Pse 90-të vite më përpara, nuk donin të pranonin nëpunësit shqiptarë të administratës turke!?
Koment-dossier
Besi Bekteshi

1- Qi qeveria të mos u japin nëpunsi atyne Shqiptarëve, qi vijnë nga Turqija, deri sa të vërtetohet e të vehet në veprim, ligja e nënshtetësisë, mbas së cilës të veprohet me ta.
2-Qi qeverija ata shqiptarë, të cillët kanë ardhë në Shqipni, dhe gjinden në shërbimin e shtetit shqiptar, edhe në qoftëse provohet, se kanë marrëdhanie me Turqinë ose marrin rroga prej saj, ti nxjerri jashtë kufinit të Shqipnisë.
Qarkorja vazhdon duke ju lutur Kryeministrisë që të kishte nderim për dëshirën e Parlamentit edhe për rëndësinë që kjo deklaratë kishte nga pikpamje politike.
Normalisht që ishte një problem në atë kohë futja e nëpunësve, oficerëve shqiptarë, që kishin qëndruar në shërbimin turk mbas viteve të pavarësisë. Kishte problem edhe për qënien e tyre të paguar nga qeveria turke, dhe kishte problem edhe për faktin akoma të nxehtë të pikërisht “moralit 500 vjeçar” të marrëdhënieve të cilat i përmëndëte vetë Ataturku. Ishte një vendim i Parlementit shqiptar të asaj kohe, i cili nuk lejonte më një ndërhyrje qoftë edhe me origjinarë shqiptarë në adminitratën e Shqipërisë së lirë dhe të pavaruar të asaj kohe. Duket qartë, se qeverisja dhe politika e atyre viteve, nuk donte asnjë interferencë edhe me koseguncat e mundëshme politike me marrëdhënet e Turqisë, qoftë asaj të resë së Mustafa Qemalit. Për më tepër, ka edhe një qarkore tjetër të vitit 1922 të 21/5 ku A. Zogu si Ministër i Brëndëshëm, veren se shumë oficerë shqiptarë nën shërbimin turk, tentonin të mbushnin administratën shqiptare dhe midis tyre kishte edhe “shëronjës” që sipas qarkores ishin “tyrkofil” dhe damprurës për shtetin shqiptar. Kërkohej ti hiqesh vërejtja administratës, që i merrte në shërbim të tillë persona, biles kur shikohej e nevojshme të nxirreshin nga toka e Shqipërisë.
Ishte e qartë se shteti shqiptar i asaj kohe, nuk respektonte aspak dhe nuk donte ti kishte në administratën e tij “nëpunës dhe oficerë shqiptarë të Turqisë” të cilët kishin shërbyer atij vëndi edhe gjatë lëvizjeve patriotike në pavarësi dhe unitet kombëtar. Nuk respektoheshin të tillë shqiptarë për faktin se nuk ishin bashkuar me pikërisht idealin kombëtar.
Patjetër që ishte edhe droja, se ato nuk do të shërbenin me devotshmëri dhe besnikëri kombit dhe shtetit shqiptar, duke qënë se nuk e kishin treguar këtë respkt dhe devotshmëri, atëhere kur duhej dhe në veprimin e duhur gjatë viteve të vështira që nga 1912-ta.
Të dy qarkoret janë shumë interesante për të kuptuar edhe politikën e Shqipërisë në raport me Turqinë, por kryesisht me shqiptarët që i kishin shërbyer akoma më gjatë asaj, në momentet e vështira të pavarësisë dhe shtet formimit shqiptar.
Ajo që bën përshtypje për këtë fakt, është bashkimi në unitet nga Këshilli Kombëtar dhe qëllimi i plotë që kjo çështje të zbatohej nga qeveria. Më vonë, raportet treguan se nuk ishin të mira me qeverinë e Mustafa Qemalit dhe ndikimin e Turqisë në ecurinë e shtetit të parë shqiptar mbas pushtimi rreth 500 vjeçar.
Shqipëria e asaj kohe ishte e vendosur të ndiqte linjën perendimore të qeverisjes dhe të mos lejimit të ndikimit turk në këtë qeverisje.
Ishin pikërisht vitet 1921-22 dhe patjetër që problemt ishin të mëdha, por sëpaku për këtë problem, nuk kishte dallime në atë kohë.
Nessun commento:
Posta un commento