacion thuhet se “me luftën kundër fesë, familja humbi dhe kalanë e fundit” sepse ishte një familje prifti. Akuzohen se kanë dalë në mbrojtje të fesë, priftërinjve, se i konsideronin priftërinjtë patriotë dhe shqiptarë të mirë. Relacioni del qartë se mbas kthimit në shtëpi në vitin 67-të, kur u mbyllën kishat..Marini...prishi çdo gjë.... dhe nuk u fut as në koperativë. Të gjithë të akuzuarit janë tashmë sipas realacionit, të lidhur me Marinin, sepse kanë po të njëjtën ideologji, mentalitet.....!! Por relacioni tregon edhe dobësimin në saj të kushteve revolucionare...të pozitave të familjes... e cila në grup, po bënte përgatitje për arratisje, duke rregulluar një varkë brënda shtëpisë. Si don Marini, edhe të tjerët, akuzohen se kanë nxjerrë ngatërrresa në koperativë. Biles thuhet se ato nxorrën varkën dhe u arratisën të gjithë në Jugosllavi...14 nëntor....me fëmijët e tyre....organeve të UDB-së ju dhanë çdo informatë....me karakter ushtarak...ekonomik....politik që dinin....!! Po dhe pastaj....jugosllavët i kthyen......!!  Nuk mund të bëhet më makabër krimi se sa kaq, nga njëra anë e kufirit, dhe nga ana tjetër e saj.   
Por relacioni vazhdon, se gjatë gjykimit të pandehurit nuk janë treguar të penduar, kanë thënë se janë detyruar të iknin nga trajtimi ....por kanë tentuar të zvogëlojnë rrezikshmërinë shoqërore të gjithsecilit...sidomos të Marinit...!! Imagjinoni këta të rrezikshëm dhe sigurimin që i persekutonte çdo ditë....në relacion....i ....butë...!! Pastaj relacioni tregon se në gjygj nga dëshmitarë janë demaskuar si familja por sidomos Ndreka dhe Marini. Biles thuhet se Ndreka nuk ka pranuar asgjë, por ka thënë se “ato shpifin për ambicja personale”....!! Por relacioni thotë gjithashtu se nga gjygji “u vërtetua se nuk ishin dëshmitarët që shpifnin, por i akuzuari bënte dredhi për të mashtuar gjygjin”. Ndrekë Shkurti, për të cilin ishte paracaktuar dënimi...donte të mashtronte ...gjygjin....çfarë apoteoze dhe çfarë relacioni!!  Po, dhe relacioni thotë se ishin dëshmitarët që plotësuan me dëshmitë e tyre më tepër figurat e Marin dhe Ndrekë Shkurtit, dhe familjes së tyre deri te gratë ku thuhet se.....ato ishin në dijeni të plotë të krimeve dhe të tradhëtisë....!! Marin Shkurti u akuzua nga disa dëshmitarë, se i mësonte fëmijët me frymë fetare, organizonte festa fetare dhe ceremoni, duke ju larguar frymën revolucionare dhe u bë pengesë serioze e direktivave të partisë në fshat. Kanë qënë kundër shkurtimit të kopshteve, kundër punës në koperativë, kundër mbledhjes në një grazhd të bagëtive, duke bërë propogandë kundër....thotë relacioni. Biles relacioni pa specifikuar kush .....thotë se...diskutantët kërkuan dënimet më të ashpra për të gjithë, kurse për Marinin dhe Ndrekën ...dënimin kapital...!!
Në fund relacioni që gjygji i bënte partisë thotë se duke u parë të gjitha këto, Marin dhe Ndrekë Shkurti u gjëndën fajtor dhe u dënuan me “dënimin kapital”, kurse të tjerët me dënime të ndryshme.
Kështu familja, nga ky gjygj, nga kjo farsë politike dhe ideologjike, u masakrua duke pasur dy të ekzekutuar dhe të gjithë të burgosur dhe dënuar nga regjimi i cili kur donte të jepte mësime të forta, nuk ndalej para akuzave. Po, familjen e Samrishit, e akuzuan për tradhëti ndaj atdheut, për agjitacion dhe propogandë, për një familje anti pushtetit dhe partisë, kundra praktikave të kohës, kundra kooperativës dhe pronës së përbashkët.  Ishte dhe një prift i ri në këtë familje të cilin familjarët nuk e mohuan, nuk u përkulën si burrat dhe gratë, dhe kjo del qartë në relacionin që organet e diktaturës i bënin partisë.  Por shikohet qartë se dënimi ishte gjenocid, duhej të përkulte si familjen dhe religjonin, besimin, si pronën dhe ndjenjën e saj, por kërkonte edhe futjen me dhunë të ideologjisë së re. Ishte një nga gjygjet më masakrues që bëhej në vitin 1969-të, sepse po shikohej se duhej më dhunë dhe forcë në Shkodër dhe rrethinat e  saj, ku sidomos në aspektin religjonar do të bëhej si nga viti 1945-së dhe deri në fund të diktaturës, krimi më i madh në Shqipëri. Por jo vetëm në religjon....jo aspak...në çdo drejtim që mund të njihte logjika njerzore, dhe që nuk pranonte i ashtuquajturi komunizëm shqiptar. Ishte krejtësisht një gjenocid në besim, në politikë, ekonomi dhe në qoftëse do të kishte unitet familjar...edhe familjar.... dhe me detyrim në gjygje ku merrnin pjesë njerëz të detyruar, ku midis tyre kishte të friksuar, gënjyer, mashtruar, si dhe të inkriminuar.
E në fakt shoqëria jonë nuk është se ka bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme për të studiuar këtë gjenocid....për ta parë atë në aspektin historik dhe politik. Pastaj, as që mund të pretendosh se e ka konsumuar ligjërisht dhe parimisht për të dalë në fajtorët dhe organizatorët që pothuaj gjithmonë thonë....ashtu ishte koha...regjimi...dhe disa që jetojnë sot kanë besim tjetër, model tjetër, jetë tjetër të cilën ju a fali....demokracia.