Shkodra

Shkodra
Shkodra Town

domenica 9 marzo 2014

Muzeu Kombëtar “Marubi” i Fotografisë, apo fototeka?




Opinion
Besi Bekteshi

Që në fillim të shkrimit, më duhet të definoj për një diçka të rëndësishme si modeli më i madh kulturor dhe art në vete, si trashëgimia e fotografisë shqiptare. Një trashëgimi, që na nxjerr pothuaj të parët në Ballkan, dhe shumë afër botës. Padyshim një nga kryeveprat tona kulturore.
Në fakt “fototekë” si definicion, është vëndi që konservohen për qëllim studimi dhe dokumentimi arkivi fotografik.  Dikujt i duhet ta lexojë mirë, por dhe perceptojmë mirë këtë gjë. Që nga viti i famshëm 1970-të, kur Gegë Marubi, në shtrëngim apo me dëshirë, i dhuron shtetit shqiptar pasurinë familjare të tij, ka zanafillën shtetërore fototeka jonë “Marubi”. Po e përsëris, modelin shtetëror dhe kombëtar, sepse dëshira private mund të kenë qënë më përpara. Kemi ardhur në vitet 2014-të, dhe tashmë ky emër, ky definicion, nuk mund të mjaftojë. Madhësia e inventarit, famës, krijimtarisë, punës dhe sidomos trashëgimisë, i kalon shumë përmasat e një fototeke. Jam i bindur se dikush në Shkodër, mund edhe të mos jetë dakort, por kjo nuk është në fakt, mënyra për të penguar një diçka më të madhe, dhe të meritueshme për fotografinë shqiptare. Biografinë dhe historinë e saj, vjetërsinë dhe krenarinë morale të shqiptarëve për një art, që e kanë pothuaj baraz me ato që e kanë shpikur. Dakort?!
Idea mbizotëruese sot në Ministrinë e Kulturës, është shumë e sinqertë, bashkëkohore, e rëndësishme për trashëgiminë e fotografisë, dhe artit të tillë në Shqipëri. Me mjediset e reja, propozimi dhe momenti projektues, është për Muzeun Kombëtar të Fotografisë.
Për dikë që kujton se muzeu është diçka pa rëndësi, mund të definoj se kush është një muze, dhe çfarë kuptojmë me një muze dhe nuk është fjala të shikosh në fjalore që ju ka ikur koha. Muzeum, është “një mjedis ose kompleks mjedisesh i përshtatur për përmbledhje dhe ekspozimin për publik, të veprave të artit, objekteve të rralla dhe rëndësishme historike, kulturore, shkencore, por dhe i destinuar për të përmbledhur kuadro, galeri, pinakotekë etj etj!?
Nuk dyshohet se një Muze fotografie, ka shumë e shumë mjedise, kurse një Fototekë ka destinacion shumë të vogël në krahësim dhe këtë besoj e kuptojnë pa dashur të fyej askënd, edhe njerzit jo kaq shumë të “elaboruar” në këtë fushë. Duke pasur fatin të punoj në Muzeun Historik të Shkodrës, kam nderin të di dhe historikun e ndarjes së Fototekës nga ky muze, faktet gjithashtu dhe madhësinë  e çështjes. Kam dhe fatin, të jem krijues dhe realizues i një pinakoteke të rëndësishme në Shkodër.
Ministria e Kulturës, ka një sens të mirë kësaj rradhe për këtë fakt, dhe kërkon realisht të çojë disa shkallë më lart pikërisht këtë trashëgimi kulturore të lindur dhe zmadhuar në Shkodër, dhe pastaj të përhapur në të gjithë Shqipërinë.
Por shikoj, se ka pengesa edhe nga momente administrimi qoftë dhe në Shkodër, por dhe te ide konservatore në kuptimin “jo ruajtës” por jo bashkëkohor dhe miqësor që nuk e duan këtë rritje në madhësi të pikërisht kësaj fototeke, e cila tashmë për mua ka mbaruar rolin e saj si madhësi reale e kësaj trashëgimie. Poblemi është te modeli, dhe unë për të mos u larguar nga vëndi i ardhjes së fotografit të parë dhe gjigand italo-shkodran, që është Pietro Marubi, mund të propozoj dhe në ngjashmëri pikërisht modelin fiorentin të “Museo Nazionale Alinari della Fotografia” dhe që është nga më të rëndësishmit si formim në Europë.  Është pikërisht afërsi me ne, sepse aty ishin “Vëllezërit Alinari” si te ne “Dinastia Marubi” dhe qartësisht në 2006-tën ky muze kombëtar në Firence, u bë akoma më i madh si rëndësi.  Mund të shikohet qartësisht në http://www.mnaf.it/.
Ka fondacionin “Alinari”, (ne kemi sëpaku 20-të vite që nuk kemi bërë në Shkodër “fondacionin Marubi”) dhe ka një kompleks të respektueshëm ekspozicioni permanent dhe galeri, jo permanent dhe didaktik  dhe për jo shikuesit etj etj.  Niset si bazë të “Fratelli Alinari”, dhe pastaj zgjerohet e zgjerohet, me kryevepra të larta italiane në fotografi. Por, dhe në botë. Ka lidhje të gjithanëshme me institute të tillë preztigjozë në botë, dhe ka sëpaku gjashtë manifestime paraqitëse dedikuar fotografisë. Hapsira e vazhdueshme-permanente i është dedikuar historisë (e theksoj) dhe teknikës të fotografisë. Ekspozohet materiale fotografike orgjinale të epokës, teknike të ndryshme, por në mënyrë të qartë autorët më të mëdhej të fotografisë. Perkosi apo rrugëtimi muzeor është i ndarë në shtatë seksione si një rrugë historike (e theksoj) e shikueshme dhe lexueshme ,e referenca të mjueshtrave të lartë. Pastaj ka seksrionit didaktik mësimor për shkollarët, shtimjin e interesit dhe punët e mjeshtrave. Pastaj dhe muzeu për “non vedenti” me modelin “Braille” që në Shkodër është aplikuar disi në muzen e Rozafatit. Bashkëpunimi është me shumë institucione si kombëtare italiane dhe në botë, dhe ekspozicionet e historisë së fotografisë dhe të mjeshteave të saj, janë absolutisht të mirë rregulluara. Ky muze, është një bazë historike e aktivitetit të vëllezërve Alinari, një nga më të rëndësishmet firma të fotografisë italiane, e lindur në Firence, dhe e njohur në botë, dhe që ka si detyrë të jetë dëshmitare e historisë së fotografisë dhe pastaj dhe një vënd për të zbuluar, njohur dhe thelluar përthyerjet estetike të ndryshme si teknikë të fotografisë thuhet në sit. Është muze Kombëtar, pra Kombëtar!
Perkorsi-guida, paraqitës në muze është i ndarë kështu: A- Hyrja dhe bookshop, B-Hapsira Mostre Temporanee dhe pastaj, 1- origjinat e fotografisë, 2-koha e artë e fotografisë, 3-eventet avangardiste,4- imazhe transparente, 5-fotografia e ruajtur dhe albumet fotografikë 6-hap pas hapi aparatet fotografikë nga 1839-ta dhe deri në vitet 2000-jë 7- rreth fotografisë. Salla të mrekullueshme që tregojnë historinë e vërtetë dhe autorët e lartë.
Kanë paraqitur jo vetëm fotografinë Alinari, sigurisht, por lartësinë italiane të fotografisë. Ky muze, është absolutisht një institucion që përbën një siguri prezantimi dhe modeli të jashtëzakonshëm në Itali dhe në botë. Patjetër që në brëndësi funksionon dhe fototeka, sepse vetëm arkivin online të shikosh mbetesh pa frymë, nga autorët dhe veprat e artit në fotografi. Po ashtu bookshop-in, dhe veprat në të që nga librat, imazhet dhe objektet. Pastaj gjen restaurimin, katalogimin, digitalizimin, analizën e pronësisë dhe asikuracionet. Gjithashka që bën serioziosht në Muze Kombëtar, dhe që nuk e bën një Fototekë qoftë dhe kombëtare. Dikush që nuk është me ide të qarta rreth kësaj i gjen të gjitha këto në http://www.alinari.it/.
Mirëpo një demencë e çuditëshme, pikërisht kësaj inisiative të madhe të Ministrisë së Kulturës, dhe ideve akoma më lart saj, nuk do ti shikojë rezultatin, dhe luhet me jo kombëtare por rajonale, jo nuk duhet të jenë autorët e tjerë (askush nuk do të marrë pronësinë dhe fotot apo lastrat dhe negativët, por autorët e tjerë duhen përmëndur në historinë e fotografisë), jo nuk ka nevojë për një muze të tillë, por për vetëm një sallë etj etj.
Tashmë kjo demencë duhet kapërcyer, dhe kaluar në fazën e rëndësishme të projektimit të këtij muzeu, që duhet të përmbledhë brënda tij edhe fototekën Marubi. Sorrollatjet ( i konsideroj të tilla kur nuk propozojnë, por mohojnë dhe negativizojnë çdo gjë) nuk vlejnë më. Duhet ndërtuar Muzeu Kombëtar “Marubi” i Fotografisë. Po, në vëndin ku fotografia ka lindur nga ardhja e italianit të madh Pietro Marubi, i shkodranizuar dhe pranuar nga familja Kodheli për të lindur pastaj dinastinë Marubi në Shkodër, dhe Shqipëri. Po, ky art dhe dinasti fotografike në Shqipëri, ka bërë dhe historinë e duhur dhe për këtë, duhet një Muze Kombëtar. Tani kushtet janë, me ndërtesën e re.

Nessun commento:

Posta un commento