Adjudikate-Tenderat të vitit 1938, nga Ndoc Çoba në Bashkinë e Shkodrës!
Dossier-koment
Besi Bekteshi

Në arkivin e Muzeut Historik të Shkodrës, janë disa dokumenta të mënyrës së tenderimit, dhënies së disa tenderave në Bashkinë e Shkodrës, dhe modeli që zoti Çoba ka ndjekur për të siguruar plotësisht drejtësinë dhe sidomos transparencën. Një nga gjërat që të bie në sy është “kopsitja e qartë e kushteve dhe hapjes së konkurimit që është në përballje të publikut”. Nuk lëvizej në atë kohë me çmimin bazë dhe për të dalë në 50% apo 60% të shifrës totale, biles ishin të kujdeshëm të mos binin pre e çmimit të ulur në dëm të cilësisë. Në një tender shifra që doli fituese ishte vetëm 6% me pak e totalit të caktuar, por ishin kontrolluar imtësisht cilësia dhe kushtet e tjera, që kishin të bënin pikërisht me këtë punë. Kishte garanci për pagesë dhe për cilësi materiale, dhe të zgjatjes në punë. Sekretimi i materialeve ishte i jashtëzakonshëm, dhe shpallja në qytet apo administratë, e detajuar tepër qartë. Komisioni ishte i përzgjedhur në mënyrë rastësore dhe humbin tenderin “ato që nuk i janë nënshtruar skedës së fshehtë e cila ishte mënyra më e mirë e të bërit tender”. Tenderi qëndronte i hapur tre orë dhe mund ti bëhej sërish ofertë ligjore nga pjesmarrësit, brënda tre orërëve dhe kur mbyllej ankandi, çdo gjë kishte marrë fund. Mbas tre ditëve të lëshimit të adjutikatës-tender, sipërmarrësi ishte i detyruar të firmoste dhe lidhte kontratën dhe paguhej më përpara edhe “taksa e kasnecit”. Nuk mund të kishte oferta me telefona dhe telegrame që konsideroheshin të pa konceptueshme. Në qoftëse sipermarrësi nuk lidhte kontratën menjëherë, ai konsiderohej si abstenues dhe rifillonte tenderi. Shpenzimit ishin të sipërmarrësit kur fitohej tenderi, dhe fondet kalonin që në atë moment....menjëherë, për të filluar punën. Nuk kishte tender pa qënë në bankë të bllokuara lekët dhe tenderistëve ju tregoheshin pikërisht këto fonde...ekzistuese!! Normalisht tenderat ishin juridikisht të kopsituara dhe me nene të posaçme, për kushtet e posaçme dhe në Arkiv, ka shëmbuj të ndryshëm të tyre. Asnjëherë nuk ka pasur ankimim të rëndësishëm për tenderin dhe puna publike ndiqej nga komisioni, por edhe nga persona juridikë që administronin cilësinë e punimit apo të materialeve. Kështu janë bërë tendera rrugësh, materialesh, dhe deri në mirëmbajtje të trumave dhe ujësjellësit të qytetit. Nga më të mëdha të deri te më të voglat probleme dhe punë publike, janë bërë duke pasur parësore vetëm cilësinë. Absolutisht me kopetencë të habitshme për vitet kur bëhet fjalë dhe modelin tenderuesh ishte diçka midis modelit britanik dhe atij austriak i adoptuar edhe në perëndim në atë kohë. E punët tregojnë se janë bërë të mira, dhe i kanë rezistuar kohës me dekada me rradhë në qytetin e Shkodrës. Ishte një administratë që vepronte kështu, dhe pikërisht Ndoc Çoba, një njeri i tillë tepër rigoroz dhe jo vetëm në shërbim të komunitetit dhe qytetarisë shkodrane, por edhe Mbretërisë Shqiptare, në mënyrë të sinqertë dhe të ndershme.
Ndoc Çoba është patjetër një përfaqësues i jashtëzakonshëm i qytetarisë shkodrane, të një familje të madhe, si tregtare, patriotike, dhe elite drejtuese jo vetëm në Shkodër. I studiuar jashtë për ekonomi, ka qënë drejtor i doganave shqiptare në vitet 1909-10, kryetar i klubit “Gjuha Shqipe” sëbashku me Fishtën, mbrojtës i kufijve politikë të vitit 1913, përfaqësues i madh i Kongresit të Lushnjes në 1920, Ministër i Finacave mbas Kongresit, botues i “Ora e Maleve”, Kryetar i Asamblesë së Bashkisë së Shkodrës dhe Kryetar i Bashkisë nga fundi i 1937-39. I papajtueshëm për pushtimin fashist të vitit 1939-të, i internuar nga fashistët në Ventotene, nacionalist i lëvizjes Legaliste dhe i vrarë barbarisht nga komunistët shqiptarë në hetuesi në moshë të thyer në mars të vitit 1945-së. Të tillë njerëz kanë drejtuar Shkodrën e shkëlqyer të viteve të Mbretërisë, dhe ndershmëria, pasioni dhe vizioni i tyre atdhetar e perendimor, bënë që bota ti njohë për modelin e drejtimit të pastër dhe të ndershëm të vëndit. Tenderat e kohës së tij, janë edhe cilësia dhe nderimi më i madh që i bëhet përdorimit të fondeve dhe taksave të qytetarëve shqiptarë dhe kryesisht shkodranë.
Artikuj të mirë, A keni dëgjuar për zotin Benjamin, Email: Lfdsloans@outlook.com --WhatsApp Kontakt: + 1-9893943740-- të cilët punojnë me shërbimin e financimit ata më japin kredi prej 95,000.00 $ për të filluar biznesin tim dhe unë i kam paguar ato çdo vit tash e dy vjet dhe akoma më kanë mbetur 2 vjet edhe pse më pëlqen të punoj me ta sepse ata janë huadhënës të vërtetë të huasë që mund të të japin çdo lloj kredie.
RispondiElimina