Shkodra

Shkodra
Shkodra Town

venerdì 7 marzo 2014

Karli III, vrasësi Antonio Carra dhe Pietro Marubi në vitin 1854.



Koment dossier
 
Besi Bekteshi

Një nga historitë më të pa studiuara mirë, dhe absolutisht deri tani të shkruara pa asnjë koncept të drejtë të historianografisë moderne, është origjina-biografia e njeriut më të madh të fotografisë shqiptare, ose italianit nga Piaçenca, Pietro Marubi. Në shumicën e biografive të tij, është shkruar se ka marrë pjesë në vrasjen e Kryebashkiakut të Piaçensës, dhe ka qënë Garibaldin apo me 1000-jët e tij, dhe është përndjekur nga  momenti i tillë revolucionar. Kanë shpjeguar se vjen në Shqipëri mbas një rruge në Stamboll dhe Greqinë e dikurshme, por duke mos gjetur vënd dhe përkrahje. Arrin në Vlorë, dhe nuk gjen kushte të qëndrimit aty e pastaj vjen në Shkodër, ku gjen si kushte më të mira dhe përkrahje në qytetin e madh të shqiptarëve, por dhe me një popullsi katolike në besim.  Më përpara, në arsyetimin historik ka shkuar drejtori i Fototekës Marubi Bedeni, sepse në studimet e tij tashmë di qartë se “nuk është punë Bashkiaku, as punë vrasje direkte, as emri dhe mbiemri në listat e gjygjit besoj, dhe për më tepër Garibaldini me cilësi të tilla”. Po, ai di më qartë dhe ardhjen e tij me një grua shumë më të madhe në moshë, e cila e ka mbështetur financiarisht një të ri të tillë që në vitin 1854-tër ishte vetëm 20-të vjeç. Si kohë e ardhjes në Shkodër padyshim përmëndet vitit 1856-të, por disa kërkime duan të thonë se është fundi i vitit 1855-së dhe fillimi i vitit 1856-të si vënd qëndrim në Shkodër. Por nuk është ky qëllimi i shkrimit. Problemi është te momenti “garibaldin, vrasje, përndjekje” në Pieçenca dhe Parma.
Vetëm një vrasje spaktakolare ka ndodhur në vitin 1854-tës dhe pikërisht në 26 mars (në këtë vit është 160-të vjetori) i pikërisht Carlo III si Borbon, dhe që kishte marrë titullin e lartë të Dukatit mbas abdikimit të të jatit Carlo II në 14 mars të vitit 1849-të. Nuk dua të zgjatem me rrethanat dhe sundimin e austriakëve, sepse historitë dihen, por Carlo III-të kishte një problem të madh përveç mospëlqimit të sundimit Burbon. Ai jo vetëm që nuk ishte popullor, por në kërkim të rregullave të ngurta, nuk ishte dakort për dënimin me vdekje, por ishte për “rrahjen në publik”, të dënimit të tillë, që e pësonin dhe kundërshtarët. Ai kishte mani militariste dhe një garnizon me 6.000 njerëz në Piaçenca. Rrihte me shkop në piacë dhe hajdutët e xhepave apo pijanecët e zakonshëm. Aplikonte legjistacionin e luftës për çdo tip kundravajtjeje. Kishte mbledhur shumë armiqësi në rrethe të ndryshme revolucionarësh dhe kryesisht Mazinianët e famshëm, ose njeriut të patriotizmit sa italian, dhe po aq mason, dhe pse në dyshim si model të qartë. Carlo III-të vritet me anën e një thike në brinjë e ngulur fort, pikërisht në datën 26 mars 1854-tër dhe për këtë vrasje u akuzua Antonio Carra, anarkist, mazinist, mason, artizan, dhe mik i bankierit mason Lemmi, si dhe njeri i Antonio Mazzini-it. Ai u mbrojt dhe arriti të arratiset në Amerikë, por në operacionin e madh të policisë u përndoqën-kërkuan dhe një grup i madh artizanësh dhe padyshim njëri prej tyre dhe pse dokumenta të qartë akoma nuk ka, është dhe Pietro Marubi në dyshim të emrit dhe mbiemrit të përdorur saktë te ne. Adriano Lemmi vetëm një natë përpara se të vritet Carlo III, ka asistuar në një takim me disa komplotistë anti Burbonë, ku Carra dhe të tjerë, ka imituar me thikë në një dordolec-manikin, vrasjen me thikë të dukës së madh dhe trashëgimtarit Burbon. Edhe në këtë rast, ka dyshime dhe nuk dihet qartë që ka qënë pjesmarrës Marubi, por sëpaku deri tani nuk ka qartë të shkruar në një letër zyrtarisht (sa di unë) një diçka të tillë. Në “CRONACHE DAL RISORGIMENTO” të Marco Maggioni, thuhet se “ Antonio Carra është falur nga duka kur ka qënë duke vdekur, por që njohu në atentatorin një ndjekës së Mazzinit, por Carra kishte një alibi të fortë, dhe arriti të dëshmonte pafajsinë e tij”. Mbasi ka ikur në Amerikë, ai sërish dëshmon se ishte ai atentatori. E bënte për famë apo për realitet kjo pastaj është në dyshim. Por lidhja disi masonike thuhet plotësisht te “Assassinio di non massoni” dhe lidhjen me Antonio Lemmi që më vonë bëhet Gran Maestro në Itali dhe më shumë se kaq.  Aty del se një farë Lippo, kishte bërë një manikin, ku janë ushtruar të gjithë anëtarët e “Loxhës masonike” duke ditur se të gjithë mund të zgjidheshin si atentatorë të Dukës. Fjalët janë se Marubi është një prej tyre, dhe pse i ri, por emra dhe mbiemra nuk ka realisht të dalë dhe vërtetuar publikisht dhe zyrtarisht. Në fakt, një person që është konsideruar Antonio Carra, me një pelerinë të zezë, ka hyrë mes rojës së Carlo III dhe vetë Burbonit të madh, dhe i ky futur thikën rëndë në brinjë, duke ja rrotulluar disa herë, në mes të publikut në piacë. Një nga historitë e atëhershme për vrasjen e  dukës ishte dhe modeli “donzhuan” i tij, dhe marrëdhëniet me një grua, që bëri xheloz të ethshëm një person. Por në se është ky problemi me Marubin dhe gruan më të madhe pothuaj 20-të vjet, me të cilën erdhi edhe në Shqipëri, ky është akoma më shumë një çast studimi dhe vërtetimi i qartë në këtë histori kaq  të jashtëzakonshme intrige mazziniane, dhe gjysëm masonike e gjysëm revolucionare italiane, e kësaj periudhe të jashtëzakonshme të rizgjimit të madh. Në shkrimin  “ Nella citta amata da Garibaldi, duello tra massoni” thuhet se: Mazzini e il suo comitato decretarono la condanna a morte del Duca di Parma Carlo III; il 26 marzo Carlo III cadeva sotto i colpi del sicario di cui Lemmi aveva stimolato il fanatismo. Pra Mazzini dhe komiteti i tij kanë dekretuar dënimin me vdekje të Dukës dhe me 26 mars, ai u vra nga goditjet të një vrasësi mbi të cilin Lemmi i famshëm kishte stimuluar fanatizmin!! Por dhe këtu i lihet faji masonëve, dhe nuk ka emra bashkëpunuesish.  Në raportet gjygjit dhe policisë, vërtetohet se “janë prerë linjat e telegrafit dhe janë hedhur fletushka për vdekjen e Dukës, dhe këto gjëra nuk bëheshin vetëm, pa pasur bashkëpunëtorë të shumtë dhe të sigurtë, të cilët më vonë morën të gjithë arratinë. Dakort, por nuk ka asnjë letër deri tani që ka edhe emrin Pietro Marubi, ose Marubbi apo Marrubi!!? Në historinë zyrtare dukale dhe Burbone të “Carlo II dhe Carlo III” thuhet se: “Carlo III fu un personaggio intelligente e contraddittorio, audace ed ingenuo, prepotente e scontroso, appassionato ed infelice, che si impegnò per governare il Ducato con senso del dovere ed onestà, impostando una politica non priva di lungimiranza e di originali intuizioni, guidandolo nel delicato momento che precedeva gli ultimi atti del processo risorgimentale”. Pra në sit-in princëror njihet Carlo III si pasionant, përballës dhe përplasës, i pa lumtur, me sens të detyrës, i pa zoti për të parashikuar ngjarjet në momente të proçesit të rizgjimit apo ringritjes.  Në aktet e shumta të vrasjeve të ashtuquajtura revolucionare dhe Mazziniane si bie fjala ai i Felice Orsinit kundër Napoleonit të III në Paris, mu në mes të turmës së njerzve në janar të 1854, që provokoi një masakër, dalin dhe këto mënyra të tipit se ishin me ligjin e se “konspiracioni imponon vazhdimin me çdo mjet që vlen për të shkatërruar armikun”! Po. dhe kjo thuhet te:  “Il Mazzini terrorista” Padre nobile dell’Italia unita e “cattivo maestro”. Era pronto a tutto pur di cacciare lo straniero. Fino ad usare tattiche terroristiche come a Milano nel 1853 nga Eugenio Di Rienzo. E këtë gjë e ka ditur Carlo III, dhe nuk është kujdesur, por koha ishte e tillë dhe shumë atentate u kryen me këtë mision, duke qënë si revolucionarë dhe konspiratorë dhe pse jo masonë të vendosur të kohës. Emri i Marubit, apo ky emër me të cilin është njohur dhe futur në Shkodër, akoma nuk del (deri tani) te listat e njerzve të tillë, apo organizimeve të tilla dhe për faktin se ishte një djalë i ri Piaçentin, dhe në dyshimin e madh të largimit nga qyteti i tij dhe dukati i Parmës përgjithmonë. Një nga gjërat interesante për tu studiuar ishte edhe pranimi i tij nga mbretëria e vogël e Cetinjës, si fotograf i oborrit, duke ditur dhe lidhjet e kësaj mbretërie me Italinë, por kjo kërkon një studim akoma më të qartë në vete.  Nga Maria Luisa Trebiliani te “CARLO III di Borbone, duca di Parma Dizionario Biografico degli Italiani - Volume 20 (1977)” thuhet se: Për vrasjen e Carlo-s u përhapën zëra të shumtë, për pyetjen në se ishte një hakmarrje private, një komplot i oborrit, apo një delikt politik dhe që të gjitha nuk morën një përgjigje përfundimtare. Edhe për letrën nga Amerika qeverisë së Parmës e bërë nga të Carra, nuk munguan diskutimet. Por sidomos për sjelljen e policisë për vazhdimin e proçesit. Nuk u sqarua kurrë kush ishin “dërguesit” dhe u mbështoll e gjitha nga misteri kjo vrasje, e cila u bë subjekt literature me fantazi të shumta dhe argumenta të shumtë. Kështu thotë Trebiliani, por unë mund të shtoj se kishte fumete, piktura, dizenjo për vrasjen, dhe mister për vrasësin që në Piaçenca thonë “se ishte dikush tjetër që u pagua nga një grua mike e oborrit” por që asnjë emër i saktë i lidhur me Marubin, nuk ka dalë qartësisht dhe besueshmërisht.  Faktet mbushen dhe afrohen me fotografin më të madh të ballkanit, por në fakt, emri i tij nuk del në manualet dhe të gazetave dhe të dokumentave qoftë sekret dhe të policisë apo gjygjit, në sëpaku kërkimin tonë historik.
Një dalje e madhe jashtë Italisë e Antonio Carra, ka “afërsi” me Marubin. Ai në fakt, u fut në burgjet e San Francikos, doli i pafajshëm me “zotësinë e tij, por dhe monedhat që i vinin nga Italia”. Ka ardhur më pas në Gjenovë, dhe pastaj u largua në Britani dhe në fund në Buneos Aires në vitin 1855-së. Vdiq aty, në vitin 1895-së, ose tetë vite përpara Marubit. Mori emrin Giussepe Baratta (Marubi mbajti këtë mbiemër, por u bë pjesë e familjes Kodheli duke ju lënë mbiemrin) ishte mizantrop dhe gjaknxehtë gjatë gjithë kohës. Ai nuk dha kontribute të larta, nuk kishte kurrën e kurrës talentin e Marubit, asnjëherë, nuk arriti të bënte asgjë të madhe pas aktit të tij të deklaruar të vrasjes së dukës dhe Burbonit të madh Carlo III.
Litografitë e kohës, e tregojnë me pallton apo pelerinën e fytyrën e mbuluar, duke ngulur thikën dukës. Por askush me të madhe nuk ka ngritur në eter dhe në një akt të tillë, një vrasës me emrin Marubi, apo të përafërt, apo të ndërruar, për ti shpëtuar policisë dhe hakmarrjes si princërore, dhe asaj të drejtësisë. Nga historianografia komuniste, kishin një farë leverdie që ta bënin pjesmarrës Pietro Marubin si Garibalidin dhe me anëtarët e tij, por nuk ka ndonjë dokument të tillë. Të jetë një model masonerie dhe akt i tillë, duhen parë mirë dhe qartë, emrat dhe mbiemrat, por dhe lëvizjet. Të jetë një revolucionar i kohës për largimin e austriakëve dhe sundimtaëve të Parmës dhe Piacencës kjo ka të ngjarë më tepër, por akoma nuk kanë dalë dokumentat e policisë së kohës të cilat janë shumë të dobëta nga ana e tyre. Të jetë delikt pasionant dhe Marubi të ketë një rol, mbase mundet të jetë, dhe këtë e “komplikon” dhe ardhja e tij me “grua”, e cila mund të rezultojë me kurorë edhe pse dy dekada më e madhe?! Ishte apo nuk ishte mbështetëse ekonomiko-financiare e Marubit të ri vetëm 20-të vjeç, kjo nuk ka dyshim, por se çfarë lidhje kishte kjo grua shumë më e madhe me deliktin e vrasjes së Carlo III, kjo do të ishte shumë interesante të dihej. Dhe kush ishte në fakt.  Gjithsesi, përralla e treguar për vrasje”kryebashkiaku” është një histori pa baza, po ashtu garibalidinizmi është diçka shumë pa studim dhe pa verifikim. Lënia nga shteti shqiptar vetëm në inisiativën personale të njerzve për biografinë e Marubit deri tani, nuk është diçka serioze. Ajo që duhet bërë zyrtarisht, është që një projekt dhe model kërkimi duhet vendosur për të gjetur dhe ndërtuar zyrtarisht historinë e Pietro Marubit në Pieaçeca, pastaj Pjetër Marubit, si babai dhe njeriu i madh i fotografisë shqiptare dhe patriotit shkodran. Marubit, krijuesi i dinastisë së madhe shkodrane të fotografisë.



Nessun commento:

Posta un commento