Shkodra

Shkodra
Shkodra Town

martedì 18 febbraio 2014

Sherman Miles, njeriu që informoi Presidentin Wilson!



Sherman Miles, njeriu që informoi  Presidentin Wilson!


Koment-Dossier
Besi Bekteshi

Periudha e madhe e mbas viteve 1912- dhe 1913-të për vëndin tonë, krijoi dhe mentalitetin disi më perendimor të një shoqërie e dalë nga një otomanizëm regresiv. Është e vërtetë  se Shqipëria ishte tokë pushtimi dhe pozicionesh nëdrluftuese se sa lufte të madhe, por është e vërtetë se duke qënë ushtritë e huaja, shqiptarët kishin mundësinë për të dalluar tashmë një administrim qoftë dhe ushtarak otoman nga një perendimor. Po, e vetmja “e mirë e luftës” në mes shumë të këqijave, kjo mund të konsiderohet. Mirëpo unë e kam fjalën se kush ishte njeriu që duke qënë një ushtarak kariere, një person i ngarkuar në komisione raportimi për gjëndjen në Mal të Zi dhe pastaj në  Shqipëri, ndikoi në mendimin dhe qëndrimin e Presidentit Wilson, në vitin e famshëm 1919-të, por dhe Konferencën e Paqes e cila sërish desh e kufizoi akoma më shumë teritorin shqiptar.  Nga kush i merrte një sërë informatash dhe relacionesh ky President kaq i madh për popullin shqiptar?! Cilat ishin ato, dhe kush luajti rol të dorës së parë në fjalën e madhe të Presidenti Wilson?  Në fakt është një shkrim i mirë kopsitur i John D. Treadway dhe që ka si titull ANGLO-AMERICAN DIPLOMACY AND THE MONTENEGRIN QUESTION, 1914-1921, i cili ka dalë nga “Wilson Center Experts”. Pikërisht ky shkrim bën të qartë se Sherman Miles, ose koloneli amerikan dhe më vonë gjeneral i cili ka mbaruar dhe West Point-in në vitin 1905-së ishte njeriu kryesor i raporteve mbi situatën. Ai ka drejtuar në vitin 1940-41 dhe Divizionin e Inteligjencës Ushtarake në kohën e Pearl Harbur dhe është rivënë në këtë shërbin deri në vitin 1946-të si shef i shërbimin intelegjent ushtarak dhe si një gjeneral kariere në Komandën e Parë të Bostonit. Në ballkan, merr shërbim nga 1912-1914-të dhe pastaj dhe si raportues dhe demarkator kufiri për Konferencën e Paqes në Paris në vitin 1919. Një pjesë e madhe janë raportimet për Presidentin Wilson dhe për konferecën e paqes dhe kryesisht për anglo-amerikanët. Në qoftëse Amerikanët për vitin 1913-të ishin disi larg Shqipërisë, për vitet 1918 dhe 1919-të, kishin rol të dorës së parë.
Sipas John D. Treadway, në fillim të vitit 1919-të, kryesisht Ferenig Office, po përmblidhte dhe kishte ndër mënd një intersim për zbarkim dhe pushtim të Malit të Zi, nga kryesisht amerikanët? Janë disa momente të vështira, dhe disa kërcënime të amerikanëve për rastin Shkodër dhe Serbët në Tarabosh si rrethues e kërcënues të saj.  Britanikët kishin në dëshirë të tyre të mos vepronin të vetëm në fakt. Mirëpo Balfour, ose ministri i jashtëm britanik, ju propozoi amerikanëve të cilët pranuan të kenë një komision anglo-amerikan për të hetuar për kushtet e Malit të Zi.
Si shef përfaqësues i Britanikëve ishte konti Giovanni de Salis, i cili kishte dhe momentin ambasador të Madhërisë së Tij në  Cetinje. Kurse në të veçantën e jashtëzakonshme të amerikanëve, Presidenti Wilson, emëron si komisar të tij kolonelin Sherman Miles. Miles kishte qënë më përpara anëtar i përfaqësimit të profesor Arclnbald Coolidge në konferencën e paqes, dhe kuptohet qartë diferenca në terma konkretë. Sekretari i Shtetit Amerikan Lansing, kërkoi nga Mils sqarime jo vetëm për rezistencën malazeze dhe shqiptare nga njëra anë dhe tjetra kundra serbëve, por kryesisht për masakrat e bëra kundra shqiptarëve në Mal të Zi nga serbët dhe pse jo malazezët. Disa të dhëna britanike ishin, por Miles kishte të dhëna të shumta për Gucinë. Plava, Pejën, Gjakovën dhe të tjera për skena genocidi dhe terrorizmi nga trupat serbe, dhe bashkëpunëtorë malazez. Donte sqarimet e një ushtaraku për shfarosjen e  popullsisë shqiptare në rajon dhe të ardhmen e Malit të Zi si entitet i ndarë në rajon sekretari shtetit.
E “bukura” e raporteve është se dy komisarët pra De Salis dhe Miles, nuk përgatitën një raport, por dy. Miles ishte i pari që kishte mbledhur fakte dhe të dhëna të shumta dhe u paraqit në Paris (ndërkohë që në Shtëpinë e Bardhë kishte raportet e veta) i pari me një raport me shkrim. Miles, ka bërë dy kryevepra raportimi të veçanta. Raporti i parë relativisht i gjatë ishte sqarimet mbi Malin e Zi dhe raportin me serbët dhe i dyti, shumë i gjatë tregonte masakrat serbe ndaj shqiptarëve. Të dy me datat 19-21 maj. Nuk mjafton me kaq, por Miles jep një raport me gojë Komisarëve të Prezentacionit Amerikan jashtë  Wilsonit, i cili kërkoi dhe sqarime akoma më të mëdha në vete.
Ja kush është dhe raporti në përgjithësi për masakrat serbe kundër shqiptarëve, që jetojnë në një shumicë të madhe në Malin e Zi. Inkonjito Miles ka bredhur në zonën e Shkodrës, dhe ka marrë kontakte dhe me oficerë të ndryshëm britanikë dhe italianë e francezë, por dhe me njerëz të cilët luani rol të dorës së parë në “fushën e shahut” që luhej midis Cetinjës, Podgoricës dhe Shkodrës.
Ai shkruante: Nga të dhënat e mia dhe ato shqiptare në Pudgur, Plava, Guci dhe Rozaj, ka pasur masakra të mëdha nga ana e Sërbëve. Por dhe nga zona e Rugovës në 15-të fshatra pothuaj nuk ka mbtur një frymë, shumica kanë marrë malet. Tetëqind persona janë masakruar pa llogariur ato që luftonin. Në Plavë dhe Guci  333 gra, pleq, dhe fëmijë. Për më tepër 100 persona janë vrarë dhe masakruar në formë barabare kur shqiptarët janë dorëzuar autoriteteve legalisht. Normalisht ka dhe viktima të tjera, dhe Miles deklaronte se serbët mohojnë të tilla të dhëna tashmë të vërtetuara nga disa burime në terren. Është një ngjarje  e rëndë thotë Miles që të bën të mos jesh kaq imparcial, por që gjithsesi vazhdon me të tjera të dhëna. Është një fakt i pa mohueshëm ka referuar ai se janë 20.000-25.000 persona shqiptarë që banojnë në Mal të Zi dhe që janë strehuar në Shkodër dhe malet perrreth. Këto gjëra i kanë vërtetuar amerikanët, anglezët, italianët dhe francëzët të cilët janë në terren, dhe dallohen shumë lehtë nga veshjet e tyre të jashtëzakonshme, thotë koloneli amerikan.
Është një hajvanllek i malazezëve dhe serbëve, deklaron ai, kur thonë se “këto shqiptarë marrin rrugën në mes malave në dimër duke u larguar nga tokat e tyre pa shkak, dhe pa i shtrënguar dikush për të ikur”. Normalisht kjo politikë serbe treguar nga Miles në vitin 1919-të, u përdor dhe në vitin 1998-9 edhe nga Milosheviçi.
Ai raporton se malazezët pa ndihmën e serbëve, nuk do të kishin mundur të detyronin shqiptarët të largoheshin nga tokat e tyre. Janë masakrat që e kanë bërë këtë shpërngulje të madhe. Burimet nga Shkodra në misionet britanike raporton ai, tregojnë se janë nga 18.000- 25.000 shqiptarët e vrarë, por kjo është aproksimative, sepse realisht janë 30.000 shqiptarët të vrarë dhe masakruar dhe shumë e shumë të tjerë të detyruar për tu larguar nga tokat e tyre në Malin e Zi.  Miles, ka thënë se kufiri duhet të përcaktohet, por nuk duhet që asnjë anë të mbizotërojë, sepse “sllavët dhe shqiptarët janë kaq të ndryshëm nga njeri tjetri dhe kaq antagonistë, sa është shumë e vështirë të jetojnë në paqe për një kohë të gjatë më pas”.
Leasing pastaj dha konkluzionete tij dhe në fakt, Mali i Zi u fut  në Ish Jugosllavi, por në këtë kohë Miles ka pasur vështirësi për tu kuptuar në raportet e tij nga pjesmarrës dhe komisarë të tjerë, por qoftë dhe nga disa të tjerë përfshirë dhe Leasing. Në të vërtetë relacionet e tij janë marrë nga Presidenti Wilson, dhe pse diplomacia po tregonte rezerva dhe thoshte “bëjmë mirë të zbulojmë opinionet e tij”.  Kurse De Salis e vonoi gjatë raportin e tij, duke qëndruar në Malin e Zi. Por gjithsesi dhe relacioni i tij ishte në pjesën më të madhe në linjë me analizën dhe raportin e Miles. Në këtë rast humbën kun dërshtarët diplomatikë të Miles.
E gjithë kjo kohë, ishte një moment i madh raportesh për fatin e Malit të Zi, për kujdesin e të cilit, ishin bashkuar anglo amerikanët, por faktikisht shkuan të forta raportet e gjenocidit serb dhe malazez ndaj shqiptarëve, që në fund të fundit, e bënë të qartë mendimin e Presidentit Wilson për fatin e Shqipërisë. Në këtë kohë del batuta e madhe e tij për Shqipërinë. Padyshim që njerzit e mëdhenj si Wilson, kanë rolin parësor në vendimet e mëdha të marra pro nesh, në historinë e vështirë të krijimit të shtetit shqiptar, por dhe njerzit pothuaj në hije dhe raport shkruesit, kanë rëndësinë e madhe të aktit të kryer më pas.







Nessun commento:

Posta un commento