Shkodra

Shkodra
Shkodra Town

mercoledì 22 febbraio 2012

Sa nder i kanë bërë të huajt Shqipërisë me fotografinë e tyre?!

Respekti i munguar për fotografët dhe albanologë të huaj, që kanë treguar historinë tonë realisht.

Sa nder i kanë bërë të huajt Shqipërisë me fotografinë e tyre?
Një kontribut i madh, që akoma nuk është vlerësuar si duhet në Shqipëri.


Koment-dossier.

Besi Bekteshi.

Shpesh herë, dikush në shtypin shqiptar është treguar aq i saktë sa të nxjerrë me një foto apo me një seri fotosh, edhe një kontribut të njerzve që janë marrë me historinë, kulturën, albanologjinë në përgjithësi, por kanë pasur edhe cilësinë për të fiksuar gjithshka në aparat. Por në shumë raste, nuk përmëndet kush dhe si, e akoma më shumë se kush është ai, që sot i ka mbledhur këto lavdi të dikurshme për ti paraqitur në faqe web-i dhe botime. Normalisht dhe qartësisht unë e kam fjalën për të njohurin albanolog Robert Elsie. Patjetër që në celuloid dhe pllaka, Shqipërinë e kanë nxjerrë njerzit e dinastisë Marubi dhe janë ato që kanë meritën kryesore me 150.000 foto, por edhe Shan Pici me 70.000 foto, Dedë Jakova me 50.000 dhe Rraboshta me afërsisht 30.000.  Por në Shqipëri pastaj janë   në Korçë Petro Dhimitri, Kristaq Sulidhi, Vani Burda, Kristaq Sotiri. Në Tiranë Ymer Bali, Mondi Koçi i Voskopojës, Jani Ristani në Gjirokastër, Misto Cici Pogradec Dhimitiku i Beratit dhe Robert Elsie na kujton se nuk duhet harruar edhe Gjon Mili në Amerikë.  Por unë e kam  fjalën sot te kontributi i të huajve për ne. Ato që njihen kryesisht në mënyrë të limituar vetëm nga historianë, studiues të profilizuar, po aspak ose shumë pak nga publiku, shkollat, dhe tekstet normalë të studimit. Një mangësi që tregon dhe mungesë respekti për kontributin e të huajve. Patjetër...sepse kur vjen puna për tju referuar e bëjmë, por që tju japin nderin që ju takon në çdo kontribut që kanë....këtë nuk e bëjmë të plotë.
Në këtë mënyrë po e filloj me Jozef Sekeli dhe super fotografitë e tij në ekspeditën e të madhit Johan Georg fon Han. Po, patjetër e kam fjalën për Han si babain e albanologjisë që kishte në ekspeditën e tij në vitin 1963 edhe të madhin tjetër të fotografisë doktor Jozef Sekeli (1838 – 1901) i lindur në Hungari, por Vienez me famë të madhe jo në kimi, por në fotografi. Një nga çmimet e  mëdha të tij në panairin botëror të Parisit lidhet me Shqipërinë. Ai ka bërë fotot e para të Shkodrës, foto fantastike që janë tetë, dhe sipas Elsie-it.  Pas kësaj, ekspedita u nis në dy anije në lumin Drin, duke kaluar Dejën, Vjerdhën, Shurdhahun, Komanin (dy fotografi) dhe Dukagjinin. Lumi u bë gjithnjë e më i ngushtë dhe pranë Toplanës kalimi u bë i pamundur. Sekeli, i cili kishte sjellë pajisje të rënda fotografike me vete, u detyrua të kthehej në Shkodër me anije, kurse pjesa tjetër e ekspeditës vazhdoi rrugën me këmbë. Për herë të parë në fotot e tij, unë por edhe të tjerët marrin vesh se qyteti më i madh shqiptar ka qënë Prizreni në dallim me të gjithë të tjerët, sepse kishte 46.000 banorë. Por ai ka bërë foto në pothuaj të gjitha trevat shqiptare, dhe bota njihej me një vënd të pothuaj të pa ditur fare. Kontributi i albanologut të madh Han dhe Sekelit është madhështor, edhe në saj të fotos dhe realitetit në të, që ne nuk e kemi vlerësuar akoma në madhësi dhe tekstet tona shkollore dhe universitare. Nganjëherë botojmë foton dhe nuk themi se e kujt është...!! Johan Georg fon Han vlerësoi ndihmesën e madhe të Sekelit në ekspeditën e tij. Theksoi se fotografitë “mund të krahasohen lirisht me fotografitë më të mira të bëra ndonjëherë në këtë fushë.”
Patjetër që i madhi tjetër në koleksionin e fotografisë në lidhje më shqiptarët është baroni Franc Nopça (1877-1933). Pra albanologu, Paleontologu dhe Gjeologu austro-hungarez Franc Nopça, që udhëtoi shpesh në Shqipëri dhe në jug të Ballkanit (Bosnje, Kosovë, Maqedoni, Serbi) midis vitit 1903 dhe Luftës së Parë Botërore. Sipas Elsie-it ai kishte një shtëpi në Shkodër, të cilën e përdori si bazë për udhëtimet e tij të shumta në malësinë e Shqipërisë së veriut. Gjatë rrugës, mori me vete jo vetëm pushkën, por edhe një "Kodak" dhe bëri fotografi të rralla dhe magjepse të rajonit. Origjinalët e fotografive prej xhami ndodhen në Muzeumin Ungarez të Historisë Natyrore (Magyar Természettudományi Múzeum) në Budapest. Por në tekstet tona, akoma një person i madh si ky, nuk vlerësohet si duhet, për realitetin e madh historik dhe kostumografi por dhe pamje që trajton. Një nga fotot më të jashtëzakonshme bie fjala për Shkodrën, është ura e Bunës akoma e pa përfunduar. Një kontribut i madh në fotografinë historike është edhe ai i oficerëve Holandezë në vitet 1913-14, për të themeluar gjendarmërinë shqiptare. Normalisht kontributi oficerit të lartë Thomson, ishte i jashtëzakonshëm në ngutjen e tij për vendosjen e mbretërimit të parë të princ Wiedi-t, por edhe të vendosjes së rendit deri sa dha edhe jetën, por sipas Elsie-t, kapitenët Wouter De Waal, Hugo Verhulst, Henri Kroon, Joan Snellen van Vollenhoven, Lucas Roelfsema dhe Johan Sluys; dhe togerët e klasit të parë Carel De Iongh, Jetze Doorman, Jan Fabius, Julius Sonne, Hendrik Reimers dhe Jan Sar, sërish kanë meritë. Para misionit në Shqipëri, secili prej tyre u pajis jo vetëm me uniformë dhe me armë, por edhe me një aparat fotografik. Historia e atyre viteve ka dalë nëpërmjet fotove të ushtarakëve hollandezë dhe Thomson-it vetë, që u vra si rezultat i pabesive dhe veprimeve si anadollake të shqiptarëve dhe interesve të atyre tu huajve që nuk donin qetësi. Deri varrimi i tij madhështor në 16 qershor 1914-të tregohet se është bërë me aparatin që kishte gjithmonë me vete. Në kontributin e oficerëve hollandezë kanë dalë dhjetra personazhe dhe ngjarje të Shqipërisë, në një kohë tepër të rrezikshme të saj. Nga më të pa shpjegueshmet në origjinë janë fotot e Isa Buletinit si vetëm, dhe me princin Wied që oficerët Holendezë dhe Thomson kanë bërë në atë kohë. Po, por ne nuk themi se kush i ka bërë!!
Kontribut të rëndësishëm ka edhe koleksioni i Maksimilian Lamberc si studiues i gjuhës shqipe, por dhe aparatit të tij fotografik si në Itali, ose më mirë në Kalabri te shqiptarët atje dhe në Shqipëri e fise shqiptare kudo. Në Itali  Lamberc ishte 1913-14 dhe Shqipëri në vitin 1916-të. Ai ka shetitur kryesisht në veri dhe Mirditë, por një foto e tij i veshur me tesha karakteristike të një qytetari shkodran, është më se sinjikative. Ai ka një studim të quajtur “Raport mbi studimet e mia gjuhësore në Shqipëri, nga mesi i majit deri në fund të gushtit 1916" dhe foto e foto të shumta tepër të bukura të kohës, njerzve dhe trevave. Ai është një studiues i dialekteve dhe zakoneve, por nuk ka harruar të dokumentojë edhe me foto, realitetin shqiptar, që ne akoma nuk e respektojmë duke i dhënë vëndin e duhur edhe në këtë drejtim. Ka foto madhështore të tij që botohen sot te ne dhe nuk thuhet se kush është autori, ose diku diku ju vihet një autorësi krejt gabim.
Për çfarë duhet bërë më shumë në këtë 100 vjetor edhe për fotografinë?
Duhet bërë më shumë, sepse një pjesë e realitetit që nuk interpretohet është fotografia. Qyteti i Shkodrës është i pari jo vetëm në Shqipëri, por edhe treva dhe më gjërë, sidomos për dokumentimin real të ngjarjeve dhe fakteve, njerzve dhe historisë në saj të fotografisë. Në këtë drejtim, edhe njerzit e shquar të huaj që kanë bërë të mundur dokumentimin e historisë dhe fakteve të saj me foto, duhen konsideruar një hap i madh përpara për largimin e subjektivizmit dhe historisë pa detaje të realizmit në foto. Një moment i tillë i pasurisë historike, i kapur edhe me aparatet e njerzve të shquar të huaj është akoma jo mirë i respektuar, por dhe i pavendosur në librat shkollorë, si dhe në dokumentimin historik në përgjithësi. Normalisht kjo duhet ndrequr në këtë 100 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë.





Nessun commento:

Posta un commento