Shkodra

Shkodra
Shkodra Town

martedì 30 luglio 2013

Idromeno, urbanisti dhe arkitekti rilindas shqiptar.



Një shtatore për Idromenon, ose arkitektin dhe urbanistin rilindas shqiptar.


Koment
Besi Bekteshi

Vjet me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë, Këshilli Bashkiak i Shkodrës me unanimitet majtas - djathtas nderoi me “Qytetar Nderi” njeriun e madh të pikturës, fotografisë, arkitekturës, kinemasë dhe urbanistikës shqiptare Kol Idromeno. Ishte diçka e madhe për mua, dhe qëndrova në sallë jo vetëm për nderimin e dy figurave të huaja ish guvernatorë të Shkodrës, por dhe për këtë figurë madhore të “Rilindjes Shqiptare”. Normalisht që Idromeno është një “Rilindas i madh”, dhe ne kemi pasur dhe mund të kemi respekt për rilindas të jashtëzakonshëm nga të cilët Shkodra ka shumë, por në përgjithësi i kemi rradhitur ato nga shkrimet, kultura dhe arti, por kryesisht  dhe politika. Ka ardhur dita të shkojë gjuha aty ku dhëmb pikërisht dhëmballa. Ishte një shëmbull i madh ajo shtatore e mirë konceptuar e “teto Ollgës” në Tushemisht e  padyshim që ne njohim filmin me teto Ollgën pastaj Tushemishtin, por në Shkodër ka një gjigandomani njerzish dhe vëndesh, që kanë histori me shqiptarë dhe të huaj, dhe normalisht me njerëz të shumtë të artit të madh Shkodran.  Ka pasur në Shkodër dhe ka një shkollë ndërtimi me emrin “Kol Idromeno”  dhe shoqatë piktorësh dhe rrugë, por nuk ka një respekt të qartë mbi veprën e tij të madhe dhe padyshim unë sëpaku dhe duhet të ketë shumë si unë që e duan një shtatore për mjeshtrin e madh të ardhur me origjinë nga ishulli Hidro, por si familje të rëndësishme të Pargosit, dhe shqiptarët arbëresh të Greqisë pikërisht në Shkodër, si i jati i Nikoll Idromenos. Martesa e tij në një familje të vjetër katolike  të Saraçve  dhe e qytetare shkodrane ka sjellë në dritë dhe talentin e jashtëzakonshëm të tij. Ai ka lindur në 15 gusht të 1860-tës, dhe me talentin e tij nuk kishte vetëm ato që thashë më sipër, por ishte dhe muzikant dhe krijues këngës, skenograf, por është njohur shumë si piktor. Unë kam “Dy Rrugët” në Pinakotekën e jashtëzakonshme të Muzeut të Shkodrës, e cila është kryevepra e jetës me vetitë dhe veset e shoqërisë shqiptare në fund të viteve 1800, por Idromeno ka qënë një fotograf  i shkëlqyer. Shumë postcard-a që tregojnë Fushë-Qelën, Xhaminë e Plumbit, Rozafatin, Liqenin e Shkodrës, qytetin e madh shqiptar të Shkodrës të prodhuara nga Austriakët dhe Italianët janë pikërisht të Idromenos, dhe me anën e tyre të huajt njihnin Shqipërinë. Këtë lavdi, në fakt duhet ta ketë pikërisht Idromeno dhe jo kush tjetër, sepse ai ka qënë dhe përdoruesi i mënyra të para moderne të fotografimit dhe elaborimit artistik të tyre në Shkodër dhe Shqipëri. Për talentin e tij në fotografi, flet konsulli austriak por sidomos  dhe Rose Wilder Lane ose gazetarja  e madhe amerikane si një shetitëse në veri dhe Shkodër. Një pjesë e këtyere postcard-ave për faj edhe të atyre që i kanë prodhuar,  nuk ju është vënë autori i fotos. Mësimet dhe talenti i tij ishin dhënë dhe zbuluar  nga Pietro Marubi, por talenti i tij ishin krejtësisht i veçantë dhe stërkalonin për nga madhësia dhe përhapja, çdo gjë të deri atëhershme. Ishte dhe patriot, sepse u aktivizua shumë fuqishëm dhe pse i ri me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Në vitin 1884 ai hapi mjeshtrinë e tij dhe e quajti “Dritëshkronja e Kolës”, Piktura, portreti dhe temat e mëdha në pikturë, por edhe ato me porosi nga kleri ishin veprat e mëdha të tij dhe janë edhe sot e kësaj dite. Foto të shumta të tij kanë shfaqet artistike në Shkodër dhe teknikat e tij të fotografimit ishin akoma më të arritura se të mjeshtrit të tij Marubi. Normalisht është një fond në Fototekën Marubi për Idromenon, dhe padyshim i duhet një model tjetër paraqitjeje dhe ekspozimi , por kjo mbase i përket një të adhme jo shumë të largët. 
Por unë do të flas dhe trumbetoj më tepër arritjen e tij qytetare dhe moderne për Shqipërinë që ishte akitektura dhe urbanistika. Kol Idromeno është njeriu që ka mbi 62 ndërtime në një kohë që kalon 20 vitet dhe që bëjnë kalimin nga stili i ndërtimeve otomane dhe orientale në Shkodër, në modelin që në Shkodër i thonë “venecian” por që ishte model e shekullit të 19-të kudo në botën që kishte afërsi kulturore me perëndimin e zhvilluar dhe botën e modelit italo-austriako-gjerman!! Sidomos në ballkan, duke filluar nga Greqia dhe pastaj edhe në Kroaci, Mal të Zi dhe Serbi. Normalisht më vonë kjo gjë në Shqipëri, por në saj të tij dhe zgjimit të Shkodrës nga gjumi otoman dhe dalja sidomos mbas 1913-tës nga orientimi turk, vjen dhe ky moment, që ndryshoi urbanistikën e qytetit të parë në Shqipëri me vendosjen “e ndërtimeve drejt, me rrugë në mes, me izolate, me dyqane poshtë, me fasada të mrekullueshme, me grila të bukura, me ornamentin e përshtatur” me figura të ndryshme jo të përdorura deri atëhere. Padyshim që fillimet ishin në lagjet katolike dhe “Piacë - Gjuhadol” dhe gjatë bombardimeve të qytetit në vitin 1913-të, sidomos mbas marrjes së guvernatoriatit nga  Philips i madhi Idromeno, krijon të parat të vërteta fasada në rresht dhe të modelit konceptualisht urban, duke marrë leje te guvernatori. Ka një histori të bukur midis tij, një anëtari të pasur të Këshillit Bashkiak që e kishte rekomanduar, dhe qytetarëve shkodranë që do të ndërtonin. Ishte problemi që duhej kaluar pikërisht në urbanen e re, në modelin e “drejtvizimit” sikundër thotë vetë ai “ të dugajeve” dhe po ashtu të vazhdimit në mënyrë të tillë. Mirëpo nuk kanë qënë asnjëherë dakort për të renë një dorë individësh të mësuar me çardakun e madh dhe kopshtin. Ka edhe sot tipa që medemek janë modernë dhe medemek janë të kulturuar në Shkodër,  por nuk bëjnë asgjë, nuk prodhojnë asgjë dhe vetëm përrallosin për të prishur punë. Biles edhe sikur ti përshëndesësh dhe ti përmëndësh, ti respektosh, ato janë akoma më të këqinj. Nejse, nuk ishin dakort, dhe njeriu i rëndësishëm dhe tregtar në Këshillin Bashkiak i mbledh, dhe dalin përballë Idromenos, i cili shpjegon anën urbane dhe fasadat, por dhe dyqanet duke ju treguar dobinë dhe krijimin në atë zonë të rrugës së drejtë deri në fund. Kishte përgatitur dhe një bocet, në një vizatim të përkryer në karbon. Pronarët tregtarë e shikojnë, dy prej tyre me mbimra të mëdhenj në Shkodër pranojnë, por tre thonë jo. Në këtë rast guvernaori Philips që admironte fotografinë dhe pikturën e Idromenos ( i ka bërë një foto në kala e botuar nga unë në Scutaren 7) ju drejtohet atyre me pak a shumë këto fjalë: Miqë e mi, nuk e di se sa jeni të interesuar të bashkoheni me modelin tonë të jetesës, por në qoftëse doni që të jetoni më mirë, të bëni bisnes më mirë, të pasuroheni më shumë, dëgjoheni këtë njeri kaq të talentuar!! Kjo ka qënë një nga betejat e para urbane të fituara nga Idromeno dhe pastaj ka vazhuar sidomos edhe mbas Fushë Qelës, te Kafja e Madhe, rruga e Piacës dhe kthesa etj etj. Më tepër hov ka pasur mbas 1920-tës, por ka edhe një histori me një guvernator tjetër që ishte ai de Fourtu, për të sistemuar mjedise të brëndëshem dhe të jashtëme, për të bërë fasada të mëdha dhe jashtëzakonshme dhe shumë shtëpi panikësh të Shkodrës, duke u bërë një njeri që nomalisht solli në Shkodër dhe për herë të parë në Shqipëri, banesën “alla frënga”. Po dhe vilën e Shirokës ai e ka bërë, por dhe shumë e shumë të tjera, dhe nuk është problemi si vetëm koncept dhe realizim i mirë arkitekturor, por kryesisht ai urban, si orientim, ndërtim, dhe krijim të rrugëve midis ndërtimeve që i ngjajnë botës perendimore. Dakort, atë që nuk bëjmë ne sot. Je bie fjala të krahësojmë rrugën sot e gjitha këmbësore nga “Truma e Dugajve të Reja” dhe afër Bashkisë së Shkodrës dhe sidomos “Piacën” dhe ndërtimet idiote nga Radio Shkodra dhe deri në sheshin e Parrucës sot. Për këtë është i madh Idromeno, dhe njerzit që kanë rënë dakort për të bërë këtë gjë. Sot nuk bien dakort, dhe pse ka ligje dhe rregulla urbane dhe të ndërtimit dhe arkitekurës. Nuk duan tja dijnë për diçka të tillë, dhe janë turpi i sotëm, sepse nuk i vijnë as në majë të gishtave mjeshtrit të madh shkodan, dhe njerzve që i besuan atij idenë. E për më tepër vazhdojnë urbanistikisht dhe arkitekturisht, keq e mos më keq në Shkodër. Po për fat të keq, ashtu vazhdojnë. Kam pështypjen se po të ishte “Idromeno gjallë sot, nuk do të merrte një tender”! Mbase dhe as ndonjë ndërtim dhe projekt ide në arkitekturë. Nuk do ta kishin dëgjuar, sepse urbanistikën e kanë si biçim gjysëm angari. Jam i bindur se zoti Luka respekton urbanistikën dhe momentin qytetar shkodran, por kërkesat dhe ndërtuesit, por edhe elementët investues në Shkodër janë “mos o zot”!! Nuk ka dhe arkitektë të tillë përveç zotit Zef Çuni si profesionist që ka disa dhjetra ndërtime të vazhdimësisë “Idromeniane” në Shkodër. Po, dhe i ka edhe ai si në rradhë në vazhdim të rrugës së Piacës e sipër, dhe në vënde të tjera. Por është për të ardhur keq se është “një zë i vetmuar në shkretëtirë”. I vetmuar si arkitekturë dhe si koncept kundërshtues, për transformimin e Shkodrës për keq në ndërtime paçavure dhe jashtë qytetares shkodrane të trashëguar. Jo vetëm në stilin “Idromenian”, por dhe atë trashëgimi orientale shumë të bukur të shtëpisë me çardak, nga të cilat kanë mbetur shumë, shumë pak. Nuk ka më, dhe nuk mirëmbajnë më, dhe nuk arrijnë të mbrojnë më edhe ato që janë në këmbë. Bashkia ka bërë disa gjëra të mira, sepse ka bërë një rrugë të bukur në Gjuhadoll dhe ka regulluar fasadat me një fond donacion, ka bërë disa pedonale, por ndërtimet në përgjithësi janë një kaos urbanistik dhe arkitetekturë groteske në përçmin dhe përkthim aspak koherent të trashëgimisë dha modernes në arkitekturë. Vetëm për atë që ka mundur të bëjë Idromeno dhe qytetarët shkodranë dikur në urbanistikë dhe akitekurë, i duhet ndërtuar një përmendore në “Piacë” mjeshtrit të madh. Po, me shpjegimet e qarta se çfarë ka bërë ky njeri. I duhet Shkodrës që të harxhoj dy lek, ose disa bisnesmenëve ( që marrin vesh nga kjo punë) të fusin dorën në xhep dhe të ndërtojnë një statujë me mjeshtrin e madh shkodran Kolë Idromeno. Për më qartë edhe si ekzagjerim si “Leonardo Da Vinçin “ shqiptar. I duhet qytetit dhe një artist i madh, urbanist, arkitekt, piktor, fortograf i madh i pa përsëritshëm. Do të ketë sigurisht në Shkodër ndonjë zë “kundrapedal”, sepse e ka si zakon Shkodra të tillë, po kush dreqin po i pyet më të tillë idiotë që kanë një zanat, atë të pa punit dhe llapazanit. Kurse Idromeno duhet të lartësohet në një shtatore të bukur në Shkodër. Është një detyrë që duhet mbaruar tani, sepse e kam të qartë se njerzit do ta kuptojnë pse vlen të lartësojmë kësaj rradhe një arkitekt dhe urbanist, përveç se piktor dhe fotograf. Normalisht që e kuptojnë.

mercoledì 17 luglio 2013

Shkodranet e para te teatrit ne Shqiperi.

Ku, dhe kush ishin femrat e para shqiptare, që luajtën në teatër !?





Koment
Besi Bekteshi

Në shumë nga pikëpyetjet e ditëve të sotme, nga shumë drama të mëdha të femrës shqiptare pikërisht sot, nga një tragjedi e ditëve të sotme ku burri qëllon dhe vret gruan, më vjen imazhi i jashtëzakonshëm i femrës së parë të vërtetë të emancipuar në Shqipëri. Shëmbullit unikal të guximit qytetar. Kush mund të ishte ajo, dhe ku mund të ishte një femër e tillë. E para, vërtetësisht mund të ishte në një qytet, ku kishte shfaqe reale publike e dyta, duhet të ishte një vënd ku kishte relacione të larta si letrare, politike dhe mundësisht diplomatike, e ky ishte vetëm qyteti i madh, më i madh i Shqipërisë ose Shkodra e viteve 1910-1930.
Po pra, unë po flas në një kohë “boom-i” artistik në qytetin liberal dhe konservator njëkohësisht që ishte Shkodra.  Që nga viti 1911-të dhe sidomos në vitin 1912-të, Kol Idromeno, sajon një salon ku mund të projektoheshin diapozitiva të “kalueshëm” me shpjetësi në një klub të organizuar i cili u mbyll më vonë. Ishin shfaqet e para të filmit, dhe në vitin 1912-të, Idromeno që është dhe “lindësi” i filmit në Shqipëri, kinemasë së parë dhe xhirimeve të para, bën një kontratë për shfaqe filmi, kontratë qiraje nga një austriak, dhe shfaq tashmë rregullisht në zonën katolike të Shkodrës ose shtëpinë e tij filmat e parë në Shqipëri. Ishin momentet e para të filmit, dhe padyshim aty ka pasur dhe gra që shikonin , por mbas viteve 1913, mbas ardhjes së Internacionalit, Shkodra u bë qyteti më i lirë dhe diplamatik, por edhe kulturor jo vetëm në tokat shqiptare, por dhe rajon, sepse konsullatat e shumta dhe të huajt e shumtë në qarkullim, impononin dhe modernizmin real të kohës dhe shkëmbimet e litaraturës fillimet e sportit dhe teatrit të parë real. Kjo gjë prej kohe në Shkodër, sidomos mbas viteve 1860-të.  Pra ishte vëndi fertil dhe mundësisht me talent sidomos në lagjet Gjuhadol dhe Sarreq, brënda zejtarëve dhe zanatlinjve, për të filluar dhe rrugën e madhe të artit dhe sidomos teatrit. Aty ishte tendenca për të marrë pjesë gjërësisht dhe femra e emancipuar. Ajo femër, e cila tashmë mësonte edhe gjuhë të huaja, i kishte ikur, ose tentonte të ikte otomanizmit dhe kishte marrë rrugën perendimore të civilizimit. Nga 1914-ta dhe deri në vitin 1919-të, as që bëhej fjalë se një fëmër të mund të dilte në skenë. Jo, në asnjë mënyrë dhe në Shkodrën moderne. As në lagjet Gjuhadol dhe Sarreq, por në vitin 1919-të, ndodh një diçka e madhe për Shkodrën dhe Shqipërinë.  Duke pasur Arkivin e Muzeut në dispozicion dhe me ndihmën e një miku të Arkivit dhe pikërisht zotit Gjon Stefa i cili pasuroi arkivin me postera të tjerë të kohës, arrij të rikonceptoj dhe dëshmoj qartë, se kush ishin dhe femrat e para shqiptare, që çanë orientalizmin dhe prambetjen e madhe, duke luajtur krahas burrave në shfaqe të hapura në Shkodër. Është pra viti  1919-të dhe nga Kol Gurakuqi i frymëzuar nga një shfaqe kinematografike të pikërisht Idromenos, vihet në skenë një “dramë dashtnore” e shoqërisë “Vëllazënija” e quajtur “Erminja e Vorfën”. Ishte madhështore kjo gjë dhe luajtën në “dramën dashtnore” ose dramën e dashurisë Kol Mjeda, Lin Deda, Kel Feta, Junuz Buliqi, Ali Borshi, Omer Ruzhdi dhe Muhamed Reçi. Dakort, por në rolin e Erminjes luajti dhe një femër, jo në të gjitha shfaqet dhe pa ju nxjerrë emri në afishe në vitin 1919-të, por luajti ama një fëmër. Po ashtu në një natë shfaqeje luajti sërish një femër, në rolin e pikërisht femrës ose të Madalenës së shoqes së Viktor Paolit. Kishte dhe shoqërim orkestral drame, dhe dirigjent ishte Luigj Kakariqi. Sot akoma nuk dihet mirë kush ishte ajo femër, (normaloisht që të interesuarit e dinin) ajo grua, vajzë apo e shoqa e kujt ishte apo ishte një beqareshë. Por gjithsesi deri në atë kohë dhe pak më vonë, rolet e femrave luheshin nga meshkujt të veshur pikërisht si femër në teatër. Bëri bujë se spektatorët ( të ftuarit) e kuptuan se tashmë femra ishte qartësisht femër, dhe biles disa thanë jashtë në qytet sepse u bë si barcoletë se ajo ishte një nga Italia, apo nga Beogradi, por këto ishin vetëm gojët që nuk mbyllen në Shkodër.
Gjithsesi vimë në vitet 1921 dhe 1922 në Shkodër, dhe tashmë janë vite guximi për teatrot dhe shoqëritë, e padyshim kulmi është shfaqa gjimnastikore “Katër Caqet Temelore” e gjitha nga femra. Imagjinoni femrat që jo vetëm luajnë, por bëjnë ushtrime gjimnastikore në vitin 1922!! Zyrtarisht kjo gjë.  Por akoma më shumë drama “E Tradhtuemja”. Në lojën e gjimnastikës, kanë luajtur femrat, vajzat e para në Shqipëri dhe emrat janë dhënë kështu: Adelajdja e K. Muzhanit, Kjara e Ejell Koliqit, Karitina e Ejell Koliqit, Margerita e Sh. Koliqit, Kristina e Zef Gjonej, Pina e Zef Gjonej, Nikolina e Kel Kodhelit, Domenika Tedeskini, Gizela Tedeskini, Viktorja e Z. Jakut, Roza e Z. Çurçisë, Adelajdja e F. Loros, Marta e Mati Logorecit, Nusha e Shuk Gjokës, Despina e Joakin Kokosheviç, Nineja e Tom Naraçit. Shikohet qartë dhe mirë, se nga kush familje ishin dhe se kush ishte dhe do të vazhdonte si trashëgimi artistike dhe kulturore në Shkodër.
Por kryevepër ishte drama “ E Tradhëtuemja”. Ishte një dramë me pesë akte e luajtur me vetëm femra në Shkodër.  Posteri kishte shtylla anash me fytyra gruaje, dhe normalisht të gjithë po merrnin vesh se aty luhesh pjesa kryesore dhe e përgjithshme nga pikërisht femrat. Në dramën e jashtëzakonshme “E Tradhëtuemja” luanin. Markeza e Sh. Justit nga Tina e Gjon Ashikut, Ema nga Angjelina e Mark Temalit, Marija nga Lezina e Pashko Cefës, Elvira nga Adelajdja e Pjetër Lekës, Lena nga Kristina e Zef Gjonej, një shërbëtore nga Katrina e Ndrekë Çefës, një rojtare burgu nga Ida e Kel Kodhelit dhe një zonjë, e luajtur nga Metilda e Kol Kakarriqit. 
Zyrtarisht, me dokumenta, me lojë reale, në shfaqe të drejtpërdrejtë. Me fytyrë të zbuluar e tekst të jashtëzakonshëm, ishin fermrat e para të guximshme, familjaret e para të njerzve të lartë të kulturës dhe artit në Shkodër, që po bënin edhe gruan, por kryesisht vajzën nxënëse që po nderonte Shkodrën.  Në fund, të gjitha bashkë, luanin një valle patriotike e titulluar “Rrnoftë

Shypnia” ku nxanëset e sipërpërmndura, jepnin performancën e fundit. Ishin pinjolle të familjeve patriotike dhe kështu duheshin mbyllur shfaqet në atë kohë.
Ishte diçka që nuk mund të përsëritej, dhe që tregon në mënyrë të jashtëzakonshme nivelin e madh të qytetarisë shkodrane, dhe të lagjeve kulturore të saj.
Ishte tendenca për modernizëm, qytetërim europian dhe patriotizëm njëkohësisht. Ato janë vajzat dhe gratë e para të çmontimit të mentalitetit oriental, dhe ishin vajza të njerzve të jashtëzakonshëm të kulturës shkodrane. Unë po i bëj një homazh të vogël, pikërisht këtij brezi, që luajti rolin e madh të shkëputjes së parë nga mbyllja mbas “kafazeve dhe penxhereve” të femrës shkodrane dhe shqiptare dhe dalja e barabartë me burrin në publik. Ishin vërtetë femrat e para të teatrit dhe pjesëve të para artistike dhe kulturore në Shqipëri.
Ishin vërtetë hapa të mëdhenj në këtë drejtim. Po dhe ishin pikërisht në Shkodër. Nuk janë përmëndur shumë dhe nuk janë njohur, sepse pak ëpshtë kujdesur që ato të përmënden realisht. Por emrat e tyre kanë mbetur në një poster të jashtëzakonshëm të nëntë dekadave më parë.


www.besibekteshi-info.blogspot.com 

sabato 13 luglio 2013

Operacioni me imadh antiregjim i deshtuar ne Shqiperi.



“Valuable”, tre arsyet e dështimit të operacionit, kundër regjimit komunist.

Koment -analizë
Besi Bekteshi

Është quajtur “Valuable” ose më mirë “I çmuari” ose po të doni “ I vlersuari”, operacioni i madh që amerikanët dhe britanikët ndërmorën për të përmbysur regjimin komunist, dhe krijuar mbas vitit 1944-tër në Shqipëri. Për të kuptuar më mirë dhe më qartë se kush janë arsyet e veçanta, por edhe ato thelbësore të një prej operacioneve më të mëdha të organizuar kundër një shteti tjetër si bashkëpunim i CIA-s dhe MI6, duhet në fakt të lexosh dhe qartësohesh dhe nga persona të mirë informuar edhe nganjëherë gati antishqiptarë si Savich, por edhe nga specialistë të vërtetë të zbulimit dhe historisë si majori D.H Berger. Sidomos i dyti në “Analysis of Operations Conducted by the United States Central Intelligence Agency, 1949-1951”, është krejt i qartë se çfarë ndodhi me operacionin e madh “Valuable” Në qoftëse Savich, si prosllav tenton të gjejë arsye të këtij operacioni te dëshira e madhe e SHBA-ve për të krijuar “Shqipërinë e Madhe”, ai e bën këtë nëpërmjet fakteve të vazhdueshme në kohë, dhe sidomos duke ardhur deri në ditët e sotme të krijimit të Kosovës. Në të vërtetë ai bën paralelen e ndihmës së madhe të dhënë sidomos nga britanikët në  luftën e dytë në Shqipëri, pranë shtabit të Enver Hoxhës dhe komunistave, duke kuptuar qartë dhe bashkëpunimin e Ballit Kombëtar me pushtuesit. Por emrat e agjentëve dhe të real politikës në ballkan si të britanikëve dhe amerikanëve dalin më së miri. Ato po kërkonin të përmbysnin thotë Savich, atë regjim që kishin vënë në fuqi. Të parët oficerë ndërlidhës të spiunazhit britanik dhe të mirë kopsitur në dijeni dhe eksperiencë ishin David Smiley, Neil “Billy” Mc Lean, pastaj Julian Amery, Alan Hare, Peter Kemp, John Hibberdine dhe Tony Neel, të cilët kishin kuptuar se kush ishin komunistët dhe kush Balli Kombëtar, duke pasur lidhje me të dy krahët. Ishin normalisht të preukupuar dhe për të krahut nacionalist të djathtë, por për ironi të fatit kishin armatosur, mbështetur, në të ashtuqujaturën Special Operations Exective pra SOE, pikërisht Enver Hoxhën dhe komunistët. Ishte e qartë dhe e vlerësuar sidomos nga britanikët, se komunistët ishin parësor si me forca, dijeni, bashkëpunim, organizim dhe patjetër dhe mbështeje në popull. Britanikët ishin operaiv të fortë në Shqipëri dhe pranë shtabit, kurse amerikanët më shumë i merrnin vesh gjërat nga Jugosllavia që ishte si “kujdestare e jona” në atë kohë.
Operacioni “Valuable”, padyshim është konsideruar tentativa paramilitare më ambicioze e ndërmarrë nga CIA, në periudhën e menjëhershme mbas luftës së dytë botërore. Ishte një kohë kur Tito, nuk ishte në dëshirë ta vinte drejtimin politik të Jugosllavisë nga  Stalini apo Moska, dhe kur në Greqi komunistët nuk ishin në gjëndje të kontrollonin qeverisjen. Sipas amerikanëve në këtë kohë, ishte një periudhë strategjike për Shqipërinë. Kishte mbetur pak e izoluar nga perdja e hekurt në mes të Titos dhe Greqisë që po largoheshin nga BS. Britanikët kishin problem me Hoxhën me incidetin e Korfuzit, dhe fyerjen që ju bëri, duke mos pranuar asgjë, dhe duke ditur se jugosllavët kishin duart në të, por mendohej edhe rusët. Pra po dukeshin të pa fuqishëm ndaj një qeverie kukull e Moskës, kur në fakt dihej qartë se Shqipëria, po lundronte në ujra rreth Moskës dhe më shumë afër Jugosllavisë.
Në këtë kohë, inteligjenca britanike kishte shumë kontakte me emigrantë shqiptarë dhe SIS, futi për herë të parë agjentë në Shqipëri, jo për të rrëzuar regjimin, por për të larguar nga posti Enver Hoxhën. Ishte në plan për të ushqyer një luftë civile për pikërisht këtë gjë. Po të realizohej atëhere, britanikët do të mbshtetnin një qeveri antikomuniste dhe monarkike në qëndër të Shqipërisë. Gjithsesi ato kërkuan ndihmë në Jugosllavi, por nuk u dha kurrë, sepse nuk ja kishte kush ngenë, dhe Tito nuk donte asnjë lloj antikomunizmi në Shqipëri. Kurse grekët ishin “bosh”, dhe të lodhur në këtë kohë. Pastaj në sqarim edhe nga Berger ku thotë se “Britania e madhe në saj të mungesave të mëdha në të holla, ju drejtua SHBA-ve për mbështetje financiare” ishte William Hayter si zyrtar i lartë britanik i inteligjencës që ka udhëhequr delagacionin të SIS dhe funksionarë të Foreing Office në Washington pikërisht në mars të 1949. Do të diskutuhej strategjia e ndërhyrjes në Shqipëri. Njeriu kryesor i këtyre punëve ose Wisner, ishte entuziast për bashkëpunimin me britanikët, por edhe zëvëndësi i tij Franklin Lindsay. Në një takim të rëndësishëm gjenerali John Mecgruder i departimentit të mbrojtjes ishte kundër operacioneve sekrete të SHBA-ve në Shqipëri, kurse Robert Joyce i politikës planifikative të personelit, në departimentit e shtetit, ishte krejtësisht dakort. Që në fillim, shikohet se ushtarakisht nuk donin këtë operacion, por politikisht sigurisht që po. Mecgruder mohoi në takim rëndësinë strategjike të Shqipërisë dhe po të jepej mbështetje një rebelim në Shqipëri, do të shkaktonte inate të mëdha si në Jugosllavi dhe Greqi.
Kurse Joice e kundërshtoi duke shpjeguar se: Po të largojmë një satelit të vogël rus në rajon, do të kishte një impakt të madh propogandistik që justifikonte dhe rreziqet. E këtu është edhe hallka kryesore e operacionit të madh dhe të dështuar “Valuable”. Departementi i shteti dhe Joice, sqaruan se Hoxha po bëhej gati ti falte baza navale rusëve dhe Stalinit, ku do të vendoseshin nendetse që do të kishin rëndësi në sugurinë e mesdheut. Departamenti i Shteti, fitoi mbi atë të Mbrojtjes në panel, dhe kështu filloi edhe aprovimi i operacionit më të dështuar dhe me shumë viktima që është bërë ndonjëherë në ballkan, dhe që ka lidhje me Shqipërinë nga dy agjenturat më të fuqishme të botës. Vazhduan pastaj një seri takimesh të dy agjensive për të bërë të zbatueshëm operacionet paramilitare për në Shqipëri. Në fakt po vepronte CIA dhe OPC-ja e dikurshme.
Ishte dhe eksperienca e James Mecarger me punë për situatën në Shqipëri, dhe kualifikimet e tij nuk janë anashkaluar nga Wisner dhe normalisht nga OPC Mecarger u transferua në CIA. Hapi i parë ishte krijim i një qeverie provizore ne ekzil, që do të kishte paqtuar me shefat e  rezistencës brënda Shqipërisë. Dy ishin fraksionet, balli dhe legaliteti, por një dallim e kishin se nacionalistë ballistë kishin qënë më afër pushtuesve si italianë dhe pastaj më pak gjermanë. E të gjitha këto, CIA i dinte dhe mirë fare.
Për këtë punë u krijua edhe Komiteti për Shqipërinë e Lirë, e financuar OPC-ja dhe ne 49-ten, ishte nje mbraparoje per liderat ne ekzil ne Europë. Po ashtu u krijua dhe Komiteti Kombetar Shqiptar, i cili arriti te shkoje ne SHBA-te dhe koloneli Lowe i CIA-s i shoqeroi nje xhiro tregon Berger, në Washington DC, të cilët u takuan me shumë anëtarë të degëve të legjistativit dhe ekzekutivit për të mbledhur mbështeje, dhe bërë një reklamë të mirë për çështjen shqiptare. I priti zëvëndës asistenti i sekretarit të shtetit Llewelyn Thompson, përpara se të shkonin në Nju Jork, në stablizim të vëndqëdrimit të pikërisht komitetit. Një vit ka bërë Mecarger për të siguruar bazat e përgatitjes, dhe për këtë ai i caktua si shefi i rajonit Juglindor i Europës për CIA-n. Kjo zonë kishte brënda gjitha ballkanin dhe Hungarinë, dhe ai i referonte vetëm Lindsay-it, që ishte shefi shefi i divizionit të Europës lindore për CIA-n. Në fakt Mecarger ishte përballë Wisnerit, dhe një grup kolonelësh të ushtrisë si personel i OPC të cilët furnizonin konsulencë teknike për operacionet paramilitare. Pra ishte gjithshka seriozisht dhe me hapa të shpejtë.
Megjithatë në të kundërt me zërat e përhapur, dhe më shumë të publikuar, objektivi në Shqipëri, nuk ishte përmbysja e Enver Hoxhës dhe qeverisë së tij koministe, por heqja e Enverit nga kreu i shtetit dhe partisë. Një ish oficer i CIA-s Harry Rozitzke, nga ana tjetër i kategorizon operacionet shqiptare si “ndërhyrje pozitive” të parashikuara për të larguar Hoxhën, dhe jo përmbysur. Ai thotë se: operacioni shqiptar ishte i pari dhe i vetmi si tentativë nga ana e Washingtonit për të hequr nga froni një regjim komunist në orbitën sovietike me mjete paramilitare.
Në fakt Berger e quan vlersimin e Mecarger-it si më të përpunuar dhe arritur në dritën e largësisë së limituar të operacioneve të bëra. Një sforco paramilitare e CIA-s në Shqipëri, ishte destinuar ti shërbente si një indikator të nivelit të sforcos që duhesh, për të lëshuar një program më konkret dhe të qartë, por edhe deciziv në fund të fundit.
Pra ishte një provë në se studimi real politik dhe ushtarak, mund të bëhej më vonë një strategji e tillë e madhe dhe konkrete. Në Malta, anglo-amerikanët në kampet e stërvitjes sidomos nga amerikanët, u shfrytëzuan të ashtuquajtirut “pixis” për të stabilizuar takimet me grupet e rezistencës së brëndshme në Shqipëri. Britanikët në fillim furnizuan shumicën e punëve të dorës, dhe nga 1951-shin të gjithë gjërat u bënë nga amerikanët. Kontaktet sidomos të britanikëve, vërtetuan se edhe pse kishte një sasi njerzish me rezistencën, shqiptarët nuk ishin dakort për një grusht shteti. Katastrofë ishte zbarkimi i “pixies” me 8 tetor 1949,  që ishin rreth 26 burra të cilët ranë në zjarrin e sigurimit të shtetit që po i priste dhe po i ndiqte.
Infliltrimet paramilitare në shumicën e rasteve, patën këtë fund gjatë gjithë kohës. OPC-ja ndërroi bazë dhe shkuan në Greqi, por nuk ndryshoi asgjë. Në vitin 1950-të gjenerali Valter Bedell, bëri një organizim të CIA-s dhe futi OPC-në në çadrën e DCI-së. Po shikohej dhe po vlersohej në se ishte apo jo një operacion në shkallë të madhe në Shqipëri, dhe në se ishte realisht e duhur dhe në se duhej mbyllur ky kapitull. Një diçka interesante ishte se nuk dihen shumat e investimeve të CIA-s në Shqipëri. Sipas dhe Macarger dhe Lindsay, nuk ekzistojnë totali i këtyre investimeve në Shqipëri. Nuk janë bërë studime të shpenzimeve dhe nuk kishte detyrim për më tepër, për ti bërë. Macarger ka vazhduar operacionet dhe nuk kanë pasur kurr një mendim për harxhimet, sepse nuk ishte problem. Ky i fundit vendos një shifër për dy vitet e para prej 800.000 dollarësh dhe kur operacionet u drejtuan nga Greqia, u shtuan akoma më shumë. Pra rreth 2 miliard dollarë të asaj kohe, janë një shifër e stërmadhe. Macarger konteston nocionin i kohës se “kauza parësore e falimentit në Shqipëri ishte Kim Philbi si agjent dopilojtar.
Ai shte pjesë SIS dhe CIA, dhe u zbulua nga kjo e fundit në erën sovjetike dhe për aksionet në Shqipëri. Sipas kësaj teze, rusët i dhanë info të duhura Enver Hoxhës dhe kështu puna u krye në humbje të operacionit të madh, por....!?  Shpesh herë, kanë ndodhur që operacionet janë shtyrë dhe kanë pësuar po të njëtin fat dhe Lindsay është dakort me Macarger duke shtuar se “rusët nuk do të kishin marrë kurrë seriozisht këtë operacion për të rrezikuar Philby-n”. Pra nuk do të rrezikon mbulimin e tij për Shqipërinë, që ishte një vënd shumë pak i rëndësishëm!!
Sipas tyre, rrjeti i emigracionit ishte kauza thelbësore i falimentit në Shqipëri. Ato ishin jo shumë të kontrollueshëm, aspak të besueshëm se kur dhe kujt i shërbenin, dhe të penetruar nga sigurimi Hoxhës dhe ai sovjetik. Por kjo nuk është kauza e vetme për këtë faliment të CIA-s dhe shërbimit britanik. Thomas Poqers në biografinë e tij për Richard Helms vendos një  rast të tretë falimentimi. Ai thotë se qëllimi dhe portata, apo targeti i aksionit dhe sidomos të “Voluable” ishte tepër ambicioze. CIA në vitin 1949-të, nuk ishte e gatshme të ndërmerrte një aksion të tillë, dhe ta shikonte të përmbushur...!! E kjo, është diçka realishte  e provuar në vitet e ardhëshme.  Nuk ishte e qartë dhe e studiuar rrëzimi i fuqisë komuniste, afrimit të popullit me të, reagimi i përgjithshëm dhe ndërtimi i një qeverie jo komuniste në Shqipëri. Franklin Lindsay, dha një përmbledhje e studimeve të Hawardit por të njerzve shumë të ditur dhe mirë dokumentuar të tij, që kanë studiuar aksionet dhe operacionet të 20-të vite më pas, dhe si konkluzion ishte se “duhej luftuar me kohën”, për të pasur një operacion të dalë me sukses, që të parashikonte një grusht shteti dhe krijuar kondicionet e duhura që bëjnë të mundur përdorimin e mjeteve evidentë për të rritur në finale objektivin e rëndësishëm. E fundit arsye e dalë nga vetë shërbimet është se rrjeti “pilot” me origjinë sovjetike penetruan, dhe ishte kauza e madhe e funksionimit të keq të aksionit të madh operacional, të lëshuar për të ndryshuar regjimin në Shqipëri. Në qoftëse objektivi ishte ai që vetëm duhej larguar Hoxha, dhe jo më tepër, kjo është shumë e paqartë dhe atëherë i gjithë programi u bë një faliment shumë trishtues. CIA, mësoi nga shumë difekte leksione të mëdha në Shqipëri, dhe e para kualitetin e rekrutimit bie fjala. Kaq shumë u dogjën nga kjo gjë, sa në fund të fundit, rregullat u forcuan shumë dhe u bënë kryesisht për të sigurinë kombëtare të SHBA-ve dhe në mbrojtje të vëndit nga rreziku komunist. Çarjet e tilla në CIA, bënë që të kenë humbje dhe në operacione të tilla në Poloni dhe Ukrainë, por dështimi në Shqipëri ishte unikal. Tanimë kishin vendosur të ndryshonin dhe teknikisht por akoma më shumë strategjikisht.
Megjithatë, shumë u vranë, shumë u pushkatuan, shumë u internuan, dhe shumë u pasuruan nga operacioni i madh i viteve 50-të. Ajo që dihet,është se Hoxha u lidh akoma më shumë me Stalinin, dhe pastaj u prish me Krushovin kur ai po hapej, dhe duke bërë që edhe baza sovjetike të mos ishte më e tyre. Po, por nuk i hyri asnjë ferrë në këmbë nga ish aleatët e tij dhe njëkohësisht amerikanët po nënqeshnin të sigurtë, se kështu bën kur një kundërshtar është kundërshtar i atij kundërshtari të madh që ishte BRSS. Njeriu numër një i CIA-s në operacionet e Shqipërisë është sigurisht Franklin A. Lindsay, i cili ka vdekur në vitin 2011. Ai ishte parashutuar në vitin 1944 në Slloveni, dhe ka bashkëpunuar me partizanët e Titos, për të hedhur në erë hekurudhat në Austri. Më vonë u bë shef i misionit ushtarak amerikan pranë Titos. Dakort, ishin jugosllavët që kishin të dhënat më të madhe për partizanët dhe komunistët shqiptarë. Ai i thotë gjërat në librat e tij, pikërisht kështu siç kundër janë. Ka qënë anëtar i komisionit atomik  për energjinë, kontribues për planin Marrshall në Europë. Kontribues i madh si mik i Wisnerit në OPC si para ardhëse e CIA-s. Pjesëmarrës i fondacionit Ford. Prodhues dhe drejtues në McKinsky & Co si shoqëri teknologjike për kamera spiune të vendosura në satelitë për të parë BS. Një person që ka kontribuar në Ukrainë në këshillin e sigurimit, komitetin konsultativ të sigurisë në senatin amerikan, bashkëpunues në komitetin e politikave dhe ka drejtuar të tilla gjëra në Kennedy School ose Government në Haward, etj etj. Një njeri i tillë të ketë gabuar kaq shumë? Unë nuk besoj, por besoj se punën e tyre e kanë bërë që Shqipëria të mos ishte asnjë herë pjesë reale e BRSS.
Besi Bekteshi historian, Arkivi i Muzeut Shkodër
www.besibekteshi-info.blogspot.com